E premte, 19.04.2024, 08:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Qamil Foniqi

E diele, 29.01.2012, 07:48 PM


Qamil Foniqi

 

 

VESHJE SFIDASH

 

Fiksimi na shpie tek  hije akulli, diku do të ndeshemi me të kundërtën

t’kryqëzuar në udhëtimin drejt shekullit  tmerrues ku bërja e mund ngadalësin

 

Asgjë nuk  zbrapsët  urdhrit   përtypemi  fatit të prrallës

nëndheshëm thehemi coprash ku mënyrave të çuditshme qendisemi djajsh

 

Madje armiqsia sa  vjen e ashpërsohet  t’na fundos  të qenit

dhéu  na gjykon në mbrendinë  e vetë

 

Kerkimit  bëhemi  lecka fluturimi duke bartur pikëpytjën  kryq mbi supe

diçka na kthen harrimit , na shkundë marramendje e pa fundm

 

Çdo ditë  qahemi dysh e panjohura na ngjitët pas

pamendësia  i ha shpresat  dhe hilja e kohës  serish e humb  fundin

 

 

JANARI  - 1 9 8 1-të

 

(Llazicë vendlindja ime)

 

Vendlindja

besë atdhéu

nëpër brezni

unë mbetëm

arkivol antiketi

Kosova tokë dhe guri im biografik

 

 

THEQAFJE

 

Në univers filli ikë  sysh

nga udhëtim i pakëputëshëm

 

guvës së shpërfillur

si ti dalim matanë

 

midis gjërave që s’prekën

fajsohemi për theqafje

 

 

NJERIU

 

Thyeje heshtjën  njeri

të mos bish prehje

e kohës së brishtë

po ligën vdektarët

bajloza t’zi

do rrëzohen për toke të qelbur

me fjalë turpi  i mbulojmë

Ti. je i brirët

mos prit

së liri pikë prej qiellit

thyeje heshtjën

të ngjitesh në arkitekturën e paqës

 

 

MBRETËRIA E DESHIRAVE

 

Në iksin e humbur të vetmisë

shfletoj mbretërinë e deshirave

përball  betejës së pakryer

shqetësimi  im mijëvjeçar

 

Sfondit të grisur dhembor

zogun e trembur

shpesh  e zë pikëllimi

nga buzëqeshja e rremë

 

nën pushtimin e gjakosur

fryen mendësi e çmendur

së milionumi do vjen laberinth

udhët kurr mos ti mësojmë

 

Ëndërra ime vazhdon të zjarret

heshtazi ma pin gjakun e mbetur

ç’na bënë rrethojë e skuqur

nga hilegjit e përfytur me kohën

 

 

JANARËT

 

Feniks ëndërrash

u thirr  ditën e fundit

dhe filloj rrokullisje

në grindjën e mkatarëve

kujtesa e të gjallëve

marshim  milingonash

mori udhë drejt portës

të therret  gjarpëri

i urretjës së tymur

nën lekurën e grisur

imazhi lyp  kurorën e dritës

mbi  sundimin blu

t’na qoj larg  mashtrimit

larg kokave të lodhura

të sëmundjeve maratone

janarët garojnë

titullit të historisë



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora