E enjte, 25.04.2024, 08:01 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gjon Neçaj: Njerëz, shikojeni këtë fotografi!

E enjte, 26.01.2012, 08:58 PM


NJERËZ, SHIKOJENI KËTË FOTOGRAFI !

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Ajo dhomë në katin e dytë të pallatit pesëkatësh në lagjen "Partizani" mund të përshkruhet si dhomë izolimi për tre pjesëtarët e familjes: Marashi dhe Eraldi kanë mbi 30 vjet që nuk kanë parë dritën e diellit. Po aq edhe Drandja nuk ka dalë nga shtëpia, vetëm kur ka blerë ushqime, ilaçe dhe ka tërhequr pensionet.

 

Pasuria e tyre janë dy minder të vjetër, një krevat hekuri dhe disa rroba fjetjeje vendosur me kujdes nga zonja e shtëpisë në kthinën e dhomës. Eraldi shpesh bëhet i dhunshëm dhe ha duart me dhëmbë, i bie kokës në mur e kryen veprime të tjera të palogjikshme, ndaj e ëma i rri afër ditë dhe natë. Madje, kur ajo del nga shtëpia për ndonjë punë, i lidh duart me litar në këmbën e krevatit.

Për të mbrojtur Eraldin nga veprimet e dhunshme, ajo ka vendosur rreth murit të dhomës sfungjer, pasi Eraldi tenton t'i bjerë murit me kokë.

 

Kjo eshte familja e Marash Pjeter Qarrit,mbi 70 vjeçar,me banim ne qytetin "Bajram Curri",lagja "Partizani".Banojne ne nje dhome.Ne mes eshte Drande Qarri,gruaja e Marashit,73 vjece dhe Eraldi,djali i tyre i vetem.Marashi ka 33 vjet qe eshte i paralizuar ,kurse Eraldi ka 32 vjet qe edhe ky eshte i semure kronik.Ka 33 vjet qe u ben sherbim kjo nënë.Tashme Drandja eshte lodhur dhe ben thirrje ta ndihmojne per te qene sa me afer mjekeve ne Tirane,se nuk mundet t'u sherbeje .Ajo apelon ndihme per t'i siguruar nje banese dikund në periferi të kryeqytetit për të  qëndruar sa më afër mjekëve. Drande Bafti Qarri, tashmë 73 vjeçe, e datëlindjes 1939, ka 33 vjet që kujdeset për burrin dhe djalin e saj. Që në moshën 40-vjeçare, çdo ditë krahas punëve të shtëpisë kujdeset për Marashin dhe Eraldin.

 

Jeta e saj ka qenë dhe mbetet e vështirë dhe e dhimbshme. Tashmë vështirësitë ia shtojnë edhe vitet që ka mbi supe. "Kam vuajtur shumë dhe jam plakur para kohe",-thotë ajo. "Ka mbi 30 vjet që kërkoj ndihmë , por deri më tani askush nuk i ka marrë parasysh kërkesat e mia. Tashmë jam lodhur dhe e plakur e nuk mundem më t'u shërbej". Marashi ndodhet i shtrirë në një minder të vjetër, kurse pak më tutje djali në një krevat hekuri të përdorur nga vitet e shumta.

"Jetojmë në një dhomë e ushqehemi me pensionin e Marashit dhe një ndihmë invaliditeti që marr për djalin, afërsisht 22 mijë lekë  gjithsejt, por me vështirësi kalojmë muajin",-thekson Drandja me sytë mbushur me lot.

 

Kjo grua e moshuar dhe nënë apelon për ndihmë ,pasi edhe vetë ajo nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë shërbimi ndaj të sëmurëve kronik është  i pamundur prej saj.Drandja nuk resht së kërkuari ndihmë  pushtetit vendor,bashkisë,shoqatave të ndryshme jo qeveritare,por deri më tani askush nuk i ka ofruar ndihmën minimale kësaj familjeje.

Duke biseduar me punonjës të ndihmës sociale pranë bashkisë ,shprehen  se janë të njohur me gjendjen e familjes së Marash Qarrit,por nuk kanë fonde të mjaftueshme për ta ndihmuar sipas kërkesës së tyre.

 

 

Rifat Kukaj

 

Punë e madhe

 

Punë e madhe pse n’luadhe

Nuk kullot asnjë kunadhe.

 

Punë e madhe pse n’Ulqin

Nuk jeton asnjë pinguin.

 

Punë e madhe pse në Shkodër

Hidhen n’valle ‘dhe pa lodër.

 

Punë e madhe pse n’Shëngjin

Lopa ha ndonjë shalqin.

 

Punë e madhe pse n’Tiranë

Askush s’lahet në lumin Lanë.

 

Punë e madhe pse në Vlorë

S’ka dordolec as dëborë.

 

Punë e madhe pse n’Sarandë

Ka shtëpi edhe me verandë.

 

Punë e madhe pse n’Tropojë

Përrallat tregohen me gojë.

 

Punë e madhe pse në Strugë

Dikush ha me dy lugë.

 

Punë e madhe pse në Shkup

Macet nuk pijnë shurup.

 

Punë e madhe pse n’Preshevë

Dikush hidhet e bën grevë.

 

Punë e madhe pse n’Koliq

Foshnjat lindin lakuriq.

 

Punë e madhe pse n’Pollatë

Nuk ka bisht ndonjë sopatë.

 

Punë e madhe pse n’Gjilan

Nuk brrurin asnjë luan.

 

Punë e madhe pse n’Prishtinë

Dikush ngutet me makinë.

 

Punë e madhe pse n’Llap

Dikush nxiton me vrap.

 

Punë e madhe pse n’Orllat

Ndonjë fëmijë pshurret n’shtrat.

 

Punë e madhe pse n’Llaushë

Dikujt i dalin rrenët n’fushë!

 

Punë e madhe pse n’Tushilë

Nuk ka deve as gamilë.

 

Punë e madhe pse n’Rogovë

S’gjendet fusha Domosdovë.

 

Punë e madhe pse në Zym

Çdo shtëpi nxjerr nga një tym.

 

Punë e madhe pse n’Prizren

Një mi mbytet në legen.

 

Punë e madhe pse n’Istog

Djeg mustaqet një maçok...

 

Punë e madhe pse Eskimwt

Nuk i mbjellin pemë-perimet.

 

Punë e madhe pse n’Angli

Nënat nuk gatuajnë fli.

 

Punë e madhe pse në Denjepër

Nuk mban syze dhi e egër.

 

Punë e madhe pse Tibeti

Rri mbi kokën e çdo mbreti.

 

Punë e madhe pse Sulltanët

Nuk i panë kurrë ekranët.

 

Punë e madhe pse n’Saharë

Nuk ka barë as kostarë.

 

Punë e madhe pse Kali i Nilit

S’ia theu nofullat Krokodilit.

 

Dhe i thanë Kalit të Nilit:

-Pse s nuk ia then nofullat

Krokodilit?

Dhe tha kali i Nilit:

-Nga të marr fuqinë?

S’po ma jepni tagjinë!...

 

E dëgjuan dy beduinë

Ia shpurën tagjinë,

Një anije plot me grurë

Ia shpurën nën një urë.

 

Përlau tagjinë,

Mori fuqinë

Kali i Nilit

U hodh

Ia theu nofullat

Krokodilit!

 

Punë e madhe pse Platoni

S’dinte ç’ishte telefoni.

 

Punë e madhe pse ra Troja

Punë e madhe, m’u lodh goja...

 

Por nuk është edhe punë e vogël

Deri sa krimbi shpon një gogël!...

 

***

 

Punë e madhe pse m’duartrokitët

Unë u lodha-

Ju ndoshta u zbavitët....

__________________

Tropoje

 

Trashësia e dëborës në qytetin e Bajram Currit është më shumë se 65 centimetra, ndërsa në zonat rurale trashësia e dëborës arrin në afro një metër, tha për ATSH-në, nënprefekti Bujar Hasanpapaj.

 

- Reshje të dendura të dëborës kanë përfshirë prej dy ditësh të gjithë rrethin e Tropojës duke sjellë izolimin e të gjitha fshatrave të thella të këtij rrethi.

 

Trashësia e dëborës në qytetin e Bajram Currit është më shumë se 65 centimetra, ndërsa në zonat rurale trashësia e dëborës arrin në afro një metër, tha për ATSH-në, nënprefekti Bujar Hasanpapaj.

 

Sipas tij, "është e izoluar vetëm komuna e Margegajt, ndërsa ende janë të kalueshme akset rrugore që lidhin qendrat e komunave të tjera me qytetin e Bajram Currit, ndonëse trashësia e borës po i afrohet një metri", tha ai.

 

Lëvizja e mjeteve në akset rrugore te këtij rrethi është vështirësuar ndjeshëm.

 

Janë të kalueshme aksi rrugor Fierzë - Bajram Curri - qafë Morinë, ndërsa akset e tjera janë thuajse të bllokuara. Të bllokuara janë akset rrugore Fierzë - Lekbibaj e Fierzë - Qafë Mali, Kam Tropojë - qafë Prush e Kam Tropojë - Krumë.

 

Ndërkohë, janë shfaqur defekte të konsiderueshme në rrjetin elektrik, duke bërë që komunat e Lekbibajt e të Bujanit prej mbrëmjes së kaluar të jenë pa energji elektrike. Sot punonjësit e sektorit të emergjencave po punojnë për eliminimin e defekteve



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora