E hene, 25.10.2021, 11:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Arif Kutleshi: Protestojnë

E shtune, 04.02.2012, 07:56 PM


Arif  KUTLESHI

 

       PROTESTOJNË

 

ñ      duke i përkthyer në shqip lajmet e agjensive botërore...

 

1.       protestojnë

2.        bashkë me acarin gazmor

3.        që proteston kundër dobësimit të diellit të kallnorit

4.       spërkatin nga ana tjetër herë pas herë

5.        me ujë të ftohtë në minus gradë

6.       me qëllim që ta kthejnë në akull

7.       guximin qytetar të një brezi krenar

8.       dëgjohën zëra thirrje ulurima

9.       nga kokat e avulluara që presin

10.  të kositen nga kërbaçi

11.    shpinë pas shpine që të mbrohet kurrizi :

12.    Shpend Ahmeti, Liburn Aliu, Afrim Hoti, Visar Ymeri...

13.    anipse duart s´ka kush t´ua mbrojë

14.   nga hekurat, se s´kanë imunitet

15.   dhe njëqind e sa të tjerë...

16.   ata protestojnë rrugës dhe arave dhe dyqaneve

17.    s´ka kush t´i strehojë t´u jap ujë t´i pastrojnë sytë

18.    të mos verbohen

19.    të mos helmohen siç i helmuan me gas toksik

20.   sivëllëzërit simotrat në vitin 1990

21.   dalin nga portat e afërta dhe bien në pritë e kositen

22.   ulen në asfalt me shpresë por rrënjë nuk mund të lëshojnë

23.   dhe kositen

24.  njëri provon me karrocë në emër të invaliditetit

25.   që nuk ia njohën, sepse çuditërisht kishte ngelur gjallë

26.   dhe s´mund ta shpallnin hero të mermerit

27.   dhe kositet

28.  nënkryetari i parlamentit Glauk Konjufca  i ha çizmet veshkëve

29.   të mos adrenalinohet kundër Stockholm/Syndromit

30.   nja tre a katër i sulen egërsisht me shqelma Fisnik Fisit

31.    i hypin përmbi druvarët me helmeta t´ia këpusin duart, si degët, lisit

32.  Albin Kurtit përpiqen t´ia kthejnë frymën të mos alivanoset

33.    derisa një  b r e t k o s ë  a  n g j a l ë  a  m r e n ë  e rishkrirë

34.    aty në kanalizimin e një qytetari, krekoset

35.  lëvizin nëpër borë arave të dheut të bardhë

36.   a dheut të zi të Llapit legjendarë

37.  se u ka ardhë tambëli i nanës në fyt

38.   duke i paguar Serbisë haraç për djegjet e shtëpive

39.   përdhunimet plaçkitjet masakrimet dëbimet

40. dymbëdhjetë mijë punëtorë serbë

41.   marrin rrogë nga motra

42.   dhe gruaja dhe nëna ime

43.   të përdhunuara dhe të djegura midis oborrit

44. dymbëdhjetë mijë punëtorë serbë

45.   punojnë në fabrikën e babës

46.   që e gjeta mbas dy vjete

47.   në pusin tridhjetë e dy metra të thellë

48.  tre fëmijët e mi hanin ende keksa plazma

49.   dhe ende luanin me             Bambi/n e Pozharevcit

50.   në qiellin e shtatë të parajsës

51.    si të ishin në Karagaç

52.  a do të më mbesin edhe mua në fyt

53.   si llokumet me arra të Krushevcit

54.   gjëma e motrës e nënës e gruas dhe ulurima e fëmijëve

55.  a do të më mbes në fyt mallkimi i tyre

56.   për tregtinë gjithnjë të lirë apo jo

57.   me kasapët

58.  dhe ajri i lirë dhe lëvizja

59.   pa viza po po

60.   si tulipanet holandeze

61.   mall i lirë

62.   i lirë si vaji i kondensuar i thirravajeve tona

63.   që lubrifikon zorrët poltroniste

64.   t´u shkojmë kasapëve në duar

65.   të gatshëm për flijime të reja

66.   duke paguar Cash

67.   gjëmën tonë të re

68.   të së nesërmes

69.  mos i zini rrugët

70.   të na i sjellin makinat përplot eshtra

71.    a hirin e Magna/Urnës

72.   të djemëve tanë nga tymtarët e Majdanpekut

73.  hapni rrugën magjistrale nacionale

74.   le të na e sjellin hirin e Ukshin Hotit

75.   ta derdhim më në fund në Dri të Bardhë

76.   a në Kristalorin e Prizrenit

77.  le të na i sjellin eshtrat të hedhura në Danub

78.   le t´i sjellin se po i presim qe dymbëdhjetë vjet

79.   bashkë me dyert e shkallmuara

80.   të mbetura shkret, të Mejës

81.    ta nisim një biznes të ri

82.   para se të skadojë gazi ynë lotësjellës

83.   pa  ADN veç me sharje kulinare

84.   tashti në gjuhën tonë të pavarur

85.  reciprokisht

86.   si gjithmonë: ata lëkurën tonë për tarabuka

87.   ne demëshpërblimin

88.   të ndarë në dy pjesë, siç ndahet buka...

 

        kallnor, 012



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora