E hene, 13.07.2020, 01:35 PM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Sektori i historisë

E enjte, 02.02.2012, 08:35 PM


Sektori i historisë

Nga Qazim Namani

Kosova për shkak të pozitës gjeografike dhe strategjike është një nga vendet që ka zgjuar interes të fuqive të mëdha të kohës, dhe ishte arenë e shumë ngjarjeve historike të cilat i tejkalojnë suazat kombëtare. Për këtë arsye edhe trashëgimia e saj kulturore është plaçkitur dhe shkatërruar. Një numër shumë  i eksponateve që kanë mbetur, sot gjenden në Muzeun e Kosovës, kurse eksponatet e mirëfillta me vlera kombëtare dhe muzeore gjenden në popull dhe në institucionet e ndryshme kulturore dhe shkencore të shteteve të Ballkanit dhe Evropës.

Në vitin 1962, nga sektori i Historisë themelohet muzeu i Revolucionit popullor të Kosovës, por pas një vit pune përsëri integrohet në sektorin e Historisë në Muzeun e Kosovës. Në vitin 1969, themelohet sesioni i mesjetës, kurse në vitin 1970 Muzeu i Kosovës shpallet Muze amë për regjionin e Kosovës. Në vitin 1981, në bazë të ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, themelohet Muzeu i revolucionit i kombeve dhe kombësive të Kosovës. Me vendim të këshillit ekzekutiv i jepet për shfrytëzim ndërtesa e vjetër e bibliotekës Universitare dhe adaptohet në vitin 1982-83 për muze. Në këtë ndërtesë, Muzeu i Revolucionit veprimtarinë e vet e zhvillon deri më 07 Mars 1995, kur me vendim të veçantë të kuvendit të Serbisë këtë muze e shuan, duke i emëruar të dy  këto muze të Kosovës në një muze të ashtuquajtur Muzeu i Prishtinës.

Muzeu i Revolucionit i kishte 3 sektor si: Hulumtimit, prezantimit dhe i përgjithshëm ( punë organizative, juridike, financiare, teknike etj) dhe kishte të punësuar rreth 20 punëtor. Muzeu i revolucionit gjatë veprimtarisë së vet është marrë me hulumtimin dhe prezantimin e trashëgimisë së Kosovës të periudhës më të re. Muzeu gjatë kësaj periudhe ka mbledhur dhe ka evidentuar mbi 30.000 eksponate muzeore të periudhave: Lëvizja punëtore, L.N.Ç, dhe ndërtimit socialist (dokumente, kopje të dokumenteve, fotografi dhe eksponate tjera tredimensionale). Në vitin 1992 me urdhër të shërbimit të Punëve të Brendshme të Kosovës të gjitha eksponatet si automatik, pushkë mitraloz, pushkë, revole nga lufta e parë dhe e dytë botërore janë marrë nga ky muze dhe janë dërguar në Sekretariatin e Punëve të Brendshme ne Prishtinë, veç eksponateve një kamion me dokumente të ndryshme dhe fotografi u dërguan në fabrikën e kartonit në Lypjan. Nga ky thesar muzeor janë organizuar mbi 20 ekspozita tematike në shumë qytete të ish Jugosllavisë. Në kohën e asgjësimit të thesarit muzeor drejtoreshë e muzeut të revolucionit ishte Gordana Popoviq nga Prishtina.

Ky sektor sot udhëheqet nga Dr. Riza Sadiku, Këshilltar i lartë profesional në Muzeun e Kosovës.

Fusnaotat jane hequr nga autori



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora