E merkure, 24.04.2024, 07:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: Meteor në skenën e gurit në Lladroc, në Mërgim i vritet buzëqeshja

E enjte, 02.02.2012, 08:07 PM


Meteor në skenën e gurit në Lladroc, në Mërgim i vritet buzëqeshja

 

Duke e lexuar vëllimin me poezi " Ikja nga buzëqeshja " të Liman Zogaj, vargjet sikur bashkohen me fluturat dhe bashkë na sjellin pranverën dhe dritën. Sy më sy me vdekjen në natën me shi ikë buzëqeshja e shpirtit të coptuar të Lladrocasit.

 

Poeti lindë dhe vdes për diellin

 

Shkruan Xhevat Muqaku

 

Yjet, behari i pranverës dhe ylberi në gurra, jan dëshmitarët e rrites dhe zhvillimit të lules së bjeshkës që me shkronjat e Manastirit i buzëqeshin lavdisë, tokës, zonjë e lirisë. Ani pse dëgjohen këmbanat me meloditë mortore, e që pasohen nga mijëra zogj të bardhë, ushujza, re të bardha të shqetësuara, në Kullë nuk shuhet malli shpejt por edhe nuk ndjehemi të huaj.

Loti i poetit dhe artistit të skenes, ani pse i vyshkur, bëhet valë- dallgë, i bashkohet lumit, ka frikë se e vret harresa, Kameleoni i mjerë dhe anamneza; e eshtrave, e diellit, e hirit.

Zemër e përvëluar kërkon në sytë e Monalizës, Odhise Paskalin e Ateliesë së furtunave dhe bukurinë e ngjyrave.

Plagët, dhimbjet nuk e kursyen jetën, e shtrembuan nëpër shekuj, por nuk u djegën kurrën e kurrës as gjenet, as indet dhe gjaku e as buzëqeshja e Meteorit të mirësisë, nënë Tereza.

Imagjinoni aktrimin; "Më merr n'grykë malsorqe, të shkrehemi në buzëqeshje, kemi arësye Iliri im i trembur. Në Verrat e Llukës zhvilluam betejë dhëmbë për dhëmbë me djallin. Fituam faljen dhe buzëqeshjen në buzët e vrara me vite ".

Në pamundësi që nganjëher t'e shprehë ndjenjën e dhimbjes, poeti shembë brigje e shkretëtira, e copton edhe qiellin . I sillen vërdallë në kokë, buzëqeshjet e fikura në valët e tërbuara të dy detërave dhe në valët tinzare të lumit Tisa. Në fund vargjet flasin vet; " Ehuu/ Sa e dhimbshme / Biografia/ E vdekjes ".

Penda dhe poeti vazhdojnë, rrugëtimin, nuk kan të ndalur. Porositin gjeneratat e reja, që përcjellja e funeraleve drejt amshimit të zhvillohet nëpër dritën e diellit, që krismat dhe lahuta t'mos vriten në pabesi, dimri i përgjakur në Tiranën e vitit 2011 kurrë mos të përsëritet.

Kur nisë fluturimin drejt vendlindjes, Limani ndjehet si zog, dallëndyshe, ylber, gurë në lumin e fshatit të tij, lule, shkëmb etj. Dëshiron të rrezatoi, të bëhet dallgë, vetëtimë, zemër dhe zog i nënës, që në pikturë mos të ja harrojnë lotin ndërsa në skulpturë plagës t'i ruajnë diametrin.

Poeti i mallkon ata që e sollën gjakmarrjen. Sy më sy me vdekjen në natën me shi buzëqeshja e shpirtit të coptuar të Lladrocasit, lindë dhe vdes për diellin. E merr me vehte akupunktura edhe tokën që ka dhembje dhe gjak kullon. Kot, vërtetë kot shiu disa her në vit e vërshon shkretëtirën, nuk e njomë dot trupin që është djegur. Ai është flijuar bashk me gjeometrinë e shpirtit, i thyer në njëmijë kënde.

Nuk e duron dot t'i thot ndonjëri se ske atëdhe, ndjehet bilbil i plagosur me harten e atëdheut në sy, dëshiron që eshtrat dhe varri i tij tek lëndina e lotëve të ken emër. E urren të ligun, djallin me kostumet e bardha. Këta të dy e provokojnë dhembjen e syrit të tij.

Poezia për autorin e vëllimit me poezi " Ikja nga Buzëqeshja ", ështe lule por edhe valë në detin e trazuar. Kur e ligjërojnë zogjët e maleve, vargu bëhet këngë e kur e puthin fluturat, pranvera sëbashku me vajzen e fshatit të tij që përpëlitet në galerinë e fatit të djegur kan ardhur.

 

Terri nuk është për engjujt, rilindja fillon në prush

 

I këndon Çames e cila qëndron stoikisht, nuk i trembet vdekjes edhe pse i dhembë heshtja. Ajo e din mirë, i kan rrëfyer prindërit se " nëse i frigohet vdekjes ka për të mbetur kufomë e gjallë".

Liman Zogaj, hamendet nëse i digjet trupi diellit, nëse detin e kaplojnë dhimbjet, nëse fytyra e tij lagej nga loti ose rigë e shiut ditën kur Besa u bë nuse.

E përjeton si të shenjët, refrenin e minatorëve " me fat " para se ashensori të rrëshqas në thellësitë e zgafelles, dheun e tij, ëndrron rrugën Mërgim-Lladroc, shkrehet në ngazëllim fëmijërie.

I këndon vjeshtës, punës, takimeve sa qelë e mbyllë sytë me më të dashtunit e tij në semafor, dashurisë, Valonit të humbur në valë, ecë ngadalë dhe botën e matë me zemër.

E fton Beharin që t'i takojnë shqipet, të ledhatojnë shpirtërat e trazuar, të palpojnë Piramidën e dritës, të mos ua vënë veshin fortunave, të mos mbesin gurë, nga gjymtyrët e prera të ndërtojnë një trup nën diellë.

Në shtëpitë shkolla, zogjët i ligjëronin lirisë. Kënga e bilibilit e puthi diellin, penda u bë shpatë, e nesërmja agoi më mirë se që kishte llogaritur i ligu, jo me Dioptri të thyer.

 

Në skenën e bardhë Elbasanja pushon në pentagramin e këngës

 

Poeti kritikon pushtetin ç'popullor, macet e zeza të cilat e masakruan studenten e Mirditës, me arsyetimin se ajo këndoi këngen e bishave të kuqe, popullin e tij pse shpatat e krenarisë i hijeshojnë Muzeumet e huaja, Kaqakët- alge të thata të Shkupit të tij, surratin e pjepërit që i buzëqeshë diellit.

Të veqanta, të këndëshme dhe trajnime për trurin e miqëve të fjalës së shkruar, radhiten njëra pas tjetrës, bisedat me gjuhën e gurit, kronit, diellit, zjarrit, detit të kaltërt, zogut, flakës, dhe krejt në fund, mbizotëron gjuhë e poetit dhe artistit të rryer të skenes.

Vëllimi me poezi " Ikja nga buzëqeshja ", u botua në vitin 2011.



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora