E enjte, 25.04.2024, 12:26 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Një pyetje për zotin Lekë Hajdari

E merkure, 25.01.2012, 08:59 PM


Një pyetje për zotin Lekë Hajdari

 

Nga Reshat Kripa

 

Lexova me vëmendje intervistën e zotit Lekë Hajdari dhënë gazetës “Telegraf” datë 24 janar 2012. Pyetjes së gazetares se në cilën fazë ndodhet aktualisht problemi i dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit politik, ai iu përgjigj kështu:

 

Aktualisht jemi në fazën, ku ne si Ministri Financash ekzekutojmë vendimin e Këshillit të Ministrave. Në këto kushte, çdo ekzekutim bëhët brenda kontureve ligjore.

 

Ndërsa më poshtë vijon:

 

Me këtë kuptoj faktin që shoqatat e ndryshme, grupimet e ndryshme shoqërore, ndoshta ndonjëherë, për fat të keq, edhe media periodike, për hir të tregut pompojnë gjëra (i servirin si të realizueshme), pa analizuar faktin nëse ato mund të analizohen.

 

Për sa deklaron më lart zoti Hajdari është e vërtetë që Drejtoria e Finacave dhe Buxhetit pranë Ministrisë së Financave zbaton vendimet e dala nga Këshilli i Ministrave dhe nuk mund të veprojë ndryshe. Çështja qëndron në faktin nëse i ka zbatuar të gjitha vendimet e Këshiilit të Ministrave. Këtu duhet të ndalemi.

Më datën 12 janar 2012  kam botuar në gazetën “Metropol” dhe në median elektonike në internet një shkrim me titull “Mbi administratën shtetërore”. Shkrimi bënte fjalë pikërisht mbi moszbatimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave nga drejtoria  e zotit Hajdari. Kush është ky vendim. Le ta sqarojmë çështjen:

Në bazë të vendimit Nr. 1699 datë 29.12.2008 të Këshillit të Ministrave, doli lista e parë e të përndjekurve politik që përfitonin dëmshpërblim. Në këtë vendim ishin bërë disa gabime në vlerësimin e dëmshpërblimit. Mbështëtur në ankesat e të interesuarve, Këshilli i Ministrave nxorri vendimin tjetër me Nr.852 datë 05.08.2009 që bënte korigjimin e gabimeve të vendimit të mëparshëm. Mirpo Ministria e Financave (drejtoria përkatëse) në listën e dëmshpërblimit, për këstin e parë, zbatoi vetëm vendimin Nr.1699 duke e lënë në harresë vendimin Nr. 852, harresë që vazhdon edhe sot që kanë kaluar mbi dy vjet nga miratimi i këtij vendimi.

Lidhur mbi sa më lart, më datën 24 gusht 2011 i drejtova një letër zyrës që drejton zoti Hajdari. Më datën 28 shtator 2011 një letër tjetër Drejtoreshës së Drejtorisë së Financave dhe Buxhetit, zonjës Roza Naumi. Më datën 10 tetor 2011 një e-mail drejtoreshës së sipërpërmendur. Më datën 20 tetor 2011 një letër Ministrit të Financave, zotit Ridvan Bode por, përsëri dhe çuditërisht, asnjeri nuk denjoi të përgjigjej, gjë që bie në kundërshtim me kodin e administratës civile.

Çfarë kërkoja në këto letra? Në bazë të vendimit 1699 shuma totale që përfitoja si dëmshpërblim ishte 3.324.000 lekë. Nga kjo shumë ishin zbritur ato që kisha përfituar më parë por, gabimisht, ishte zbritur edhe shuma prej 1.374.000 lekësh sikur kisha përfituar shtëpi nga të përndjekurit politik, gjë që nuk ishte e vërtetë. Pas kundërshtimit tim, Këshilli i Ministarve, me vendimin Nr.852 e korigjoi këtë shumë në 2.778.810 lekë dhe si rrjedhojë e saj kësti i parë duhej të ishte 2.778.810 : 8 = 347.350 lekë, kurse unë, në fakt,  kisha marrë shumën prej 175.000 lekësh. Pikërisht këtë diferencë kërkoja prej tyre në letrat e mia.

Heshtjen e tyre e mora si një mospërfillje të pajustifikueshme të kuadrove të larta të një shteti demokratik ndaj qytetarëve të vendit të tyre. Ndaj shkrova edhe artikullin në gazetën “Metropol”. E ndieva veten shumë të fyer.  Por sot nuk dua të shkruaj për këtë. Qëllimi im është t’iu kujtoj zotërinjve apo zonjave të mësipërme  se  vendimet  e  Këshillit    Ministrave  duhet    zbatohen    gjithë  njëlloj dhe jo duke bërë diferencime midis tyre. Dua t’i bëj të ditur zotit Hajdari se nuk janë shoqatat e ndryshme, grupimet shoqërore apo mediat periodike ato që , për hir të tregut, pompojnë gjëra pa analizuar faktin nëse ato mund të analizohen. Jeni ju, të nderuar punonjës të administratës shtetërore, që shkelni të parët ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Në intervistën tuaj kërkonit fakte. Besoj se ua kam dhënë të gjitha. Këto fakte i kam pasqyruar edhe në shkrimin e botuar më datën 12 janar 2012. Kërkoj prej jush një përgjigje të qartë, tamam me fakte siç shkruani juve, dhe jo fjalë të përgjithëshme të hedhura në erë.

Një miku im nga Kanadaja kur kishte lexuar shkrimin në internet më dërgoi e-mail-in e mëposhtëm:

 

"Mbi administraten shtetërore" eshte nje pune e imte, e vogel ne dukjen e saj, gati gati si nje ditar, shkruar si vetem per veten, por...eshte e drejta ime dhe e secilit prej lexuesve ta kundroje e kuptoje ate si tablo te madhe, te nje shoqerie te tere.

"Mbi shpirtin mungues te shtetit qe kemi sot", do te ishte titulli tjeter, i ketij shkrimi, mik i nderuar...

Tani jam në moshën e pleqërisë. Mendoj se, me aq sa kam patur mundësi, kam kontribuar në krijimin e shtetit të së drejtës që gëzojmë sot. Ndaj i drejtohem zotit Hajdari dhe nëpërmjet tij edhe zotërinjve apo zonjave të tjera që drejtojnë institucionet shtetërore me pyetjen:

 

Kur do t’i  zbatoni vendimet e nxjerra nga Këshili i Ministrave?

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora