E premte, 26.04.2024, 12:05 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ahmet Mehmeti: Çështja çame si ajo e sudetëve në Çeki

E marte, 24.01.2012, 07:42 PM


Flet Ahmet Mehmeti, Drejtor Ekzekutiv i  Institutit të Studimeve për Çamërinë

 

Çështja çame si ajo e sudetëve në Çeki

 

Nga Albert Zholi

 

A ka raste të ngjashme në Europë si çështja çame?
              Në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe menjëherë pas saj, në disa 
vende europiane, siç dihet, ndodhën shpërngulje masive të popullsive etnike nga 
trojet e veta.
Po marrim në shqyrtim dy raste sa të ngjashme aq edhe të ndryshme 
në pikëpamje të ngjarjeve historike e zgjidhjes së tyre në vitet '90 deri sot 
dhe konkretisht: modelin e Sudeteve si alternativë për fillimin e  zgjidhjes së 
Çështjes Çame.
                  Rajoni i quajtur Sudeti ( çekisht e polonisht) dhe
Sudetenland 
( gjermanisht) ishte pjesë e shtetit sllav të njohur si
Moravia e Madhe dhe që 
sot shtrihet në krahinat e Bohemisë, Moravisë dhe Silezisë Austriake.
Pas Luftës së Parë Botërore, më 1919, Traktati i San Zhermenit i përfshiu këto 
teritore në Republikën Çekosllovake. Pas ardhjes së Hitlerit në fuqi, edhe në 
Sudete, në vitet 1930, Konrad Helen krijoi Partinë Gjermane ( Naziste) të 
Sudeteve.
Në Marrveshjen e Mynihut të Shtatorit 1938 u sanksionua aneksimi i rajonit në 
shtetin Gjerman. Sudetet u sulmuan nga 1-10 tetori 1938 dhe u mbajtën të 
pushtuara deri më 1945.
                Gjermanët që banonin në Çekosllovaki, veçanërisht ata të rajonit 
të Sudeteve, në një masë që u gjykua nga Fuqitë Aleate,  luajtën rolin origjinal 
të “ Kalit të Trojës” në planet e Hitlerit për likuidimin e Republikës 
Çekosllovake. Menjëherë pas marsit ‘39 në lëvizjen e rezistencës jokomuniste 
çeke lindi mendimi për dëbimin nga Çekosllovakia të popullsisë gjermane pas 
luftës. Presidenti Eduard Benesh (1844-1948), atëherë në emigracion, që 
kryesonte luftën për për ta çuar vendin në kufijtë e paramynhenit, mbështeste 
këtë ide, duke synuar ta ripërtërijë republikën si shtet të tre popujve sllave: 
çekëve, sllovakëve dhe ukrainasve të Nënkarpateve.
               Filloi përpunimi dhe shqyrtimi i planeve të dëbimit që do të 
quhej shpërngulje.

 

Përse lindi kjo domosdoshmëri?
Domosdoshmëria e kryerjes së saj motivohej me fajin kolektiv të popullsisë 
gjermane për copëtimin e Çekosllovakisë dhe mbështetjen vullnetare të Gjermanisë 
naziste.
Beneshi kujtonte se pa mbështetjen e aleatëve në koalicionin antihitlerian një 
akt i tillë nuk do të mund të realizohej. Çështja gradualisht filloi të marrë 
karakter ndërkombëtar. Anglezët dhe amerikanët në fillim në parim nuk dolën 
kundër shpërnguljes, por pastaj, duke u njohur nga afër me propozimin konkret 
çekosllovak, filluan të çfaqin kujdesin e njohur, duke përmendur pagadishmërinë 
e opinionit shoqëror perëndimor ndaj zgjidhjes së tillë të çështjes dhe duke ju 
druajtur forcimit të jashtëzakonshëm të ndikimit sovjetik në Çekosllavaki. 
Bashkimi Sovjetik që në fillim nuk ishte kundër shpërnguljes së gjermanëve. Në 
pranverën e vitit 1944, Ushtria e Kuqe e çoi Çekosllavakinë në kufijtë e 
paraluftës.
Para qeverisë dolën detyra të reja me rëndësi të dorës së parë: organizimi i 
qeverisjes së territoreve të çliruara, marrja e miratimit përfundimtar prej 
aleatëve të vendosjes së vendit në kufijtë e paramynhenit, ardhjen e qeverisë në 
teritoret e çliruara si dhe problemet që lidheshin me kryengritjen kombëtare 
sllovake dhe ngjarjet e Nënkarpateve
Ruse në vjeshtën e vitit 1944, etj. Çështja 
e fatit të gjermanëve “çekosllovakë”, që dukej, në parim tashmë e zgjidhur sikur 
ishte shtyrë në plan të dytë.

 

Si vepronin zyrtarët sllovakë në këtë kohë?
Aq më shumë zyrtarët shtetërorë vazhdonin punën për përsosjen e tërësisë së 
rregullave dhe veprimeve për shpërnguljene popullsisë gjermane nga 
Çekosllavakia. Në maj të vitit 1944 në mënyrë të zgjeruar “Projekti i zgjidhjes 
së çështjes mbi pakicat në RCS” i cili u përgatit nga D. Cisarzh, bashkëpunëtor 
i seksionit analitik të Ministrisë së Punëve të Jashtëme.
E. Beneshi vazhdonte të mbante lidhje me atdheun duke komunikuar për zgjidhjet e 
kësaj apo asaj çështjeje të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Në 15 maj ai u drejtoi një radiotelegram të hapur ithtarëve të vet në të cilin 
flitej edhe për shpërnguljen e gjermanëve.
“Për çështjen e gjermanëve tanë ne do të presim”, thuhet në depeshë. “Secili e 
di shumë mirë që kufijtë historikë, në fund të fundit në vija të përgjithshme, 
duhet t'i ruajm. Këtu dhe në vende të tjera mbështetje
të mjaftueshme ka parimi i shpërnguljes së pakicave. Por është e njohur, që të 
tre milion gjermanët është e pamundur të shpërngulen dhe në këtë mënyrë, ne 
përsëri do të kemi gjermanë, megjithëse ata do të jenë
sheshazi më pak. Dihet gjithashtu që traktatet e vjetra që kanë të bëjnë me 
pakicat gjermane e hungareze nuk e kanë justifikuar veten dhe nuk mund të 
përtërihen. Kjo sepse gjithnjë e më shumë po bëhen negativë.
Po punoj me 
anglezët, amerikanët dhe rusët për atë që prej kësaj të krijoj një program 
pozitiv”.

 

Epiqendra Londra. Si shkonin njofimet në këtë qendër të diplomacisë së asaj kohe?
Ndërkaq në Londër vazhdonin të shkonin njoftime për prirjet dhe gjendjen 
shpirtërore të çekëve në marrëdhenie me popullsinë gjermane dhe kërkesat për 
shpërnguljen e të gjithë gjermanëve.
“Urrejtja ndaj gjermanëve është e tmerrshme përderisa as në qytete as në fshatra 
nuk ka pothuaj asnjë familje që ndonjë nga pjestarët e të cilës të mos kenë 
pësuar vrasje ose si rezultat i futjes në kampet e përqëndrimit. Në thikë e në 
pikë janë si borgjezia edhe punëtorët.Veçanërisht midis luftëtarëve tanë ka një 
zemërim të tmerrshëm: gjermanët jashtë të gjithë deri në një ......S'ka gjermanë 
luajalë, të gjithë janë njëlloj, edhe në rastin më të mirë fëmijët e gjermanëve 
do të rriten si pangjermanë.”
Në fund të shtatorit 1944 Ministria e Punëve të Brendëshme në bashkëpunim me 
seksionin analitik të Ministrisë së Punëve të Jashtëme përpunoi projektdekretin 
e presidentit për heqjen e shtetësisë çekosllovake. Në të shkruhej për lënien e 
shtetësisë të gjithë gjermanëve dhe hungarezëve, me përjashtim: kush i mbeti 
besnik republikës Çekosllovake dhe mori pjesë aktive në luftë për çlirimin e
saj”. Ndërkaq projektdekreti i shqyrtuar dhe i miratuar në fillim të nëntorit 
1944 prej qeverisë nuk mori pëlqimin e Këshillit të Ministrave dhe nuk u 
nënshkrua nga presidenti. Beneshi nuk mundi të nënshkruaj për arsye të pozitës 
së lëkundur të aleatëve lidhur me çështjen e transferimit të popullsisë 
gjermane.

 

Memorandumi
Në fund të nëntorit qeveria çekosllovake përpunoi dhe u dërgoi qeverive angleze, 
amerikane dhe sovjetike një memorandum të zgjeruar mbi çështjen e transferimit.
Në takimin e Beneshit me A. Idenin, ministër i punëve të jashtme britanike, ky i 
fundit theksoi:”Nuk priten vështirësi të mëdha” në qeverinë dhe parlamentin e 
tij për këtë dhe vërejti, që ”shpërngulja duhet bërë shpejt e shumta në vazhdim 
të 2 vjetëve pas përfundimit të armëpushimit sepse pastaj përsëri në shoqërinë 
britanike do të rritet simpatia për “fatkeqët gjermanë”. Më tej ai këshilloi 
“çekizimin” gradual të gjermanëve që do të mbeten në Çekosllovaki, sepse çështja 
e pakicës gjermane do të zgjidhet
përfundimisht e do të jetë hequr nga rendi i ditës”.
Ndërkohë në kanale diplomatike vazhdonin takimet dhe letrat e memorandumit 
dërguar forcave aleate. Një letër për këtë problem ju dërgua Stalinit.
Në fund të janarit 1945 anglezët dhe amerikanët u përgjigjën se nuk kishi ndonjë 
gjë kundër në parim por transferimi duhej pritur deri sa të merrej një miratim 
zyrtar i aleatëve.

 

Takimi i Jaltës a solli rezultat konkret?
Por edhe në takimet e Jaltës në mes të shkurtit 1945 rezultoi se zgjidhja ishte 
“jashtzakonisht e ndërlikuar” dhe se Stalini u kishte thënë dy kolegëve 
perëndimorë se “gjermanët ikën vetë nga Polonia”.
Nga qeveria çekosllovake bëheshin përpjekje të ethëshme që fuqitë aleate ta 
detyronin Gjermaninë të pranonte 2,5 milion gjermanë çekë.
Më 28 qershor 1945 përfaqësuesit çekosllovakë i priti Stalini. Kërkesës së tyre 
që t'u jepen porosi luftëtarëve sovjetikë për të bashkëpunuar me ta për 
shpërnguljen e gjermanëve, Stalini i habitur iu përgigj me pyetjen “Mos vallë 
luftëtarët tanë e pengojnë këtë?”
Në të njëjtën kohë në një seri vendesh, sidomos në qytetet e mëdha të 
Sllovakisë, Moldavisë e Sudeteve organet e pushtetit filluan të shpërngulnin më 
dhunë dhjetëra mijë gjermanë e hungarezë pa asnjë lloj
diferencimi, gjë që shtypi i huaj ju përgjigj me qëndrim negativ të theksuar.
Këto veprime u shoqëruan me riatdhesimin e 700 mijë çekëve e sllovakëve që 
jetonin në Hungari, Austri, Rumani e Jugosllavi etj.
Ne atë kohë urrejtja mjegullonte trurin dhe e vështirësonte perceptimin e 
armikut si njeri. Dëbimi dhe çpronësimi i popullsisë gjermane përjetohej si 
hakmarrje dhe ndëshkim i merituar. Në javët e para pas çlirimit kjo mori formën 
e internimeve dhe dëbimeve masive të pamëshirëshme.
Në qoftë se Perëndimi në mbarim të luftës ishte kundër shpërnguljes, Moska ishte 
“pro” duke demonstruar në këtë mënyrë edhe mosndërhyrjen në punët e brendëshme 
të vendeve të çliruara nga Ushtria
e Kuqe.

 

Në punimet e Konferencës së Potsdamit çfarë u theksua?
Më 5 korrik në Berlin u nënshkrua për rënien (disfatën) e tij dhe marrjen e 
pushtetit në territorin gjerman nga qeveritë e BRSS, SHBA dhe Britanisë së Madhe 
si dhe qeverisë së përkohëshme të Francës.
Në punimet e Konferencës së Potsdamit, nga 17 korriku deri në 2 gusht, çështja 
Gjermane zuri vendin qëndror. Midis të tjerave marrëveshja për vendosjen në 
Gjermani të popullsisë gjermane ose pjesëve të saj nga Polonia, Çekosllavakia 
dhe Hungaria parashikonte që transferimi të kryhej i organizuar dhe në mënyrë 
humane dhe që Këshilli i Kontrollit Aleat për Gjermaninë duhet t'i kushtonte 
vëmendje të veçantë shpërndarjes së drejtë të gjermanëve të mbërritur në të 
gjitha zonat e okupimit. Nga vendet eurolindore do të shpërnguleshin 6-6.5 
milion gjermanë.
Pikërisht në ditën e mbarimit të Konferencës së Potsdamit më 2 gusht 1945 doli 
dekreti presidencial për lënien e shtetësisë çekosllavake të të gjithë personave 
me kombësi gjermane dhe hungareze dhe pastaj vazhdoi dekreti për lënien e 
pasurive të tyre. Analogjikisht ndodhi me gjermanët edhe në Poloni.
Shkaku kryesor i lindjes së marrëdhënieve të ashpra armiqësore nga ana e 
popullsive të Polonisë e Çekosllavakisë ndaj gjermanëve ishte politika e 
Gjermanisë fashiste.
Në përputhje me vendimin e Këshillit të Kontrollit Aleat të 20 nëntorit 1945 
tregohej kujdes për itineraret, afatet dhe numrin e popullsisë që i nënshtohej 
vendosjes në zonat e okupimit në Gjermani.
Nga Çekia do të çvendoseshin 3 milion gjermanë.
Më 10 gusht, mbështetur në vendimet e Konferencës së Potsdamit, Beneshi nxori 
dekretin nr.33 që u hiqte shtetësinë çekosllovake personave me kombësi gjermane 
e hungareze me përjashtimet e përmendura. Në këtë mënyrë parimi i fajit kolektiv 
u përforcua në një akt konkret ligjor duke krijuar një bazë ligjore të 
përshtatëshme për shpërnguljen masive të popullsisë gjermane nga RÇS.
Po në këtë ditë qeveria çekosllovak mori vendimin të ftonte në Pragë për 
shqyrtimin e kësaj çështjeje të komandantit të forcave okupuese sovjetike në 
Gjermani mareshallin Zhukov, i cili ra dakort vetëm për 140 mijë vetë të ish 
rajhut duke spjeguar se për këtë duhet një studim dhe vendim i shtabit të tij 
pasi në teritorin e okupimit sovjetik kishte vërshuar një sasi e madhe 
gjermanësh nga Polonia.

 

Çfarë përmbante Vendimi i Këshillit të Kontrollit Aleat?
Vendimi i Këshillit të Kontrollit Aleat i 20 nëntorit 1945 caktoi 2. 500.000 
vetë nga Çekosllovakia, prej të cilëve 750.000 në zonën sovjetike dhe 1.750.000 
në atë amerikane. Në 16 prill të vitit 1946 ministri i tregëtisë së jashtme, 
Ripke, raportoi se i kishte theksuar Stalinit, në vizitën e tij në Moskë “ 
rëndësinë jetësore” për Çekosllovakinë që kishte shpërngulja e gjermanëve dhe 
“Stalini u pajtua plotësisht me këtë “. Ai i kishte thënë: “ Gjermania ka rënë 
por çështja gjermane mbetet”. Stalini i shprehu edhe një dëshirë, që 
“shpërngulja të bëhet e organizuar dhe njerëzisht dhe në asnjë
mënyrë me metoda naziste” Ministri e siguroi që ashtu po bëhet.
Perëndimi, si dhe BRSS, në fund të fundit gjithashtu u pajtua me shpërnguljen e 
gjermanëve që ishte fiksuar në Konferencën e Potsdamit. Duhet shënuar që këto 
vendime, megjithëse ishin marrë pas përfundimit të luftës në Europë, por ende pa 
mbaruar Lufta e Dytë Botërore në tërësi.
Perëndimi shkonte nën presionin e rrethanave, pa dashur të vërë nën kanosje 
pjesëmarrjen e BRSS në luftë kundër Japonisë kurse BS ishte i bindur në 
drejtësinë e vet dhe synonte stabilizimin e gjendjes në Çekosllovaki, avanpost i 
ndikimit të tij në Europën Qendrore e Juglindore.

 

Statistikat çfarw kanw treguar?
Lidhur me ritmet e rënies së popullsisë gjermane dhe spastrimit etnik në 
Çekosllovaki po japim disa shifra: në vitin 1937 kishte 29% gjermanë, pas dhjetë 
vjetësh zbritën në 2% kurse në vitin 1991 në 0.5%. Ata ose u asimiluan ose 
“vullnetarisht” lanë vendin.
Në kushtet e reja të krijuara pas rënies së perdes së hekurt përsëri po 
aktualizohet çështja e shpërnguljeve me dhunë të popullsive nga trojet e veta 
etnike, kryesisht në fund të luftës se Dytë Botërore dhe fill pas saj. Kjo 
çështje në fillim u ngrit nga politikanët e pastaj tërhoqi vëmendjen edhe të
historianëve. Kështu Partia Social- Demokrate Çeke në 1993 vuri në programin e 
saj këtë pasazh: Në interes të së ardhmes ne hedhim poshtë disa përpjekje të 
kthimit në çështjet e kërkesave pasurore të gjermanëve të Sudeteve. Falja, 
mirëkuptimi dhe kërkimi i ndjesës së ndërsjelltë me drejtësi dhe njerëzi dhe jo 
hapja e flakëve të reja pasurore si edhe grindjeve territoriale. Grindjet 
partiako- politike rreth problemit të gjermanëve të Sudeteve nuk ishin shuar por 
kishin përfshirë mjetet e informacionit masiv. Në shqyrtimin e problemit kishin 
hyrë gazetarët, politologët , sociologët, historianët etj. Në 1994 Instituti i 
Marrdhënieve Ndërkombëtare të RÇ botoi përmbledhjen e dokumenteve “Çekët dhe 
çështja sudetogjermane 1939-
1945”, e cila jepte një paraqitje të plotë të
përpunimit dhe evolimit të pikpamjeve për zgjidhjen e çështjes së gjermanëve 
“çekosllovakë” gjatë kohës së luftës.

 

PO historianwt a e kanw thwnw fjalwn e vetw?
Instituti i Historisë Moderne të ASH të Çekisë zhvilloi në faqet e revistës së 
vet “Soudobe dejiny” një forum me korespodencë “ Mbi çështjen sudetogjermane” . 
Këtu shfaqën mendimet e tyre 14 shkencëtarë, pesë prej tyre jashtë kufirit, 
kryesisht nga Gjermania.
Në këtë forum u dalluan dy grupe. Njëri ngulte këmbë për t'i shikuar ngjarjet në 
kushtëzimin e tyre konkret historik “ çfarë ndodh në histori nuk mund të 
anullohet ( hiqet)”, pasi kjo nuk do të ishte një akt tragjik . Grupi tjetër 
gjykonte : “çështja kryesore nuk është çfar bënë çekët atëhere, në 1945-47, por 
në atë, çfarë duhet të bëjnë tani, sot”. Sipas tyre, nuk është historia por 
bashëkohësia, sepse kishte dy pikvështrime: si problem i politikës së jashtme, i 
cili mund të ketë ndikim në fatin e mëtejshëm të shtetit çek dhe si problem i 
politikës së brëndshme me pasojat analogjike të mundshme. Kusht paraprak ishte 
besimi në vlerat e përgjithshme. Shpërngulja u mbështet në vlera të tjera. Në 
qoftë se dëshirohet të mbrohen ato atëherë nuk qëndrohet me të dy këmbët në 
tokën europiane.

 

A pati zgjidhje politike ky problem?
Debateve u dha fund zgjidhja politike. Presidenti Havel kërkoi falje për 
shpërnguljen e gjermanëve nga Çekosllovakia pas Luftës së Dytë Botërore.
Në janar të 1997 u shpall Deklarata e përbashkët çeko-gjermane e nënshkruar nga 
kryeministri i RÇ B.Klaus dhe kancelari I RFGJ H.Kol. Pala gjermane njohu 
përgjegjësinë e saj të dhunës ndaj çekëve ,
për coptimin e Çekosllovakisë para Luftës, për atmosferën në të cilën u bë 
shpërngulja menjëherë pas luftës. Çekët nga ana e tyre, shprehën keqardhjen për 
persekutimet dhe padrejtësitë që ju desh të pësonin njerëzit e pafajshëm në 
kohën e shpërnguljes.
Qysh nga ajo kohë kjo çështje shfaqet ( si rregull në pikun e betejave politike) 
kur humbet nga fusha e shikimit opinioni botëror dhe më saktë opinioni gjerman 
dhe austriak.

 

Po qarqe tw caktuara ccfarw kwrkesash parashtrojnw?


Nga ana tjetër qarqe të caktuara në RFGJ dhe Austri i bënin thirrje qeverive të 
tyre të vendosin vetëm zyrtarisht për dekretet si mishërim i parimit të fajit 
kolektiv. Përfaqsuesit më radikalë të komunitetit sudetogjerman kërkojnë kthimin 
e pasurive të tyre të konfiskuara në vitet 1945-46 si dhe kthimin e të drejtave 
të tyre qytetare dhe politike në Çeki.
Ndërkohë asnjë udhëheqës zyrtar i Gjermanisë dhe Austrisë, as përfaqësuesit 
drejtues të BE nuk pajtohen me këtë qëndrim në ditët e sotme.
Polemika rreth dekreteve të Beneshit u ashpërsua në pranverën e vitit 2002 para 
zgjedhjeve parlamentare. Në janar kryeministri M.Zemun në një nga intervistat e 
tij i quajti gjermanët e Sudeteve “kolona e pestë e Hitlerit”. Politikanët 
austriakë dhe gjermanë iu përgjigjën me kritika të ashpra këtyre deklarimeve. U 
anullua vizita e paralajmëruar në Pragë. Presidenti Havel u detyrua të mbante 
qëndrim ndaj deklarimeve të ashpra të Zemanit.
Në prill të vitit 2002 dhoma e deputetëve e parlamentit çek njëzëri miratoi me 
tone të zbutura deklaratën ku shpjegoi qëndrimin e saj ndaj dekreteve të 
Beneshit. Pas Traktatit çeko-gjerman të 27 shkurtit 1992 rëndësi të veçantë ka 
Deklarata çeko-gjermane, në nenet 20-21 të të cilës fiksohen të drejtat e 
përfaqsuesve të pakicës gjermane në RÇ dhe personave me origjinë çeke në RFGJ. 
(Pika 5 e Deklaratës)
Në pikën 6 quhet përparim i konsiderueshëm I RÇ mundësia e veprimtarisë 
sipërmarrëse ekonomike në Gjermani etj (Sipas nenit 45 të Deklaratës).
Ponë këtë pikë të dyja palët janë të gatshme në kuadrin e normave të tyre 
ligjore për shqyrtimin e kërkesave: vajtjen (në vend) dhe hyrjen në tregun e 
punës dhe sidomos marrja parasysh e argumenteve humanitare e të tjera, 
veçanërisht mardhënieve farefisnore, por gjithashtu ato familjare etj.

 

Thuhet se wshtw krijuar njw fond çeko-gjerman?
Të dy vendet kanë krijuar fondin çeko-gjerman të të ardhmes. Pala gjermane vuri 
në këtë fond 140 milion marka të të ardhmes, kurse ajo çeke 20-25 milion. Të 
dyja palët kanë nënshkruar marrveshjen për drejtimin e përbashkët të fondit.
Ky fond i përgjithshëm do të shërbejë për financimin e projekteve që kanë të 
bëjnë me interesa të përgjithshme (takime rinore, kujdes për të moshuarit, 
ndërtimin dhe veprimtarinë e institucioneve shëndetsore, kujdes për monumentet e 
kulturës dhe varrezat si dhe rikonstruktimin e tyre, mbështetjen e pakicave, 
projekte partneriteti, forume diskutimesh çeko-gjermane, projekte të përbashkëta 
shkencore dhe ekologjike, mesime gjuhe, bashkpunime ndërkufitare.) Projektet e 
parashikuara janë fitimprurëse, para së gjithash, për viktimat e dhunës 
nacional-socialiste. (Pika 7).
Sipas pikës 8 kërkohet studimi i përbashkët i historisë së zhvillimit të 
mardhënieve çeko-gjermane, sidomos në gjysmën e parë të shek. XX dhe për këtë 
kujdeset komisioni i historianëve çeko-gjermanë.
           Të dyja palët mbështesin dhe kujdesen për trashëgiminë kulturore, e 
cila bashkon çekët dhe gjermanët, si një kontribut për ngritjen e urave në të 
ardhmen, organizojnë forumin e diskutimeve çeko-gjermane që funksionon nën 
kujdesin e dy qeverive me pjesmarrjen e gjithë atyre që interesohen për 
partneritetin e ngushtë e të mirë çeko-gjerman, për zhvillimin e dialogut midis 
tyre.

 

Si mund tw bwhen paralelizma?
           Nga sa u parashtrua per fatin e gjermanëve te Sudeteve në RÇ dhe 
rrugët e zgjidhjes së problemeve te tyre krahasuar me minoritetin etnik shqiptar 
te Çamërise ne Greqi ka disa perkime si spastrimi etnik, fajësimi kolektiv, 
periudha e njejte e ngjarjeve gjate dhe në fund te Luftes se Dyte Botërore,koha 
e shtrimit per zgjidhje pas renies se komunizmit dhe perdesse hekurt, etj.
            Por ato që janë kryesoret dhe thelbësore jane ndryshimet ne 
trajtimin e tyre si nga pikpamja ndërkombëtare ashtu edhe midis trajtimit te 
vendeve e shteteve perkatese qe kane kryer spastrimet etnike. 

           Spastrimi etnik i gjermanëve te Sudeteve u bë me miratimin e Fuqive 
Aleate, siç u trajtua më sipër, dhe nën kontrollin e rreptë të tyre për 
ushtrimin e tij paqësor e njerëzor ndërsa spastrimi etnik i çamëve u bë nga 
shteti grek ne menyrë arbitrare, me dhunë e gjenocid , pa asnjë marrveshje 
ndërkombetare ne fund të Luftës së Dytë Botërore dhe mbahet i fshehtë dhe 
mbrohet deri sot nga te gjitha qeveritë greke te pasluftes. Gjermania dhe Çekia 
përkatësisht kane kërkuar falje, kane njohur pergjegjesite dhe kane marre 
detyrime per mbylljen e plagëve të së kaluarës së tyre te hidhur siç u përmendën 
më pare,duke gjetur dhe zbatuar zgjidhjen politike ndërsa Greqia e ka shpallur 
tabu përmendjen e fjales ”Çamëri”, dhe kur përmendet në ndonjë rast braktis 
bisedimet ose ndërpret dialogun si në rastin e ndërprerjes së bisedimeve ne 
Sarandë të presidentit grek Papulias e rasteve te tjera te ngjashme, të 
panumërta. Gjermanët e Sudeteve hyjnë e dalin lirshëm ne vendin e tyre pa asnjë 
pengese ndërsa çamëve të pafajshëm e viktima te gjenocidit nuk u lejohet as viza 
per t’i vizituar si turistë vendlindjen e tyre, varret masive të shkaktuara nga 
racizmi më i egër i kohës sonë që kultivohet e mbrohet me fanatizëm nga shteti 
modern grek.

 

Çfarw shembulli mund tw marrw Greqia?
          Në këto kushte ka ardhur koha që Greqia të marrë shembullin e Çekisë, 
të kërkojë falje për gjenocidin dhe spastrimin etnik me dhunë, të heqë dorë nga 
paudhësitë e mëtejshme me shqiptarët, të heqë murin absurd që i pengon çamët të 
shkojnë të rrinë e të jetojnë të qetë e me dinjitet në shtëpitë e tyre dhe t’i 
kthehet normalitetit për nje miqësi të sinqertë e të qëndrueshme.




Bibliografia:

1.Collins Encyclopedia, Glasgoë, 2000

2.Ëebsters' Neë Biographical Dictionary, 1988

3.Compact Encyclopedia Generale Novara, 1995

4.Marina V.V Vyselenie nemcev iz Çekosllovakii:

rozhdenie i modifikacia idei. 1939-1943

Sllavianovedenie. 2003. Nr. 1

5. Dokumenty z historie çeskoslovenske politiky

1939-1943.Praha, 1966. D.1,2

6. Çeshsko-nemeckaja deklaracia, 1997

7. Postanovlenie pallaty deputatov kasajusheesja

poslevojenyh prezidentsih dekretov. 2002

8. Mehmeti A. Trajtimi i gjermanëve të Sudeteve si alternative

   për fillimin e zgjidhjes së Çështjes Çame, “Krahu i Shqiponjës”,

   Nr. 86, 2008.

9. Të dhëna nga interneti për
Sudetenland.


                                                                                                
Ahmet MEHMETI
                                                                                                
Drejtor Ekzekutiv
                                                                               
INSTITUTI I STUDIMEVE PER ÇAMERINE

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora