E merkure, 24.04.2024, 04:18 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kur do ti thotë Egjipti Po Pavarësisë së Kosovës?

E hene, 23.01.2012, 07:30 PM


Qendra Jafa për Studime dhe Kërkime mbajti  një seminar nën titullin "Kosova dhe vendet arabe". Në këtë seminar ishin të ftuar  26 pjesëmarës, gazetarë, analistë, publicistë, analistë ushtarakë dhe akademikë. I ftuar nderi për të referuar në këtë seminar ishte Prof. Dr. Beqir Ismaili. Drejtor i kësaj Qendre, Prof. Dr. Rifat Essejid Ahmed, pasi falenderoi Prof. Ismailin për pranimin e ftesës, paraqiti para të pranishmëve një biografi të shkurtër, të këtij të fundit.

Në fjalën e tij, Prof. Dr. Ismaili, bëri fillimisht një përmbledhje të shkurtër historike për Kosovën e më pas u përqëndrua në marrëdhëniet e jashtme të Kosovës, veçanërisht ato me botën Islame.

Në vazhdim të fjalës së tij, ai bëri një pasqyrë të rrugëtimit të vështirë të Kosovës, duke treguar për vuajtjet e popullit të saj, dhunën, torturat dhe genocidin që serbët kanë ushtruar në vite ndaj popullsisë së Kosovës. Rruga deri në paravarësi është larë me gjakun e bijve tanë më të mirë-tha Prof. Ismaili, i cili e mbylli ligjërimin duke bërë thirrje për njohjen e Kosovës nga Egjipti.

Pas diskutimit, të pranishmit shtruan pyetje të shumta. Interesi i tyre ishte përqëndruar në kërkesën për të sqaruar Rezolutën 1244, rolin e shteteve fqinje dhe marëdhëniet e Kosovës me to, qëndrimi i vendeve të BE si dhe qëndrimi i Rusisë kundrejt rajonit dhe pozicioni i tyre në mbështetje të Serbisë. 

Duke e mbyllur diskutimin për çështjen e Kosovës, Prof.Dr.Rifat Essejid Ahmed, theksoi se regjimi i mëparshëm nuk e ka njohur Kosovën, për shkak të presionit të jashtëm dhe të interesave politike e ekonomike me Serbinë dhe Rusinë. Tashmë-tha ai-pritet nga ata që do ta marrin në duar pushtetin, të mbështesin Kosovën dhe të njohin pavarësinë e saj.

Punimet e kësaj tribune ishin në qëndër të vëmendjes së mediave vizive dhe të shkruara.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora