E shtune, 20.04.2024, 02:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Ekspozita me piktura të përsëritura!

E hene, 30.01.2012, 08:57 PM


Ekspozita me piktura të përsëritura!

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Është mese monotone t’i shohësh për të dhjetën herë punimet e njëjta të një piktori, skulptori ose grafisti. Këtë fenomen e hasim nëpër Galeritë e kryeqytetit të cilat janë të vërshuara me punime të përsëritura nga piktorët e ndryshëm. Ata pothuajse pa avancim, ose pa krijim të punimeve të reja, insistojnë të zaptojnë ambientet e Galerive për prezantim të punimeve të vjetra. Edhe pse shikuesit janë ngopur me ato punime që çdo vit përsëriten, në egon e këtyre krijuesve ekziston ai imponimi i njëtrajtshëm, pasiv, monoton pa fare shije për punën e tyre. Çdo artist, sa herë që prezanton punën e tij, është mese e nevojshme të ekspozon punime të reja, të pa shfaqura ndonjëherë, sepse çdo risi dhe punë e krijuar, përfaqëson entuziazmin, kreativitetin serioz dhe kulturën ndaj këtij arti. Madje, ata  krijues nuk mund të distancohen nga imitimi, përshkrimi ose plagjiatura nga mjeshtrit e mëdhenj botëror. Gjithnjë do të jem për atë që piktorët të mos imitojnë mënyrën e të tjerëve, kështu do ta thërrisnin nip e jo bir të natyrës në raport me artin. Piktura do të jetë e dënuar me fikje dhe degradim, në rast se piktorët do kenë frymëzues vetëm e vetëm punimet pikturore të bëra deri më sot. Tabloja e një piktori do lërë shumë për të dëshiruar, në rast se për objekt frymëzimi bën tablotë e piktorëve të tjerë. Ata krijues të vdekur fizikisht siç kemi: maestron Muslim Mulliqi, Ibrahim Kodra, Nysret Salihamixhiqi, Shemsedin Kasapolli, Agim Cavdarbasha veprat e tyre, të krijuara të cilat vërtet bënë bujë, dhe ende rruhen në kujtesën e kritikëve dhe spektatorëve të rëndomtë, e meritojnë mbështetjen serioze dhe më të madhe për ekspozim të veprave. Jo për shkak respektit personal, por për shkak cilësisë dhe estetikës së vërtet të punimeve të tyre, të cilat thyen rregullat e kohës të artit modern. Mirëpo, të gjallët, të cilët luajnë rolin sikurse kanë “Vdekur” dhe menaxhojnë mirë vetën, është e dënueshme për t’i prezantuar punimet e njëjta për të dhjetën herë nëpër Galeri, ngase Galeria nuk merret me marketingun e punimeve të përsëritura, dhe do lusja drejtorët dhe përgjegjësit e galerive, të mos bien preh ose viktimë e këtyre krijuesve sharlatan, të cilët në radhë të parë kanë numrin e ekspozitave e në fund cilësinë. Edhe më e keqja, këta krijues hyjnë në atë kategorinë e piktorëve, që nuk tregojnë ndonjë zell për të mësuar dhe rrojnë të rrethuar nga bukuritë e artit iluzionist. Këta me mendjeshkurtësi indinjuese deklarojnë se janë zotët të nxjerrin nga duart punë jo më të këqija se të tjerët, veç për këtë duhet të shpërblehen mirë. Një pakicë budallenjsh janë! Pse a mund t’i vënë, vallë gishtin veprave dhe me lehtësi të thonë: “Kjo punë meriton çmim të lartë, kjo tjetra mesatar, kurse kjo s’është veçse rëndomësi? E si e vërtetojnë që vepra e dalë nga duart e tyre meriton vetëm çmim të lartë? Një e metë serioze të bie në sy te shumë piktorë. Vlerësimet nuk janë të sakta, ngase çdo vlerësim është më shumë subjektiv dhe i njëanshëm, kurse vlerësimi ndaj vetës është më superior. Andaj, këshilloj që nëse vendosin t’i ekspozojnë punimet për të shumtën  herë në Galeri, ta bëjnë bile një vlerësim sa me real ndaj vetës, dhe të sjellin momente të pa shfaqura, të pa garuara, por të vërteta dhe të sinqerta. Të debatojnë në vetmi me artin e tyre ngase piktura është garë me natyrën dhe me botën globale. Të zgjojnë kreativitetin e brendshëm, të jenë aktual, të kanë mendjen që i ngjason pasqyrës që kurdoherë merr ngjyrën e sendit që i qëndron përpara dhe mbushet me aq figura, sa sendet janë përkarshi. Kështu që, duke ditur që s’mund të jesh piktor i mirë pa qenë në të njëjtën kohë edhe mjeshtër universal, global, në hap me kohën dhe rrjedhshmërinë e dobësive, vlerave e shumë gjërave tjera. Mendoj, se kjo ju mungon artistëve të përsëritur me artin e tyre, dhe mbushin hapësirat me art të njëjtë, duke qëndruar me ombrellën e monotonisë dhe satirës.  Sipas mjeshtrit të madh Leonardo Da Vinqi, në radhët e të marrëve hyn dhe kategoria e hipokritëve, që mashtrojnë veten dhe të tjerët, por më shumë vetveten se të tjerët. Hipokrizia e shfaqur kthehet kundër atyre vetë.



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora