E shtune, 20.04.2024, 03:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Arif Kutleshi: Përhënia e kuajve të kaltër

E premte, 27.01.2012, 07:50 PM


Arif KUTLESHI

 

PËRHËNIA E KUAJVE TË KALTËR

 

Po vijnë kuajt e kaltër drejt e nga Nili

Kalendari gregorian shënon muajin kallnor

Al Tufaili u lëshon zë nga shpina e një Fili

Të çpihen e t´i provojnë thundrat mbi borë

 

Janë ngopur me algje janë bërë tupan

U vizëllojnë thundrat u shkëlqen lëkura

U bënë goxha do vjet pa u bërë kurban

Shpejt e mësuan notin të turren me hurra

 

Nuk tuten nga njerëzit veç nga krokodilat

Kur ua mbyllin shtigjet kur i fusin në brí

Por sot në këtë kallnor kanë dalë dhe bilbilat

Piramida e Keopsit lahet krejt në diell të ri

 

Kuajt tanë të kaltër i kemi mbajtur gjallë

Tigrin dhe Eufratin e kemi shterruar për ta

Për do´ kuaj të sojit kishim gjithmonë mallë

Dhe krenaria për Nilin tonë të vdesim s´na la

 

Eh, fjalë e Al Tufailit nga maja e shpinës së Filit

Që thoshe se edhe kuajt e Nilit dinë të lodrojnë

Ju kemi dhënë më shumë hurme se bari t´tërfilit

E tashti nxjerrin dhëmbët të gatshëm t´na copëtojnë...

 

17 kallnor 2012



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora