E premte, 29.03.2024, 04:38 AM (GMT)

Mendime

Selim Nengurra: Dita kur filloi jeta tmerr e jetimëve të Trim Mustafës

E marte, 31.01.2012, 07:55 PM


DITA KUR FILLOI JETA TMERR E JETIMËVE TË TRIM MUSTAFËS

 

(Tregim)

 

Nga Selim M. Nengurra

 

Atë ditë ishin zgjue të gjithë familjaret e Trap Imerit ma heret se zakonisht. Rroshja e përlotun kishte nxjerrë ujë nga bunari dhe kishte mbushë kazanat me ujë, sepse duhej të laheshin të gjithë antaret e kësaj familje të madhe. Ajo, pa i pushue lotët, mori tre jetimet e vetë dhe i lau nji nga nji në hamamxhikun në qilarin e saj, ku kishte ba dhjetë vite jetë me Trimin, të dashtunin e saj, që ja mori Zoti per ta ba ate gruen ma fatzezë të botës. Së pari lau Ziken, i krehu flokët e gjatë e kaçurrele, ku vende vende kishte mbetë ndonji copëz e vogel e humit*. Me kujdesin ma të madh, ato copëza i largonte me gishtrat e dores, ashtu si ban kujdes nana per të bijen. “Nanë, po pse me veshe kaq bukur? - i tha Zikja kur nana i veshi pshtjellcin e ri perplot me lula dhe këmishen e tires, ndersa në krye i vuni nji shami të kuqe. “Pse, nanë, a asht farë feste, apo do kemi darsem sonte”? Këtë nuk e priste Rroshe zeza. Ajo kapi kryet me të dyja duert dhe ia plasi vajit. Nuk mund t’i përgjigjej të bijes e shkreta, nuk mund ti thoshte se në njifar mënyre po dikush ka darsem sonte në këtë shtëpi. Nuk mund t’i thonte se ajo vet sonte do i shtrohej në perqafim si kukulla femijes nji njeriu të lig, nji njeriu banal, per të vetmin shkak se asaj i ndalohej të vendos per jeten, per fatin e saj. I ndalohej, sepse ishte grue, sepse i kishte vdekë burri dhe tash per te vendosin burrat e familjes së saj dhe ata të shtepisë së burrit. Ata vendosnin me atë arrogancen e tyne mashkullore, pa pyetë se sa ishte dakord grueja per vendimet që ata do te merrnin.

Mezi u qetsue, dhe per t’u qetsue nga vaj, e detyroi Zikja, e cila u tremb aq shumë kur pa se si shpertheu nana e saj në vaj, sa ajo iku dhe më të shpejtë, shkoi në shtëpi e tue piskatë, i tha zonjes së shtëpisë: “Dada Ajnë, dada Ajnë, eja shpejt, se nana po qanë, po dënes”. Ajna e shkretë edhe ajo mezi mbante lotet, megjithate ishte burrnore ajo grue. Doli dhe shkoi të shihte gjendjen e Rroshes. E gjeti tue fshi lotet me marhamen e saj. “Rroshe motër, mbahu, e di se nuk e ke lehtë, as per mue nuk asht lehtë. Ama pajtohu, sepse kjo asht jeta, ky asht fati ynë. Fati i zi pse jemi gra dhe pse kemi lindë në nji shoqni të tillë. Hajt, mos u ban si fëmija, mbahu , mbahu per inati të atij katili, të atij grykësi, që kurrë nuk do të ngopet. Ate Zoti e vraftë”. I fliste Ajna Rroshes ashtu sikur i flet nana bijes, mundohej ta qetsonte. Rroshja e kishte edhe ma të vështirë t’i ndegjonte ato fjalë nga Ajna, sepse sonte asaj ajo do i merrte burrin. Nga ajo natë ato dyja do te ndanin shtratin mes tyne me Trap Imerin. Tue i folë e ngushllue Ajna, e perqafoi me të dyja duert Rroshen dhe të dyja së bashku në perqafim u zhgrehen në vaj.

Nga diku degjuen se Trapi po kollitej, u tremben dhe secila shkoi me të shpejtë në punet e saj. Ajna në shtëpi per t’i  t`hollue petët per pitet, që duhej qitë atë mbramje, ndersa Rroshja shkoi ta ndihmonte.

Në oborr femijet luenin e ngazlleheshin. Ata e dinin se Trap Imeri sonte do martohej, por nuk e dinin pse do martohej dhe me kend. Coli ishte pak ma i rritun dhe kur i degjoi se çka flisnin, shkoi dhe i kapi per veshi. Heshtni dhe mos ta degjoi ma atë muhabet. U skuq aq shumë, sa mezi u permbajt pa u shgrehë në vaj edhe ky. Mici luente dhe i shkreti nuk kuptonte se çpo ndodhte. Ai ishte gëzue pse nana e kishte vesh aq bukur. Coli e mori per krahu dhe e largoi nga femijet e tjerë. Eja, vëlla, i tha dhe shkuen në nji qoshe të lames dhe u fshehen mbrapa sanave. Aty u ulen dhe Coli me kujdes i spjegoi Micit se nana e tyne nga sonte do të ishte grueja e Trapit. Të perqafuem, si vëllaj me vëlla, i kishte pasë xanë gjumi në nji navilk të sanes.

Padyshim se aty do flinin deri të nesermen në mengjes, por erdhi e ama Rroshja dhe i gjeti. I perqafoi, i shtërngoi të dy në gji dhe i puthi në faqe.

“Col, biri im, kujdes vëllajn dhe motren. Ti je rritë tash, nana jote ka fat të zi, që nga sonte të bahet nusja e Trapit, unë ma nuk do mundem te jem e lirë me ju sikur perpara.

I mori perdore dhe i çoj në shtrat. U kishte shtrue dhe mbasi i xhveshi e i shtrini njanin pranë tetri, të tre femijet e saj, i mbuloi me jorgan dhe me mall nane i puthi në ballë.

Vet doli jashtë dhe kambet nuk i banin të shkonte atje ku ishte percaktue fati i saj, u nis drejt shtëpisë së zjarrit, por mbas disa hapash u shtang. Nji dorë e fortë mashkulli e perthekoi në at terr të atij koridori pa dritare. Drita e pishes që ishte vendos në skajin e tij nuk mund të ndriçonte krejt koridorin. U tremb e shkreta sa perpak piskati, por sado që do kishte deshirë ta lëshonte nji piskamë tmerruese, asaj nuk i doli asnji za. Nuk kishte forcë as të qendronte në kambë. Dridhej e tana.

Dora që e perthekoi e terhoqi drejt nji kahje tjeter, drejt qilarit të ri që Trap Imeri e kishte adaptue per gruen e tij të dytë, per Rroshen që deri këto çaste e kishte pasë grue të axhes.

Rroshja dridhej si thupra në ujë. Trapi, si bishë, me forcë e shtyu dhe e perplasi në krevat. Me shpejtësi xhveshi tirqit, dhe ashtu pa asnji mëshirë u hodh mbi trupin e njomë e të pambrojtun të Rroshes.

Kështu filloi tmeri per jeten e Rroshes dhe per jetimat e Trim Mustafës.

 

* hum ishte nji mjet si sapun per tu pastrue me te e mbarohej nga dheu i argjiles.

 



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora