E marte, 16.04.2024, 10:57 AM (GMT+1)

Mendime

Isa Mulaj: Migjen Kelmendi i pa komb, bëhet shká!

E shtune, 28.01.2012, 07:03 PM


Migjen Kelmendi i pa komb, bëhet shká!

 

Punim hulumtues për diskutimin e politikave, Nr. ESP035, fund janari 2012.

 

Nga Isa Mulaj

 

Përmbledhje

 

Thuajse secili qytetarë i Kosovës, është i bindur se, një studiues, analist, kritik, shkencëtarë, akademik, apo i çfarëdo profesioni qoftë, është në gjendje ta përbuzë dhe përdhosë profesionin e vet deri në skajshmëri në momentin që i jepet mundësia të bëhet llaskuc, i ofrohet ndonjë pozitë, korrupsion, ryshfet ose në një formë tjetër ka mundësinë e përfitimit afatshkurt, qoftë edhe në baza ditore. Profesionistët e tillë nga smira janë në gjendje ta zhvlerësojnë karakterin e vetë dhe të njeriut në përgjithësi, në përmasa të papara. Janë në gjendje të sillen edhe si qen në çdo pikëpamje, ani pse e kanë formën e njeriut.

Në skenën publicistike dhe mediale në Kosovë, mendohej se në mesin e disa studiuesve dhe atdhetarëve që nuk mund të thyhen kaq keq moralisht, ekziston vetëm një numër dy ose më së shumti treshifror. Kur ndodhnin këto transformime çoroditëse, qytetarët thoshin: “Valla për filanin s’ma ka marr mendja, por qe, çka s’po bojke vaki”. Megjithatë, ende kishte mbetur një elitë analistësh që cilësoheshin si të papërlyer me fëlliqësitë e zvetënimit mental që po e ngulfatë shoqërinë shqiptare të Kosovës. Në mesin e këtyre analistëve të denjë, e gjithsesi në mesin e të parëve, neutral, të ndershëm dhe kritik të pakompromis ndaj së keqes publike, padyshim mendohej se ishte Migjen Kelmendi. Pos kritikave tejet të domosdoshme kundër shkatërrimit të shoqërisë kosovare deri në shtazërim, Migjeni kishte edhe vizione për shumë segmente kyçe të shoqërisë, siç janë, mediat, politika, gjuha shqipe, e deri te koncepti i gabuar për kombin kosovar. Për këtë të fundit, sado që nuk ia qëllonte dhe shkaktonte polemikë, përsëri tregonte se qëndron para shumë të tjerëve në gjerësinë e njohurive provokative për kombin, popullin, dhe kulturën. Natyrisht, pa ide dhe koncepte provokative nëse janë në suazat e arsyeshmërisë, nuk ka zhvillim të shoqërisë.

Çka është Kelmendi?

 

Kelmendi, sikurse edhe Mulaj, është rajon gjeografik në Malësinë e Madhe të Shqipërinë Veriore që përfshinë edhe pjesë të Kosovës perëndimore dhe Malit të Zi lindor. Është edhe komunë në Shqipëri. Emri Kelmend rrjedh nga gjuha latine Clement/us që do të thotë i thjeshtë, një mbiemër jo aq i përshtatshëm për Migjenin e ndërlikuar. Klementi ose Kelmendi ishte emri i një pape prej vitit 1198 deri më 1216. Mulaj nga gjuha arabe do të thotë i shenjtë.

 

Gjatë historisë, një pjesë e fisit Kelmend është asimiluar shumë në serbë dhe malazezë, të cilët më vonë janë kthyer kundër po atij rajoni dhe populli prej nga kanë rrjedhur. Në vitin 1913, Mali i Zi okupon Pejën, Istogun, Deçanin, një pjesë të Gjakovës, dhe Klinës deri në Dri të Bardhë. Fillon edhe vendosja e kolonëve serbo-malazezë nëpër këto rajone, ku vërshimin më të madh do ta bëjnë në Istog dhe fshatrat e tij. Zgjedhin tokat më të mira dhe ndjekin shqiptarët që kishin pasuri më shumë. Kjo fushatë intensifikohet sidomos ndërmjet dy luftërave botërore në kudër të asaj që njihet si Reforma agrare dhe kolonizimi i Kosovës. Për hollësi të mëtejme, duke përfshirë edhe emrat e kryefmiljarëve të kolonëve, shiko librin e Millovan Obradoviqit Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovo 1918 – 1941, Institut za istoriju Kosova, Prishtina, 1981. E përmendem këtë ngjarje historike në perëndim të Kosovës me qëllim që, më vonë në këtë artikull, ta kuptojmë më mirë arsyen pse sot kanë filluar tendencat e përseritjes së asaj historie (pretendimet territoriale të Malit të Zi në Rugovë).

 

Kur ndodh asimilimi i pjesëtarëve të një fisi në një komb tjetër, atëherë po të njëjtit ka gjasa të kthehen në armiq kundër kombit nga i cili kanë dezertuar, siç është rasti me shumë shkije të Koloshinit (siç i quan populli serbët e Kollashinit) nga fisi i Kelmendit. Radikalizmi i serbëve që kanë rrjedhur nga shqiptarët, është i theksuar edhe në kohën e sotme kundër shqiptarëve. Mendohet se, edhe pasardhësi politik i Millosheviqit, Zëvëndëskryeministri i tanishëm dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, i lindur në Prizren, është pasardhës i shqiptarëve të asimiluar, më konkretisht nga fisi Kelmend. Ata që supozojnë se Daçiqi mund të ketë prejardhje shqiptare, e çka është e mundur meqenëse ka lindur në Kosovë, mendojnë se mbiemri Daçiq është i ngashëm me mbiemrin Daci, e dihet se akademik Nexhat Daci është nga fisi Kelmend. Mirëpo, Nexhat Daci është i vëmendshëm se dezertorët ose të asimiluarit nga fisi i tij janë njerëzit më të rrezikshëm kundër kombit tonë, prandaj edhe kishte bërë thirrje për denazifikimin e garniturës politike të Serbisë. Këtë lloj denoncimi dhe kundërshtimi ndaj dezertorëve të kombit prej të cilëve vijnë rreziqet më të mëdha, e kishte bërë edhe akademik Rexhep Qosja (është nga Mali i Zi) kundër akademikut serb Dobrica Qosiq. Qosja – Qosiq kuptohej në mesin e shqiptarëve se është mbiemër i njëjtë, nga farefisi i njëjtë, çka, sipas shumë gjasave edhe mund të jetë. Dhe këtu vijmë përsëri të një lloj ligji i natyrës sipas të cilit, serbët që dyshohen se kanë origjinë shqiptarëve, janë armiqët më të mëdhenj të shqiptarëve. Duke e ditur këtë, Rexhep Qosja e ka pas deklasuar Dobrica Qosiqin në polemikën rreth marrëdhënieve dhe konflikteve shqiptaro-serbe.

 

Për mbrojtje me kohë nga rreziqet që mund t’i sjellin kombit të konvertuarit në kombe tjera, duhet vepruar sikur Nexhat Daci dhe Rexhep Qosja, pikë së pari kundër kushërinjve dezertorë. Këkohet mençuri dhe syçeltësi ndaj rreziqeve të tilla.

 

Nga fisi Kelmend i asimiluar në masë të madhe në serbë dhe malazezë, rrjedh edhe Lirije Berisha, gruaja e kryeministrit aktual të Shqipërisë. Emri i saj i vërtetë është Sllobodanka Bullatoviq, të cilin vetëm e ka përkthyer drejtpërdrejtë në shqip si Lirije, ose ashtu siç edhe është përkthimi i duhur, ndërsa mbiemrin Berisha e ka të burrit. Kush janë miqtë e Sali Berishës? Si quhej vjehhra e tij (ka qenë oficere e OZNA-s famëkeqe)? Si quhen motrat dhe vëllëzërit e Lirije (Sllobodanka) Berishës? Po baballëku i Sali Berishës? Cilët janë tezakët dhe tezaket e fëmijëve të Sali Berishës? Pyetjet janë të hapura për të gjithë shqiptarët. Mos të ngurrojnë dhe le të sjellin dëshmi.

 

Migjeni e ka marrë këtë emër nga shkurtesat e shkrimtarit shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla. Për nga domethënia, ky është një emër kosmopolit që ngërthen në vete dy religjione monoteiste dhe tri kombe. Millosh është emër serb i cili në shqip do të thotë Dashamir. Gjergj dhe Nikollë janë emra religjioz të huaj që janë përshtatur në shqip, i pari nga greqishtja si Georgis, kurse i dyti nga popujt e krishterë të Perëndimit dhe Sllavëve si Nicolas/Nikola. Nëse dikujt i intereson origjina dhe domethënia e emrit tim, atëherë ky është me bazë çifute si Isa/ia. Latinët ia kanë shtuar prapashtesën us dhe e kanë bërë Isus. Në Dhiatën e vjetër të Biblës, ekziston një libër i madh i shkruar nga profeti izraelit Isaia. Jezu Krishti tek latinët njihej si Isus Cristus. Të njëjtin emër pa us e përdorin edhe arabët si Isa, siç i kanë përshtatur edhe shumë popuj tjerë emrat çifutë. Shembuj: Adam – Adem, Abraham – Ibrahim, Moses – Moshe – Musa – Mojsi, David – Dejvid – Daut, Christ/os – Christopher – Kristë – Isa, etj.

 

A është Migjeni, Jezusi apo Juda Iskarioti i mediave në Kosovë?

 

Migjeni kishte lëshuar RTK-në me zëmërim pasi nuk pajtohej me politikën redaksionale dhe mënyrën e funksionimit të këtij mediumi publik. Kishte hapur një televizion privat Rrokum TV, i cili pavarësisht numrit të kufizuar të shikuesve, ishte bërë burim aq i domosdshëm i informacionit tjetër (alternativ). Rëndësia iu shtua edhe më tepër kur i plasonte emisionet, intervistat, dhe debatet në internet, që ishte një përparësi e dyfishtë: 1) teleshikuesit që nuk kishin mundësi t’i përcillnin këto emisione në kohën e transmetimit në TV, mund të kishin qasje në to nepërmjet internetit ku qëndronin për një kohë të gatë; 2) qasja në informacionet dhe emisionet e Rrokum TV mund të bëhej nga kushdo që përdorë internetin. Në faqen e këtij mediumi www.rrokum.tv, botoheshin edhe opinione në formë të shkruar, shumica prej të cilave ishin të atilla që mediet tjera të ndikuara dhe kontrolluara nga pushteti dhe bosët e grupeve të interesit nuk i lejonin të botoheshin. Kështu Rrokum TV ishte bërë një prej mediumeve më të paanshme në Kosovë. Kur e dija se shumica e gazetave dhe disa portale të internetit nuk mund ta pelqejnë ndonjë shkrim shkaku i orientimve të tyre partiake dhe ideologjike, ia drejtoja Rrokumit.

 

Censura mediale e RTK-së dhe e pushtetit tërthorazi ia kufizonte veprimtarinë Rrokumit. Operatori i telefonisë IPKO nuk e kishte lejuar kyçjen e Rroumit në sistem. Aktivisti shumëvjeçar i LDK-së, Bardhyl Meta, formon një grup në Facebook “Duam Rrokum TV në operatorin IPKO”. Kësaj kauze i bashkangjiten shumë simptizues në mbrojtje të mediumeve të paanshme, unë ndër të parët. Më vonë, raporti i Reporterëve pa Kufij për Lirinë e Mediave kritikon ndalimin e kyçjes së Rrokum TV në IPKO. Përpjekjet për zhvillimin e paanshëm të mediave, në këtë rast të Rrokumit, po ecnin mirë.

 

Përpjekje edhe më njerëzore drejt dinjitetit të medieve, u bë nga Migjeni në momentin kur ky nepërmjet Rrokum TV denoncoi bisedat informative kundër gazetarëve në RTK nga njerëz nën hije. Dikush mund të jetë mendjengushtë dhe të mendoj se Migjeni e bënte këtë që ta sulmoj mediumin publik prej të cilit është larguar, ta bind opinionin se për çka është larguar me shkas, dhe njëkohësisht të fitoj poena pozitiv për vete dhe televizionin e tij. Më kryesorja ndër të gjitha që duhet ta mbajm në mend, ishte se Migjeni denoncoj atë që ishte e patolerueshme në çdo medium – marrja në bisedë informative e gazetarit të RTK-së Petrit Musolli rreth raportit të një ngjarje për medie diku në Skënderaj, nga Shkëlzen Maliqi, ose siç e cilësonte Migjeni, dirigjenti nën hije i Agim Zatriqit (drejtorit të përgjithshëm të RTK-së). Migjeni me të drejtë shprehte habinë dhe parashtrote pyetjen për opinionin: “Publiku don me dit; a oshte bre vlla ky [RTK-ja] shtëpi informative për t’mirën e qytetarëve, a osht stacion i milicisë kur merren gazetart n’biseda informative pej njerzve që udhëheqin RTK-në nën hije? Kjo flet vetvetiu. Është e turpshme për një qenie normale njerëzore të veproj kshtu (biseda informative në RTK)”. Ai po ashtu denoncoi mafinë që manipulon me RTK-në, që sipas tij, përbëhej nga Shkëlzen Maliqi, Agim Zatriqi, dhe Jeta Xharra. Kështu Migjeni në opinionin kosovar (për të gjithë ata që i dinin përpjekjet dhe vizionin e tij) ishte bërë një lloj sakrifice e drejtësisë për medie më të mira, sikur sakrifica e Jezusit për të mirën e popullit.

 

Në kohën kur dha dorëheqje Agim Zatriqi, Migjeni u shpreh se këtë e kanë hequr si qenin, dhe dorëheqja e tij nuk kishte të bënte me ndonjë vullnet a vendim të vetë Zatriqit. Edhe në këtë rast Migjeni përsëri e kishte rolin e Jezusit për mediet, sepse po luftonte të keqen. Deri kur? Ndoshta deri në largimin e mafisë që censuron dhe manipulon me RTK-në, ose 3-4 udhëheqësit e tij të cilët Migjeni i theksonte me emra. Pos Zatriqit, të tjerët nuk u larguan, mbeten aty. Migjeni do të kthehet me prezencën e tij të madhe në RTK si i ftuar i privilegjuar për biseda dhe intervista, duke ndërruar bindjen për ata në RTK që i anatemonte, dhe duke u bërë një mbrojtës i serrtë i pushtetit politik dhe të gjitha të zezave që kjo mafi politike është duke i udhëhequr kundër Kosovës, shqiptarëve, dhe për llogari të Serbisë. Ka spekulime në opinion se Hashim Thaçi e ka ngulfatur, e ka korruptuar, dhe tash e nxjerr në RTK në cilësinë e analistit “të pavarur” për të lehur qi qen në llogari të Hashimit dhe Serbisë. Natyrisht, siç e tregon edhe historia, armiqët më të mëdhenj të shqiptarëve vijnë nga ata të Kelmendit kur konvertohen në shkije. Tendencat e transformimi i tillë i Migjenit nuk është diçka e papritur por ligj i natyrës. Edhe Juda Iskarioti ishte një aktivist shumë i zellshëm i kauzës për të cilën luftonte Jezuesi, deri në momentin kur u lidh me pushtetin dhe papritmas e tradhtoj Jezusin, sikur Migjeni që tani po synon t’i gozhdoj përpjekjet e shoqërisë kosovare për liri dhe dinjitet nepërmjet propagandës së tij në RTK në bashkëpunim me njeriun më të duhur të Serbisë, Hashim Thaçin.

Vizioni për standardin e gjuhës

 

Migjeni në qarqet shqiptare më së miri njihet si vizionar i dialektit Gegë të gjuhës shqipe. Hipotezat e tij se gjuha shqipe ka humbur shumë nga imponimi i dialektit Toskë dhe anashkalimi i atij Gegë, janë koxha të arsyeshme dhe të vërteta, vetëm nëse gjuha shikohet në suaza të këtyre dallimeve, e jo më gjerë. Është e vërtetë se diku 2/3 e shqiptarëve në Ballkan (gjysma e Shqipërisë, Kosova, Maqedonia perëndimore, Mali i Zi lindor, dhe Lugina e Preshevës) duke mos përfshirë diasporën, kanë lindur dhe janë mësuar me Gegërishte. Migjeni është i mendimit se pakica Toskë ia ka imponuar stilin e vetë të gjuhës shumicës Gegë, çka ai e cilëson si të padrejtë, madje fajin ia lë vetëm një njeriu – Enver Hoxhës, duke e quajtur gjuhën dhe standardin e vitit 1972, si të Enver Hoxhës. Para se të kalojmë në shqyrtimin pak më të hershëm dhe hollësishëm të kësaj çështje për gjuhën, le të sqarojmë pak rreth shqetësimeve të Migjenit, por edhe tonat, rreth Gegërishtes.

 

Kur filloj masivizimi i Toskërishtes nëpër territoret e banuara me shqiptarë që ishin pjesë e Gegërishtes, ose futja e saj në institucione arsimore, qeverisëse, medie, dhe komunikim zyrtar, shumica e shqiptarëve mbeten jashtë qasjes dhe përshtatjes me këtë dialekt. Vështirësitë që ekzistonin në Gegërishte me Toskërishten krijuan një polarizim edhe të popullsisë, deri në përçmim dhe përbuzje të shqiptarëve Gegë, me emërtime shpotitëse si: katunarë, malokë, analfabetë, njerëz të pagdhendur, primitiv, etj., pavarësisht se ku jetonin dhe të çfarë profesioni ishin. Vlen të theksohet se cilësimet e tilla, sidomos në Kosovë, ishin krijuar si doktrinë zyrtare e komunizmit për diferencime edhe brenda kombeve. Këtë lloj alegorie diferencuese të dëmshme për kombin, nuk do ta kuptojnë si duhet shqiptarët. Në botën perëndimore ende nuk është e qartë sa duhet se në ish-Jugosllavi, pas diferencimit ideologjik, ndarja ose diferencimi kryesor bëhej në bazë të katundit dhe qytetit. Kështu komunizmi kishte arritur t’i indoktrinoj në afat të gjatë njerëzit me diferencimin katunar dhe qytetar. Edhe në gjuhën serbo-kroate ishte futur në përdorim intensiv termi seljak (katunar), madje këtë do ta përdorin edhe shumë shqiptarë ndërmjet vete. Me këtë diferencim synohej që, një shqiptarë (qoftë edhe analfabet dhe i shëmtuar) nga Prishtina, të jetë më i afërt me një çetnik në Nish ose Kragujevc, dhe t’i kenë armiq të përbashkët shqiptarët në fshatrat e Rugovës. Këtu fshihej sekreti i dyfishtë: I pari, shumica e shqiptarëve, në përqindje më shumë se çdo popull në ish-Jugosllavi, jetonin në zona rurale, dhe me këtë do të merrnin epitetin e njerëzve primitiv kolektivisht. I dyti, një pjesë e vogël që jetonte në qytete dhe shumë prej tyre vareshin drejtpërdrejt nga garnitura politike, ishin pakicë shqiptare, dhe për më keq, kjo pakicë nuk e kishte pushtetin të vetin por ishin nën direktivat politike të kombeve tjera, kryesisht të serbëve. Në të dyja rastet, ky diferencim katunar-qytetar i shkonte për shtati popujve jugosllavë në dëm të shqiptarëve. Edhe pse diferencimi i tillë është në rënie e sipër pas vërshimit të katunarëve nëpër qytete pas luftës në Kosovë dhe uzurpimin e pushtetit e shumëçka tjetër, ende nuk është zhdukur si mendim.

 

Në shtetet perëndimore, nuk njihet ky diferencim. Ka përplot diferencime tjera si, raca, gjuha, kombi, religjioni, por jo katunar-qytetar. Për shembull, Bill Klintoni dhe Gjenerali Uesli Klark kanë lindur dhe vijnë nga Little Rock (Kërshi i Vogël) i shtetit Arkansas. Në kohën kur kanë lindur dhe janë rritur në Kërshin e Vogël si vend i vogël, sipas përkufizimit të komunizmit jugosllav, ata duhet të jenë katunarë, malokë, të pagdhendur, seljaka, e çka mos tjetër. Në realitet këta ishin personalitete me shkathtësi të mëdha në nivel botëror, sikurse edhe pasardhësi i seljakut nga Kenia, Barak Obama.

 

Kthehemi tash te problemi i “padrejtësisë” së Toskërishtes ndaj Gegërishtes, ose siç po e quan Migjeni, imponimi i vendimit të një njeriu (Enver Hoxhës) ndaj 2/3-së së kombit. Po që se Migjeni kthehet pak më herët në histori se ajo kohë kur ka jetuar dhe vepruar Enver Hoxha, mund ta vërejmë se çfarë “diskriminimi” i është bërë jo vetëm Gegërishtes, por edhe Toskërishtes. Ka pasur periudha gjatë historisë kur gjuha shqipe, e të dyja dhe të gjitha dialekteve, është shkruar me shkronja greke, arabe, dhe cirilicë. Për shembull, poezia Bagëti dhe Bujqësi e Naim Frashërit është shkruar edhe me shkronja arabe, nga e djathta në të majtë, dhe nga fundi në fillim para më së 120 viteve. Me këtë Naimi, edhe pse teksti i tij tingëllon shqip dhe arabët ndonëse mund ta lexojnë nuk e kuptojnë asnjë fjalë, po e diskriminonte edhe Toskërishten në vendin e tij të lindjes, në Frashër të Përmetit, ku askush nuk mund ta kuptonte. Kur u shkrua me shkronjat e alfabetit shqip, e kuptuan të gjithë toskët. Po ne gegët çfarë të bënim? Ta akuzojmë Naimin se nuk ka shkruar në dialektin që na përshtatet neve, a po?

 

Pasi u mbajt Kongresi i Manastirit, shumica e shqiptarëve gjithandej Ballkanit fillimisht nuk e kuptonin se çfarë është bërë. Ai ishte vendim i një grupi studiuesish për të gjithë shqiptarët, pavarësisht se ne si shumicë mund të na përshtatej diçka tjetër ndryshe. Ata ishin pakicë, ndërsa ne shumicë. Ndërmjet dy luftërave botërore, në Kosovë dhe viset shqiptare të ish-Jugosllavisë ka ekzistuar një kaos i shkrimit dhe unifikimit të gjuhës. Disa që dinin shkrim, përdornin ende shkronjat arabe, disa të tjerëve iu imponua alfabeti ciriliks dhe gjuha serbo-kroate, dhe atë alfabet (cirilik) shpesh e përdornin dhe në letrat me tekst në gjuhën shqipe. Më ka rastisur të shoh letra të tilla që i dërgonin në shtëpi ushtarët shqiptarë në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1960-ta, dhe këto ishin vetëm përgjigje ndaj letrës së prindit që ia dërgonte të birit diku në Slloveni me tekst shqip dhe shkrim cirilik. Nëse ka pasur shumë të tillë, duke mos llogaritur ata që nuk kanë ditur fare kurrfarë shkrim leximi, atëherë sipas Migjenit, Enver Hoxha ka imponuar diçka të veten që nuk u përkiste atyre, dhe më vonë edhe Gegërishtes!

 

Çështja e imponimit të një dukurie shumicës nga ana e pakicës, është relative varësisht nga kahet e zhvillimit të kombit, shoqërisë, dhe njerëzimit. Kur është zbuluar kompjuteri, sigurisht se ishte imponim ndaj shumicës së atyre që përdornin makinat e shkrimit. Zbulimi dhe futja në përdorim e automobilit i anashkaloj shumicën e atyre që ngasnin biçikleta. Prandaj, edhe gjuha shqipe dhe standardi i vitit 1972 të cilat Migjeni gabimisht i quan si të Enver Hoxhës, e kishin qëllimin e ngjashëm sikur kompjuteri dhe vetura, pra zëvendësimin e gjuhës me shkronja greke, arabe dhe cirilike me një standard të përbashkët. Sikur të dilte dikush nga Gegërishtja dhe ta zhvillonte më mirë këtë dialekt, atëherë do të futej ky në përdorim edhe në mesin e shqiptarëve Toskë. Naim Frashëri ka qenë jë poet që ka shkruar në dialektin Toskë dhe poezitë e tij mësohen edhe sot nëpër shkollat shqipe. A i ka faj Naimi, Migjen Kelmendit, mua, dhe të gjithë atyre nga dialekti Gegë për poezitë e tij në Toskërishte, kur ato në fillim nuk kanë mundur t’i kuptojnë as ata të Shqipërisë së jugut, pos atyre që ishin te profesionit të ngjashëm më Naimin? Këtu bie poshtë mendimi i Migjen Kelmendit për anashkalimin e shumicës. Zbulimi dhe zhvillimi i një dukurie nuk vendoset me vota, por me argumente dhe cilësi. Migjeni nuk e ka këto kapacitete. I vërtetojmë me fakte më vonë.

 

Gjersa favorizon dialektin Gegë kundrejt atij Toskë, Migjeni nuk sjellë kurrfarë argumenti pos atij të numrit të banorëve, madje edhe këtu e ka gabim kur nuk llogarit se sa njeriu nga rajonet Gegë janë arsimuar në dialektin standard Toskë. Vizioni i Migjenit në këtë drejtim për gjuhën, është sikur ai i favorizimit të makinës së shkrimit në vend të kompjuterit. Dialekti Gegë mund të shfrytëzohet intensivisht për hulutmime arkeologjike dhe historike, sikur në rastin kur unë ia kisha dërguar Migjenit të ashtuquajturin “Fjalori i Pejës dhe Istogut”, por duke mos tentuar që ta fajësoj standardin e gjuhës nga 1972 dhe Toskërishten pse nuk i kanë futur ato gjëra që unë sot i kam në qejf. Unë nuk e kam problem, dhe nuk më pengon t’i përdori të dyja dialektet njëkohësisht kur shkruaj ose foli. Zgjidhja e ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet këtyre dialekteve është që Gegërishtja të fuzionohet ose shkrihet me Toskërishten. Përdoreni këtë qasje sa herë u vie më lehtë. Stadardi i 1972-ës ishte një përparim në gjuhën shqipe që duhet të shtytet më tutje. Nuk ka kthim prapa siç po mendon Migjeni. Gjuha duhet të zhvillohet së bashku me shoqërinë. Nëse Migjenit i intereson vizioni im për gjuhën, atëherë kam vetëm një rekomandim për alfabetin. Meqenëse kemi një alfabet me bazë të shkronjave latine, propozimet e mia si rekomandim janë:

1)   Shkronja “Nj” nuk duhet të figuroj si e veçantë, ani pse në disa gjuhë tjera (për shembull në serbokroatisht) ekziston. Është vetëm kombinim i dy shkronjave, të cilat kur bashkohen, nuk japin tingull tjetër pos atij që e kanë veç e veç, N+j = Nj, njësoj sikur L+j=Lj (ekziston në serbo-kroatisht, sllovenisht, etj.), M+j=Mj (mjegulla, mjalti, mjeshtri);

2)   Shkronjat dyshe në gjuhën shqipe po ashtu mund të mos ekzistojnë si të veçanta, por gjatë shkrimit kuptohet tingulli i tyre sikur në çdo gjuhë me shkronja latine. Për shembull, shkronjat “Th, Sh,..” që janë si të veçanta në shqip, nuk janë të tilla në anglisht, por gjatë shkrimit dhe leximit në anglisht hasim në “Think, Throw, Ship, Shop”. Shkronjat e tilla dyshe në shqip që janë të shoqëruara me “h” si, “Dh, Sh, Th, Xh, Zh” do të duhej të kuptoheshin automatikisht si të tilla gjatë leximit, pa pasur nevojë të thuhet se janë shkronja të veçanta. E njëjta do të vlente edhe për shkronjat tjera dyshe si “Gj, Ll, dhe Rr”;

3)   Shkronjës “ç” mund t’i hiqet bishti dhe të shënohet si “ch”, dhe kjo do të përputhej më mirë në kuadrin e shronjave dyshe me “h”, si Dh, Sh, Th, Xh, Zh”. Një propozim tjetër do të ishte që kjo shkronjë të mos figuroj fare si e veçantë, por gjatë shkrimit dhe leximit të kuptohet se është “ç” kur e shënojmë me “ch”, sikur në anglisht që nuk ka një shkronjë të tillë, por megjithatë lexojmë “cherry, chain, charter”;

4)  Disa shkronja tjera nuk do të kishte nevojë të ekzistonin fare pasi tingulli i tyre fitohet nga kombinimi i dy shkronjave tjera kur shkruajmë. Shembull: “Ts” dhe “Tz” do ta zëvëndësonin gjithmonë shkronjën tonë “c” kudo pa kurrfarë problemi. “Dz” kur ta shqiptoni do të thotë “X”. Megjithatë, këtë propozim, ndonëse i arsyeshëm, nuk po e rekomandojmë tani se mos po frikësohen ithtarët e gjuhës shqipe.

 

Shtrohet pyetja se çfarë na duhen këto thjeshtëzime të alfabetit dhe çfarë përfitimesh mund të na sjellin? Përfitimi i parë është në kompjuter dhe fushën e teknologjisë informative, ku dominon teknologjia perëndimore, kur bëjmë sortimin (klasifikimin) e emrave. Kjo teknologji nuk na i bënë sortimet sipas shkronjave tona me “ç” dhe shkronjat dyshe. Ka edhe përfitime tjera nga ky thjeshtëzim, por për shkak të hapësirës në këtë shkrim, nuk jemi në gjendje t’i diskutojmë më shumë. Na ka mbetur edhe shkronja diakritike “ë”, të cilën programet në anglisht nuk e sortojnë. Mirëpo, kjo është shkronja më e rëndësishme që përdoret më së shumti sa herë që shkruani. Asnjë shkronjë tjetër në shqip nuk përdoret më shumë se kjo në çdo shkrim që e bëni. Ajo shërbën, në mes tjerash, për formësimin e shumësit dhe të gjinisë. Kjo shkronjë duhet të mbahet kështu si është.

 

Kombi i shpifur kosovar i Migjen shkatrraçit

 

Në bazë të vizionit për dialektin Gegë si diferencim nga ai Toskë dhe standardit të gjuhës të vitit 1972, Migjeni shkoj më tutje në propozimin e një diferencimi që mund të jetë me pasoja më të mëdha se ai i komunizmit jugosllav për katunarët dhe qytetarët. Bindja e tij ishte se shqiptarët e Kosovës me veçoritë e tyre të gjuhës Gegë meritojnë të jenë një komb si i veçantë ose i distancuar nga shqiptarët tjerë (ata Toskë). Nëse parimet e Migjenit mbi të cilat do të ndërtohej ose rafinohej ky komb janë të arsyeshme, atëherë duhet t’i përkrahim dhe shkojmë pas tyre. Unë do të isha ndër të parët në llogari të këtij kombi, por, së pari të njihemi me elementet në bazë të të cilave do të themelohej dhe funksionoj ky komb.

 

Migjeni krijon një emision të posaçëm për rëndësinë e Gegërishtes, me titullin “Autostrada linguale”, të cilin e mban në faqen e internetit të Rrokum TV si kryevepër dhe thirrje të tij publikut shqiptarë të Kosovës dhe disa viseve tjera për kthim në origjinalitetin e gjuhës shqipe. Që në fillim, vetë titulli “Autostrada linguale”, në vend se të ishte “gjuhësore”, tregon për falsifikatin origjinal të thirrjes së Migjenit. Porosia kryesore që e drejton duke anatemuar Toskërishten, është kjo: “Ka nisë Kosova me u kthy te origjinali, te vetvetja, me u qu prej ni anrre t’imponume komuniste, e me pa se kush osht”. Arsyetimi në bazë të kësaj porosie, është se Kosova tani po merr frymë më lirshëm pasi qenka “cliruar nga robëria e gjuhës artificiale dhe standardit të vitit 1972”. Edhe fundi i thirrjes nga porosia e tij është më pus se fillimi: “Per tanë enveristat edhe Ismail Kadarenë, e kam vetëm ni porosi – Gegë is beautiful”, një shprehje nga anglishtja e cila kur përkthehet në të gjitha dialektet e gjuhës shqipe (Gegë, Toskë, gjakovar, drenicak, lab, arbëresh) do të thotë “Gega është e bukur”. Për ta përfaqësuar sa më mirë dhe për t’i dhënë rëndësi sa më të adhe Gegës, Migjeni shfaqet me një bluzë të zezë me mëngë të shkurta, ku në gjoks i skhruan Gegë is beautiful. Gjersa ankohet se Gegën e kanë paraqitur si diçka të zezë, vetë Migjeni me veshjen e tij të zezë (e me mendje edhe më të zezë) dhe me gjysmën e fjalive në gjuhën angleze (shikoni për seri sa shumë shprehje origjinale tjera i përdorë në anglisht në atë porosi), na e paraqet edhe më të zezë Gegërishten. E pra, ky është vizioni i Migjen shkatrraçit për origjinalitetin e gjuhës shqipe dhe kombit kosovar. Dhe ky vizion me “Autostradë linguale”, “Gegë is beautiful” dhe përkufizime tjera “gjentëllmene, kulleriste” nuk përfundon këtu. Qëllimi strategjik fshihet diku tjetër, të cilin do ta zbulojmë në nëntitujt që vijojnë.

 

Alarmi i Migjenit për rrezikun e krijimin e Serbisë së Madhe nga mafia shqiptaro-serbe

 

Para dy viteve, Migjeni në televizionin e tij Rrokum TV, në serinë e intervistave disaorëshe që mund të jenë ende të ruajtura në faqen e internetit të këtij televizioni, kritikonte ashpër mafinë shqiptaro-serbe, dhe akuzonte shtresat e gjëra të shqiptarëve pse nuk po duan ta kuptojnë se çka është duke ndodhur dhe si po punohet kundër tyre (shqiptarëve). “Ooo, ky popull nuk o ka e din se çka osht ka i gatuhet! Krejt kto propaganda për autostradë, bashkimin kombtar, Shipninë etnike, janë projekte për krijimin e Serbisë t’madhe që koordinohet mes Beoradit, Tiranës e Prishtinës. Ju a pe shihni se autostradën e kombit po e ndërtojnë firmat e Serbisë; krejt punt kryesore ja u kanë dhanë ktyne. Ju e kini marrë vesh vonë apo dini diçka, por keni mbetur gjithmonë të heshtur, qoftë nga mungesa e informatave të duhura, qoftë nga frika mendore për të mos u shprehur ose mos lejimin e të tjerëve që ishin në rrjedha se çka po ndodhë.” Kështu përafërsisht i kishte deklaruar Migjeni të punësuarit të vetë në televizionin e vetë. Ai me të vërtetë ngriste një shqetësim serioz, i cili fatkeqësisht nuk mund të depërtonte tek masat e gjëra, të cilat do ta paguanin çmimin përfundimtarë, për shkak të censurës në tri televizionet me mbulim të gjerë (RTK, KTV, dhe TV21).

 

Më vonë doli se, projekti i Serbisë së Madhe me autostradën e kombit shqiptar, pos garniturës nga Klani i Zemunit që kishin marrë punë në Shqipëri, po jetësohej edhe në pjesën e Kosovës me mafiozët serbë. Migjeni kishte plotësisht të drejtë. Kush kishte sy dhe veshë të dëgjonte se çfarë paralajmëronte, nuk do t’i dukej aspak befasi çfarë do të ndodhte më vonë në aferat me autostradën, të cilën publiku i manipuluar dhe dezinformuar e shihte si bashkim kombëtarë. Kur Serbia arrestoj Zvonko Veselinoviqin, politika e mafiozëve shqiptarë që udhëheq Kosovën në bashkëpunim me ata serbë, gënjente publikun për t’i krijuar bindjen se është arrestuar kryeshefi i bandave kriminale në veri të Kosovës. Kësisoj edhe Serbia paraqitej si gjykatës i mirë duke e luftuar krimin për llogari të Kosovës, çka nuk ishte fare e vërtetë. Arsyet e arrestimit të Veselinoviqit dolën të jenë qind për qind të ndryshme nga ato që mendonte publiku kosovarë. Në projektin e autostradës së kombit (cilit komb?) me të cilin Hashim Thaçi krenohej shumë, po merrte pjesë në ndërtimin e saj edhe krimineli i shumëkërkuar Zvonko Veselinoviq. Prokuroria serbe në Beograd e ngarkon Veselinoviqin me akuzën se ka marrë dhe i mbante jashtëligjshëm 32 kamionë të ndërmarrjes “Hipo alpe Adria lizing”. Këta kamionë, ndërmarrja “Eurocop” nga Rashka e Dragan Qurçiqit i kishte marrë në shfrytëzim me lizing (qëra). Në këtë biznes me kamionë, pos Veselinoviqit, ishte angazhuar edhe Fahrudin Radonçiq, një emër shumë i njohur në projektin e autostradës së “kombit” dhe shumë tjera në Shqipëri. Këta ishin vetëm pjesë e rrjetit të mafisë për krijimin e Serbisë së Madhe që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Migjeni me të drejtë i kishte spikatur emrat e udhëheqësve kyç të këtij projketi si Mirosllav Mishoviq, Damir Fazlliq, e të tjerë.

 

Pas skadimit të kontratës së lizigut në fund të majit 2008, Veselinoviq me grupin nuk i kthen kamionët. Arsyeja e vetme ishte se Qeveria e Hashim Thaçit kishte vendosut t’i del në ndihmë duke i dhënë punë në autostradën e “kombit”. Përveç kësaj, PTK-ja e Thaçit e paguan me rrogë të mirë Veselinoviqin në veri si teknik për t’i ngritur dhe ruajtur antenat. Edhe djalin dhe bashkëshorten e Veselinoviqit PTK-ja e Thaçit i kishte punësuar dhe u jepte rroga të majme, madje edhe pas djegies së pikave doganore dhe vrasjes së policit Enver Zymberi në veri të Kosovës. Të ardhurat ose paratë nga të gjitha këto burime të Kosovës, Veselinoviq, siç tregojnë videoxhirimet dhe hetimet e EULEX-it, i përdorte për ngritjen e barrikadave, organizimin e trazirave dhe kriminalitetit në veri. Një pjesë tjetër të parave që ia jepte garnitura e Hashim Thaçit këtij kryekrimineli, do të përdoren për blerjen e armëve dhe vrasjen e Enver Zymberit. Veselinoviq është një prej personave kyç në organizimin e kësaj vrasje. Sigurisht, Qeveria e Serbisë nuk ka se si të mos i jetë i mirënjohëse Veselinoviqit për krimet dhe plaçktijet e tij kundër Kosovës, pesërisht në bashkëpunim me mafinë shqiptare, porse arrestimi dhe akuzat ndaj tij me të cilat e ngarkon prokuroria e Serbisë, janë krjetësisht tjera nga ato për të cilat fillimisht kanë menduar shumë shqiptarë të Kosovës. Me këtë Serbia i tregon Veselinoviqit se, janë krejtësisht në rregull ato që i ke bërë ti kundër Kosovës dhe shqiptarëve, porse këtu përgjigjesh vetëm për shkeljen e ligjeve tona, sepse ne nuk jemi Kosovë, ne kemi pak moral, dhe këtu funksionon shteti.

 

Thaçi dhe shumë qytetarë të mprapshtë e shpallën viktimën Enver Zymberi “Hero të Kosovës”, ani pse ai kishte shkuar pa bërë asgjë dhe ishte qëlluar nga afërsia. Pse ai shkoj badihava, është pyetje intersante? Përgjigja është shumë e thjeshtë. Hashim Thaçi, një natë para intervenimit në veri, kishte shkarkuar drejtorin e policisë, Reshat Maliqi. Vendimin e Thaçit e marrin vesh më shpejt qytetarët nëpërmjet lajmeve të mbrëmjes në KTV, se vetë Maliqi. Familja e Maliqit vetëm e kishte parë lajmin në formë të shkruar që ecte poshtë ekranit të televizionit, dhe i tregon atij se çfarë po shkruante. Maliqi duke mos u besuar syve të vet për këtë ngjarje që e kishte ndërmarrë Thaçi pas orarit të punës, merr telefonin dhe kontakton Bajram Rexhepin, Ministrin e Punëve të Brendshme, rreth lajmit për shkarkimin. Rexhepi nuk ka ide se kush dhe për çka e ka shkarkuar drejtorin e policisë. Më vonë, Reshat Maliqi padit Hashim Thaçin.

 

Njësitë speciale të policisë së Kosovës dërgohen pa prit e pa kujtu në veri të Kosovës, pa qëllim të njohur, të papërgatitura, dhe pa pajisjet e nevojshme (për shembull, pa jelekë kundërplumb). Nga ai aksion vritet pjesëtari i njësisë ROSU, Enver Zymberi. Thaçi dhe Veselinoviqi e dinin se ku duhet dërguar policët për t’i vrarë. Menjëherë shpallet Enver Zymberi hero, ndërsa gjendja në veri përkeqësohet edhe më shumë ku serbët i përforcojnë pozitat e tyre, pra bëhet më të pavarur nga Prishtina se që ishin. Tallet Qeveria me “heroizmin” e Enver Zymberit duke ia ndërtuar familjes së tij shtëpinë. Kjo i përshtatej shumë edhe serbëve në veri. Vetëm le të dërgojë Qeveria njerëz në veri për t’u vrarë pa arritur kurrfarë qëllimi, e në pjesën tjetër të Kosovës mund t’iu ndërtoj shtëpia e lapidare sa të dojë. Serbët nuk kanë gjë kundër kësaj të fundit. Rrjedha e këtyre ngjarjeve po e vërtetonte alarmin e Migjenit për krijimin e Serbisë së Madhe, por gjatë gjithë kësaj kohe Migjeni kishte ndërruar mendjen dhe orientimin – ishte bërë pjesë e këtij projekti të mafisë shqiptaro-serbe.

 

Kthimi i Migjenit në RTK dhe transformimi radikal i tij në qen të mafisë politike

 

Pse dhe kur u ndërprenë kritikat e Migjenit kundër mafisë shqiptaro-serbe, dhe ai tashmë e përkrahë këtë mafi? Ky transformim ndodhë prej momentit kur Hashim Thaçi e korrupton dhe i jep hapësirë në RTK. Këtu mbaron Migjeni normal, dhe krijohet një Millosh Migjen tjetër në të njëjtin trup. Sa herë që paraqitet në RTK, ai duhet të mbrojë Qeverinë e Thaçit, qoftë edhe në mënyrë krejtësisht banale dhe të pakuptimtë. Para se të kalojmë në qëdrimet e tij të shprehura në RTK gjatë intervistës me Albin Kurtin dhe Ilir Dedën, të kthehemi pak te publiciteti i Migjenit për Gegën në emisionin e RTK-së të quajtur “Oxygen Show”.

 

Siç e dini, emisionin “Oxygen Show” e udhëheq gjakovari Besim Dina. Edhe gjakovarët e kanë dialektin e vet, madje janë më fanatik në të se Migjeni apo kushdoqftë për Gegërishten. Merreni me mend vetëm këtë: kur e tërë Kosova ishte krahinë me status zyrtar, shumë gjakovarë e përdornin shprehjen jozyrtare “Republika e Gjakovës” në shenjë të ngritjes së epitetit të vet dhe poshtërimit të Kosovës. Disa prej tyre ende e përdorin këtë shprehje të budallt (si për shembull, Astrit Haraqia me vathë i LDK-së). Tani na del edhe një “origjinalitet” edhe më i ngushtë i gjuhës shqipe se ai i Migjenit për Gegërishten – dialekti gjakovar. Ka tendenca që edhe dialekti i Besim Dinës si person të jetë “origjinaliteti” i vetëm dhe përgjithësues i gjuhës shqipe. Kështu janë jo pak prej shqiptarëve të sotëm në Kosovë. Gjersa flasin dhe e përmendin shtetin, kombin, gjuhën, kulturën, veprimet e tyre janë tërësisht në funksion të egoizmit, shpirtngushtësisë, dhe oportunizmit individual si llaskuca të pafytrë dhe të fëlliqur. Me këta njerëz të ndërtohet shteti dhe Shqipëria etnike, a? Zot ruana! Ruajuni vetëm që të mos u hanë! Kaq.

 

Kur futet Migjeni në sallën e emisionit të RTK-së dhe fillon bisedën me Besim Dinën, i thotë se kanë qëlluar të dy që flasin Gegërishten. Besimit me gjasë kjo nuk i ka ardhur aq mirë pasi Gega është pak e ndryshme prej dialektit të shpifur gjakovar. Sidoqoftë, nga biseda me Migjenin dhe qëndrimi i tij për gjuhën, nuk mund të thuhet diç më shumë dhe e veçantë nga ajo çka u tha deri tani. Gjersa Migjeni don me na i qorry sytë dhe kopë veshët për Gegërishten, shkoni më vemendje këtë fakt, dhe pyetje:

E në çfarë dreq dialekti është titulli i emisionit “Oxygen Show”? Në të gjitha dialektet, nëndialekte dhe shprehejet e mundshme në gjuhën shqipe, nuk është shqip. Këtu paska ardhur Migjeni t’i jap publicitet dhe rëndësi edhe më të madhe Gegërishtes, sepse edhe në televizionin e tij na i qiti vesht për këtë temë me shprehje angleze. Nëse dikush mendon se “Autostrada linguale”, “Gegë is beautiful”, “Oxygen Show”, e zhargone tjera të këtyre kopilëve, kullerëve e laperëve nga gjuhëve të huaja, duke përfshirë edhe dialektin e veçantë të Hashim Thaçit në gjuhën angleze (hashimçe), janë bazë e dialektit Gegë dhe origjinalitet i gjuhës shqipe, atëherë ai/ajo nuk është qenie normale njerëzore. Ishte për çdo kritikë publiku shikues (spektatorët) aty pranë emisionit, i cili në momentin kur hyri Migjeni, rrehte shuplaka si gjájá.

 

Për biseda dhe intervista të nxehta në RTK, Qeveria (ose ekipi i RTK-së; janë njësoj) kur e di se mund të zihet ngushtë nga kundërshtarët, angazhon analistët e saj të shantazhuar, ose ata që janë pjesë e mafisë politike shqiptaro-serbe. Kështu në bisedën e organizuar më 13 janar 2012 (një ditë para protestës së Lëvizjes Vetëvendosje!), RTK-ja kishte angazhuar përballë Albin Kurtit, Ilir Dedën, dhe natyrisht, Migjen Kelmendin. Për Ilir Dedën dihet se është nga Mitrovica dhe e ka nënën serbe. Serbët udhëheqin çdo gjë në Kosovë por nën hije, duke përfshirë edhe presidencën ku e kishin caktuar Ilirin (tash e kanë larguar) si këshilltarë të Atifete Jahjagës. Tema bosht e asaj bisede ishte reciprociteti me Serbinë dhe liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Albin Kurti mbronte qëndrimin se liria e lëvizjes së njëanshme, pra liri vetëm për serbët dhe mallrat e Serbisë, i shkakton vetëm humbje Kosovës, dhe duhej organizuar protesta për të bërë presion që ne të jemi të barabartë. Ai po ashtu sqaronte se Serbinë e kemi brenda në Kosovë duke funksionuar, më konkretisht në Qeveri, sepse shumica e politikanëve shqiptarë në pushtet, janë të lidhur me biznese të Serbisë. Për Ilirin, teleshikuesit nuk prisnin ndonjë befasi meqenëse dihej – është gjak serbi.

 

Migjeni vazhdimisht çartej duke i ndërhyrë Albinit në bisedë. Albini disa herë iu lutej të dyve që të mos e ndërpresin dhe ta lejojnë të sqaroj problemet ose përfundoj fjalinë. Migjeni shqetësohej tej mase se mos po shkaktohet ndonjë trazirë me protesta dhe po ia prishin taraqillakun e tij të interesit me mafinë shqiptaro-serbe. Albini kur i përmendi lidhjet e biznesit të shqiptarëve me serbë, harroj t’i thotë Migjenit se ty po të djeg fort ndonjë trazirë se mos po i çrregullohet tregtia kushëririt të tij Ramiz Kelmendi (nuk duhet të përzihet me një Ramiz Kelemendi tjetër që është publicist) me “Kariqët” dhe serbët tjerë. Kur nuk kishte kurrfarë arsyetimi dhe argumenti, Migjeni thoshte se nuk duhet bërë protesta e të bëjmë turbullira të panevojshme, se na sheh bashkësia ndërkombëtare. Albini me sqarimin e tij, e shtini n’dhe për s’gjalli këtë broçkull të Migjenit (për ata teleshikues që e kuptuan si duhet) kur i tha se, ju me tepër jeni të shqetësuar se si don me na pa bashkësia ndërkombëare ose të huajt, e jo si ne duam ta shohim vetveten dhe t’i zgjidhim problemet tona. Në kuadër të të huajve se si ne duhet të sillemi sipas mënyrës që ata duan të na shohin, Migjeni e mendonte por nuk e thoshte, edhe Malin e Zi. Në lidhje me këtë, kemi një ngjarje në formë të përsëritjes së historisë që do ta raportojmë në paragrafin e fundit të këtij shkrimi.

 

Edhe për çështjet ekonomike, gjatë bisedës në RTK me Ilirin dhe Migjenin, Albini secilin argument e kishte më të fuqishëm se tjetrin. Ai e dha arsyetimin se si dhe pse duhet përkrahur zëvendësimin e produkteve nga importi, pikë së pari nga Serbia, me ato vendore. Edhe në përmasa mbarëbotërore, parapëlqehet më shumë prodhimi në vend, se sa importi, për shkak se transporti liron gazra që i kontribuojnë ngrohjes globale. Në fakt ashtu është. Paramendoni sa gazin e liron në atmosferë një maune nga Beogradi deri në Pejë për t’ia sjellë mallrat Elkosit të Ramiz Kelmendit. Logjikisht, kuptohet se Migjeni në parim është kundër vendit të vet, dhe kundër njerëzimit. Nuk është i tillë vetëm në afat të gjatë dhe kuptim të përgjithësuar, por edhe në baza afatshkurta dhe ditore. Ja edhe realiteti i parafundit por jo i fundit (last but not least).

 

Viteve të fundit, përpos veriut dhe enklavave tjera serbe në Kosovë (Shterpcë, Graçanicë, rajonin e Gjilanit, komunën e Dragashit, Gorës dhe Opojës ku ende mësohet me planprograme të Serbisë, zonat e mbrojtura të Kishës Ortodokse Serbe), pretendimet territoriale të IRJ të Maqedonisë në juglindje të Kosovës, ka dalë një problem i mprehtë në perëndim të Kosovës, ose pikërisht në rajonin prej nga vjen Migjeni dhe shumë Kelmenda. Mali i Zi ka uzurpuar pronat e shqiptarëve brenda territorit të Kosovës në Rugovë. Pronarët e pronave janë duke u ankuar dhe protestojnë kundër këtij uzurpimi nga të huajt. Migjeni në RTK mund të dalë e të thotë se me këso protesta, anipse të ligjshme, dëmtohet imazhi i Kosovës sepse kështu nuk kanë qejf të na shohin të huajt! Vetëm me protesta paqësore arrihet pak ose hiq. Duhet përgatitur edhe për protesta të dhunshme dhe rezistencë me forcë – luftë. Migjeni tani për tani i thithur nga mafia shqiptaro-serbe, do të dal mendsh në RTK duke na i kopur veshët që të mos reagojmë. Ky me dëshirë do t’ia jepte malazezëve jo vetëm Rugovën por tërë Kosovën (te tërën nuk mundet se shumicën po ua jep serbëve!). Jo më larg se gjatë verës së vitit të kaluar i kam kaluar dy ditë duke shëtitur në atë anë (Bogë, Stankaj, Drelaj). Migjenit i duket ai rajon bjeshkë, mal, malok, primitiv, e të ngjashme. Edhe pyjet halore me hormoç të drejtë si qiri e të gjatë 30-40 metra, nga dërrasat e të cilëve marohej djepi me një shqiponje të gdhendur ose vizatuar te gjysmë harku afër kokës kur e lidhte nana n’lulak Migjenin për t’ia mbajtur trupin drejt (që të mos devijoj sikur sot nga Jezusi i shoqërisë në Juda Iskariot të saj), tani nuk kanë vlerë sa oprtunizmi i tij me mafinë shqiptaro-serbe dhe kriminelët e saj. Kur malazezët të marrin hormoçin e Rugovës, një batalion i tyre shumë lehtë mund ta hedhë ne Dri të Bardhë tërë Pejën brenda disa ditëve. Ata nuk e kanë harruar atë rajon kur e kanë okupuar më 1913, ndërsa Migjeni harroj se çka tha para dy viteve dhe dje kundër mafisë shqiptaro-serbe, e tash po leh si qen, dhe mund të ndodh edhe të çartet, në mbrojtje të saj, në mediumin e saj, pra në RTK. Bënë thirrje për ndalimin e protestave, e harron se ne duhet të përgatitemi për luftë. “Vetëm të vdekurit e kanë pa fundin e luftës (Platoni)”, o Migjen – Milloshi – kodoshi!



(Vota: 22 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora