E marte, 14.07.2020, 09:51 AM (GMT+1)

Intervista

Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (IV)

E diele, 29.01.2012, 08:05 PM


Një pyetje nga Ilir Dardani:

 

A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve?

 

Pjesa e katërt

 

Gjergj Kastrioti, i vlerësuar si ''një ndër më të mëdhenjtë e të mëdhenjëve'', është Heroi Kombëtar i Shqiptarëve. Asnjë shqiptar tjetër nuk arriti t’i afrohet veprës madhore Kastriotane, megjithatë nuk është heroi i të gjithë shqiptarëve. Kleri mysliman dhe besimtarët seriozë - viktima të ideologjisë antishqiptare - kanë probleme të pafundme me KryeHeroin Tonë. Kthimi i Gjergjit në vëndlindje dhe refuzimi i islamit si fe dhe si pushtim ka ngritur male pakënaqësie tek hoxhallarët dhe besimtarët e sotëm saqë arrijnë ta krahasojnë edhe me kryearmiqtë tanë.

Ndërkohë, një ndër shqiptarët që ka sakrifkuar më shumë në shekujt e fundit është Adem Jashari, i cili nderohet dhe do të nderohet nga të gjithë shqiptarët pa përjashtim, sepse fjalë të parë dhe të fundit kishte Atdheun dhe Lirinë e tij, si Gjergj Kastrioti.

A mund të urrehet një njeri që Lufton Pushtimin dhe Mbron Lirinë?

 

A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve?

 

Në lidhje me këtë temë kam marrë mendimin e disa intelektualëve dhe bashkëpunëtorëve të Zemra Shqiptare, të cilët i falenderoj nga Zemra Shqiptare.

 

Dr. Thanas L. Gjika. Dr. Gjika është i njohur për shqiptarizmin e tij kristalor dhe kemi nderin të kemi dhjetra materiale të autorit në ZSH. Studiuesi ynë nuk është nga ata që ngurronjë të shprehen për të kaluarën dhe figurat që bënë Historinë e Nderit të Kombit Shqiptar. Në të njëjtën kohë jeton edhe me aktualitetin e brishtë shqiptar duke theksuar se ne i përkasim vetëvetes:

Kjo pyetje midis ne shqiptarëve tingëllon absurde.

Bëmat trimërore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut ishin ato që nuk e lanë popullin tonë të binte në gjumin e vdekjes gjatë zgjedhës osmane. Rikujtimi i tyre në poezi e shkrime prej atdhetarëve tanë gjatë shekujve të XIX-XX-të, të njohur si shekujt e nacionalizmit, e rilindën atë.

T’i përgjigjesh kësaj pyetje negativisht, do të thotë se je njeri që nuk ndjen krenari për bëmat trimërore të Kastriotit dhe nacjonalistëve tanë, do të thotë se nuk je i një kombi me Skënderbeun dhe me gjithë trimat e kombit tonë si Marlin Becikemi (alias Barleti), Gjon Buzuku, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, Naum Veqilharxhi, Abdyl, Sami e Naim Frashëri, Idriz Seferi, Isa Boletini, Dedë Gjo Luli, Hasan Prishtina, Faik Konica, Fan Noli, Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, e gjithë ata që e kanë nderuar dhe e nderojnë Gjergjin e Madh dhe kombin tonë. Do të thotë të bësh pjesë në kampin e armiqve të kombit shqiptar.

Disa armiq të kombit tonë që dolën dikur nga radhët e fqinjëve tanë sërbë ose grekë u përpoqën të na e mohonin Skënderbeun, jo duke e sharë, por duke u përpjekur të na e vidhnin atë e ta quanin bir të popullit të tyre. Kurse sot disa njerëz të paguar prej turkut a fondamentalizmit mysliman arab, po shkojnë më tej se sërbët e grekët, ata po e quajnë Skënderbeun armik të shqiptarve, sepse shqiptarët sipas tyre qenkan bij të sulltan Muratit, janë pasardhës të osmanëve. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, po thonë përhapësit e propagandave të sotme turke e fondamentaliste arabo-myslimane, duhet urryer prej shqiptarëve, sepse ai u tregua mosmirënjohës ndaj sulltanit që e rriti në oborrin e vet. Po si mund t’i ishte Gjergj Kastrioti mirënjohës sulltanit, kur ky e kishte shkulur nga gjiri i familjes prindërore dhe pasi vdiq i ati nuk e ktheu princ në pronat e veta, si i dha fjalën Gjon Kastriotit kur ia mori peng?

Kush e ndjen veten bir të sulltanit le të shkojë në Turqi, ku shkuan gjithë ushtarët osmanë pas nëntorit 1912, atje ku rrojnë shumica e pasardhësve të sulltanëve. Po të duan të jetojnë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, ata duhet të shpallen turq e t’i njohim për minoritet turk, me të drejtat që u përkasin, por nuk mund t’i quajmë shqiptarë, sepse shqiptarë të tillë do të jenë gjarpërinj helmues në gjirin tonë.

 

Ramiz Bojaj, Publicist. Drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike. Analisti Bojaj është shumë aktiv në shtypin shqiptar dhe këtu në ZSH. Në shkrimet e tij spikatë inteligjenca në shërbim të qytetarit, mos-kompromisi me politikën e gabuar të politikanëve tanë dhe aspak mirënjohës i dorës dhunuese dhe grabitçare të fqinjëve tanë:

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, pa asnjë dyshim ka qenë dhe mbetet heroi më i madh kombëtar i të gjithë kohërave. Çdo popull e ka bazamentin e vet të shtetformimit, komb organizimit, ku edhe ne shqiptarët e kemi identitetin tonë të heroizmit, rezistencës dhe shtetësisë. Kjo për faktin se 28-Nëntori i vitit 1443, ishte epiqendra e formësimit të mëvetësisë shqiptare, duke simbolizuar simbiozën e vetëmbrojtjes së qenies shqiptare, përballë pushtimeve të egra, spastrimeve dhe grabitjeve ekspansioniste nga të huajt, veçmas nga osmanllinjtë e asaj kohe. Rezistenca titanike e Skënderbeut tonë të madh, jo vetëm se mbeti përgjithmonë, simbol i rezistencës dhe mençurisë, por ishte simbol i të gjitha proceseve të mëvonshme të organizimit nacional shqiptar. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, për herë të parë në historinë e këtij kombi ngriti Flamurin me shqiponjën dykrenore në Kalanë e Krujës, i cili valoi përplot 25 vjet me radhë duke ruajtur, po kaq vjet, lirinë dhe identitetin nacional, etikën dhe etninë shqiptare. Mbi vizionet skëndërbeiane, lind edhe Nëntori i dytë më 1912, (ngritja e flamurit të pavarësisë së Shqipërisë, (nga plaku Ismail Qemaili) duke shënuar, kështu, themelin e Shqipërisë e sotme (londineze), e cila mbushi plot 99-vjet jetësi, duke prezantuar anekënd botës, identitetin autentik shqiptar. Flamuri kombëtar shqiptar i Skëndërbeut, nuk ishte vetëm simbolikë, por edhe frymëzim zgjimi për luftë, liri dhe rezistencë. Veçmas për shqiptarët të cilët padrejtësisht mbetën jashtë shtetit amë, Shqipërisë. Njëzetetetë nëntori i 1912-ës, shëroi një plagë shqiptare, (Pavarësia e Shqipërisë), por la të hapura plagë tjera të cilat kullonin në zgjedhën e të huajve, serbo-sllave e greko-helene. Kushdo qe bën përpjekje të tëhuajësojë ose minimizojë rolin e Skënderbeut, në identitetin e kombit shqiptar,janë argatë të antishqiptarisë, të cilët mundohen të tjetërsojnë historinë e kombit tonë, ndër më të vjetrit në Gadishullin Ilirik.

 

Rita Saliu. Poete, Gazetare. Motra dardane ishte pranë popullit të saj në Dardani në ditët më të vështira, por edhe në Amerikën e largët ajo u bë strehë engjëllore për shqiptarët që emigruan atje. Cudi? Aspak. Motra e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezes nuk mund të ishte ndryshe:

Pyetja e parashtruar nëse Gjergj Kastrioti është hero i gjithë shqiptarëve është në vetëvete një pyetje retorike, pra që do të thotë se e ka përgjigjen me vete, pas asnjë lloj dyshimi apo dileme. Që do të thotë që Gjergj Kastrioti është hero i gjithë shqiptarëve dhe i të gjitha kohëve, sepse arriti që t'i organizojë dhe t'i bashkojë shqiptarët në mbrojtje të trojeve të Arbërisë, të cilët zakonisht dhe historikisht, në momente shume vendimtare për fatin e kombit, gjenden gjithnjë të përcarë.

Pyetja vjen, por me siguri Ilir Dardani nuk kishte pasë dëshirë ta shtrojë këtë pyetje! Sepse vë në dyshim një të vërtetë historike, për një hero legjendar mbarëkombëtar, roli i të cilit ishte vendimtar edhe për fatin e Europës, e cila pa Gjergj Kastriotin do të ishte e pushtuar prej perandorisë otomane, që do të thotë se, nëse ushtria e sulltan Muratit II dhe sulltan Mehmetit II nuk do të mposhtej nga Skënderbeu triumfator, atëherë perandoria otomane do të kishte dalë triufuese dero në Atlantik.

Pra, më duket që Heroi Legjendar nuk do të pranonte pyetje të tilla. Figura emblematike e Gjergj Kastriotit përjashton cdo lloj dyshimi apo hezitimi dhe kërkon vetëm ndërgjegjësim të plotë kombëtar, sidomos të elitës intelektuale.

 

Selim Nëngurra, Analist. Autori i librit ‘’Nëngurra e Istogut’’, është njëkohësisht edhe autori i veprës tepër fisnike: Arbërimin e mbiemrit të tij - heroizëm i rrallë intelektualo-atdhetar - shëmbulli më i mirë që duhet ndjekur nga të gjithë shqiptarët, të parët e të cilëve kanë qenë Gjergj Kastriotë dhe jo murato-mehmetë. Nëngurra ekziston në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, i përket kombit i cili ka nevojë për zgjuarsinë, kthjelltësinë e lartë dhe trimërinë:

Gjergj Kastrioti  asht Hero kombtar dhe ndërkombtar sepse  ai si askush para dhe pas ti  ishte strategu ma i mirë dhe ma i mencem i cili me largpamsi pau rrezikun që i kanosej jo vetem etnisë shqiptare të ciles ai i perkiste, por Ai pau se i tanë kontinenti i vjetër Evropa rrezikohet nga e keqja e tmerrshme që vinte nga lindja. Ai pau rrezikun dhe hapi gjoksin për t’i dal para e për ta ndal hovin e territ e tmerrit islamist osmano-turk që mbiu në Anadollin aziatik.

Nuk asht rastësi që Gjergj Kastrioti nga Papa u vlërsue si Kalorsi i Krishtenizmit, si mbrojtësi i vlerave evropiane. Nuk asht e rastit që sot e kësaj dite Ai asht i vetmi Hero, e vetmja figurë histroike evropiane që kujtohet me respekt gjithandej botës dhe asnjiherë nuk e mbulojë pluhuni i harresës historike. Dhe nuk asht rastësi që shumë metropole e qytete të shteteve evropiane sot kanë buste, emna sheshesh e shtatore të Kryeheroit tonë Kombëtar.

Mirpo a asht Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë shqiptarëve?! Unë them se PO ai asht Kryehero i shqiptarve, asht figura ma e madhe e etnisë pellazgo-ilire nga lashtësia deri në ditët e sotme. Dhe mendoj se as edhe per qindra mija vjet askush nuk do arrinë permasat e veprave të Gjergj Kastriotit. Mirpo mendoj se jo të gjithë ata që flasin shqip janë shqiptarë, dhe normal se për ta Gjergj Kastrioti nuk asht Hero.

Shqip flasin edhe romët, ashkalinjët dhe egjiptasit që mbeten përgjithmonë në trojet shqiptare pas largimit të osmanve pushtues (ata i kishte sjellë perandoria Osmane qëllimisht për ta hibridizue etninë shqiptare ). Bile këto minoritete nuk kanë gjuhë tjetër pos shqipes, por nuk janë shqiptarë dhe edhe vetë e pohojnë se nuk janë. Per të tillët Gjergj Kastrioti nuk asht Hero.

Shqip po flasin me nji perziemje me turqizma e arabizma edhe disa mjeranë mjekerrcjepën dhe gra me ferxhe e shamija të mbulueme si ninxhat japoneze, por ata e ato Gjergj Kastriotin nuk e kanë Hero, ata i kanë hero dhe të shejta mbeturinat e mbrendshme të stomakut të pushtuesit  Sulltan Muratit të parë në Gazimestan dhe të tillët ma parë e pranojnë Sllobodan Milloshevicin për hero se Gjergj Kastriotin.

Shqip flasin me përzimje bugarisht, romishte e turqisht edhe nji pjesë e madhe e njerzve në shtetin pa komb, pa etni ish republiken e RSFJ Maqedoni, por ata ngrejnë vithet nga pesë here në ditë me piskamat "allahuekber" dhe as këta nuk e kanë Hero Gjergj Kastriotin. Këta e mallkojnë Kryeheroin shqiptar dhe betohen me "kofsha turk elhamdyrylah".

Shqip rrjedhshëm flasin e shkruejnë edhe këto krijesa monstruoze: Rexhep Qosja, Olsi Jazexhi, Milazim Krasniqi, Abdi Baleta, Shefqet Krasniqi, Hysamedin Ferri, Naim Terrnava, Selim Muca etj. etj. por këta kanë heronjët e tyne "pejgamerin" arab Muhametin dhe dreqin e të birin e ti, por jo edhe Gjergj Kastriotin.

Pra tema e hapun nga Kryeredaktori i ZSH-së z. Ilir Dardani asht plotësisht me vend dhe me mend. Le ta shofin dhe le ta kuptojnë pasardhësit tonë se jo të gjithë që flasin me ngatrrime e përzimje apo edhe rrjedhshem shqip nuk janë shqiptarë dhe rrjedhimisht nuk mund ta kenë Gjergj Kastriotin Hero. Heroi shqiptar për të tillët asht Anmik.

Unë krenohem se jam shqiptar dhe i mburrem botës me Kryeheroin tim Gjergj  Kastriotin.

Zoti e Bekoftë vepren e Ti dhe Zoti e Bekoftë Shpirtin e Ti.

 

Ali Sh. Berisha, Shkrimtar. Berisha i letërsisë, i fjalës së zgjedhur poetike, ku mbizotëron frymëzimi atdhetar Kuq e Zi, për Kastriotin na jep këtë përgjigje:

Përgjigja ime është shumë e thjeshtë. Gjergj Kastrioti ishte, është dhe do të jetë hero i gjithë shqiptarëve. Gjithëherë në mesin e shqiptarëve kishte turbullues të mendjes dhe të vërtetës edhe nga ana e të krishterëve, edhe nga ana e muslimanëve shqiptarë. Por, fatbardhësisht këta janë aq të vegjël sa krijuesi i gjithësisë nuk i merr vesh. Gjergji tek ne ka hyrë si legjendë e pavdekësisë dhe këtë pavdekësi u përpoqen të ligjët ta përfitojnë duke e stolisur veten me eshtrat që gjetën në varrin e tij, u përpoqën të gjenin forcë në shpatën e tij në vend se të kërkonin forcën në mendjen dhe krahun e tij. Meritë tjetër e Gjergjit ishte bashkimi i princërve shqiptarë, qoftë me forcë e qoftë me bindje se kishin një armik, një pushtues, një dhunues, një vrasës, një feprishës të përbashket që vinte për të vrarë, që vinte për të plaçkitur thesar e njerëz të gjallë, që vinte për të tjetërsuar njerëz e toka....

Sa do të flisja e do të flisja për të madhin Gjergj...

 

Ryzhdi Baloku, Shkrimtar. Në ZSH kemi publikuar disa pjesë nga libri tepër i cmuar i Balokut, ku vetë titulli tregon se është një libër që duhet lexuar nga të gjithë:

Personalisht, për mua nuk ka dilemë pyetja e juaj, se a është apo nuk është Gjergj Kastrioti Hero i te gjithë Shqiptareve

Lidhur me personalitetin e Gjergj Kastriotit, e kam shprehur mendimin tim publikisht në librin: ‘’Udhëtim nëpër vitet dramatike shqiptare’’, prandaj me këtë rast po e shkëpus një fragment të shkurtër nga kjo vepër, si vijon: “Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u përket personaliteteve më të shquara të të gjitha periudhave historike, për të cilin kishin konsideratë të veçantë edhe popujt tjerë të Evropës, sepse përkundër asaj që si fëmijë nga turqit ishte konvertuar në besimin islam, njëherësh konsiderohej se ishte edhe mbrojtës i krishterimit dhe civilizimit evropian. Për këtë në shenjë respekti, këtij heroi shqiptar iu ngritën përmendore edhe jashtë kufijve të Shqipërisë”.

Pos mendimit të cekur, dua t’ju them se e kam për zemër edhe të madhin Pashko Vasa, i njohur si Vaso Pashë Shkodrani, prandaj me këtë rast citoj:

Sa thonë kam fe sa thonë kam din; / Njeni:" jam turk", tjetri:"latin" / Do thonë: " Jam grek", "shkje"- disa tjerë, / Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë! / Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, / Për me ju damun me ju vorfnue! / Vjen njeri i huej e ju rri n'votër, / Me ju turpnue me grue e motër, / E për sa pare qi do t'fitoni, / Besën e t'parëve t'gjith e harroni, / Baheni robt e njerit t'huej, / Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!

Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, / Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu, / E mos shikoni kisha e xhamia: / Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!

 

Gjon Neçaj, Poet, Gazetar. Jemi mësuar tashmë që të lexojmë shpesh krijime letrare, kronika e reportazhe nga tropojani ynë, të cilat pasurojnë krenarshëm ZSH-në:

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, është dhe mbetet padyshim Heroi ynë Kombëtar dhe shembëlltyrë e të gjitha kohërave për shqiptarët.

Gjergj Kastrioti:“...Lirine nuk ua solla une, por e gjeta ketu! Sapo më shkeli këmba në truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të gjithë, më dualët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar që u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin zbritur ketu gjithë Perënditë...Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo, në krahëror, në ballë, në shpatat e në ushtat...”.

Mjafton vetëm citimi i këtyre fjalëve, për të argumentuar se Heroi ynë Kombëtar Gjergj kastrioti është i gjithë shqiptarëve, e padyshim politikanët kudo ku udhëheqin e drejtojnë, duhet të marrin shembull nga Gjergji ynë i Madh.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte politikan dhe diplomat. Ai u lidh me Vatikanin dhe mbrojti krishtërimin, krijoi miqësi me pricërit për të bërë bashkimin e principatave. Ai ishte dhe mbetet shqiptari i të gjithë shqiptarëve.

 

Dr. Xhelku Maksuti, historian rumun me origjinë shqiptare, themelues i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe revistës Shqiptari:

Personaliteti më i fuqishëm nga gjithë historia e shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u lind para 600 vitesh në kështjellën e Krujës, në pronat e babait të tij, Gjon Kastrioti, në veri të Shqipërisë. Burimet na vijnë nga biografi më i shkëlqyer i tij, Marin Barleti, në vitin 1468. Përgjatë shekujve, duke nisur nga botimet e para të librit  “Historia e Skënderbeut”, e botuar në Romë në vitet 1508 dhe 1510, në gjuhën latine, me nënshkrimin e Marin Barletit, sipas të cilit u bënë përkthime të panumërta në të gjitha gjuhët e qarkullimit europian, ndërsa në shekullin XIX-të edhe në gjuhën rumune.

Figura e Skënderbeut njihet si strateg i madh ushtarak, diplomat, politikan i rilindjes mesjetare, dhe sidomos luftëtar i përbetuar kundër otomanizmit për mbrojtjen e Shqipërisë dhe Evropës, duke i mundur sulltanët më të fuqishëm të Perandorisë Osmane, Muratin e II-të dhe birin e tij, Muhamed Fatihun, përvetësuesin e Konstantinopojës. Gjergj Kastrioti është një nga figurat më të njohura dhe më të admiruara të kohës së tij, duke qenë i transponuar në vepra të frymëzuara letrare dhe muzikore, teatër dhe film, vepra të transmetuara edhe përmes një folklori të pasur ballkanik. Gjergj Kastrioti mbetet i njohur në historinë e botës si Atlet i Krishtërimit, mbret i Shqipërisë dhe truproja e Europës.

 

Indrit Vokshi, Analist. Indriti është origjinal dhe njohës i mire i së kaluarës shqiptare, të tashmes dhe gjithnjë mendon edhe për brezat e ardhshëm:

Miku im Ilir, parapëlqej të të pergjigjem me sa me pak sofizëm. Dua të jem i drejtpërdrejtë. Gjergj Kastrioti është heroi i të gjithë atyre shqiptarëve të cilët nuk e kanë humbur fillin e vet identitar. Mund ta dallosh lehtë që patriotët shqiptarë edhe kur janë të krishterë nderojnë Pirron e Gentin pagan, pra se kane lejuar krishtërimin që tua fshijë kujtesën; edhe kur janë nga familje muslimane (sic jam edhe vetë) nderojnë Gjergjin dhe të tjerët princa. Keta janë njerëz të cilëve nuk iu është nderprerë vazhdimësia identitare nga feja, e edhe në u qoftë mbuluar për një moment, se kanë pasë të veshtirë qe ta zbulojnë përsëri.

Ndërsa keta të tjerët, klerikë muslimanë, jane zhytur njëherë dhe nuk kanë ditur të dalin më. Ata me sinqeritet e krenari të tregojne se nuk i përkasin kombit shqiptar, por Umetit Musliman. Ata se llogarisin etnine, e rrjedhimisht s’kemi përse i quajmë shqiptarë kur feja e tyre i këshillon që vëlla ta quajnë vetëm atë me të cilin kanë fenë e njëjtë. Shqiptarët jemi ne, që së bashku, katolikë, muslimanë e ortodoksë, quajmë njëri-tjetrin vëlla.

 

Dr.sc Ilmi Veliu, Shkrimtar, Historian. Për mbylljen e kësaj pjese kemi historianin dhe shkrimtarin Veliu, i cili na prezanton fragmente nga puna e tij për Kastriotin, për shqiptarët dhe kundër atyre që do kishin nderin të kishin Gjergjin hero të kombëve të tyre. Librat e Veliut duhen lexuar:

Dr.sc Ilmi Veliu,  Skënderbeu, Shkup, 2011 ; Botim në maqedonisht  si kundërpërgjigje serbëve e sllavomaqedonasve, ku në mënyrë shkencore vërtetohet se Skënderbeu ishte shqiptar dhe se shkrimet e falsifikuara qe i kanë shkruar dhe i shkruajnë serbët e sllavomaqedonasit  bien poshtë. Dhe unë jam i sigurtë se te gjithë shqiptarët që me gjak e shpirtë janë shqiptarë, e pranojnë Kastriotin si hero të tyre pa marrë parasyshë fenë e tyre. Dhe është e kotë që unë tash të merrem me njerëzit që nuk e pranojnë atë si hero sepse ata nuk janë shqiptarë.

 

Personat në fotografi, Kalosh e Lazam Dani Çeliku nga Zajazi i Kërçovës, antarë të Komitetit për Shpëtimin e Kosovës, bashkëpuntorë të Bajram Currit, Hasan Prishtinës e Fan Nolit, përherë kanë  luftuar në emër të Kastriotit dhe për të mbrojtur nga serbi  teritoret shqiptare për të cilat ka luftuar Kastrioti. Dhe tash unë do ta kisha për turp nëse shkoj dhe i pyes pasardhësit e tyre se a e pranojna ata Kastriotin si hero kombëtar. Me siguri se do të më kishin vrarë.

 

Botim në gjuhën shqipe që i kushtohet origjinës së Skënderbeut, bazuar në burime osmane e bizantine ku thuhet se ai ishte shqiptar dhe i biri i një mbreti të shqiptarëve. Personat që u përmendën emrat në kopertinë shkruajtën në vitin 2005 se ai kishte origjinë sllave. Përse duhet t'i pyesim Olsat dhe Jazegjitë se a e pranojnë Kastriotin për hero kombëtar të shqiptarëve. Ata që nuk janë shqiptarë dihet se nuk e pranojnë dhe nuk ka nevojë ta pranojnë sepse shqiptarët e dinë dhe janë më se të bindur se ai është i tyre, qofshin ata myslimanë, katolikë, ortodoksë, ebrejë, komunistë, ateistë, budistë, paganë…

 

Në bazë të gjurmimeve që kam bërë në terren kam zbuluar dhe vërtetuar se kështjella e Skënderbeut që përmendet te Barleti me emrin ''Svetigradi'' eshte në Demirhisar afër Manastirit (Bitol) në Maqedoni. Këtë teori e ka pranuar Instituri i Historisë Tiranë dhe Instituri i Historisë Vienë dhe tash unë si specialist i Historisë së Kastriotit nuk kam kohë të numëroj budallenjëtë që nuk e pranojnë atë për hero kombëtar sepse atë nuk e pranojnë të gjithë ata që nuk janë shqiptarë dhe tentojnë ta përvetësojnë serbet, grekët sllavomaqedonët etj…..

 

Libër i botuar në 600 vjetorin e lindjes së Skënderbeut. Gjindet edhe në Bibliotekën e Wienës dhe Hamburgut. Te gjithë tetovarët e Baki Ymerit e pranojnë Kastriotin për hero të tyre kombëtar dhe e pranojnë se nëna e tij ishte nga Pollogu i Tetovës. Barleti thotë se Skënderbeu ishte i lindur në Has të Prizrenit , në Kosovë dhe se mbiemri Kastrioti përdoret edhe sot në Kosovë me nje ndryshim të vogël, nga Kastrioti në Kastrati.

 

Libër kushtuar Lidhjes së Prizrenit ku vërtetohet se të gjithë pjesëmarrësit e kanë pranuar Skënderbeun si hero të tyre kombëtar dhe me këmbëngulje janë munduar dhe kanë luftuar ta realizojnë ëndërrën e tij e që ka qenë për një Shqipëri të lirë.

 

Ilmi Veliu, Burimet Antike e Moderne që flasin për Ilirët Grekët e Romakët. Me anë të argumenteve të shumta të shkruara e arkeologjike vërtetohet se shqiptarët kanë origjinë nga Arbërit-Ilirët-Pellazgët dhe se Skënderbeu e dinte dhe ishte i bindur se origjina e tij është epirotas, dmth arbër-ilir-pellazg. Dhe ne shqiptarët, pa marrë parasyshë fetë që kemi e pranojmë se kimi origjinë arberore-ilire-pellazge dhe pasi e pranojmë atë atëherë e pranojmë edhe Kastriotin si hero kombëtar. Dhe ata që nuk e pranojnë se kanë origjinë ilire dihet se nuk e pranojnë as Kastriotin dhe ata nuk na duhen neve sepse shqiptarët që e pranojnë Kastriotin janë të shumtë dhe na mjaftojnë.

 

Shkrimi  ILIRO-PELLAZG i gjetur në zbulimet arkeologjike në  VINÇA , Ish Jugosllavi i cili ende nuk është deshifruar.

 

 

 

 



(Vota: 144 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me humanisten Fatime Blakaj Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (III) Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (II) Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (I) Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me veprimtaren, pedagogen, intelektualen, poeten Miradije Gashi Gjon Neçaj: Intervistë Ekskluzive me intelektualin dhe krijuesin Tahir Bezhani Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Besart Berisha - Drejtor Artistik i Festivalit të Këngës për Fëmijë “Dëbora 2011'' në Gjilan Ramiz Selimi: Intervistë Ekskluzive me kryetarin e Agjensionit për zhvillimin e Ballkanit ''BADEA'' Franz Jetschgo Hazir Mehmeti: Intervistë Ekskluzive me Pjetër Logorecin, shqiptarin që luan në Volkstheatrin e Vjenës Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Habib Rushani - Drejtor i Festivalit ''Zëri i Alfabetit në Manastir Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me pianisten e njohur Dhurata Lazo Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Jahja Kadria, inxhinier dhe veprimtar nga Gjakova Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poeteshën dhe publicisten, Alma Papamihali Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e njohur Besim Tafallari Asllan Dibrani: Intervistë ekskluzive me intelektualin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare z. Ramiz Dërmaku Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dramaturgun, z. Mustafë Shabani Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me humanistin, aktivistin e atdhetarin e çështjes kombëtare z. Tahir Shabani Alma Papamihali: Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, pishtarin dhe atdhetarin Ramadan Dërmaku Mikel Gojani: Intervistë ekskluzive me veprimtarin e LDK-së, profesor Anton Kolaj

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora