E shtune, 20.04.2024, 06:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Miradije Gashi: Në djall të vejë ky kurbet!!!

E hene, 30.01.2012, 08:58 PM


Në djall të vejë ky kurbet!!!

 

Nga Miradije Gashi

 

Po afron mesnata, qyteti po fle, pothuaj çdo gjë ka rënë ne fashë. E unë e privuar nga pagjumësia, bëhem sherbëtore e shpresave të mija për diçka që gërryen me mallë e shqetësim. Mijëra mendime më shkojnë vërdallë! Një mister dhembjeje më ndizet si vullkan, Ndjehem e ngarkuar mall e dashuri per ty Atdhe! Të them se më mungon shumë! Kujtesa me kthen në udhet e brezit tim në kërkim të trajtave të reja të jetës për lirinë e popullit, e në këtë udhëjetë larg farefisit, por me zemër e shpirt afër lisave e plisave të vendlindjes.Të shumta janë kujtimet që t'shpalosen tablo të asaj përiudhe të vështirë. Ka raste kur imazhi godet pareshtur me një domethënje të ashper dhe  pamëshirshëm klithë zëri, kthehu se dhe nënës loti shterroi. Po vërtetë, ç'kuptim ka qenja jonë këtu? Para cilit arsyetohet njeriu sot? Ky shqetësim i përhershëm me rremben si dallgë deti. Nata po rrokullisej dhe nën dritën e parë të agut mëngjesor po gdhinë një ditë e re përsëri e rënd katran. Mengjesi ja behu, unë, e kam vështirë t'ju përgjigjem imazheve të mija, duke qenë çështje që i kalonë kompetencat e mija përsonale dhe kjo që po bëj është e tepërt dhe e rënd për shendetin tim . Ne djall të vejë ky kurbet.

 

Po e nis shkresën nga thellësitë e shpirtit nënë,

Për kryeqzimin e shavarinave e pakëz më tej

Ku të kam lënë si një ënderr e pa mbarim

Më rreketë e lotëve tretur në mendim !

 

Vallë, jam dhe unë nënë? Po, por jo si nënat tona dikur!!! Ah sikur bareshë deleve ne vendlindje të isha, aromen e stinës ta ndiesha. Nuk ka mrekulli a kënaqësi që ia kalon. Ah nënë, unë si një degë e vyshkur ne këtë kurbet, botë mister, ruaj imazhet për ju si ishull magjik brenda vetes! Ka momente të rralla  që më sfilon koshienca për një forcë te brëndshme për një të ardhme fare të panjohur tej pafundësisë. Unë do të them disa arsye që mendoj se më mbajtën të pa shkëputur nga trungu. Atdheu më historinë e tij, më dha identitet të veçantë me bëri të ndihem krenare, sepse kam një nënë, një farefis, një tokë, ku linda u rrita, ku mësova dhe kuptova botën, ku më detyruan të largohem por do të kthehem te gjej prehje, dhe një dite do të hyjë thellë brënda tokës, për tu bashkuar më rrënjet e truprojës pellazge. Errësira nuk luftohet më errësirë. Errësira luftohet më dritë. E drita e vetme ne fund tyneli, është shkolla shqipe e cili më turturon në çdo hap. Nënë e dashur, shkolla shqipe ne mergatë më gjason ne Uren e Shejtë,  më stermundime po e ndertoj diten, ndërsa  fytyra të rreshkura e rrenojnë natën! Ah nënë, dashuria jote dhe e çdo nëne tjetër është simfonia biblike e shpirtit te pastër, si arsye e ekzistencës së njerzimit mes natyrës e universit, lidhur dhe bekuar në zhvillimin e përkundjes së frytit njeri. Në këtë natë , nga forca e errësirës munda te ndjej vetëm klithjen tende nënë mes habisë dhe kuriozitetit për jetën, ushqyer nga puthja e jote që jepte forcë diellore. Rrinja ulur ne skajin e dhomës sime të errët dhe mendja me ikën tek ty, nënat janë kudo krijesat më te dashura të njerzimit. Sikur çdo herë tjetër edhe sonte fillova t'i shpalos kujtimet e lëna  peng. Fillova t'i mbledh ato copëza të kohrave, t'i përkedhel më ëndje e t'i përqafoj më mallëngjim. Lotët as sonte nuk i fshij, i lë që të notojnë në udhët që tashmë i nënshkruan dhimbjet ndër ne. Sa isha e lumtur kur të shihja perditë! Ishe pasqyrimi im! Këto kujtime vetëm sa më trazojnë e turturojnë pamshirshëm. Ku ta gjej ngushëllimin që është mbytur në lot. Përvëlon malli, etja për një fjalë të fjalës djeg! Ndoshta takimi një ditë, jep shpresë, shuan etje, bashkon ura,  na ulë në sofër, na ngrohë te oxhaku . Dhe disi ndjehesh se s'të ka mbytur errësira e metropoleve . Penda ime, gjurmon në misterin e lumit të mendimeve duke i thurur ato në letër. Shkruaj se më duhet të shkruaj, jo për ta ndryshuar botën, por për t’i dhënë jetë fjalës aty ku e ka vendin. Kurbeti për shqiptarët simbolizon një plagë të rëndë sepse asnjë etnie tjetër në Evropë nuk i ka ndodhur të përballojë 100 valë agresionesh të egra, duke filluar që nga antika e deri sot. Kosova nuk lëngon më nën zgjedhën e huaj fizikisht, por shpirtërisht akoma s'është liruar.

 

Në këtë kohë fatkeqe, njeriu shndërruar ne ujk !

Duruam shumë kafshime, deri të grisja e maskës.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora