E marte, 23.04.2024, 10:26 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Rumania do ta njohë Kosovën pas zgjedhjeve

E hene, 03.03.2008, 07:25 PM


Rumania do ta njohë Kosovën pas zgjedhjeve

Nga Baki Ymeri
  

Baki Ymeri
Rumania përdori një stratagjemë tejet të fuqishme politike në prag të zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve në Serbi. Qëllimi i saj ishte pësojë fiasko kandidati ultranacionalist i cili tentonte ta rikthejë kohën e Millosheviqit në pushtet. “Shpresojmë se Rumania do ta njohë pavarësinë (e Kosovës) pas zgjedhjeve, ngase për një kohë të gjatë ajo s’mund të bëjë gjë tjetër veçse atë që bëjnë aleatët e saj”, shkruan analisti Andrei Cornea në Revista22 (nr.9, 26 shkurt-6 mars 2008), revistë e botuar nga Grupi për Dialog Social, e cila i kushton disa faqe historisë së Kosovës dhe intervistës së premierit kosovar Hashim Thaçi (intervistë e huazuar nga “Politique Interantionale” nr. 118, dimër 2007-2009). Rumania është vatra antike e trakasve të lashtë, siç është Kosova djep i lashtë i ilirëve dardanë, me gjurma të lashta të paganizmit dhe krishtërimit shqiptar. “Po, për Kosovën”, thekson Silviu Tudor-Saladjiar në editorialin “Pastrimi etnik në provincën e Kosovës”, duke patur për
 mbititull motton “Fushata e Interesit Publik Po, për Pavarësinë e Kosovës” (Interesul Public, Nr. 142, 1-2 mars 2008).  Ata thonë Po, ne themi Jo, dhe nuk na dëgjon askush, thekson analisti Cristian Unteanu në të përditshmen Ziua (2/3 shkurt 2008).
  Janë disa lajme trimëruese të inkorporuara në gjirin e një varg artikujsh dedikuar durimit shqiptar dhe krimit racist të barbarëve të  ultranacionalizmit serb, artikujt që justifikojnë mençurinë e analistëve të mirëfilltë të demokracisë rumune, vizionarë të cilët ndikojnë përmes pushtetit të katërt (shtypit), për të krijuar një opinion pozitiv për Kosovën. Dhe nuk janë vetëm ata. Për Kosovën dhe pavarësinë e Saj kanë shkruar me admirim Renate Weber, Andrei Pleshu, Rodica Culcer, Florian Bichir, Tiberius Puiu, etj. Jemi të revoltuar nga sjellja e deputetes Oana Manolescu në Grupin e Minoriteteve nacionale të Dhomës së Deputetëve, e cila jo vetëm që e ka dëshmuar mospërkatësinë e etnisë shqiptare por edhe armiqësinë e saj ndaj krejt kombit shqiptar, thekson dr. Xhelku Maksuti, kryetar nderi i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë.
  Rumania në kohën e Mbretërisë ka luajtur një rol primordial në politikën e saj internacioanle. Ajo i ofroi mikpritje Ismail Qemalit për mbajtjen e mbledhjes historike kur u morën vendimet e para që Shqipëria të shpallet “e lirë dhe e mosvarme”. Kosova ka nevojë për Rumaninë dhe Rumania ka nevojë për Kosovën. Me gjithë këmbënguljen e deputetëve të panumërt që votuan në dy debate parlamentare kundër pavarësisë, ndëra ta edhe përfaqësuesja joshqiptare e  minoritetit shqiptar, Oana Manolecu, Rumania përmes presidentit Traian Basescu e bëri të veten: dha kontribut të jashtëzakonshëm diplomatik që Serbia mos të hidhet në krahët e Rusisë. S’është e tepërt të dihet p.sh. se populli më i shumtë në numër janë rumunët, thekson Kadareja te “Ra ky mort e u pamë”, duke shtuar se sa katër popuj të tjerë: grekët, serbët, shqiptarët e bullgarët, rumunët kanë afërsisht të njëjtën madhësi. Rumania, sipas shqiptarit më të njohur në botë, do të shmangte p.sh. keqkuptimin se Serbia është një vend i madh në Ballkan, rrjedhimisht ajo mund të ketë një rol arbitri, në kohën që ajo është tri herë më e vogël se Rumania.

(Baki Ymeri, bukureshti@yahoo.com)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora