E enjte, 25.04.2024, 07:30 AM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Sektori etnologji-etnografi

E diele, 05.02.2012, 06:56 PM


Sektori etnologji-etnografi

Nga Qazim Namani

Etnologjia si disiplinë shkencore filloi të zhvillohet në gjysmën e dytë të  shek. XVIII, përkatësisht nga viti 1775.

Në Prishtinë para luftës së dytë botërore në objektin e shkollës së sotme të muzikës ekzistonte shkolla e qilimave ku mësonin vajza shqiptare.

Si sektor veprimtarin e vet e fillon që nga viti 1951. Në vitin 1956 muzeu i Kosovës e botoi revistën e parë shkencore me punime të etnologëve shqiptar të quajtur Buletini i Muzeut të Kosovës. Ky sektor ka një numër të madh eksponatesh dhe çdo herë pasurohet me të reja të cilat vilen në terren. Këto vlera deri më tani nuk janë ekspozuara sipas kriterit konceptuar të specialistëve shqiptar të cilët kanë punuar në këtë institucion. Bazuar në vlerat e mëdha dhe tiparet e artit tonë popullor parashihet që sa më parë të vilet thesari material e shpirtërorë nga trashëgimia autoktone kulturore që ende gjendet në formë më origjinale në duart e qytetarëve tanë e që kohëve të fundit më të madhe po zhduket.

Pas luftës më 1999 muzeu i Kosovës nuk është udhëhequr plotësisht nga kuadri vendor, dhe në hapësirën më të madhe të këtij objekti është vendosur administrata e Unionit Evropian. Pas Nëntorit të vitit 1999 ka nisur puna për të numëruar se sa thesare disponon Sektori i Etnologjisë, dhe në fillim të vitit 2000 është konstatuar se në depon, dhe jashtë depos së Muzeut të Kosovës ky sektor ka disponuar me:

-          2059, ekzemplar tekstile

-          691, ekzemplar stoli

-          401, ekzemplar poçarie, prodhime argjilore

-          737, ekzemplar metale

-          695, ekzemplar prodhime druri

Nga kjo shihet se Sektori i Etnologjisë në  vitin 2000 kishte gjithsejtë 4583 ekzemplarë. Muzeu i Kosovës posedon listat e evidencës të paraluftës ku janë të përfshira të gjitha llojet dhe përshkrimi i identitetit për ekzistimin e 7290 ekzemplar, eksponate të këtij sektori. Sipas etnologes Sazan Kullashi e cila ka punuar deri në ditën e fundit të luftës në Kosovë në muze kanë qenë 23 arka me thesare të etnologjisë, pas lufte janë gjetur vetëm 10 prej tyre, çka do të thotë se 13 arka janë bartur për në Serbi. Po punohet në vendosjen e ekspozitës së përhershme “Thesari etnologjik i Kosovës” në kompleksin Emin Gjiku.

Instituti Albanologjik ishte institucioni tjetër i themeluar në Kosovë. Në kuadër të këtij institucioni, në vitin 1978 fillon punën e vet të pavarur dega e Etnografisë, e cila ka si veprimtari bazë vjeljen e lëndës etnologjike në terren, si dhe studimin e dokeve e zakoneve, miteve, besimeve popullore dhe vlerave tjera të kulturës materiale e shpirtërore të popullit shqiptar në sinkroni e në diakroni. Kjo degë në vitin 1979 organizoi sesionin shkencor “Kultura popullore shqiptare”, kurse në vitin 1989, “Studimi etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën popullore shqiptare”. Kjo degë e botoi revistën “Gjurmime Albanologjike” seria folklor dhe etnologji, që deri në vitin 2007 kanë dalë 36 numra. Përveç kësaj botoi dhe disa vepra nga fusha e etnologjisë si “Gjurmë dhe gjurmime” të Mark Krasniqit, “Studime etnologjike dhe trajtime e studime etnologjike” 2000 të autorit Kadri Halimi, “Kërkime Etnografike”(1988) dhe “Etnologjia flet” (1998) të autores Drita Halimi-Statovci si dhe dy libra të autorit Ukë Gjema “Etnokultura e shqiptarëve  në Podgur” (2003) dhe “Shtresime Kulturore”(2005).

Gjatë punës mbi gjysmë shekulli të veprimtarisë së Muzeut të Kosovës, Sektori i Etnologjisë mblodhi rreth 9000 eksponate.

Ky sektor sot udhëheqet nga Mumin Zeqiri, Udhëheqës i Sektorit të Etnologjisë në Muzeun e Kosovës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora