E premte, 19.04.2024, 09:52 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Partia Socialiste: Drejtësi për 21 Janarin

E merkure, 01.02.2012, 08:07 PM


Drejtësi për 21 Janarin

 

Vendimi i Prokurorisë për arrestimin e Komandantit të Gardës Republikane të identifikuar si vrasësi i protestuesit Faik Myrtaj, i shoferit të tij dhe inxhinierit përgjegjës për zhdukjen e filmimeve nga serveri i Kryeministrisë është mirëpritur nga Partia Socialiste si një hap përpara drejt zbardhjes të ngjarjeve të 21 Janarit.

Ky vendim u përshëndet në emër të Partisë Socialiste nga Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Saimir Tahiri i cili u shpreh se Prokuroria do të ketë mbështetjen e plotë të Partisë Socialiste dhe se i tërë Grupi Parlamentar është i gatshëm të vihet në dispozicion të hetimeve për të zbardhur të vërtetën e 21 Janarit. Pasi ka hedhur poshtë akuzat e Kryeministrit Berisha për një bashkëpunim mes Prokurorisë dhe opozitës, Tahiri ka nënvizuar faktin se për Partinë Socialiste autorët e vërtetë të vrasjeve janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha dhe se Prokuroria nuk duhet të tërhiqet përpara presioneve e shantazheve mafioze që i ka bërë publikisht Sali Berisha http://ps.al/te_rejat/lajmi/te-hetohet-berisha-e-basha-duam-drejtesi-23-01-2012

 

Në fjalën e tij përpara Grupit Parlamentar Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e përgëzoi Prokurorinë dhe falënderoi qeverinë amerikane dhe ambasadën amerikane në Tiranë për asistencën. Ai i bëri po ashtu thirrje Prokurorisë në emër të familjeve të të vrarëve që ta çojë më tej hetimin për të zbuluar ata që ai i quajti “përgjegjësit e mëdhenj të hapjes së zjarrit, që nuk janë ekzekutorët, por urdhëruesit e tyre.” “Në fakt Sali Berisha, bashkë me ish ministrin e tij të brendshëm, sot duhet të ishin zyrtarisht nën hetim për vrasjet e 21 janarit,” deklaroi Rama. “Komandanti i arrestuar i Gardës Republikane mund të pranojë të bëhet kokë turku dhe të mos e thotë se kush ia dha urdhrin, por pa ndëshkimin e urdhëruesve drejtësia do të jetë e paplotë dhe vrasjet do të mbeten të pandëshkuara plotësisht. “ http://ps.al/te_rejat/lajmi/ska-drejtesi-pa-u-hetuar-berisha-e-basha-24-01-2012

 

Rama kritikoi ashpër gjykatën e Tiranës e cila vendosi t’i linte në arrest shtëpie tre të akuzuarit. “Gjykata dha një tjetër provë të nënshtrimit të saj të plotë ndaj pushtetit të oborrit të sotëm, që mban peng Shqipërinë dhe, që është drejtpërdrejtë i implikuar në vrasjet e 21 Janarit,” u shpreh ai. “La në arrest shtëpie një vrasës të zbuluar plotësisht nga ekspertiza më kompetente e botës. Ne i bëjmë apel publik Gjykatës së Apelit ta revokojë këtë masë të papranueshme dhe të pranojë kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg.”

 

Rama i ofroi Prokurorisë mbështetje të plotë edhe për kërkesën për heqjen e imunitetit të tri deputetëve socialistë Besnik Bare, Taulant Balla dhe Tom Doshi në lidhje me hetimet e 21 Janarit. Por në një letër publike dërguar Kryeprokurores, ai i bëri thirrje Prokurorisë që t’i përfshijë atë vetë dhe të gjithë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në hetimet e saj. “Të tre deputetët e kërkuar prej Jush nuk kanë bërë as më shumë e as më pak se të gjithë kolegët e tyre e, padyshim, asgjë më shumë se sa unë personalisht,” u shpreh Rama. “Jam i bindur se dëshmia ime do të vlente për hetimin Tuaj jo më pak se dëshmitë e tyre. Prandaj pres me padurim që të thirrem për të kontribuar me gjithçka di për këtë hetim kaq të rëndësishëm për drejtësinë në Shqipëri, e për vetë Shqipërinë në rrugën e mundimshme të ndërtimit të shtetit të së drejtës.” http://ps.al/te_rejat/lajmi/hetim-i-plote-ne-nivelin-politik-25-01-2012

 

Në të njëjtën letër, Kryetari i Partisë Socialiste i shprehte po ashtu Kryeprokurores shqetësimin përse hetimi në nivelin politik kishte mbetur vetëm tek tre deputetët socialistë. “Cila është pse-ja e mospërfshirjes në hetim të kryeministrit Sali Berisha dhe ish-Ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha, si dy hallkat më të larta të zinxhirit të komandës së Gardës së Republikës e si përgjegjës të drejtpërdrejtë për funksionimin e asaj garde që në 21 janar vrau njerëz të pafajshëm?” shkruante ai, duke i kërkuar më tej Kryeprokurores që të hetojë edhe akuzat publike të bëra nga vëllai i Hekuran Dedës në adresë të Kryeministrit Berisha. “Besoj se edhe kjo dëshmi e bën të domosdoshme marrjen në pyetje të Sali Berishës, bashkë me dorëzanin e tij që ka premtuar tek familja Deda në emër të Sali Berishës jo vetëm para, por dhe fotografinë e vrasësit të Hekuranit në këmbim të favorit të mikpritjes në shtëpi të kryetarit të qeverisë,” shkruante Rama.

 

Krejt i ndryshëm qe reagimi i mazhorancës ndaj këtyre zhvillimeve. Agresiviteti i përfaqësuesve të Partisë Demokratike arriti nivele groteske në kërcënimin e deputetes demokrate Mesila Doda ndaj Saimir Tahirit se ai dhe kryetari i PS do të vareshin tek palmat e oborrit të Kryeministrisë nëse tentojnë sërish të hyjnë në Kryeministri http://www.youtube.com/watch?v=F_oSKEFKd8U

 

Ndërsa Kryeministri Berisha në një intervistë televizive, pasi përsëriti akuzat e tij për përfshirjen e Kryeprokurores dhe Presidentit në grushtin e shtetit të 21 Janarit, kërcënoi se ata do të hetohen me t’u mbaruar mandati. Berisha shtoi po ashtu se hetimet për 21 Janarin do të kryhen nga një Kryeprokuror i ri që do të zgjidhet pasi t’i ketë përfunduar mandati Ina Ramës. Në reagimin e tij ndaj kësaj deklarate në Twitter, Kryetari i PS Edi Rama u shpreh: “Deklaratat e sotme të Saliut për Prokuroren (janë) brutalisht skandaloze!Ndarja e pushteteve (është) një emergjencë e nënvizuar në programin e ri të PS.”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora