E premte, 19.04.2024, 06:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Flora Durmishi: Intervistë me këngëtaren Rona Nishliu

E merkure, 01.02.2012, 08:57 PM


PO PUNOJ SHUMË PËR HIRË TË ATYRE QË MË BESUAN

 

Rona Nishliu do të përfaqësojë shqiptarët në Eurovizion I cili, sivjet mbahet në Baku të Azerbejgjanit. Kjo ishte nxitje për të zhvilluar një intervistë me të.

 

Nga Flora Durmishi

 

Fillimisht dua të të uroj për këtë sukses.  E konsiderojmë sukses të të gjithëve këtu në Kosovë.

 

Rona: Faleminderit për mbështetjen dhe faleminderit  që më ftuat.

 

Rona, që në momentin e parë, kur u dëgjua kënga Suus, ngjalli shumë debate por, pavarësisht kësaj ne, këtu në Kosovë, nuk e kemi pritur cmimin duke pasur parasysh përvojën e mëhershme. Të kujtoj këtu rastin e këngës “Flakaresha” ose rastin e Flaka Krelanit dhe Doruntina Bishës. Por mrekullia ndodhi dhe ti u shpalle fituese e Festivalit Jubilar në TVSH!

 

Rona: Më vjen mirë që e vlerësoni si një fitore të të gjithëve në Kosovë. Është hera e parë që një ekip komplet kosovar fiton në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar. E dimë cfarë ka qenë eksperienca jonë në vitet paraprake. Megjithatë unë mendova që kjo nuk duhet të më privonte nga dëshira për t’u paraqitur në këtë festival, madje pa ambicjen më të vogël për të triumfuar! Ishte edicioni I 50 I Festivalit, një festival jashtëzakonisht prestigjioz I cili e dimë cfarë rëndësie ka patur për kulturën tonë. Desha patjetër të jem së bashku me Florentin në këtë edicion jubile, kemi besuar fuqimisht në materialin me të cilin mendonim të prezantoheshim. Atë moment për ne nuk ishte fare e rëndësishme a do të vlerësoheshim a jo! Pra, besonim fuqimisht për vlerat që kishte ky material. Pastaj, vlerësimi mund të cilësohet si dicka subjective megjithatë jo gjithëherë kënga më meritore mund të fitojë, kjo ndodh cdokund në botë.

 

Gëzimi duhet të ketë qenë I madh. Si arrite ta menaxhosh atë moment?

 

Rona: Isha e mpirë të të them të drejtën sepse garës nuk iu futëm me ambicjen për të fituar, ishte krejtësisht befasi mirëpo befasi jashtëzakonisht e bukur. Në të njejtën kohë ishte një miks ndjenjash për përgjegjësinë. Në momentin kur kuptova që unë isha triumfuese në këtë edicion…

 

Cili ka qenë ai moment kur ti vec fillove të besosh se mund të jesh fituesja e këtij edicioni jubilar të Festivalit dhe do të përfaqësosh shqiptarët  në Eurovizion?

 

Rona: Me thënë të drejtën unë edhe sot e kam të vështirë ta besoj dhe nuk mund ta them saktësisht kur fillova të besoj në këtë! Vazhdoj të jem e emocionuar. Përgjegjësia është jashtëzakonisht e madhe për vetë faktin, sic e thatë edhe ju, jo vetëm Shqipërinë por të gjithë shqiptarët kudo që janë kë këtë contest europian. Një ndjenjë e jashtëzakonshme. Në pozitën time besoj do të donte të ishte shumëkush prej muzikantëve nga Kosova dhe jo vetëm.

 

Për këngën po flasin në superlativ profesionistët. Madje shumë kë e ka lënë pa fjalë, potenca e zërit dhe interpretimi!

 

Rona: Motoja ime është kjo: Natyrisht jam ndjerë shumë mirë kur kam marrë vlerësime në superlativ nga profesionistët më të dëshmuar të skenës muzikore, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri, sepse kjo këngë ngjalli debate të jashtëzakonshme duke filluar nga ato të forumeve që janë të njerëzve të zakonshëm e të thjeshtë e deri te profesionistët, ndanë pakë minuta nga koha e tyre jashtëzakonisht e vlefshme për të shkruar ca rreshta për këngën Suus. Për mua ishte nder I vacant, madje më shumë se cmimi dhe përfaqësimi në Eurosong.

 

Por, aty -këtu ka pasur edhe  ndonjë koment jo fort i favorshëm.

 

Rona: Jam shumë e hapur edhe për kritikat negative sepse ato më japin një këndvështrim tjetër se në cfarë duhet të fokusohem më tutje. E vërteta është se momentalisht nuk kam shumë kohë t’I dedikohem secilës në vecanti për arësye se së bashku me ekipin kemi një rrugë shumë të gjatë për të mbërritur deri te prezantimi jonë final. Nëse tani unë ndalem dhe lexoj cdo gjë që shkruhet kjo do të thotë që unë nuk do të mund t’I dedikoj kohë përgatitjeve të mia të cilat në këtë moment duhet të jenë primare.

 

Uroj që të të lënë të qetë në mënyrë që të punosh sa më shumë dhe të

përfaqësohemi sa më denjësisht në Eurovizion.

 

Rona: Por edhe vëmendja e tyre mua ma shton përgjegjësinë dhe më bënë më të

vëmendshme për detyrën që kam sepse është një komb I tërë, gjithë ata shqiptarë

gjithandej po harxhojnë kohën e tyre për të dhënë një koment cfarëdoqoftë ai.

Prandaj faleminderit dhe uroj ta kem mbështetjen dhe vëmendjen e tyre deri në

momentin e fundit.

 

Përvec se jeni duke punuar në shkurtimin e këngës, cfarë tjetër ju ka mbetur për të bërë?

 

Rona: Nuk është vetëm verzioni I këngës në tre minuta, shkurtimi në tre minuta,

për të arritur të jetë njëlloj efektive sikur ajo që u pa në RTSH, e që në fakt kishte 1

minut e 4 sekonda më shumë se sa kjo që duhet të prezantohet atje nevoitet shumë

përqëndrim edhe fokusim për të përzgjedhur cka është më e mira pa humbur

kontekstin edhe thelbin e tregimit e muzikalitetit të saj. Pastaj kemi përgjegjësi para

publikut për të sjellë një videoklip I cili do të viziualizonte sa më saktësisht atë që

ne kemi dashur të themi përmes kësaj kënge. Ne e dimë, jemi dëshmitarë të asaj që

Shqipëria ka prezantuar këngëtarë dhe këngë shumë të bukura unë personalisht I

kam mbështetur të gjithë.por nuk ka paraqitur ndoshta videoklipe të arrira të cilat

kanë mbështetur këtë punë. Ne në këtë moment besoj që duhet të fokusohemi edhe

te ky dimension me të cilin ne nuk u paraqitëm me maksimumin tonë pavarësisht që

ten e bëhet një punë e jashtëzakonshme sin ë Shqipëria ashtu edhe në Kosovë.

Prandaj jemi duke pasur kujdes të jashtëzakonshëm në këtë pikë. Pastaj kemi edhe

xhirimin televiziv I cili do të shërbejë për performancën në Eurosong, kemi

promovimin e këngës , kemi shumë gjëra para vetës dhe është e pamundur që të

fokusohem në cdo koment të mundshëm. Megjithatë po bëj përpjekje me aq sa kam

kohë dhe mundësi që t’I lexoj ose të porosis të tjerët të m’I transmetojnë ato mua I

pranoj të gjitha me zemërgjërësi. I falënderoj të gjithë për vëmendjen dhe kohën

që ia dedikojnë këngës Suus.

 

Rona, muzika është gjuhë universale megjithatë mua më intereson të di në c’gjuhë

do të këndohet kënga?

 

Rona: Më vjen mirë që e thatë këtë që muzika është gjuhë universale dhe se kënga nuk

ka rëndësi a do të përkthehet apo nuk do të përkthehet, ma tha këtë edhe zonja e

nderuar Liliana Cacolli e cila publikisht më ka mbështetur. Unë mendoj që kënga

me gjithë muzikalitetin dhe interpretimin tim flet mjaft. Do të bëj të pamundurën

që kënga të këndohet në shqip. Ajo automatikisht lë të kuptohet se për cfarë

gjendje shpirtërore je duke kënduar dhe interpretuar.Është ëndërr e imja dhe e të

gjithë shqiptarëve të cilët po më mbështesin në këto momente, e gjithë atyre që

dëshironin që edhe në edicionet e kaluara të Eurosongut të këndohet shqip sepse

shumë pakë u këndua shqip në Eurosong. Besoj që është një moment ideal që një

këngëtare nga Kosova që përfaqëson Shqipërinë të këndojë shqip në Baku për

shumë arësye.

 

Më shumë po rrini në Tiranë apo në Prishtinë?

 

Rona: E kam të vështirë të them se ku! Nuk kam tani për tani adresë të saktë. Herë këtu

e herë atje.Gjatë gjithë kohës po lëviz. Mars dhe prill do të jem e përqëndruar për

përgatitje në Tiranë .

 

Vitin e kaluar, gjatë verës, unë kam intervistuar etnomuzikologen amerikane prof.dr.

Jane Shugarman. Ajo ka thënë, mes tjerash se “ industria kosovare mund të jetë më e përshtatshme për Eurovizion…”  Ti ke koment për këtë? Unë shpresoj dhe uroj të dalin fjalët e profesoreshës Shugarman!

 

Rona: Karshi profesionistëve të tillë unë e ndjej veten shumë të vogël për të komentuar.

Më vjen mirë që sivjet ka qëlluar që Festivali I RTSH-së ia ka besuar përfaqësimin

një ekipi nga Kosova dhe besoj që ne do të bëjmë më të mirën tonë për një

përfaqësim sa më të denjë, pastaj si do të vlerësohet atje dhe cka do të ndodhë

më tutje ajo nuk është në dorën tonë por, jam shumë e sigurt, ju siguroj juve dhe të

gjithëve për nga kualiteti I performancës gjetja e saj kohore e momentit dhe rrethanave

në të cilat ne po jetojmë, pasqyrimi I asaj që ne në të vërtetë jemi, do të jetë më

I duhuri. Të paktën ne si ekip do të mundohemi ta bëjmë më të mirën për të

dëshmuar se jemi duke jetuar në vitin 2012.

 

Në Azerbejxhan duhet të udhëtosh me pasaportën shqiptare. E ke marrë atë?

 

Rona: Kjo është një cështje teknike që duhet të zgjidhet nga organizatori, ata të cilët

besuan se unë mund ta përfaqësoj Shqipërinë në këtë garë. Nuk jam shumë

e preokupuar me këtë gjë por besoj që kjo nuk duhet të jetë një ndalesë e

përfaqësimit të Shqipërisë atje.

 

Rona, ke arrirë atë që ke dashur në karrierë deri tani?

 

Rona: Unë e ndjej veten të arrirë në qëllimin tim. Me këtë moshë që kam, me kaq pakë krijimtari që kam prapa vetes por, me ambicjen për të qenë prezente me gjëra me peshë të cilat do t’I rezistojnë

kohës, unë besoj që shumë kush do të dëshironte të ishte në pozitën time.

 

Eurovizioni është një portë shumë e rënsdësishme. Mund të të happen mundësi të

reja . Ke filluar të mendosh, I ke dhënë vetes liri të bësh plane për më tutje?

 

Rona: Mase do të jetë kjo një mundësi për mua në kuptimin që dikush mund të më shohë,

mund të besojë në mua, kësaj nuk I dihet. Kjo është e ndërlidhur shumë edhe me

fatin, nuk di jo! Le t’ia lëmë kohës dhe fatit se cfarë kanë vendosur për mua. Unë do

të mundohem që në këtë përgatitje t’imen unë të jap maksimumin e pastaj puna e

sinqertë dhe me shumë dashuri unë kam besuar se do të vlerësohet dhe ja u vlerësua

në këtë edicion të Festivalit në RTSH. Tani nuk është se po mendoj shumë për

rezultatet në këtë moment mua më takon të punoj për hirë të atyre që më besuan.

 

Rona desha të të pyes edhe dicka: Si e kanë pritur kolegët këngëtarë vendimin e jurisë?

 

Rona: Jashtëzakonisht mirë, ka qenë një mbështetje shumë e fuqishme, ka pasur kolegë

të cilët më kanë mbështetur edhe përmes rrjeteve sociale. Kam pasur mbështetje të

plotë si nga kolegët e mi në Kosovë ashtu edhe nga ata në Shqipëri duke u nisur nga

dy shoqet dhe koleget e mia Vesa dhe Teuta, pastaj Eliza Hoxha që më ka mbështetur

fort pastaj Rosela Gjylbegu e cila ishte ndër të parat që më besoi në këtë këngë,

pastaj Besa Kokdhima, e edhe vetë konkurrentët si ta zëmë Hersiana Matmuja që

për mua ishte një vocal I shkëlqyer që nuk e kasha dëgjuar, merrte pjesë me një

këngë të një kompozitori të dëshmuar, Shpëtim Kushta, pastaj Elhajda dani, një

zë jashtëzakonisht I vlerësuar në Shqipëri, Elton Deda I cili më ka përkrahur që në

momentet e para, të gjithë thonin se ishin të befasuar me paraqitjen e ekipit tonë në

këtë edicion. Dua ta përmend se kasha një mbështetje dhe një besim nga orkestra e

RTSH-se, do të ndihesha keq pot a harroja. Ata janë shumë të rëndësishë dhe më

vjen keq që nuk do të udhëtojnë bashkë me mua. Ata kanë dhënë maksimumin e

tyre dhe më kanë reflektuar energji të jashtëzakonshme.

 

Ke marrë urim nga presidentja dhe kryeministri jonë?

 

Rona: Jo jo! Kam marrë urim nga Ministri I Kulturës, z. Memli Krasniqi, edhe nga Ministri I

Kulturës I Shqipërisë madje, kemi pasur një takim joformal I cili na ka uruar.

 

Një kuriozitet : Një ish fituese e Eurovizionit, Dana Rosemary Scallon- tani 60 vjecare ,

vitin e kaluar ka kandiduar per poziten e presidentes se Irlandes! Ke plane te

tilla ti, ku I dihet ajo nuk po heq dore. Per here te pare ka garuar ne zgjedhjet

presidenciale te 1997 dhe ka dale e treta!

 

Rona: Cfarë guximi! Unë nuk e shoh veten në politikë. Definitivisht jo.

 

Faleminderit shumë Rona që, përkundër angazhimeve të shumta iu përgjigje ftesës për intervistë!

 

Rona: Faleminderit shumë juve për mbështetjen dhe përkrahjen! Ky është motivi më I madh që mund ta kem. Dhe, e dua me gjithë zemër në këto momente jashtëzakonisht të rëndësishme të

parapërgatitjeve. Kjo më shtynë që të punoj edhe më intenzivisht. Faleminderit shumë për

vëmendjen që I kushtoni këtij përfaqësimi. Uroj ta kem mbështetjen tuaj deri në fund.

 

Janar, 2012



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora