E shtune, 20.04.2024, 10:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Ku mbeti kënga e mirëfilltë shqipe?

E diele, 29.01.2012, 07:55 PM


REFLEKSE NGA DIASPORA

 

KU MBETI KËNGA E MIRËFILLTË SHQIPE ?

 

Nga Ramiz Dërmaku

 

Viteve të fundit muzika popullore shqiptare. Siq po shihet gjindet (po kalon) në një gjendje të rëndë. Duke filluar nga vitet e 90-ta, në Kosovë, trojet etnike shqiptare por edhe në diasporë fillon një periudhë e rëndë për të gjithë pra edhe për artin muzikor. Mbyllja me dhunë e institucioneve të Kosovës ndikoi drejtpësëdrejti në artin muzikor, ku filloi të “lulëzojë“ , shundi e kiçi. Pra, gjatë kësaj periudhe nga pobliku e dëgjuesit u krijua një ftohje “ftohje“ e adhuruesëve të muzikës popullore por edhe asaj folklorike. Rinia jonë gjatë këtyre viteve kur nuk funksionoi ligji e shteti, tregoi mosëinteresim ndaj muzikës popullore si në Kosovë, trojet etnike e Diasporë. Në disa raste gati muzika popullore ishte braktisur nga publiku. Mirëpo një pjesë e publikut e etur për muzikë popullore e ruajti atë nga armiqët e shumtë si në trojet etnike ponjashtu edhe në diasporë. Muzika që u krijua gjatë kësaj periudhe kohore 90-ta e deri më sot u komercializua deri në maksimum, pra thënë shkurt u sakatos nga motive të ndryshme. Gjatë këtyre viteve në Kosovë, trojet etnike shqipëtare por edhe në Mërgatë, lindën shumë “yje“ , të cilën nuk dijnë të këndojnë gjallë e me nota. Këto “ yje“ , të lindur gjatë kësaj periudhe dolën në skenë.., si këpurdhat pasë shiut. Pra ata lindën në studiot e shumëta muzikore private, të udhëhequra jo nga profesionistët, por nga disa diletantë të cilët e sakatosën artin muzikor. Në ato studio private të udhëhequra nga njerëz amatorë të cilët falë teknikës kompjuterike që ua rregullonin zërin këngëtarëve të tillë, dhe prodhuan“yje“ të cilët nuk kanë as njohurit më elementare me muzikën e gjallë. Këndimi atyre u mundësoi që ata të pasurohen materialishtë. Këngëtarët që lindë gjatë këtyre viteve ( jo të gjithë) vodhën këngë edhe nga popuj të tjerë, duke i përkthyer në gjuhën shqipe ( e shumë shpeshë duke përdorë edhe fjalë të huaja). Këta këngëtarë që lindën gjatë këtyre viteve, së pari filluan të këndojnë nepër mbrëmje, koncerte, dasma.., sidomos në diasporë. Ata duke e parë lëvërdin materiale inçizuan këngë në audio, video dhe CD-e dhe kështu duke kënduar këngë “Tallava“ ,depërtuan tek publiku e dëgjuesi ynë. Ata në munges të institucioneve kompetente bënë orvtje maksimale që përmes shkrimeve të tyre; në shtyp, radio,televizion dhe mediave elektronike t’i kritikojnë e gjykojnë dukuritë e tilla, mirëpo nuk patën sukses i tillë ishte edhe Sami Piraj.Teknika e përsosur e veglaave muzikore u mundësoi atyre“yjeve“ , që ata ta gënjejnë e mashtrojnë së pari veten e pastaj edhe dëgjuesin e publikun. Pra tani në shtypin tonë ditor, radio, televizion, mediat e shkruara dhe ato elektronike ( e kohëve të fundit defilojnë edhe në RTK-ës, ku një numër i madhë “yjesh“ të cilët është shumë vështirë të kuptohen. Të gjithëve na është e njohur se sukses i një këngëtari është këndimi i gjallë në skenë.

Në anën tjetër një grup i këngëtarëve të vërtetë, jo që nuk krijuan albume, por u angazhuan me të gjitha forcat e tyre, materiale, fizike e intelektuale, ta ruajnë e kultivojnë muzikën folklorike popullore nga ; barbarizmat, turqizmat, sllavizmat, shundi, kiçi, plagiati, etj etj. Këngëtarët e mirëfilltë gjatë tërë karierës së tyre; Shkurte Fejza, Sinan Vllasaliu, Ilir Shaqiri, Nikoll NIkprelaj, Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli, etj, gjatë karierës së tyre këngës popullore shqipe i dhanë shpirtin dhe në asnjë moment nuk pranuan tjetërsimin e saj. Disa këngëtarë të mirë ca vite ishin larguar nga skena muzikore, gati ishin harruar, të shkelur nga pseudokëngëtarët, matrapazët, diletantët, për ti shpëtuar shundit dhe kiçit . Sot shtrohet pyetja ? Ku janë kompozitoët e mirëfilltë të cilët vite te tëra me sukses ditën ta ruajnë dhe kultivojnë këngën dhe muzikën shqiptare. Ne fund mund të cekim se të gjithë këngëtarët të cilët gjatë karierës së tyre e bstarduan, vodhën , ose e përdorën, shndin dhe kiçin do ti gjykojë koha. Ata një ditë do të turpërohen para historisë së pasur të muzikës sonë.

 

Punuar me 21.01.2012

Weingarten-Gjermani



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora