E marte, 26.10.2021, 01:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Zylyftar Hoxha: Gazetarët e RTSH në një libër

E shtune, 04.02.2012, 08:16 PM


Gazetarët e RTSH në një libër

 

Nga Zylyftar Hoxha

 

Këto ditë gazetari, shkrimtari dhe studiuesi Albert Zholi doli me librin e 15 të tij me titull “Sekretet e gazetarëve të RTSH-së”, vëllimi i dytë, që do të shoqërohet edhe me të tjerë në të ardhmen. Në këtë libër përshkruhet rrugëtimi i gjatë dhe i vështirë i një prej institucioneve më të mëdhenj kulturor në vend, Radio-Televizionit Shqiptar. Duke treguar udhën e tij, Berti ndalet në punën dhe veprën e protagonistëve të shumtë që punonin aty, si gazetarë, reporterë, spikerë, teknikë e deri te punonjësit më të thjeshtë që mbanin në këmbë këtë gjigant. Ai e zë punën që nga fillimi, që nga ajo ditë e 28 Nëntorit  1938, dita e inaugurimit të Radio-Tiranës. Afërsisht 18 vjet më vonë (pas SHBA), era e radios mbërriti dhe në Shqipëri. Ndoshta jo me aparaturat më të përparuara të kohës, por sidoqoftë për jetën e shqiptarëve ishte një eveniment. Ishte nisma e Zogut të parë që dhe në Shqipërinë e prapambetur të vinte magjia e radiofonisë, kur në mbarë Evropën radio kishte hyrë në pjesën dërrmuese të popullsisë. Data 28 Nëntor 1938 shënon fillimin e kësaj magjie në Shqipëri. Gazeta "Drita" e datës 29 nëntor 1938, në artikullin "Si është përbërë stacioni ynë i Radio Tiranës", midis të tjerash, shkruan: "Naltmadhnia mbreti dhe mbretëresha inauguruan solemnisht Radiostacionin. Në qendrën e Radiostacionit që gjendet në Laprakë, ishin përqendruar autoritetet më të larta civile e ushtarake të vendit". Edhe magjia e televizionit mbetet po aq e ëmbël sa dhe ditën kur u zbulua. Në Evropë fillimet e programeve të TV i gjejmë në Lojërat Olimpike të vitit 1936, të zhvilluara në Berlin, të transmetuara në salla kinematografike. Në  vitin 1960 për median shqiptare tashmë fillon një epoke e të re, hyri televizioni, sidoqë në fillimet e tij eksperimental. Natyrisht që historia shkon paralel me jetën e njerëzve, ndaj dhe në librin e Bertit gjen portrete të punonjësve më të vjetër, por edhe atyre të rinj, që bënë emër në këtë institucion.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora