E shtune, 24.10.2020, 03:56 PM (GMT+1)

Reportazh

Jemi të gatshëm të investojmë në Kosovë

E merkure, 05.03.2008, 12:03 AM


I DËSHMUAR KOSOVAR – ENGJËLL KOLIQI U TAKUA ME BOTËN E BIZNESIT:

JEMI TË GATSHËM TË INVESTOJMË NË KOSOVË

Prodhuesi i kafesë më kualitative braziliane – VILLA CAFÉ i gatshëm të paketojë kafenë me mbishkrime në tri gjuhë (portugisht, anglisht dhe shqip) me me etiketën "SPECIALE KOSOVA". Gatishmëri edhe për ndihmesa në konstruktimin dhe kompletimin e spitalit në Stubëll, si dhe për realizimin e shumë projekteve në lëmin e shëndetësisë dhe të informatikës.

Shkruan: Caio WERNECK

Engjëll Koliqi e Rafael Duarte
Belo Horizonte, 4 mars 2008. – I shoqëruar nga bashkëthemeluesit e asociacionit joqeveritar të bashkëpunimit humanitar, kulturo-artistik e sportiv, mes Brazilit e Kosovës "BRAKOS" – Dr Vera Lúcia Alves Neves dhe Julius Cesare Pereira Costa, veprimtari kosovar, tashmë i dëshmuar në vendsin tonë, për veprimtaritë e ngjeshura dhe shumë të frytshme diplomatike, kulturore, artistike... – Engjëll Koliqi, në fundjavën që e lamë pas, në qendrën e mirënjohur "Alexandrina – café, cultura e moda" në Belo Horizonte, është takuar me botën e biznesit, për të shqyrtuar mundësitë e ndihmave dhe të investimeve në Republikën e Kosovës. Ai u ka siguruar mikpritësve se tashmë në Kosovë është shteti dhe se Qeveria e Prishtinës do t'i garantojë investimet, qofshin ato të brendshme, apo të jashtme. Mbasi që kanë mësuar nga mysafiri për pasuritë e pakontestueshme njerëzore dhe minerale të Kosovës, miktpritësit kanë shprehur interesim special, për t'u futur me biznesin e tyre, edhe në tregun kosovar dhe përgjithësisht ballkanik.

Së pari ata kanë biseduar me drejtorin e ndërmarrjes prodhuese e tregtare "VILLA CAFÉ" – Rafael Duarte, i cili ka shprehur interesim të jashtëzakonshëm që të futet direkt në tregun e Kosovës dhe përmes Kosovës, në mbarë rajonin e Ballkanit, duke thënë haptas se më së shumti andej ka besim në Kosovë. Ai i ka garantuar palën biseduese se kafeja "Villa Café", e prodhuar në jug të shtetit Minas Gerais, pa konkurrencë është kafeja më e mirë braziliane. Ky prodhues – ka thënë ai – ka edhe kafe aromatike (menta e karamela). Mbasi që Z. Koliqi e ka siguruar atë për seriozitetin e tregtarëve kosovarë, Z. Duarte ka shprehur gatishmërinë e emërimit të një përfaqësuesi të Villa Café" në Kosovë dhe nga andej të mbulohet mbarë tregu ballkanik. Ai ka thënë se në stabilimentet e tyre moderne do të bëhet paketim special i kafesë së pabluar dhe të bluar, për Kosovë, me mbishkrime në tri gjuhë (portugisht, anglisht dhe shqip), me etiketën "VILLA CAFÉ - SPECIALE KOSOVA". Koliqi, si me shaka ka thënë se si lokalist që është, selinë dhe magazinën e kësaj kafeje në Kosovë, e ka menduar të jetë në Viti.

Nga takimi i dytë me ekspertët
Pastaj, delegacioni i "Brakos"-it ka pasur një takim me disa ekspertë ndërmarrjesh të ndryshme publike, që merren me konstruktime dhe kompletime spitalesh, me hulumtime të historisë së sëmundjes dhe me kompjuterizimin e proceseve mjekësore – Dr Paulo Ernesto Vieira Fernandes, Paulo Sérgio Júnior, Roberto Almanda dhe Paulo Thiago Fernandes, të cilët kanë shprehur gatishmërinë, që me kapitalin dhe eksperiencën e bashkuar, të ndihmojnë ndërtimin e spitalit në Stubëll dhe përgjithësisht mjekësinë kosovare. Z. Koliqi u ka premtuar atyre, se së shpejti do t'i lidhë me ministrinë kosovare të shëndetësisë, për të filluar me hapa konkretë institucionalë në këtë drejtim. Dr Vera Lúcia Alves Neves dhe Julius Cesare Pereira Costa, kanë siguruar mbështetjen ligjore dhe ndërmjetësimin efikas të "Brakos"-it në këtë bashkëpunim, duke thënë se gjithçka do të bëhet mirë e sigurtë, përmes rrugëve institucionale e legale.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora