E premte, 19.04.2024, 01:20 PM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: A mund të shpresojmë në kthesa historike-paqësore

E merkure, 25.01.2012, 08:59 PM


A MUND TË SHPRESOJMË NË KTHESA HISTORIKE-PAQËSORE

NË 100 VJETORIN E SHQIPËRISË SONË ?!

 

Motra dhe vëllezër – të gjithë fara arbërore, le të bashkohemi në këtë pikë të historisë, në Vitin e Shqiptarëve, duke shfrytëzuar të drejtën historike, të përdorim sa më mirë identitetin dhe origjinalitetin tonë, për t’ia hequr Shqipërisë dënimin e aneksimit të trojeve për 100 vjet, për ta bërë një shtet plot paqe e dashuri, mbi të gjitha trojet arbërore! Le të bashkohemi të gjithë në Forumin Imazh dhe Media, duke bërë imazh sa më të mirë shqiptar, kudo në botë, ta kurorëzojmë këtë ënërr tonën shekullore, në njërën nga festat e shumta të Imazhit Shqiptar, që kanë hapur në Durrës, më 18 dhjetor serinë e kremteve të jubileut tonë historik!!!

 

Shkruan: Engjëll KOLIQI

 

Rilindja Kombëtare Shqiptare, e filluar në vitet ’30 të shekullit XIX, që ka pasur shumë sfida e telashe nëpër histori, po vazhdon edhe sot, me njerëz të tjerë, sepse themeluesit nuk jetojnë më fizikisht në mesin tonë, por edhe këta janë njësoj – shqiptarë që e duan Shqipërinë, por që i nderojnë dhe respektojnë popujt tjerë dhe vendet tjera, pra ata shqiptarë të devotshëm jemi ne. Jemi e do të jemi gjithmonë, deri në amshim do të jetë e paepur fara arbërore, në gjenerata të pambaruara, edhe fëmijët, nipërit e stërnipërit tanë.

Por, a mund të shpresojmë se me ne, me intereset jetike të kombit tonë, më të lashtit në Ballkan, do të jenë edhe liderët e institucioneve dhe të politikës, në Tiranë, në Prishtinë e kudo që bukës i thënë bukë e ujit – ujë?!... A do e kemi fatin, që liderët tanë, të zgjedhur me votën e popullit, të mendojnë për popullin, për interesin e përbashkët kombëtar, për paqen, për dashurinë dhe për mirëqenien e farës arbërore, bashkë me fqinjët dhe me të gjithë të tjerët?!

E konsideroj vetin shqiptar i devotshëm i Shqipërisë Natyrale dhe ndjehem intelektual, gjë që më detyron brenda shpirtit tim, sidomos në cilësinë e ambasadorit të paqes, t’u drejtohem të gjithë Shqiptarëve, kudo që jetojnë, që të japin nga vetja maksimumin, për të mbyllur në mënyrën më të mirë e paqësore dënimin e Shqipërisë Sonë, me aneksimin e trojeve, në afat 100 vjeçar, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, gati njëqind vjet më parë. Eni o shqiptarë, eni të gjithë bashkë, të punojmë me shumë kujdes dhe pa hezituar as pa kursyer gjë, në ribërjen e Shqipërisë – shtet stabil, të fortë e paqësor, mbi të gjitha trojet arbërore. Eni të gjithë, edhe ju liderë institucionesh e pronarë të kabineteve e të kolltuqeve qeveritare e ministrore, eni a bashkohuni me shqiptarët e devotshëm në kurorëzimin e ëndërrës sonë shekullore, të natyrshme. Eni, sepse në këtë spektakël mrekullie do të gjeni dhuratën më të çmueshme të jetës, që do të jua ëmbëlsojë shpoirtin dhe zemrën.

Me projektet tuaja politike e diplomatike, duke përmbushur dëshira të miqve, por edhe të armiqëve të popullit tonë, mbase edhe mund të pasuroheni sot, por do të zhvisheni krejtësisht e do të vuani shumë, nesër e gjithmonë. Prandaj, kujdes – dëgjojeni me shumë seriozitet thirrjen e popullit, eni e bashkohuni në hapat e marshimit historik të bashkimit kombëtar, nën Flamurin e Dashurisë, të Paqes e të Mirësisë! Eni, mos u frigoni, as mos ngurroni, se më se të garantuara i keni intereset tuaja të ngushta, në interesin e përgjithshëm, të përbashkët kombëtar. Eni, të gjithë bashkë, ju thërras fuqishëm edhe me gojën e Nënëlokes Shqipëri! Eni, ju thërrasim në emër të paqes dhe të dashurisë! Eni të gjithë, se Nënës ia kemi borxh!

Me shumë devotshmëri, por edhe me krenari kombëtare, ju thërras fuqishëm, që të vini e të bashkoheni në Forumin Imazh dhe Media, në serinë e kremtimeve historike, që veç kanë filluar, me strategjinë e Kryetarit Dr Astrit Memia – të njohur dhe të konsideruar nga të gjithë, si ministër i mirëfilltë i burrërisë! Eni, mos ngurroni as mos u frigoni! Përpara, deri në fitore të paqes dhe të dashurisë arbërore!!!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora