E premte, 19.04.2024, 02:19 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Caio Werneck: Edhe një ligjëratë e suksesshme e profesorit kosovar - Engjëll Koliqi

E hene, 03.03.2008, 10:35 PM


EDHE NJË LIGJËRATË  E BUKUR DHE E SUKSESSHME E PROFESORIT KOSOVAR - ENGJËLL KOLIQI, NË BELO HORIZONTE:

REPUBLIKA E KOSOVËS DO TË JETË EPIQENDRA E TË GJITHA PROCESEVE PAQËSORE DHE ZHVILLIMORE NË BALLKAN

Ligjëratën e radhës Prof Koliqi e ka mbajtur të premten e 29 shkurtit, në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it, në kryeqytet. Duartrokitjet e shumta të studentëve treguan se gjeneratat e reja të këtushme e mbështesin dhe  e përkrahin Republikën e Kosovës. Profesori kosovar, i cili po cilësohet si ambasador i vërtetë i vendit të tij në Amerikën Latine, po bëhet gjithnjë e më i afërt dhe më i dashur për studentët tanë, të cilët tashmë e duan Kosovën.

Shkruan: Caio WERNECK

Caio Werneck
Belo Horizonte, 3 mars 2008. – Salla e amfiteatrit të fakultetit të marrëdhënieve ndërkombëtare, e Universitetit Papëror Katolik të Minas Gerais-it, ishte e vogël për t’i nxënë të gjithë studentët dhe profesorët e interesuar për ligjëratën e profesorit kosovar Engjëll Koliqit. Ai, edhe kësaj here, i shoqëruar nga profesoresha jonë e nderuar Dr Vera Lúcia Alves Neves (presidente e organizatës DIPROJINT – diplomaci e projekte internacionale, edhe si përkthyese), ka realizuar një ligjëratë shumë interesante për vendin e tij – shtetin më të ri në botë – Republikën e Kosovës.

Së pari Profesor Koliqi është pritur nga profesorët e fakultetit të marrëdhënieve ndërkombëtare të këtij universiteti, që ka mbi 60 mijë studentë – Robson Sávio Reis Souza – profesor i kriminalistikës dhe i sigurisë publike në këtë universitet dhe në Universitetin Federal të Minas Gerais-it, si dhe Profesor Javieri – drejtor i fakultetit të marrëdhënieve ndërkombëtare të këtij universiteti.

Para se të fillojë ligjëratën, me të paraqitur nga Profesor Javieri, profesori kosovar është përshëndetur nga qindëra të pranishëm, me një duartrokitje frenetike, që ishte shenjë e solidaritetit dhe mbështetjes për Republikën e Kosovës, nga ana e studentëve të këtij mjedisi. Megjithatë profesor Koliqi është përmbajtur nga emocionet dhe ka zhvilluar ligjëratën e Tij, me një mjeshtri profesionale, duke bërë një përshkrim historik, të zhvillimeve iliriko-dardane dhe të atyre shqiptaro-kosovare. Ligjëratën e tij ai e ka shoqëruar me fotografi dhe shpjegime, të ekspozuara me projektor, në programin kompjuterik “power point”. Ai, në ligjëratën e tij u ka thënë studentëve se kur bota demokratike e pa me sytë e vet realitetin në Kosovë, përfundimisht më 1999 ndërhyri për të parandaluar gjenocidin që aparati shtetëror i Serbisë po ushtronte mbi popullin e Kosovës. Mbas afër nëntë vjet të administrimit nga UNMIK-u dhe mbas bisedimeve dyvjeçare ndërmjet përfaqësuesve të Prishtinës e të Beogradit, me ndërmjetësit ndërkombëtarë, të dështuara me fajin e Beogradit zyrtar, që assesi nuk pajtohet me realitetin, Pavarësia nuk ishte një shpallje unilaterale, por në koordinim me bashkësinë ndërkombëare dhe me qendrat e vendosjes – në Bruksel, në Washington dhe në Nju Jork – ka thënë ai.

Duke u përgjigjur në pyetjet e shumta të studentëve – profesori kosovar ka thënë se natyrisht do të duhej të bëhej Shqipëria Etnike, por me sygjerimin e bashkësisë ndërkombëtare, ka qenë ky koncesioni ynë i rëndë, pra çmimi i lirisë dhe i pavarësisë – ka thënë ai, duke shpjeguar edhe domethënien e flamurit dhe kushtetutën që i privilegjon pakicat kombëtare, më shumë se shumicën shqiptare, që tashmë kalon shifrën 92% të popullsisë. Ai, me përgjigje të shpejta dhe të argumentuara ka shëruar dyshimet e pyetësve për problemet e mundshme dhe rikthimin e dhunës në rajonin ballkanik. Profesor Koliqi ka thënë se duke pasur parasysh resurset e mëdha njerëzore dhe minerale, Kosova së shpejti do të jetë shteti më i zhvilluar në rajon dhe ka siguruar se atje do të jetë epiqendra e të gjitha proceseve paqësore dhe zhvillimore në Ballkan.

Shumë argumente të profesorit kosovar i ka vërtetuar edhe profesoresha jonë e nderuar dhe e çmuar – Dr Vera Lúcia Alves Neves, e cila ka kërkuar që t’i bëhet trysni qeverisë federale në Brazilia, që ta njohë sa më parë Republikën e Kosovës dhe ka sugjeruar kapitalistët që të mos vonojnë me investime në Kosovë, sepse ia vlen.

Organizatorët e kanë ftuar Profesor Engjëll Koliqin, që rreth datës 20 mars të ligjërojë në takimet kombëtare braziliane në përkujtim të luftërave. 

Profesor Engjëlli para universitetit

Prof Engjëll Koliqi e Prof Dr Vera Lúcia Alves Neves gjatë ligjëratës
Prof Engjëll Koliqi e Prof Dr Vera Lúcia Alves Neves gjatë ligjëratës
Prof Engjëlli me Prof Dr Robson Sávio Reis Souza

Prof Engjëlli me shefin e fakultetit Prof Dr Javierin



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora