Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dase Alili: Në heshtje...

| E hene, 06.02.2012, 08:33 PM |


Dase Alili, Strugë

 

NË HESHTJE...

 

U thye pena dhe leshoi një zë...

Fleta e bardhë u njollos....

Një Engjëll zbriti nga lart posht

Duke dhuruar një penë, dhe një fletë bosh...

 

Në heshtje mblodha veten

Me një ndjenjë të vrarë...

Mora penën në dorë ,

Dhe fletën borë të bardhë

 

Vargjet zunë rradhë duke mos u vënë re,

Pse pena e lënduar nuk po binte përdhe.

Ndjenja i foli shprehjes:

“Ti më shtyn të shkruaj” !!

Shprehja i flet Penës:

“Unë nga ty nuk druaj”!