Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Gjella pa krypë e krypa pa jod

| E premte, 03.02.2012, 07:55 PM |


Gjella pa krypë e krypa pa jod

 

Nga Fahri Xharra

 

“Unë nuk e kuptoj atë "kategori" njerëzish (lëvizjesh a partishë), që e ndërtojnë mendimin politk, politikën dhe veprimtarinë politike- vetëm mbi konfliktin dhe ekskluzivisht mbi konfliktin, mbi kritikën nihiliste, mbi përçmimin, përbuzjen,, kërcënimin dhe mbi ç`integrimin e brendshëm kombëtar, te ndertuar mbi urrejtjen, ne vend te mirekuptimit e dashurisë vëllazore e kombëtare..."...” Prend Buzhala

 

Krypa gjatë shekujve ka qenë simbol i pasurisë dhe i fuqisë shtetërore. Na është  e njohur nga tradita që të huajit i  ipej një copë bukë me një grime krypë ,në shenjë miqësije në shenjë mirëse ardheje..Ndarja e krypës dhe e bukës  me dikend ishte kuptimplote dhe një besim i ndërsjellët. Në të katër anët e botës e në të gjitha kohërat njerzimi ishte në kërkim të krypës,krypa si e mirë natyrore ,si një doemosdoshmëri për mbijetesë dhe mbarëvajtje të shëndetit.  Krypa ishte aq e shtenjtë sa që Ilirët , sa që iu jepnin ushtarëve grushtin plot me krypë me vehte, si një pjesë e pagës së tyre. Që në Antikuitet te hudhish krypën ishte gjë e shëmtuar dhe sillte fat të keq;kure anglezët gjatë shekujve e banin një sasi krypeje me vehte për të treguar burrërinë e tyre e gratë për rritjen e besueshmërisë ne ato.

Krypa ,një përbërës i domodoshëm i jetës ,prodhohet  duke u nxjerrë diku nga nëntoka e diku nga deti e diku nga kallja e disa bimëve e që hiri i asaj djegëje  është i njelmtë.

 

100 vjet Pavarësi! 100 vjet Pavarësi, por ende e hamë krypën e huaj. Vet? vet nuk dijmë të prodhojmë .Nuk dijë të bëjmë por e hamë ,e hamë se na duhet. Të tjerët na sjellin. Të huajt ne e sjellin , për pak para. Nuk e kemi nëntokën me krypë ,por e kemi detin. Por nuk dijmë ta bëjmë.

E çka dijmë ne ?  Na dijmë vetëm të grindemi  e të humbim kohën tonë të çmuar e cila është e pazëvendësueshme vetem për ate se si të shkruajmë : “kripë “apo “ krypë”?;

dikush ankohet se na e kanë bër të pa drejt që kur na obliguan t`a shkruajmë” kripë”,të tjerët thonë se është më ilirike me “ y”,kurse të tretët për “ kombin e ri “e deshirojnë pa “ë”. Për diçka duhet të kapemi,duhet të humbasim kohë,deri sa të tjerët e prodhojnë krypën. Po, le ta shkruajmë si të duam ,por krypa të jetë e jona! Se “ata “e prodhojnë për vehte ,por edhe për ne ,por më të përqëndruar apo më pak të përqëndruar.   Ajo krypë e ardhur , e përpunuar me metodat më të përparuara të kohës është speciale për ne. Befasuese,gjithmonë  rekomadohet dhe gjithmonë përdorët e njejta sasi ,për të njejtën gjellë, që 100 vjet !

 

Interesant që 100 vjet askujt nuk i ra ndërmend të bëj një fabrikë krypeje , e këtë me metodën tonë të fabrikimit,që së paku edhe nëse na i mbyllin kufinjt të kemi së paku vetëm bukë ,kripë e zemër,dhe të jetojmë apo t`a vazhdojmë jetën deri në ditët më të mira . Askush .

Rraheshin gjoksat për Pavarësi ,gjatë këtyre 100 vjete e ende po rrihen ,gjoksat janë bërë grope nga të rrahurat  ,por krypën nuke kemi të vendit tonë, krypën nuk e bëjmë vet .Krypa është e huaj. Krypa e huaj është më e mirë .Ç`na duhet krypa e jonë ,kur ajo  vinte apo vjen e gatshme .Ç`na duhet krypa e jonë ,kur ajo vjen herë nga Greqia,herë nga Sërbia e herë nga Tuqia , e herë nga të trijat së bashku. Në Gjakovë thonë :” Hej po nonën...”  e kemi ne detin tonë e s`e kemi krypën  tonë. Por , kemi tregëtar ne! Kemi maskarenj ne! Të mëdhenj bile.

 

Pse kjo ligësi?

 

A jemi ne brenga e Ballkanit? A jemi ne brengosja e miqëve tanë? Sigurisht që jemi.

Një popull që i ka të gjitha mundësitë si nga natyra ,ashtu edhe nga burimet e pasura njerëzore .... e nuk din t` a bën krypën e tij. ? Natyra e ka dijtur të na  nderon të përzgjedhur nga mëshira e saj ,që t`i tregon botës se është një popull që ende frymon që nga lashtësitë mijëravjeqare,e të jemi  fati  historik i nje mburrjeje kombetare. E na?

 

Një fjalë e urtë popullore shqipe thotë: "Bëre të mirën, hudhe në det se e gjen në krypë." Por duke mos e prodhuar krypën ,si mundemi t`a gjejmë të mirën? Ndoshta  e gjejmë të mirën ,por vetëm atëherë  kur krypën  e bëjmë vet.

Njerëzit e mençur të botës që ecën me kohën , e zbuluan se Jodi është një element kimik i domosdoshëm për njeriun . Punë e madhe,me mijëra vjet nuk është ditur ,ani çka që tani po e dijmë? Jodi është një oligoelement i paperjashtuar për zhvillimin harmonik të embrionit ,fetusit ,fëmiut dhe të  rriturit, i ardhur nga oqeanet me anën e shiut. E kan zbuluar se  krypës duhet shtuar jodi që njeriu mos të preket nga mungesa e tij.E mungesa e jodit  i shkakton një mori sëmundjesh. Cilat janë ato?

-zvogëlimi i inteligjencës,e më e skajshmëja është kretenizmi.

- pastaj, një shkallë e pamatëshme  e çrregullimit mendor duke filluar nga një mungesë e vogël  e deri në shallën e debilit.,fatëkeqësi e cila nuk kishte për të ndodhur sikur mamaja gjatë shtatëzënisë të kishte marr sasi të nevojshme të jodit.

- e pa mundur të matet humbja e koeficientit intelektual ,por vetëm se mund të paramendohet.

- lindjet e parakohëshme ; fëmijtë që lindur të vdekur .

-keqformimet trupore të të posalindurve  e që është një barrë e papërballueshme për prindërit.

-hypotiroida dhe gusha.

-të vonuarit psikomotorik,që e bën të pa riprodhueshëm atë pjesë të popullatës që preket me

këtë mungesë të jodit.

Krypa e huaj . Po ,sa ka jod në te?

Mungesës së bërjes së krypës sonë ,tani po i shtohet edhe pasiguria në sasinë e jodit.Etiketat shkruajnë e që krypa është e joduar. Migjeni ,kishte për të pyetur : “ Etiketë ,a rren a s`rren? “

E ne ende vazhdojmë t`a hamë krypën e huaj. Por ajo dikend po e pasuron? Po pra,aty është edhe qëllimi. Mu për ate  se pse  është e huaj ,ajo të pasuron më tepër . Dikend.

Historia mbetët pa krypën tonë, e atyre që e bëjnë “ historinë “ nuk iu ha palla; a jemi ne në shkallën  më të ultë të ineligjencës? a lindin nuset tona  fëmijë ,të vdekur   ende pa i lindur?

a po ia lëmë kombit  një trashëgimi me  njerëz të pa formuar e që bëhen bartës të pavetëdijshëm të viruseve antikombëtare që vijnë përditë e më tepër? a na dhimbëset neve e ardhmëja e jonë? a kemi pikë uji në sy? birt e kujt jemi ne?

 

“Prerja e kokës me gilotinë” thoshte Stendali  nuk mund të shkruhet për të gjitha kohët (në gramatikë); Kurr s`mund të themi : M`është prerë koka me gilotinë. Por lirisht mund të pyetemi për të ardhmën : “Do të më pritet koka me gilotinë ?” ......