Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Elvi Sidheri: E kaluara gati gjithmone te meson!

| E premte, 03.02.2012, 08:05 PM |


E kaluara gati gjithmone te meson!

Kete e ben me apo pa vullnetin tone te lire.

Nga Elvi Sidheri

E ben duke zhbiruar skutat e historise, duke nxjerre ne pah te vertetat e harruara, duke ndjekur rrjedhen e lumenjve te antikitetit qe gjurmojne vemendshem, brigjet e ndodhive qe tashme shpesh duket se perfundimisht i jane dorezuar humbetirave te memories se shuar!

Dhe keshtu nga erresira, ujerat e te shkuares na risjellin dite e data, persona te gjalle ne kohen e tyre por te vdekur pluhur ne kohen tone.

Na i bien ne apogjeun e forces se tyre, vitale e ekspresive, me ate shprehjen pak Vintage qe neve ndoshta do te na perngjante me ato filmat  pa ngjyra te viteve 30-te.

Por ato kohe nuk kane qene aspak filma e aktoret aty kane qene njerez me mish e gjak, njerez veprimi qe kane cjerrur kohen  me shpate dhe qe ne kurrizin e tyre kane shpene peshen e rende te perdes se historise te cilen kurre s`e kane lene te bjere mbi ta!

Te tille kemi qene edhe ne Shqiptaret.

Nje lloj i vecante jetesimi i Boomerang-ut te larget Australian (megjithe distancen dhe kufinjte natyrore derivues nga evolucioni, me krijuesit aborigjene te pajimit ne fjale)!

Mund t`a perkufizoja me me mire mendimin tim ende konfuz, ne sensin qe Historise Mosmirenjohese (quaje Keqdashese a edhe madje Armike), te ciles pas shkelmit te rradhes, perhere i jemi rikthyer.

Per t`a bere kete, a kemi hyre nga dera si gjithe njerzia(di buone maniere-do thoshte kushuriri Italian), apo nga dritarja, si rruge me e mundur, apo duke shfrytezuar edhe oxhakun e rastit, sdq, me kusht qe te qymyrosemi deri ne gryke, prape kemi rihyre!

Kemi rikapur rregullisht trenin TGV (Tren de Grand Vitesse-thote Frengu) e historise dhe nganjehere kemi vrapuar te kapim edhe per bishti po qe nevoja, shekullin perkates ku per shkaqe te ndryshme kishim munguar.

Mirepo mosshenimi i prezences ne te tilla okazione nuk eshte vetem ceshtje zgjedhje!

Sepse mungesa jote, minimalisht  gjen dike me te zgjuar qe t`a shfrytezoje dhe ne rastin me te mire, te te zere vendin, ne mos te te fshije fare nga cdo regjister dhe keshtu fundja mos te ndihet me as mungesa jote.

Keshtu ndodhi pra qe stergjysherit tane te Lire, Iliret, nuk e vune re se deti i tyre Joni, s`ishte me i Joni vertete, sepse ne anen perballe nje qytet-popull ishte armatosur gjer ne dhembe, me qellim nder te tjera, per t`a bere tere Mesdheun Mare Nostrum te tijin!

Paraardhesit tane u perplasen me ta dhe ndershmerisht nuk fituan.

Por per t`u bindur qe kjo ishte e verteta u deshen 3 luftra, 60 e ca vite dhe me pas fitimi i qytetarise Romake i shoqeruar me nje vale Perandoresh Ilire qe e ndriten vete Perandorine!

Me Romaket ishte nje qemtim i vjeter, njohje e kaluar nga fqinjesia Mesapo-Japige e Ilireve Italike me Romen dhe nga beteja pa fitues e humbes te bindur ne faktin e kryer, te Epirasit Ilir Pirro, i cili per t`u siguruar ne fitore, i mjaftonte prezenca  e vetem vetvetes gjalle ne fushebeteje, per te deshmuar triumfin mbi armikun.

Por edhe tjegulla fatale per jeten e tij, perben nje karakteristike tjeter te historise tone.

Sepse me nje galop nderkohor, nga kjo pjese tarrace mortale, tek semundja misterioze e Aleksandrit botepushtues, tek semundja tjeter qe e vetme ndali epopene Kastriotase, tek ikja e habitshme e Mbretit Zog ne 39-en(qe i ngriti prestigjin inekzistent komunisteve).e sa ngjarje te tjera, tregojne qe edhe rastesia eshte ne ADN tone esenciale.

Por rastesi nuk eshte qe ende Jemi!

Jemi sepse kemi dashur te ekzistojme!

Kemi dashur te gjallojme dhe kete e kemi bere duke ngaterruar apo jo epoken ku jetonim, duke vazhduar sdq te frymojme dhe rendojme mbi po te njejten cope toke qe na fali Zoti, dhe qe rregullisht deshi te na e pervetesoje Njeriu!

Por kjo kuptohet se Toka nuk eshte as edhe ngjasimi i larget i Parajses, ndaj dhe keso gjerash ndodhin.

Cdokush mund te niset nga Uralet dhe te kerkoje fat me te mire, lendina te blerta, det te kalter, vere te embel, lumenj-liqene, ajer te ngrohte e c`te jete, ne Jug, aty ku rastesisht gjendeshin te paret tane!

Te cileve keshtu, problemit kronik me fqinjet e ishujve Egjeas, me ata qe s`ngopeshin me copa mitesh, perendishe e jo rralle identiteti tonin, iu shtua edhe vershimi i ri i bujqeve-blegtore qe nen Zadrugat e tyre zune toka, dogjen e asimiluan c`munden, e akoma jetojne nen hijen e kompleksit te vjeter te te ardhurit i cili vendas me teper se Vendasi s`behet kurre!

Ne kete menyre, ne karroca, pajtone a edhe trena, iken rradhazi qindvjecaret dhe Iliri i mbetur ne shpirt i tille dhe tashme i ngjitur ne malet e paepura te hinterlandit te asaj qe dikur ishte Iliria gjithe Adriatiko-Joniane e anes Veri-Lindore-Jugore te ketyre detrave, u be Arber e ngadale edhe Shqiptar!

Ndoshta ky emer sepse ajo Shqiponje jeton ne ato male qe na shpetuan identitetin, emrin e gjuhen, sepse  aty ajo ngahera fluturon e lire, si emri jone pavdekshmerisht i lashte!

Nga ato maja ajo hap krahet dhe krenare leshohet ne ajer mbi cdo toke shqiptare, a qe e tille dikur ishte.

Nuk ben ajo dallim a kalon mbi Panoni, Dalmacine e Dioklecianit Ilir, permbi vilen e tij ne Salonen antike.

Por mund te jete hedhur mbi Dardani, Naissusin e saj, mbi Skupin a Lychnidin e Enkelejve dhe Desareteve, mbi Epirin Moloso-Kaon e mund te fluturoje gjer ne Dardanele per te ndjekur gjurmet e te njejtit gjak, per t`a permbyllur udhetimin mbi Bosfor, ne qytetin e Kostandinit Ilir, babait te Bizantit Romak dhe te vete Krishterimit te kanonizuar.

Aty per te pritur fluturimin e saj eshte Kruja, qe Gjergj Kastrioti mitizoi dhe e ngriti permendore mbi kockat, jataganet e callmat Mongole te ardhacakeve te fundit ne rradhe, te cilet i shkeli me perpikmeri sa ishte ne jete, dhe te cileve iu kthye ne makth per 444 vitet e qendrimit te tyre te paftuar, te mepasshem ne kete kend Europe.

Vend qe kurre s`e bene tyrin, vend ku statuja e Heroit me Shpaten ngritur, perkrenare dhe flamurin Kuq e Zi, sheh dhe tregon gjithmone nga Perendimi!-Si atehere kur ajo shpate luftonte dhe ai flamur valevitej mbi hordhite terbueshem ne shpartallim, edhe tani e kurdohere!

Keshtu Shqiptari, mes kujtimit dhe hijes se ketyre mbinjerezve, deshires, maleve te tij te paprekshme, gjakut ende per fat jo plotesisht te pashpelare Ilir dhe gjuhes se tij-ende eshte ketu!

Kesaj rradhe ne gare per te kapur rendjen per ne shekullin perkates, gati per t`i bere Boomerang-un tjeter HISTORISE.