Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: A ka mbetur veriu i Kosovës i lënun pas dore (?)

| E diele, 29.01.2012, 08:02 PM |


A ka mbetur veriu i Kosovës i lënun pas dore (?)

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Si në shumë  vende të tjera demokratike të botës, edhe në Kosovë pas çlirimit dhe  gjatë ndërtimit të institucionëve shtetrore dhe të krijimit të kushteve  për të jetuar dhe për të shkuar përpara, lindin përpjekje dhe iniciativa të arsyeshme  që këto të arrihen me sukses, pa ndonjë pengesë dhe ngatrrim.Mirëpo gjatë këtyre përpjekjeve dhe iniciativave ka pasur mjaft reagime dhe kritika në adresë të institucioneve tona shtetërore, sidomos në adresë të Qeverisë ,e cila gjatë kësaj periudhe disa vjeçare ka pasur pak angazhime për menjanimin e dobësive dhe lëshimeve, sidomos në menjanimin e krimit të organizuar, kontrabandës korrupsionit…Kjo  ka nxitur reagime dhe kritika të  arsyeshme të opozitës dhe të qytetarëve për gjendjen e vështirë dhe të papërspektivë në Kosovë . Megjithse  përpjekjet  nga Qeveria për zgjidhjen e shumë  problemeve të grumbulluara, ato sikur kanë mbetur  si më parë, pa u realizua.. Qeveritarët tanë , por edhe të tjerët udhëheqës gjatë mandatit të tyre mendojnë vetëm për vetë , nuk mendojnë për qytetarin tonë , për kushtet e vështira të tyre , por ata mendojnë se tani kanë rastin për t’u pasuruar , se në të ardhshmen nuk do të zgjidhen në këto vende të rëndësishme, kështu gjatë mandatit shfrytëzojnë pozitën për t’u pasuruar, sidomos me mënyrën e “tenderizmit”. Prandaj kaluan 12 vitë nga krijimi i shtetit të Kosovës , gjendja ende është e paqëndrueshme dhe e papërspektivë. Këta individë me pozita të larta në institucione shtetërore (në qeveri) derisa janë zgjedhur kanë dhënë shumë premtime për përmirësimin e gjendjes së vështirë duke manipuluar me votën e lirë të qytetarit…

 

Faktori ndërkombëtar toleron Serbinë

 

Shumica e këtyre  problemeve  dhe vështirësive  janë të lidhura me gjendjen e papërspektivë në veri të Kosovës, ku mbretron kaosi, krimi i organizuar, kontrabanda, korrupcioni dhe cenimi i sovraniteti  të vendit… Shkaktare e të gjitha këtyre , dihet qartë ,është Serbia , e cila sikur është e prilivegjuar nga Bashkësia Ndërkombëtare në dëm të Kosovës. Ajo (Serbia) po ndihmon dhe po financon strukturat paralele në veri të Kosovës dhe  po krijon kaos në sundimin e ligjit, respektivisht po cenon sovranitetin e Kosovës, në këtë pjesë të vendit…Tadiqi është këmbëngulës për ruajtjen e këtyre strukturave paralele të cilat i finacon dhe i përkrah…

Në këtë fushë faktori ndërkombëtar është mjaft tolerant ndaj Serbisë, respektivisht ndaj krimit të organizuar, kontrabandës , korrupsionit dhe strukturave paralele , për të cilat thotë se nuk ka mundësi reale për të ndërhyrë në menjanimin e tyre . Kjo gjendje e papërspektiv në këtë pjesë të vendit, faktorit ndërkombëtar, por edhe Qeverisë së Kosovës  po i kushton shtrenjtë edhe në fushën  financiare. Tani kur rrugët janë të blokuara  me barikada, vetëm për bartjen e policëve  në pikat doganore  për një orë të qarkullimit deri në këto pika   kushton  4000 euro. Sipas një raporti gjerman , brenda një viti  shpenzimet në këtë fushë janë maramendëse (400 milion euro). Në këto pika doganore, serbët nuk qarkullojnë. Ata (serbët) qarkullojnë nëpër rrugët alternative, nuk pranojnë që të kontrollohen nga Policia Doganore e Kosovës.Mendoj se në këtë fushë dalëngadalë edhe kjo pjesë patjetër të institucionohet, por duhet Qeveria në rend të parë të ketë iniciativa për të ndermarë masa komvor kushtetutës dhe ligjeve , me dialog siq edhe po dialogohet, por jo sipas kerkesave të Serbisë, në dobi të saj (Serbisë). Dialogu me Serbinë është mjaft i vështirë, prandaj Qeveria duhet të përdorë edhe metoda të tjera të ndërhyrjes, siq veproi në korrik të vitit të kaluar. Për një veprim të tillë koordinimi me forcat ndërkombëtare është i domosdoshëm, por në disa raste siq po ndodhin në veri të Kosovës ,Qeveria duhet të veprojë me iniciativa të pavarura nga forcat ndërkombëtare, dhe mos të bëhet dëgjuese e verbër ndaj disa kërkesave dhe propozimeve të Bashkësisë Ndërkombëtare …

 

Çfarë sjellin nismat rajonale për Kosovën

 

Serbinë vetëm forca e venë në binarët e zgjidhjes së problemeve egzistuese, prandaj bisedat me faktorin ndërkombëtar për heqjen e pavarësisë së mbikqyrur është e domosdoshme, megjithse ende nuk jemi të konsoliduar dhe të forcuar si shtet për t’i përballuar detyrat që parashtrohen pas pavarësisë së mbikëyrur… Sekretari i përgjithshëm i NATO-s , Anders Rasmuesen ka deklaruar se aleanca veriatlantike “politikisht e ka  vazhduar mbështetjen e dialogut Beograd-Prishtinë, nën ombrelën  e Bashkimit Evropian”…, prandaj bisedat për pjesëmarjen e nismave rajonale të Kosovës ,janë të mirëpritura dhe një vendim me rëndësi, mirëpo coptimi i emrit zyrtar të shtetit që ka kërkuar Serbia e ka lënë pa fjalë të parin e ekzekutivit, i cili ka vendosur që edhe tema  të natyrës politike , siq është forma e  përfaqësimit të Kosovës në nisma rajonale ,t’i pranojë për negociata  në Bruksel. Ai (Hashim Thaçi) nuk ka mundur t’i shpiegojë detajet e mënyrës së prezentimit në nismat rajonale, vetëm ka thënë  se “përfaqësimi do të jetë  konform Kushtetutës”, prandaj kritikuesit e kanë quajtur “injorantë, apo disfatist”.. Ndersa Edita tahiri ,kryenegociatore në bisedat me Serbin ka thënë se pala kosovare është pajtuar që Kosova të prezentohet pa fjalën Republikë dhe me një fusnotë”. Mendoj se heqja e fjalës Republikë do ta zbeh nocionin e shtetit të Kosovës, prandaj në këtë fushë është  dashur të kihet kujdes çka humbim dhe çka fitojmë në këtë dialog për heqjen e fjalës Republikë…

 

Kur subjektet politike dhe qeveria fyejnë dhe etiketojnë njëra tjetrën

 

Subjektet politike-opozitare dhe Qeveria në vend që të angazhohen për situatën në veri të Kosovës dhe të gjejnë zgjidhjen e problemeve në këtë pjesë të vendit, në kohet e fundit sikur është harruar, barikadat ende janë të pranishme, kriminelët ende nuk janë kapur.Kur menduam se njëri prej tyre është kapur, të nesermen ishte liruar… Qeveria dhe disa subjekte partiake, sidomos VV kanë filluar që të merren me njëri tjetrin, me etiketime , fyrje dhe kërrcënime, në vend të qëndrimit të përbashkët dhe të harmonizuar për zgjidhjen e problemeve egzistuese sidomos në veriu të Kosovës, Vetëvendosja sikur nuk është e përmbajtur për të  kritikuar ashpër, me një gjuhë të pazgjedhur ndaj qeverisë në krye me Hashim Thaçin, sidomos  pas protestave (të VV) për reciprocitet, kur Qeveria  kundërshtoi  dhe mori  masa të ashpra ndaj protestuesve dhe deputetëve të këtij subjekti politik…Si protestuesit (e VV) që nuk duhej të dilnin në protestë në këtë kohë , ashtu edhe Qeveria (Policia e Kosovës) nuk është dashur të  tejkalojnë masat ndaj protestuesve, por t’i zgjidhin me mirëkuptim mosmarrëveshtjet dhe problemet egzistuese. Këto kanë acaruar më shumë mardhënjet e Qeverisë në krye me Hashim Thaçin dhe  Levizjen “Vetëvendosje” në krye me Albin Kurtin…

Mirëpo gjatë reagimeve dhe kritikave reciproke  linden disa etiketime dhe fyrje të panevojshme që nuk përkojnë me etikën e kritikave dhe polemikave.të shëndosha.Mendoj se akuzat  e VV se Hashim Thaçi ka kontaktuar me Boris Tadiçin si dhe akuzat e “Kamishit” (PDK) se Albin Kurti ka pasur korespodencë me vajzën e një ministri të Millosheviqit janë vetëm “kamuflime” për të njollosë dhe për të treguar në këto rastë një çasje të papjekurisë dhe të një koncepti jo të shëndoshë, joprofesional, jointelektual dhe primitive.Paraçitja e tyre  në këtë kohë kur të gjithë po mendojmë që t’i marrim frerët e sundimit të pavarësisë së mbikqyrur, këto “hudhje e gurëve mbi njëri tjetrin” nuk ndihmojnë por vetëm iritojnë dhe krijojnë  paqartësi dhe pengesa për përmirësimin e gjendjes ende të vështirë dhe të papërspektivë në Kosovë…