E enjte, 28.03.2024, 01:12 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Vetplotësimi i kombit

E enjte, 02.02.2012, 08:04 PM


Vetplotësimi i kombit

 

Nga Gjon KEKA

 

Shfaqja e ndjenjave kombëtare është një pasqyrë e cila vihet në dukje gjithnjë kur kombet duan t'i shohin shkaqet patologjike të rrezikut të ekzistencës së tyre gjatë historisë nga ana e pushtuesve barbar dhe mbeshtjellja e tij me ideologji të errëta, vese, sindrome dhe humbje të vizionit të qartë drejt të ardhmes.

 

Poashtu këto ndjenja të vërteta kombëtare janë aq të fuqishme për kushtet dhe rrethanat në të cilat shfaqen sa që nxjerrin në dritë tek të gjithë domosdoshmërinë e ruajtjes së identitetit, kulturës rrënjësore të tij, mbrojtjes të së drejtës historike dhe qenjes shpirtërore e kombëtare të tij,  të vetëdijes kombëtare si dhe të zgjimit të ndërgjegjës së përgjithshme kombëtare.

 

Është për t'u nënvizuar një gjë e rëndëishme këtu se nga pesha morale e kombeve kanë dal në sipërfaqe edhe aftësit e brendshme të tij për të lëvizur krahët e historisë në drejtim të duhur dhe të drejtë historik si dhe për të këputur lidhjet e dëmshme të politikës, ideologjisë dhe barbarizmave që kanë lënë pushtuesit tek ta, kjo jo vetëm se i ka ndihmuar këtyre kombeve që të gjejën rrugën e tyre të vëtretë të nisur që nga zanafilla e tij, por edhe të zbulojn në tërësi qëllimin e ardhmërisë së sigurtë dhe të mirë jo vetëm për ta, por edhe për brezat e ardhshëm.

 

Karkateri universal i një kombi të lashtë dhe historik gjendet gjithmonë përball dallimeve, shumllojshmërisë së zakoneve, petkut të huaj ideologjik, kulturor, lidhjeve politike artificiale të gabuara dhe ideologjike etj etj, të gjitha këto jo vetëm që i bëjnë dëm natyrës dhe qenësisë së tij si komb, por edhe e fusin atë në kontraste të mëdha në mes realitetit të tij të natyrshëm historik dhe dyndjeve të popujve ardhacak së bashku me barbarizmat dhe bojën e tyre ideologjike rrënuese dhe mohuese të drejtësisë dhe autoktonisë së kombeve ku ata kanë vërë këmbët e tyre pushtuese.

 

Duke mos rënë në krahët e pasioneve, lakmisë dhe interesave të shkurtëra ideologjike demoniake, pastaj të humbjes së vlefshmërisë dhe rëndësisë së kohës dhe të vërtetës së historisë së kombeve është pikërisht pesha morale,  dhe ndërgjegja kombëtare ajo që rëndon fuqishëm dhe përcakton hapat historik të kombeve drejt daljes nga këto teprime të huaja ideologjike dhe nga rreziku i mohimit dhe mosaftësisë për të ngre çështjet e drejta në tryezat e kohës dhe vendimeve ndërkombëtare si dhe për të përccaktuar me saktësi rrugëtimin historik dhe vizionin e qartë drjet të ardhmes së sigurtë të tyre.

 

Sidoqoftë ringjallja e ndjenjave kombetare ne kohen tone te cilat jane dyfishuar pothuajse eshte nje pergjigje uniforme e qytetrimit dhe rivendosjes se gjerave ne vend te vete, si dhe te anulimit te te gjitha çmendurive te se kaluares nepermjet traktateve si mekate politiko-diplomatike te kohes qe iu bene kombit shqiptar gjate historise.

 

Dallimi në mes kërkesave të natyrshme të një kombi autokton dhe atyre të panatyrshme të një populli ardhacak është i madhë sa lindja me perëndimin, sepse kërkesat e natyrshme të një kombi janë jo vetëm të përligjura dhe të drejta, por edhe themeltare dhe të padiskutueshme, ndërsa ato të panatyrshme apo kërkesat absurde të popujve ardhacak vijn si rezultat i pretendimeve, i instikteve gllabëruese dhe i thurrjes së miteve dhe ngjitjes pas iluzioneve.

 

Pikërisht këtu qëndron edhe momenti i madhë i pushtetit të padiskutueshëm të së drejtës së historisë së kombit shqiptar europian për të realizuar të gjitha aspiratat e tij dhe për të rivendos kombin me dinjitet në mesin e kombeve të civilizuar dhe demokratike dhe kështu për t'u bërë faktor i rëndësishëm i zhvillimeve pozitive në botë.

 

Në përputhje me mësimet e shëndosha për kombet të cilat nxjerrin jashtë elementet dhe interpretimet e konfuzionalitetit dhe të mbjelljes së ideologjieve dhe miteve absurde, kombi ynë ka jo vetëm natyrën e fiseve Ilirie të mishëruar brenda tij në realitetin historik, por është edhe një komb që ka si levë të fuqishme kulturën e lashtë të tij europiane, gjuhën, shpirtin e tij europian si dhe është pjesa kryesore e kurorës së civilizimit të familjes së lashtë europiane.

 

Ngatërrimi i gjuhës historike të kombit me atë të gjuhës politike të shtetit është në njërën anë një gabim që vjen si rezultat i mungesës së kuptimit të idesë dhe doktrinës bazë të kombit dhe në anën tjetër atë të historisë politike të formimit të shtetit mbi vullnetin e atij kombi për të qeverisur veten mbi bazën e ides dhe doktrinës origjinale të tij.

 

Në lidhje me këtë hitsoriani i urtë gjerman i ligjit dhe së drejtës Karl Salomo Zachariae shkruan në veprat e tij mbi shtetin se “kombi dhe shteti nuk janë identik në vetvete.Kombi quhet mishërim i të gjitha fiseve të tij, p.sh. një komb mund te jete i ndarë në disa shtete.Ndërsa të dy termat kanë përdorime identike, por është rëndësia e kombit mbi atë te shtetit ajo që i jep kuptim atij.”

 

Ndërkaq duhet vënë re një gjë tepër të rëndësishme për kohën e tanishme se para se lidershipi politik dhe elita në përgjithësi intelektuale-akademike e politike e kombi shqiptar të bëjë lëvizjet për bashkimin e tërë trupit të tij kombëtar historik me urtësin dhe bashkëpunimin e ngushtë me miqët e saj ndërkombëtar dhe faktorët vendimëmarrës ajo duhet se pari të realizoj në vetvete unitetin e mendimit dhe rilindjen e plotë pra të brendshme kombëtare e shpirtërore.

 

Megjithkëtë duhet elaboruar edhe një gjë këtu se lëvizjet, energjitë dhe përpjekjet e ndryshme që po bëhen në këtë shekull brenda qenjes shqiptare në drejtim të realizimit të aspiratës së përgjithshme kombëtare të tij duhet shikuar në dy aspeket :e para si energji që rrjedhe nga koha dhe nevoja e realizimi të këtij akti pra të bashkimit të qenjes kombëtare në një, dhe e dyta si një ndezje e pasioneve të fjalëve dhe testimeve të ndryshme të kohës dhe botës politike kombëtare dhe ndërkombëtare.Ajo që është e rëndësishme në këtë kohë është që këto impulse dhe ky entuziazëm i madhë i këtyre përpjekjeve të mos jetë vetëm një pasion i ndezur i fjalëve të pushtetit gjuhësor, por të shtrihet deri në kufirin e ndikimit në proces të rivendosjes së kombit shqiptar në kurorën e kombeve të plota, demokratike dhe të bashkuar në familjen e lashtë të saj europiane.Asnje shtet nuk mund te kete mbeshtetje te ekzistences se tij diku tjeter perveq atij te te qenit gjithnje i lidhur dhe harmonik me vullnetin e kombit dhe vizionin e tij, ne momentin qe kjo ekzistence vihet ne dilem apo tentohet te punohet mbrapsht ne drejtim te te berit distance ne mes tij dhe vullnetit te kombit, atehere shteti del jashte doktrines se tij themeltare historike, jashte arsyes praktike,  jashte kohes dhe hapesires se tij si organizem, si institucion dhe jashte ligjit moral si baze e qendrueshmerise se themeleve te politikes se tij.

 

Nga kjo mund të konkludojm se liria e brendshme dhe bashkimi i trupit anatomik të kombit shqiptar europian nuk mund të jetë në asnjë mënyrë dhurat e pushteteve politike apo edhe e politikës ndërkombëtare, por ajo duhet të vij dhe rrjedh ashtu natyrshëm nga kapilarët e përgjithshëm të çdo shtetit dhe kombi në përgjithësi si dhe të pranohet nga bota politike ndërkombëtare si e drejt e natyrshme historike.

 

Duhet ditur gjithashtu se kombi është i vetmi subjekt ligjor dhe bartës i origjinalitetit të tij në kohë,  në kontinuitet historik dhe zhvillimor gjatë tërë proceseve historike dhe zhvillimeve politike kombëtare e ndërkombëtare.Meqë tani në këtë vit 2012 respektivisht më 28 nëntor të gjithë shqiptarët shënojn 100 vjetorin e deklarimit të pavarësisë më 28 nëntor 1912,  por jo edhe të pavarësisë së plotë të trojeve tona kombëtare më vitale, si dhe 570 vjetorin e flamurit kombëtar të ngritur në Kalanë shkëmb të Krujës nga strategu, diplomati dhe lideri vizionar Gjergj Kastrioti më 28 nëntor 1443 si dhe të çlirimit dhe të pavarësisë së trojeve shqiptare nga hordhia dhe zingjirët e perandorisë së errët otomane .është e rëndësishme që të reflektojm dhe të arrijm të kuptojm kohën e artë të vendimeve të rëndësishme dhe historike si dhe të transformimeve të domosdoshme do të thoja rrënjësore të kombit tonë, por edhe të ringjalljes së tij të plotë ashtu që të ec i sigurtë drejtë ardhmes dhe me vizion të qartë të tij si dhe i vetplotësuar përgjithmonë si komb i lashtë europian dhe pjesë e kurorës së civilizimit të kësaj familje.

 

Ndërsa tani në këtë shekull kombit shqiptar i nevojitet rikthimi i shpirtit te Gjergj Kastriotit per dy arsye ; se pari, kjo do te thoshte ringjallje e vlerave dhe kultures europiane te kombit shqiptar si dhe se dyti rikthimi i plote i te drejtes (pjeseve) historike te anatomise se kombit shqiptar europian ne pergjithesi.Vetem keshtu ne do te shpalosnim ne vetvete dhe botes se ne si komb i lashte jemi jo vetem rrenja qendrore, por edhe kurora e perbashket e civilizimit te familjes europiane.Realisht ne si komb i lashte kemi nevoj per ringjallje te vertete shpirterore-kombetare, per transformime rrenjesore, per mesime te dobishme,  perpjekje fisnike, per te ecur ne ritmin e kohes moderne dhe zhvillimore si dhe per t'u rikthyer ne familjen e lashte europiane me identitet dhe te vetplotesuar, çdo vonese ne kete drejtim eshte vonese ne kohe dhe ne qellimin e saj historik.

Nga e gjithë kjo mund pohojm fuqishëm se ne i përkasim një kombi me talent të madhë, me një pasuri të madhe të kulturës shpirtërore e materiale dhe të trashëgimisë brenda familjes sonë të lashtë europiane dhe kështu duke pas këtë pasuri kolosale ne si komb i lashtë europian duhet të mbështetemi përgjithmonë në shkembin e historisë sonë, në shtyllat si vlera të përjetshme të kombit tonë, në figurat sublime dhe të bekuara të kombit dhe në të vërtetën tonë rrënjësore dhe gjenealogjike.Pikërisht madheshtia shpirterore, kulturore, politike etj e nje kombi dhe nje shteti qendron ne pozicionim e tij te natyrshem historik, ne perhapjen e vlerave dhe prezantimit te figurave te tij mbikohore ne gjithe boten e civilizuar,  ne largimin nga trupi i tij te mbeturinave ideologjike,  ne vizionin e palekundur dhe ne çuarjen e kombit ne sheshin kryesor te historise se botes se zhvilliuar demokratike dhe te civilizuar si vlera ne perbashkesi te perjetshme te tyre.Vertete ne si komb i lashte europian jemi nje nder racat gjigande dhe rrenja qendrore e familjes sone te lashte europiane ;kjo vjen si rezultat i gjurmeve te pashlyera qe kane lene figurat tona mbikohore në jetën e kombit shqiptar europian janë pikërisht këto figura sumblime dhe të bekuara që reflektojn kete madheshti te kombit tone te lashte.

 

Me pak fjalë edhe perkunder tundimeve te vazhdueshme dhe tendencave sulltaniste per ta deformuar imazhin e kombit tone europian, nje gje tanime eshte e ditur se askush nuk do te mund ta ndal apo te mundohet ta pengoj frymen e lirise, te se vertetes, demokracise dhe te ardhmes se mire te tij, qe do te pershkoj tere qenjen e kombit tone dhe keshtu te filloj agimi i nje epoke te re te ringjalljes dhe rikthimit ne familjen e lashte europiane.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora