E enjte, 25.04.2024, 05:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Arsim Halili: Doli në qarkullim libri më i ri i shkrimtares Shqipe Hasani

E hene, 23.01.2012, 07:57 PM


NJOFTIM:  DOLI  NË QARKULLIM LIBRI  MË I RI I   SHKRIMTARES  SHQIPE  HASANI” QËNDISTRAJA  S’KA MORT” DRAMË

 

Nga Arsim Halili

 

Shqipe Hasani  e lindur  me 18 dhjetor  1971  në Prishtinë pas  mbarimit të  shkollës fillore , mbaroi shkollën e mesme  të mjekësisë, pastaj  edhe në Fakultetitin e Filologjisë   në Unversitetitn e Prishtinës. Aktualisht ëshhtë në mardhënie pune në Qendrën Emergjente  si teknike e Radiologjisë   në Prishtinë. Është  anëtare e Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës . Shqipe Hasani  ka të botuar  këto  përmbledhje:

 

-           “ Shiu i vetmisë” poezi.  1997

-           “Qielli i varreve” poezi. 2000

-           “ Akuarel i dhembjes” poezi. 2008

-           “ Premtimi i lënë peng “ poezi. 2009

 

Lidhja e shkrimtarëve  të Kosovës,  përmbledhjen  poetike “ Akuareli i  dhembjes” ju dha çmimi si libri më i mire i vitit  në Mitingun e poezisë.

 

Por fare në fund të vitit   2011,  shkrimtarja jonë e talentuar Shqipe  Hasani,  para lexuesve solli një befasi të këndëshme    bagazhin e saj krijues vjen  me një qëndisje aq   të bukur krijuese, të një zhanri jo edhe aq të lehetë, u fut kësaj gjinie që do përkushtim,  do perceptim intelektual, artistik, por megjithatë do edhe shpirt  për t’i dhënë secilit përsonazh në vete, duket se ajo e bëri me  shumë devocion artistik krijues,  solli   librin e saj të parë të këtij lloji në krijimtarinë e  saj artistike, ajo  që ishim mësuar deri këtë vit Shqipen ta njihnim  dhe lexonim, si poetet , tani do ta lexojme edhe si dramaturge.  Veprën e saj dramturgjike e titulloi:

“ Qëndistarja s’ka mort”  Dramë 2011. . Shtëpia botuese “ Orfeu” Prishtinë   Bibilioteka  “Talia “ Redaktor : Rushit Rambaja, libri  ka 117 faqe .

 

Përsonazhet: Hirushja, Bardi,, Njerku, Çakalli, Nili,Sara, , Sjellësi i Pusullës, Paramilitari, Çetniki  i parë, Çetniku i dytë, Veshatorja e pare, Veshatorja e dytë, Jevga  vithkërcyer, Jevga e Nagjallme, Ushtarja Flokëartë, Ushtari, Gra , burra.  Në strukturën e saj kjo dramë ka   tre akte.   Skena e  hapjes  pasta  skena  e I,II, III. Akti i dytë: skena  I, II,III.Akti  i tretë: skena I,II,III dhe  skena e mbylljes.

 

Për rëndësinë e kësaj vepre dramaturgjike,  para lexuesve po sjellim edhe mendimin e  Editorit të shtëpisë botuese “ Orfeu” Prishtinë  dhe  redaktorit  të këtij libri  Rushtit Ramabaja:

 

  Derisa   në katër librat me poezi të Shqipe Hasanit, veç tjerash,lexohen një kronikë lirike   e shqiptuar nga një zemër gruaje, në dramën e pare të saj dhe shumë të sukseshëme “ Qëndistarja s’ka  mort”, ajo me një dialog, stil dramatic  të veçantë, projekton fatin  e gruas sonë, që mëkohet në gjirine mitit po aq edhe në magjitë  e kohës moderne.

Hirushja , kryeheroina, ikën nga përralla e ndjekur nga Njerka zemërkeqe, por në jetë takon Njerkun  po aq zemërlig, që njëlloj nxirëos   fatin e saj.  Hirushja që e thrrasinedhe Qëndistare, megjithatë, ia del  ta kapërcej rrethakun   e trishtë dhe të gjej ngushllim   e dashuri te Bardi.

Mpleksjae mynxyrës  së luftëssë mbramë  shqiptaro-serbe me fatin e kryeheronjëve( Hirushës  e Bardit)  e bënë këtë dramë më jetësoree më dinamike  duke e shkrirë  natyrshëm  dhembjen individuale  në atë  kolektive”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora