E enjte, 25.04.2024, 02:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Lulzim Logu: Bardi u ringjall!

E enjte, 26.01.2012, 08:46 PM


BARDI U RINGJALL!

 

- Shenime per librin: “ Metamorfoza e dytë e Gegë Toskës” e autorit Azem Baliaj –

 

NGA LULZIM LOGU

 

Komunitetit letrar te Lezhës, kohë më parë ju shtua emri I një autori nga Tropoja, I cili ka zgjedhur të jetojë atje, Azem Baliaj dhe  libri I tij botuar nga  Shtepia botuese: “ Kuvendi” 2011, me titull intrigues: “ Metamorfoza e dytë e Gegë Toskës”.

Një libër I formatit modest për nga numri I faqeve, 50 sosh,modest për nga tirazhi, vetëm 500 kopje, modest për nga njoftimi I daljes, vetëm në një rreth miqsh dhe shokësh të autorit, por mjaft interesant dhe premtues nga qasja jo vetëm letrare, tematika dhe toni I fortë I mesazhit që ai përcjell tek lexuesit.

Çiltërsisht, autori I drejtohet lexuesit, duke dashur ta orientojë në shtigjet e mendimit të vet, që ka kohë që dëshiron ta ndajë me të tjerët, me nerv, jo pa trishtim, duke besuar në të drejtën e gjykimit të tij, që përpiqet të fokusohet tek momenti historik I kombit dhe ndërgjegjësimi patriotik I gjithësecilit prej nesh në këtë fillimshekulli premtues për shqiptarët:

“ …Homeri I gjakut tonë shqiptar, ish “ armiku I popullit, Gjergj Fishta” ( 1871-1940) në vitin 1907, nën një zulm trishtimi dhe ironie,me zemër të plasur për fatet e kombit, botoi “ Metamorfozën “, duke thumbuar egër shqiptarët shumëfytyrsha që po shisnin atdheun, aq sa tha: nuk jam shqiptar?!

Kjo ju përgojue disa dekada si tradhëti!...

Dhe unë sot, pas 130 vjetësh, I trishtuar dhe ironik, 268 vargje të “Metamorfozës” po ju shtoj vargje të tjera, për shekullin që na iku duke u kacagjelue shqiptarçe, pa krye punë me veten?!...

Në histori detyrat I kemi të njëjta!

A nuk kam të drejtë me ba’ edhe unë ironinë e ditës, nën stilin dhe dashurinë ilire të At Gjergj Fishtës?!

Nëse kjo satirë ka mesazh qoftë dhe vetëm për një shqiptar, lejomëni të festoj!

Le ta duam atdheun dhe kombin si ai edhe pse kurrë nuk mundim si ai! Azem Baliaj ( gegë toska, I riu)”

Kështu shprehet apo shprazet drejt e kah shpirti, Azem Baliaj tek kjo hyrje dhe me pas tek 11 kapitujt e një poeme, e cila e kapërcen satirën, sarkazmën dhe ironinë, duke ndërtuar mbi motivet e njohura të Fishtës, një ngrehinë poetikë të bukur, të qëndrueshme , jetëgjatë për nga vlerat dhe idetë dhe e lakmueshme për nga cilësia figurative, fonetike dhe gjuhësore.

Në verën e vitit 2009 në Lezhë është vendosur statuja e Fishtës, sin ë ditën e çeljes së Revistës zëmadhe : “ Hylli I dritës” ( 1913) dhe kjo statujë qëndron aty bashkë me simbolet e veprës madhështore të Fishtës mbi supe, lahutë, zana, dafina etj në kontekst me atlasin pellazgo ilir.

Bash aty, takohen, persijatin, kuvendojnë krijuesit vendas dhe më gjerë, bash aty ka zënë fill poema e Baliajt, bash aty ja nis mbrojtja  dhe përcjellja e filozofisë dhe zgjimit fishtjan, e cila ushëtin në vargjet e saj si një piskamë shpellave dhe honeve të Bjeshkëve të Namuna:

 

Mrrin’ ditët e mira

Për vlera e burra

Bashkë me veprat

Erdh në skulptura.

 

Fishta në Lissus

Viganin pranë

Gjethe dafinash

Lahutë e zanë…

 

Asht’ nderi I kombit

Vlerë e vatanit

Vlerë  Evropës

Pertej Ballkanit…

 

Duke rriskuar këso rruge, të njohur, të famshme, frymës fishtjane, kalldremit fishtjan dhe shigjetave therëse fishtjane, kënaqshëm, përmes një humori të imtë, nota gati të padukshme, përzier me ironi të fortë që gati dhemb, me një guxim shpagues prej intelektuali të frymëzuar nacionalizmi aktual dhe të domosdoshëm, tej skemave dalëboje të politikës së ditës, me dihatje trishtuese, shpesh pikëluese, por me sinjale shprese, parakalon para lexuesit krejt historia e Shqipërisë…

E Shqipërisë si tërësi territorial, shpalosur në hartën e koopertinës, por edhe në hartën e ndjesive shpirtërore që përcjellin vargjet e gdhendura dhe të gatshme si për një këngë himn!...

“ Ky është mesazhi

Që Geg Toska len

Për shqipet betim

Për brezat melhem!...”

Do ta konsideroja këtë libër si pamflet, si thirrje, si apel, si logo në pragfestën e madhe të pavarësisë, në fund të fundit secili prej nesh e ka për detyrë, e ka hak, e ndjen dhe s’mund ta ndalë kurrësesi shprehjen dhe ndjesinë për udhëtimin tone të mundimshëm drejt Golgotës tone, lirisë të shumëëndërruar, të pavarësisë shumë të merituar!

Azem Baliaj ka një kendveshtrim të gjetur, ku thirrja, shpresa dhe trishtimi, të shndrruar në një amalgam ngjizin kah e ardhmja themele të reja të kontinuitetit shqiptar!

Po kush është Azem Baliaj?

Lindur në Tropojë, aktor dhe libretist I njohur I estradës dhe teatrit në vite, pioner I enciklopedisë kulturore të Tropojës, me librin : “ Kronikë e kohës”ku pasqyron vlerat kulturore ndër vite, simbol I humorit shpotitës, një bohem I poezisë  romantike,ai ka emrin e tij në zhvillimin kulturor të Tropojës.

E tash pre Lezhe, në vendin e kuvendeve historike, në pikëtakimin gjeografik të poetëve shqiptarë, ai ka prodhuar një vepër modeste për nga madhësia, port ë konsiderueshme për nga mesazhi: Se BARDI U NGJALL!

Në shpirtin e popullit të vet!

 

 

JANAR, 2012



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora