E shtune, 20.04.2024, 12:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikel humoristik

E diele, 02.03.2008, 09:18 PM


Sigurimi i jetës

Një plak 97 vjeç shkon në një zyrë sigurimesh.
-Përshëndetje. Dua të bëj siguracion për jetën.
-Ç’thua gjysh! Siguracion për jetën? Sa vjeç je?
- 97, - i thotë plaku.
Nëpunësi, që gati sa nuk çmendet, e pyet sërish:
-Seriozisht e ke? Ç’të duhet ty siguracioni?
-Po ja, do të shkoj me babanë jashtë shtetit. Dhe menduam të jemi të siguruar, se nuk i dihet...
Nëpunësi, që zë kokën me duar:
-Sa vjeç është baba yt?
-130 mbush vitin tjetër.
-E çfarë do të bëni jashtë shtetit?
-Do të shkojmë të vizitojmë gjyshin.
Nëpunësi:
-Tallesh me mua? E sa vjeç është gjyshi yt?
-147-vjeçar.
-Po mirë, me ç’rast do ta vizitoni?
-Po ja, u divorcua nga gruaja dhe do të martohet prapë. Në fakt ai nuk do, por e detyrojnë prindërit...

Doganieri

Në kufi ishte një doganier i vjetër. Një ditë aty kalon me një makinë një djalë i ri. Doganierit iu duk i dyshimtë dhe e ndaloi. E pyeti se çfarë kishte në makinë dhe i riu i tha se kishte pleh kimik për lulet. Doganieri nuk e besoi dhe kontrolloi makinën, por gjeti vetëm pleh, kështu që e la të ikte shoferin. Për një vit djali shpesh kalonte doganën dhe doganieri gjithmonë brengosej nga dyshimi që i riu po ia hidhte dhe ai nuk e kapte dot. Pas dy vitesh doganieri del në pension dhe hap një lokal afër doganës. Një ditë, djali që kalonte me pleh për lulet ulet në lokal dhe doganieri e pyet:
-Më thuaj tani që nuk jam më doganier, ku qëndronte marifeti yt, se nuk besoj të merreshe me pleh për lulet?
-E thjeshtë fare more burrë, bëja kontrabandë makinash.

Dy shokët

Vdesin dy shokë dhe takohen në botën tjetër.
I pari:
-Si vdiqe ti?
-Disa herë e gjeta gruan në shtëpi të zhveshur dhe nga xhelozia më iku truri, ku nuk kërkova nëpër shtëpi dy orë: poshtë krevatit, në dollap, ballkon, poshtë tavolinës, në banjë, pas perdeve, në bodrum e mbi çati, deri dhe në oxhak.
-Po pastaj?
-Më hipi tensioni dhe më pushoi zemra. Po ti si vdiqe?
-Unë, një ditë, si zakonisht, isha te dashnorja. Kur papritur i vjen burri dhe ajo më fshehu në frigorifer...

40 gomarët

Mësuesi hyn në klasë dhe hap regjistrin, ndërkohë që nxënësit po bënin ende zhurmë. Për t’i vënë në sedër ai hap regjistrin dhe thotë gjithë ironi:
- A janë të pranishëm të 40 gomarët në mësim? (Klasa kishte 40 nxënës.)
- Po mësues, - hidhet Beni. - Madje gjithsej në klasë bëhemi 41 gomarë...
Mësuesi i nevrikosur e nxjerr përjashta Benin, ndërsa ky, duke dalë, i drejtohet prapë mësuesit duke i thënë:
- Profesor, prapë se prapë 40 gomarë mbeten në klasë, edhe me ikjen time.

Ëmbëlsira

Një djalë gjirokastrit shpallet si më i miri i rrethit në një olimpiadë dhe i gëzuar shkon t’ia japë lajmin familjes. I ati, sapo e dëgjon, për t’ia shpërblyer djalit këtë arritje, i thotë:
-Hajde të keqen babi se do të shpie në pastiçerinë më të mirë të vendit... që të shikosh dhe ti si hanë të tjerët ëmbëlsira.

Meti

Dy ushtarë kishin dalë nëpër fshat gjatë pushimit dhe duke ecur shikojnë në një kopsht një pemë plot me mana të kuqe flakë.
Ngjiten ushtarët sipër dhe nisin të hanë mana derisa vjen plaka e u bërtet. Njëri prej tyre hidhet poshtë dhe ikën me vrap, ndërkohë që plaku nis ta ndjekë nga pas me bastun. Ushtari tjetër, sikur mos kishte ndodhur gjë, vazhdonte të hante mana i qetë. Në atë moment del jashtë plaka.
-Zbrit ore nga mani, – i thotë.
-Ik oj plakë, më lër rehat se po zbrita do të të bëj zbor, - ia kthen ushtari.
-Zbrit ore maskara, - shfryn plaka.
Ushtari zbret dhe i nevrikosur e zë plakën dhe e përdhunon.
Kur ishte duke ikur plaka pyet:
-Si e ke emrin?
-Meti.
Dhe plaka duke kënduar i thotë:
-Met o Met, kisha 40 vjet pa e ndjerë këtë lezet, eja prapë nesër mbrëma, të hash mana ti te nëna...

Ferri pa zjarr

Vdesin dy shokë. Njëri shkon në parajsë, ndërsa tjetri në ferr. Pas disa kohësh ky që ishte në parajsë mendon të shkojë e ta shohë shokun e tij se si po ia kalon në ferr. Kur shkon, hyn në ferr dhe shikon një errësirë të madhe dhe asnjë zjarr, ashtu siç e priste. Pasi takon shokun, e pyet i habitur:
-Ore, po çfarë ka ndodhur këtu që nuk shikoj asnjë zjarr?!
-Po ku të lë njeri këtu që të ulesh e të mbledhësh shkarpa...

Si kam lindur?

Fëmija i vogël një ditë shkon dhe pyet të atin:
-O ba, si kam lindur unë?
-Po ja, – i thotë ai, - unë me mamin iu lutëm shumë Zotit që të na jepte një djalë të mirë dhe të nesërmen të gjetëm ty mbi një trëndafil.
-O ba, o ba, po ti si ke lindur?
-Mua, të keqen baja, më gjeti gjyshja mbi një borzilok.
-O ba, po gjyshi si ka lindur?
-Gjyshin e gjeti stërgjyshja mbi një karafil.
Dhe fëmija që ia kthen i irrituar:
-O ba, a bën kush seks në këtë shtëpi?!... 

Ëndrra e Policit

Një polic duke fjetur shikon në ëndërr sikur kap dikë në kundërvajtje:
Polici:
-Hap krahun! Hape krahun, të thashë! Ke 100 mijë lekë gjobë për shkelje të rëndë.
Shoferi:
-O shef, po nuk kam aq lekë...
Polici:
-Mos e zgjat, 100 mijë lekë gjobë të dhashë.
Shoferi:
-Kam vetëm 80 mijë lekë shef.
Polici:
-100 mijë në dorë të thashë, ose do të të bllokoj makinën dhe do të shtoj gjobën!
Në këtë kohë polici zgjohet dhe e kupton që ishte në ëndërr. Pasi kthehet në anën tjetër e merr sërish gjumi dhe kthehet te ëndrra ku e kishe lënë.
-Ore ti, m’i bjer shpejt ato 80 mijë lekët dhe mos të shoh më këtej! – i thotë shoferit.
 
Pa titull

Arabi, afrikani dhe shqiptari po debatonin me të madhe për vendet e tyre se ku ishte më ngrohtë. Hidhet i pari arabi:
-Në Arabi mjafton të lëshosh ujin mbi asfalt dhe zien...
Afrikani:
-Në Afrikë nuk kemi nevojë për furra, buka piqet nga dielli...
Shqiptari:
-Ne në Shqipëri i japim pulës akullore që të mos na bëjë vezë të ziera...

Gjirokastriti

Në një banjë publike hyn një gjirokastrit. Papritur atij i bie nga xhepi një dyqind lekësh. Bëhet të ulet që ta marrë, por dikush e shikon shtrembër dhe i thotë:
-Pse kaq keq qenke që do të ulesh poshtë për të marrë një 200 lekësh?
Gjirokastriti mendohet pak dhe nxjerr nga xhepi një mijë lekë të tjera dhe i hedh poshtë.
-Për 1200 lekë ia vlen të ulesh, – thotë ai.

Pavijoni numër 3

Në Pavijonin numër 3 budallenjtë ishin shtuar shumë dhe doktorët vendosën t’u bënin vizitë. Në këtë mënyrë ata do mund të lironin pacientët që ishin shëruar, d.m.th. që nuk ishin aq të sëmurë. Mirëpo në këtë pavijon të gjithë psikopatët kishin shumë kohë pa u larë dhe vdisnin për pishinë. Doktorët vendosën t’i testojnë duke i vënë para një pishine pa ujë budallenjtë, për të parë se cili nuk do të hidhej. Sapo ua treguan pishinën, të gjithë pacientët u lëshuan me vrap dhe u hodhën në të. Veç njëri prej tyre mbeti, ndërkohë që doktorët me vrap shkojnë ta marrin për t’i dhënë lajmin e mirë.
-Prisni ore ju njëherë... Nuk hyj në bisedime unë pa u larë, se nuk jam budallë... – u thotë i çmenduri dhe hidhet në pishinë.
 
Bashkëshortët

Një grua me gjoks të vogël hyn në dyqan me burrin e saj dhe shikon një palë reçipeta, të cilat i pëlqejnë.
-Këto më pëlqejnë dhe do t'i blej, - i thotë të shoqit.
-Me atë gjoks që ke ti ato nuk të shërbejnë, – i thotë burri.
-Po të jetë ashtu, edhe ty nuk është se të shërbejnë shumë të mbathurat..., – ia kthen gruaja.

Dhoma

-Sa kushton një dhomë dyshe në hotelin tuaj? – pyet klienti.
-Varet nga pozicioni që ju zgjidhni, – thotë sportelistja.
-Unë zakonisht fle në krahun e djathtë...

Polici dhe telefoni

Një polic shkon në punë me të dyja faqet e djegura.
-Po ku e ke djegur faqen kështu, more derëzi? - e pyet shefi.
-Po ja, ra telefoni... unë isha duke hekurosur dhe duke menduar se kam në dorë telefonin ngrita hekurin e u dogja.
-Mirë, – i thotë shefi, - po faqen tjetër si e dogje?
-Epo, kur dogja njërën faqe, vendosa të telefonoj ambulancën...

Kuptimi i dietës
 
-Pra dietë do të thotë që të mos hash aq shumë sa dëshiron?
-Jo, e keni gabim. Dietë do të thotë të hash sa të duash prej atyre ushqimeve që nuk të pëlqejnë fare.

Kumbari

Një ditë, djali i vogël shikon të atin duke urinuar dhe e pyet se çfarë po bënte.
- Është çezmë, të keqen babi, po vadis barin... – i thotë ai.
Pas disa ditësh, djali i thotë të atit:
- Babi, babi, e di çfarë kam parë sot? Mamin që pinte ujë te çezma e kumbarit...

Lepuri

Luani vendos që për kafshët e pyllit të hapet një banjë publike për të kryer nevojat në mënyrë të kulturuar. Ditën e parë, punët shkonin mirë. Ditën e dytë, luani shikon lepurin rrëzë një shkurreje duke kryer nevojat. I shkon afër dhe e kritikon për ndotjen e ambientit.
- Ke të drejtë mbret, - ia kthen lepuri, - por po hyri ariu në banjo do dy copë si puna ime për të fshirë prapanicën ...

Shtëpia publike

Një tip hyn në një shtëpi publike dhe i drejtohet një bjondine:
- Jam shpejt... Çfarë mund të më bësh brenda tri minutave?
- Një vezë të zier, – përgjigjet ajo.

Hera e parë

Një i sëmurë që kishte hyrë në sallën e operacionit, shumë i emocionuar e i frikësuar, i drejtohet me gjysmë zëri doktorit:
- Kam shumë frikë doktor. Kjo është hera e parë për mua që operohem dhe nuk di si do të më dalë.
- Mos u shqetëso fare vëlla – ia kthen doktori – se edhe për mua është hera e parë që operoj dhe nuk di të them si do të më dalë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora