E marte, 23.04.2024, 05:57 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kujtohet në mbarë botën Holokausti

E premte, 27.01.2012, 08:00 PM


27 janari është një ditë për të mos harruar Holokaustin dhe viktimat e saj. E gjitha bota sot kujton kampet e përqendrimit, krematoriumet, produkt i egersisë nazistë që vrau miliona hebrej, romë, homoseksuale dhe komunistë.

 

Por a njihen përmasat e tij? Sipas një kërkimi të bërë kohët e fundit nga parlamenti gjerman, 20 % e të rinjve nga 18-25 vjec janë anti-semitë. Një shifër që të ve jo pak në mendime dhe që dëshmon, më shumë se gjithçka, se e kaluara e Gjermanisë, zor se është hedhur e tëra pas krahëve. Profesori i njohur gjerman i historisë, Peter Longeric tha se:“Antisemitizmi në shoqërinë tonë bazohet mbi paragjykime shumë të përhapura qe lidhen me ngjarjen apo me injorancën e thjeshtë për hebrejtë dhe hebraizmin”.

 

Nga e njëjti kërkim shfaqen të dhena interesante edhe për vendet e tjera të Europës, sic është Hungaria, Polonia dhe Portugalia, ku vihet re nje perhapje e antisemitizmit.

 

Bundestagu në Gjermani- përkujtoi përgjatë një ore- viktimat e Holokaustit, në 67 vjetorin e clirimit të kampit të Aushvicit, në Poloni, më 27 Janar të vitit 1945. Ai ishte nje prej kampeve me famekeq te perqendrimit. Genocidi kishte filluar para vitit 1942. Por konferenca e Wannsee para 70 vjetësh shënon pikenisjen e vrasjes sistematike te hebrenjve.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora