E premte, 19.04.2024, 04:40 AM (GMT+1)

Mendime

Halil Gashi: Na rrahu policia, na rrahu Hashim Thaci, na rrahu Bajram Rexhepi...

E diele, 29.01.2012, 07:57 PM


Na rrahu policia, na rrahu Hashim Thaqi, na rrahu  Bajram Rexhepi....

 

Shkruan: Halil Gashi

 

Na rrahu policia, na rrahu Hashim Thaqi , na rrahu  Bajram Rexhepi.... ishin këto sloganet e aktvistëve të vetëvendosjës të cilët në Protestën e 14 Janarit vertet disa nga ta pësuan nga dhuna policore .... Na sulmuan më gurë , u lenduan dhjetra policë  nga gurët e aktvistve të Vetëvendosjës...thonin policët dhe zyrtarët e policisë.... Ne jemi për të mbrojtur ligjin dhe Kushtetutën ky është obligim dhe zotim i yni pohojnë edhe ata policë që pësuan lendime  ...Dhe vertetë e tëra kjo që pamë më 14 Janar është e pa kuptimët... është shumë e dhëmbshme pasi që rraheshin shqiptarët në mes vehte, shumë nga këta që ketë ditë pësuan nga kjo dhunë nga të dyja palët i kanë ende plagët dhe lëndimet e pa  sheruara plotësisht nga rrahjet dhe dhuna e policisë serbe të pësuar nëpër kzamatet e serbisë , qofshin nga rradhet e Vetëvendosjës qofshin nga ata të policisë, ngase e dijmë se në policinë tanë ka shumë pjestar edhe të Luftës se  Ushtrisë çlirimtare ..... A ka gjë më të te tmerrshme se ata të cilët deri dje kishin një armik të përbashkët, që kishin hëngër dajak nga po ai  armik i tyre i përbashkët , tani mu keta për atë armik të përbashkët rraheshin në mes vehte ..... Kjo është ironi e jetës  , ironi e mënyrës të mënduarit të shqiptarve  në veçanti atyre të frustuar pas pushtetit ose për ta marrë atë ose për ta ruajt atë......Dhe kush fitoi ditën e 14 janarit , ....fitoi Serbia , kush humbi ...humbi Kosova .. kësaj rradhe Kosova humbi nga shqiptarët  ngase ata e bene lojën më gurë e më shqelma , më shkopinj gome dhe lotsjellës , kurse Serbia bëntë sehir dhe tani përgaditë strategjinë si ta akuzoi Kosovën  si vend që ndalon qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave .... Aktivistët e vetëvendosjës e sollën  Ballvan revolucionin e serbve te veriut nga pikat doganore të veriut  në Merdare dhe Dheun e barrdhë...

Ju qunat e Vteëvendosjës për shumicën nga ju populli i Kosovës ka simpati , por duhet ta keni të qartë dhe pikërisht ju quna duhet të ju kërkoni liderëve të juaj që më të mos ju prijnë në beteja ndershqiptare . Në Kosovë që moti duhet të kenë marrë fund revolucionet bolshevike dhe ato të Amerikës latine ... Çe gevara edhe po të ishte gjallë do e kuptonte se kur në emër të drejtësisë populli e merr drejtësinë në dorë atëherë  do të derdhet gjaku, do të lindin diktaturat .. e kush do të fitoi atëherë , serish do të fitoi serbia...

Babai im plakë mjekerr thinjur më patë treguar një herë bukur moti kur Bejleret duanin të dobësonin  fshataret e rebeluar fusnin ata fshtaret në hasmëri në mes vehte duke luftuar dhe duke u vrarë për të mbrojtur kinse secili Begun që i sherbente, kurse ata bejlerët në mbrëmje pinin raki se bashku dhe talleshin me viktimat duke thenë se sa  rahmetli pate ti sote sa pata unë...

U tregova ketë juve qunave të Vetëvendosjës ngase dikush mbreme ne Serbi ka festuar duke i parë shqiptarët duke u rrahë në mes vehte ... Ju qunat e vetëvendosjës që askush nuk dyshon në ndjenjat e juaja të qiltërta patriotike, mos i ndjekni lideret e juaj të ju qojnë në beteja ndershqiptare , ata që mendojnë ndryshe nga ju nuk janë armiqët e juaj , edhe ju nese mendoni ndryshe nga ta  nuk jeni armiq të Kosovës ....Por ju që nuk po mendoni njësoj nuk do të duhej që të mendoni dhe veproni për të mirën e serbisë  e për të keqën e Kososvës .

Nuk do të deshiroja as unë e as njeri i kthjellet nga rradhet e shqiptarve që serish të ndodh diq e ngjashme, nuk do të deshiroja të degjoi atë Slloganin na Rrahu shteti, na Rrahu Hashimi, apo... ashtu sikur  degjonim pas 24 janarit në Shqiperi  Na vrau shteti... na vrau Saliu...

Po që se këshutu vazhdojmë të mëndojm dhe veprojmë nje ditë të gjihëvë do të na vrai Zoti.....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora