E premte, 19.04.2024, 02:26 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Formimi i Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar në Shipashnicë

E premte, 27.01.2012, 08:53 PM


FORMIMI I KOMITETIT NACIONAL DEMOKRATIK..,SHFLETOJMË HISTORINË

 

FORMIMI I KOMITETIT NACIONAL DEMOKRATIK SHQIPTAR NË SHIPASHNICË 3. 10.1946

 

Përgatiti: Ramiz DËRMAKU

 

U kam thënë pjesëmarrësve se duhet të formohet një organizat jo balliste por,“Nacional Demokratike Shqiptare“. Gjon Serreqi

Gjon (Gjergj) Serreqi u lind më 11 shkurt 1920 në Ferizaj.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen-gjimnazin , në Prizren, në vitin shkolor 1939-40.Fakultetin Filozofik e regjistroi në Univerzitetin e Zagrebit, në vitin shkollor 1940-41. Në Zagreb qëndroi deri në shkurt 1941. Në prill tëvitit 1941, Gjon Serreqi studimet do ti vazhdojë në qytetin Piza të Italisë. Pas 6 muajsh, ai u largua nga Piza e shkoi në Firence të Italisë, dhe do të regjistrohet pranë Univerizitetit të qytetit. Këtu gjoni studioi deri në gushtin evitit 1943, pra thënë shkurt deri me kapitulimin e Italisë fashiste. Në shtator të vitit 1943, Gjon Serreqi u kthye në vendlindje dhe aty do të emrohet kryetar i komunës në Babush të Ferizajt. Në majin e vitit 1944 ai u arrestua nga policia Gjermane SS. Në fillim Gjon Serreqi e dërguan në kampin fashist në Prishtinë, ndersa nga qershori i këtij viti, së bashku me një numër të burgosurish të tjerë u deportua në kampin fashist“K-16“ në Vjenë. Në këtë kamp Gjoni, qëndroi deri në Janar të vitit 1945, e nga kjo kohë u transferua në kampe të ndryshme fashiste në kufirin austro-hungarez. Në fund ate e dërguan në kampin fashist të Gracit. Gjon Serreqi u lirua nga burgu-nga forcat antifashiste në qershorin e vitit 1945. Kthehet në Kosovë dhe emrohet arsimtar pranë Gjimnazit të Prishtinës,dhe yty do të punojë deri më 27 prill të vitit 1946, deri sa u arratis në malet e Drenicës, në Shtabin nr. 2, të cilin e udhëheqte Ajet Gërguri (39).

Veprimtaria e Gjon Serreqit në Organizatën e të rinjvëve Nacional Demokratik Shqiptar ( në vazuhdim NDSH-ja) në Gjimnazin e Prishtinës, tetor 1945- prill 1946

Autori i këtyre rreshtave ishte nxënës i Gjimnazit të Prishtinës që nga viti 1943. Në fillim si nxënës,u kyqë në organizatën e Ballit Kombëtar,në grupin që e udhëhiqte Durmish Rizvanolli, tani kimist në Gjakovë. Nga viti 1945 ai hyri në organizatën e nxënësve të Gjimnazit që vepronin kundër pushtetit komunist jugosllav. Në fillim në këtë organizat –grup dallohej nxxënësi i kl-V-të Ali Bajrami (Haskaj) nga Rohoveci. Në këtë grup më vonë do të kyqen Lazër Josipi, Xhahit Gafurri, Hamdi Mustafa, Spahiu, Nazif Zymberi-Bogujevci, Sefedin Shabani, etj. Në mesin e tyre ishte edhe autori i këtyre rreshtaave pra Ismet Dërmaku. Ky grup vepronte sipas platformës së Ballit Kombëtar, ishte i organizuar edhe para se të vinte Gjon SEREQI arsimtar në Gjimnazin e Prishtinës. Personalishtnë mua ndikoi që të përcaktohesha për Ballin Kombëtar.

(39) Sipas deklaratës së Osman Abazit, dhënë në burgun e hetuesisë me 4 mars 1947 në Prishtinë. Proqesverbali është përkthyer në gjuhën shqipe dhe është botuar në librin :Prof.Dr.Ismet Dërmaku,Gjon Serreqi, dhe NDSH-ja(Dokumente Arkivore) f. 145 ( Në vazhdim I. Dërmaku ; Gjon Serreqi dhe NDSH-ja)

Profesor Luan Gashi, në kohën derisa ishim të shtrirë në spitalin e Prishtinës, në Janar të vitiot 1944. Me ne aty ishte edhe Abdurrahman Shala, më vonë aktor.Luan Gashi ishte i biri i Ahmet Gashit,drejtor i Shkollës Normale“Sami Frashëri“të Prishtinës në vitin shkollor 1943-44.Ishte e njohur se Luan Gashi, së bashku me Adem Selim Gllavicën, Hysen Tërpezën etj, organizuan sulmin e luftëtarëve shqiptarë kundër pushtetit jugosllav në Ferizaj, më 2 dhjetor 1944. Njiherit Luan Gashi itakonte grupit të patriotëve shqiptarë që organizuan atentatin kundër Milladin Popoviqit , e që e realizoi patrioti Haki TAHA me 13 mars 1945, në Prishtinë.

Gjon Sereqi faktikisht hyri në Organizatën e të rinjëve të Gjimnazit të Prishtinës në tetorin e vitit 1945, dhe më vonë do të zgjidhet udhëheqës i kësaj organizate deri kur u arratis më 27 prill të 1946.Përkitazi me inkuadrimin e tij në organizatën e të rinjëve,Gjon Sereqi në deklaratën e tij thotë;“Në qershor të vitit (1945) jam emëruar profesor i Gjimnazit Shqiptar në Prishtinë, dhe që në atë kohë u njoha me Prof. Sylejman Aliun (Drini), i cili, sipas informimit tim , kishte qenë i dënuar nga gjygji për shkak të veprimtarisë së tij kundër popullit punonjës. Për herë të parë ai (S.Aliu) filloi të më fliste për organizatën Nacional Demokratike Shqiptare, duke më spjeguar qëllimet e saj. Ai i thoshte Prof:DR. Ismet Dërmakut se kjo organizatë angazhohej për demokraci, siq ishte ajo në Angli e në Amerikë, por jo si ajo në BRSS, në Jugosllavi e në Shqipëri“. Gjon Serreqi lidhur me këtë në vazhdim pohon: Punën time në Gjimnaz e kamë nisur në tetor të vitit 1945, duke ju ofruar në radhë të parë nxënësve të cilët ishin të pa kënaqur me rendin shoqëror dhe të cilët nuk pajtoheshin me punën e organizatave antifashiste. Nxënësve të cilëve ju kamë ofruar më parë ishin: Lazër Josipi, Hamdi Mustafa, Xhahit Gafurri, Ali Bajrami, etj. Më së tepërmi jam shoqëruar me Hamdi Berishën. Kështu së bashku kemi diskutuar për nevojën e punës dhe për formimin e organizatës, si në Gjimnaz, ashtu dhe jashtë Gjimnazit dhe Prishtinës“.Pyetjes së shtuar të hetuesit: “Kur dhe si e keni formuar organizatën në gjimnaz?“ .Gjon Serreqi i përgjigjet:“Mbledhjen e parë e kmi mbajtur në shtëpin e Xhahit Gafurrit, të cilën e kamë konvokuar unë. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin: Xhahit Gafurri,Lazër Josipi, Ali Bajrami, Hamdi Mustfa, dhe nxënësit tjerë, emrat e të cilëve i kam harruar“(40)Po aty Faqe 155.Në vazhdim Gjon Serreqi shton; Me rastin ehapjes së kësaj mbledhjeje unë u kamë thënë pjesëmarrësve se duhet të formohet organizata dhe se kjo nuk është organizat balliste, por është organizatë“Nacional Demokratike Shqiptare“ , e cila ka për qëllim luftën kundër rendit ekzistues shtetëror në jugosllavinë e sotme,si dhe në Shqipërinë e sotme,e për krijimin e Shqipërisë etnike, duke e bashkuar Kosovën e Metohinçë (Dugagjinin) në kufijt e saj etnikë“,që t’i bashkoheshin Shqipërisë si të tillë, me rendin shtetëror që do ta krijojmë ne.Ndërrimin e rendit shtetëror kemi planifikuar ta zbatojmë me intervenimin e Fuqive të mëdha, të Jashtme, siq janë Anglia e Amerika,ose edhe me ndihmen e fuqive tona të armatosura që ishin në male. Një herë do të ngrihej në kryengritje populli shqipëtar , për të marrë pushtetin në duart e veta. Në atë mbledhje kryetar është zgjedhur Hamdi Mustafa, (Spahiu) , si më përgjegjës“. (5)

Shënimet e marra nga libri monografia; DËRMAKU, nga autorët; Dr.Ismet Dërmaku,

Prof.Hasim Dërmaku

Prof. Sylejman Dërmaku

Si dhe nga Ramiz Dërmaku –gazetar :Gjatë bisedës me nacionalistin e atdhetarin Hysen TËRPEZA.

 

Vazhdon…



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora