E enjte, 25.04.2024, 04:00 PM (GMT+1)

Mendime

Muharrem Sfarqa: Intervistë me sekretarin e përgjithshëm të LDK-së Ismet Beqirin

E diele, 29.01.2012, 07:55 PM


Me sekretarin e përgjithshëm të LDK-së Ismet Beqirin

 

E ardhmja e Kosovës me LDK-në

 

Bisedoi Muharrem Sfarqa

 

Para pak kohesh  u shënua përvjetori i 22-të i LDK-së, partisë me të madhe opozitare në vend, LDK-së,  e cila kohën e të qenit në opozitë  po e  shfrytëzon për strukturimin, profilizimin dhe modernizim e saj me qëllim të kthimit në pushtet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Me këtë rast për gazetën "Bota Sot" dhe për interesimet e mërgimtarëve, zhvilluam një bisedë me sekretarin e përgjithshëm të LDK-së dhe kryetar i grupit parlamentar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, z.Ismet Beqirin.

„Bota sot“:

Z.Beqiri, LDK-ja ne dhjetorin e fundit,  festoi 22 vjetorin e themelimit të saj. Cilat janë sfidat me të cilat u përball  kjo parti gjatë këtyre vieteve ?

Ismet Beqiri:

LDK-ja në përvjetorin e saj të 22-të përkujtoi  datën historike  te LDK-së dhe te Kosovës e cila me zgjedhjen e Dr.Ibrahim Rugovës për kryetar i hapi Kosovës dhe shqiptarëve rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Filozofia e tij politike, u bë përcaktuese për lirinë e Kosovës të cilën po e gëzojmë ne sot. Për LDK-në dhe strukturat e saj ky ishte viti i reformimit të partisë, në rrugën e saj të strukturimit të mëtejmë, të profilizimit dhe të modernizimit. Ky proces ka prekur Statutin e saj si dhe Programin dhe rregulloret e punës të cilat po iu përshtaten rrethanave të reja të veprimit.

Një sfidë tjetër e LDK-së ishte edhe kontributi i saj në sferën e ndryshimit të ifrastrukturës ligjore të shtetit, si në ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës dhe të ligjit zgjedhor, procese që i ka inicuar vet LDK-ja. Në këtë proces LDK-ja ka angazhuar një staf profesional, që po punon në këtë drejtim. Pra ne kemi kërkuar që Presidenti i Kosovës në zgjedhjet e ardhshme të zgjidhet me votën e drejtpërdrejtë nga populli, ndërkaq kemi kërkuar dhe kjo edhe do të ndodhë që me ligjin e ri zgjedhor Kosova të ketë më shumë zona zgjedhore. E tërë kjo do të pamundësojë abuzimet me votën e lirë, sic ka ndodhur në zgjedhjet e fundit, përmes së cilave kjo Qeveri që e kemi  është  në pushtet.

„Bota sot“:

Ju si sekretar i përgjithshëm jeni më kompetenti për koordinimin e aktivitetit me bazën. Cila është gjendja në degët e LDK-së?

Ismet Beqiri:

Degët e LDK-së në Kosovë edhe ato në përendim janë në lidhje të drejtpërdrejt me Qendrën, në rrjedhë të cdo aktiviteti. Ato janë të konsoliduara tërsisht ( me disa përjashtime të vogla), madje aktivitetet zgjedhore të Forumit rinor të LDK-së e kanë zgjëruar strukturën kadrovike të LDK-së. Sipas informatave që kemi, çdo i dyti anëtar i zgjedhur në organet e këtyre forumeve posedon diplomë fakulteti ose studimet master. Kjo prurje kualitative flet në dobi të asaj se të rinjtë po e gjejnë në LDK, hapsirën e veprimit të tyre si vend ku mund të shpalojnë dijen e tyre për të mirën e Kosovës. Eshtë kultivuar një fyrmë shumë konstruktive e komunikimt. Kjo kulturë  e komunikimt është lehtësuar shumë falë edhe mundesisë elektronike të bartjes së informacioneve me shpejtësi dhe saktësi në cdo kohë e në cdo adresë përfaqësuese të LDK-së. 

Sa i përket Degëve  tona në përëndim, sidomos në Gjermani, Zvicer e Benelux janë bërë aktivitete të shumta, në disa prej të cilave LDK-ja ka marrë pjesë duke u përfaqësuar në cilësinë e saj më të lart, nga kryetari i saj Dr.Isa Mustafa dhe unë si sekretar i përgjithshëm.

Shpresoj se aktiviteti i ynë për anëtarësimin e LDK-së në asociacionet evropjane të partive të djatha dhe ato të qendrës së djathtë, si në partinë evropianë popullore, i ndihmuar edhe nga degët tona në përendim do të përfundojë së shpejti në tërësi, sepse pjesërisht në sesione të këtyre partive, ne jemi tanimë, anëtarë të barabartë.

Kjo është me shumë inters për LDK-në dhe për Kosovën, sepse numri më i madh i këtyre partive janë në pushtet në shtetët përëndimore.

Aplikimi i demokracisë përëndimore të cilën e kultivoi kryetari ynë i parë e Presidenti historik i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova e te cilën po e aplikojmë ne, do ta funkcionalizojë këtë anëtarësim më rëndësi reciproke, drejt integrimit të mëtejmë të Kosovës në BE.

Në vazhdën e konkretizimit dhe  finalizimit të këtij anëtarsmi ishte edhe vizita e fundit në Francë e kryetarit të LDK-së Dr.Isa Mustafes dhe e nënkryetarit,  Dr.Sabri Hamiti.

 

Me infrastrukturen e re statutore dhe programore, cili do të jetë statusi i  Degëve të LDK-së në mërgatë?

Degët e LDK-së jashtë Kosovës, ato që për këto mbi 20 vite  mbështetën pa kursyer, vizionin rugovjan për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës edhe me rregullativin e ri, mbesin  me tërë strukturat e organizimit  të pandryshuara. Dallimi I vetëm  qëndron në ate, se grupi ynë I ekspertëve në bashkëpunim  me profesionistë të kësaj lëmie nga Partia Popullore Evropjane, po bëjnë përpjekje për të gjetur modele të cilat avancojnë dhe legjitimojnë LDK-në, në shtetet e Evropës  përëndimore, si partnere e barabartë në konkurencën demokratike. Organizimi I mërgatës sonë në strukturat e LDK-së, orjentoi  tërë energjitë atdhetare për të mirën e Kosovës.  Ne do të bëjmë përpjekje që praën këtyre degëve të ngriten  forume ekspertësh  të kualifikuar, që do të merren me hulumtimin, evidentimin, njohjen dhe bashkëpunimin me kuadro të reja e të shkolluara në shtetet ku veprojnë degët tona, për të mirën e LDK-së dhe për futjen e tyre në funkcion për një të ardhme më të mirë  për  Kosovën. Ne jemi të interesuar  për  ta njohur dhe mirënjohur dhe për ti hapë rrugën e integrimit me atdheun  mërgatës sonë, si  pjesë rrjedhëse e trungut tonë, e cila në vazhdimësi ka bërë shumë për Kosovën. Këtë e kemi edhe si ndjenjë borgji, ndaj sakrificës  së parreshturë  të kësaj pjese tonë, sa të dhimbëshme aq edhe krenare. Mërgata e jone pra, zë një vendë të nderuar  dhe të merituar,  në proceset e mëdha që lidhen me historinë më të re të Kosovës.

Edhe çka më konkretisht parasheh LDK-ja për Kosovën ne planin ndërkombëtar?

Lidhur me këtë unë vetem deshiroj të parafrazoj Presidentin Dr.Ibrahim Rugova se do të punojmë për Kosovën si shtet demokratik e për integrimin e saj në BE edhe në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Keto janë detyra mbi detyra dhe të pa ndryshuara nga platforma rugoviane e LDK-së.

Avancimi, pasurimi dhe kultivimi i këtyre lidhjeve është prioritet i LDK-së për të cilat po punohet dhe do të punohet pa rreshtur për të mirën e Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

„Bota sot“:

Këto që thatë, flasin se Ju po përgatiteni për t`i fituar zgjedhjet e vitit të ardhshëm!?

Ismet Beqiri:

LDK-ja më seriozisht se asnjëhërë më parë, po përgatitet për të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në Kosovë. Kriza në të cilën është zhytur vendi nga kjo kecqevisje,  anëtarësinë e LDK-së i obligon që të punojnë me ngulm për ta udhëhequr Kosovën  me votën e lirë, drejtë zhvillimit ekonomik, prosperitetit dhe mirëqenies, për t`ja kthyer dinjitetin qytetarit tonë i cili sot i është nëpërkëmbur.Me programin tonë,  qytetari yne është  faktor i cili i realizon të drejtat e veta  të cilat ia garanton dhe mbronë shteti. Ndërkaq sot atij i shkelen shumë të drejta ngase  ky koalicion i  brishtë, që ka ngatërruar   të drejtat dhe  kompetencat, brenda Qeverisë së stërngarkuar aktuale, nuk  ka arriturë që qytetarin e Kosovës ta senzibilizoj mbi të drejtat dhe obligimet individuale dhe kolektive. Ne do të punojmë për zhvillimin e demokracisë në çdo segment të jetës, e edhe në policinë e Kosovës, e cila sipas detyrave te saj kushtetuese  dhe ligjeve ne fuqi, është e obliguar që t`i mbrojë qytetarët e vetë dhe të drejtat e tyre, e jo t`i frikësojë ata. Kjo tregon se kjo qeveri, ka shtuar tendencat e krijimit të një shteti policor, në vend të shtetit juridik për të cilin angazhohet LDK-ja.

Qytetarët e Kosovës, sot kanë vetëdije të lartë dhe e respektojnë ligjin,por jetojnë me frikën për ardhmërin e shtetit  te Kosovës,  ku shpesh po mungon  transparenca  dhe në këtë mënyrë po krijohet  ndjenja e paperspektivës.

Ne  do të punojmë që qytetarët tanë t` i  mbrojë ligji dhe shteti ligjor, e jo lidhjet e tyre me klanet parapolitike e  ato nepotiste, që  mundë të bëhen pengesë e funkcionimit të segmenteve të shtetit.

Qytetarët tanë meritojnë transparencë maksimale për paranë publike dhe destinimin dhe shpenzimin e saj, sepse ata jane tatimpaguesit e shtetit, funkcionimi i të cilit është me interes për të gjithë.

Me një fjalë, kjo qeveri është treguar shumë  e suksesshme, që në çdo segment të ketë autoparlantët e vetë; si  në instutucione shtetërore,kulturore e arsimore, në media, ( përmes analistëve të paguar - deri dje krejtësisht anonim), e madje edhe në organizata të ndryshme të ashtuquajtura joqeveritare ( që  bëjnë sondazhe-gjithmonë në të mirë të partisë në pushtet), e deri te individë të (pa)varur, të cilët po e punojnë  për ta bindur  popullin tonë të varfur se po punohet mirë. Ky është një paradoks i madh se ne kemi një armatë të papunësh, e vende pune nuk ka  derisa nuk ka investime.

Këto shqetësime ne i kemi shfaqur botërisht  sidomos  gjatë diskutimeve të Raportit të progresit të Komisionit Evropian, i cili siç dihet,  ka konstatuar  shumë më tepër shkelje, se sa që mund të përmenden në një bisedë kësisoi.

„Bota sot“

Por, Grupi Parlamentar i LDK-së, ka përkrahur herëpasëhere  veprimet e Qeverisë, si në rastin e intervenimit në kufirin verior me Sërbinë !?

Imet Beqiri:

LDK-ja dhe Grupi Parlamentar i saj në Kuvendin e Kosovës, me sinqeritet ka përkrahur masat e Qeverisë së Kosovës në veri. Ky seriozitet i rrallë i Qeverisë, natyrisht se reflekton te çdo subjekt serioz politik e sidomos te LDK-ja, e cila kur është në pyetje shteti, kurrë nuk ka vepruar me logjiken e fisit por gjithmonë  ka funkcionuar me logjiken e shtetit. Në këso raste është e pa tolerueshme që të mendohet mungesa e koncenzuesit, sepse kemi të bëjmë me çështje që lidhen me sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Dhe ne jemi aty për të përmbushur detyrimet dhe obligimet tona kushtetuese, është tjetër ajo që mund të diskutohet mënyra e ndërhyrjes,përkatitjet, planifikimi profesional, mjetet, logjistika, pasojat etj, që lënë shumë për të dëshiruar.

„Bota sot“:

Planet dhe sfidat për vitin, në të cilin  sapo hymë?

Ismet Beqiri:

LDK-ja është e përkushtuar që në vitin që  kemi hyrë  të aprovojë dokumentet e saj partiake ; Statutin dhe Pragramin e  Partisë   në Konventën  e paralajmëruar të punës, nga kryetari i LDK-se z. Mustafa. Debati i zhvilluar gjer më tani ( i cili po vazhdon), brenda strukturave të LDK-së, ishte mjaftë konstruktiv dhe frytëdhënës,  ku dominoi fryma mobilizuese  dhe obliguese, me plotësime dhe ndryshime për materializimin e tyre praktik, në organet partiake. Ne presim që këto dokumente do të  aprovohen me kohë. Pastaj  nga Kryetari yne Dr. Isa Mustafa do të shpaloset  plani i punës i cili do të jetë plan i fitores së LDK-së për vitin 2012. Rritja e numrit  prej 50 mije votash në zgjedhjet e fundit, në raport me ato  paraprake, prurjet e reja (sidomos të rinjtë dhe gratë )   dhe kthimi i atyre te vjetërve rreth trungut të vetë rugovian si  dhe evidentimi i anëtarësisë dhe strukturës kualifikuese, sëbashku me grupin e ekspertëve profesional,  janë parametra të mjaftueshëm për kthimin e besimit të qytetarëve kah partia e tyre. Qytetarët e Kosovës nuk kan kohë për të humbur. LDK-ja, me potencialet e veta është shpresa  dhe fati  i tyre.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora