E marte, 23.04.2024, 10:28 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Politika aktuale e Kosovës po e con vendin në qorrsokak dhe vetëvrasje!

E hene, 23.01.2012, 09:01 PM


Politika aktuale  e Kosovës  po e con vendin në qorrsokak dhe  vetëvrasje!

 

Nga Asllan Dibrani

 

Edhe dita e djeshme me plot acar,  me një petk te bardhe nga dëbora Vetëvendosën  nuk e zmbrapsi, por përkundrazi, u grumbulluan në forma masive  drejt  dy pikave   Merdare dhe  Dheu i Bardhë ku  u mbajtën   protestat .  Protesta paqësore e  Lëvizjes Vetëvendosje, duke qëndruar në këto temperatura të ulëta dhe duke e solidarizuar  dhe ndihmuar  edhe nga  populli me ushqim, pije, batanije, e mjete të tjera logjistike, që janë më se të nevojshme për qëndrimin e protestuesve në  këtë mot të ftohtë  me moton, mbrojtjen  e  Republikës se Kosovës  të abuzuar, përdhunuar , anashkaluar dhe nëpërkëmbur nga Politika  e Serbisë.

 

Kjo  politikë , pjesërisht  e përkrahur edhe nga disa të huaj, po mjerisht  duke  mos e penguar  as Qeveria aktuale   e Kosovës nën presionin e politikes   se Euleksit përfaqësues të  shteteve të Evropës qe monitorojnë në Kosovë.

Protestat ishin  po me të njëjtin pretekst  bllokimi  mallrave serbe në Merdar dhe të  Dheu i Bardhë, dy pika kufitare, këto me Serbinë  qe depërtonojnë  mallrat serbe ,po mos te  flasim për Mitrovicën , qe atje po cenohet  e drejta dhe sovraniteti i Kosovës nga një grusht  qytetaresh serb  qe 13 vjet, ne mos funksionimin e shtetit  tonë.

 

Në protestat e vetëvendosjes, pjesëmarrje masive  nga te gjitha anët po edhe    huaj!

 

Pjesëmarrja ishte masive  nga te gjitha qytetet e Kosovës po edhe nga Shqiperia , Maqedonia , Presheva  e gjetiu , po edhe të huajt siç ishte i madhi dhe i pa vdekshmi Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, shefi i Misionit të OSBE së në Kosovë, William Walker i cili u prononcua pro  Vetëvendosjes.

 

Protestuesve iu është bashkuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Florin Krasniqi, por edhe zyrtar tjerë te VV qe hera - herës dhanë  opinionet e veta për protestën . Në këtë protestë ishin  edh e policia të  qetë dhe pjesa dërmuese ishin në  bashkëveprim dhe mirëkuptim me protestuesit.  Në kalimin e kohës nuk dihet se me urdhrin e kujt, por tek Dheu i Bardhë, afër vendit ku po protestohet, Policia e Kosovës ka konfiskuar materialet logjistike, të cilat do ta bënin të mundshëm mbarëvajtjen e protestës presione  te ndërprerjes se protestës  largimin e  Autobusëve etj...

 

Të zbatohet“reciprociteti  ndërshtetëror  Serbi -Kosovë”!

 

Synimet e VV  janë që të zbatohet“reciprociteti  ndërshtetëror  Serbi -Kosovë”,  me  qellim  trysnie për tu bllokuar  mallrat serbe për të hyrë në Kosovë. Sipas pamjeve    teren , protesta e Vetëvendosjes  dha rezultate, sepse asnjë kamionë apo automjet tjetër me mallra serbe nuk është futur në Kosovë nga Serbia .Nga ana tjetër  nga policia dhe organet qeveritare thuhet se kane hyre 4 apo 5 kamion  dhe po zbatohet  qarkullimi i  kamionëve me mallra serbe    Serbisë normalisht . Nga kjo edhe një naiv mund ta kuptoj një injorancë apo pa pjekuri  qe në një farë mënyre sikur  krenohen qe janë furur ne Kosovë këta kamion me mallra serbe?! Janë futur apo nuk janë  futur  nuk është me rëndësi për ditën e djeshme,  por në  këtë mënyrë po provokohet masa ,populli dhe vet aktoret e protestës qe  me vendosmëri e kanë arritur qëllimin, qe ta ngrisin vetëdijes e masës që  me Serbinë duhet të  bëhet një politikë  ma konstruktive  në praktikë,  me qellim te demaskimit te saj ndaj sovranitetit dhe pavarësisë se Kosovës. Me prononcimin  organeve  te policisë   apo edhe nga Qeveria se hynë  5 kamion  nga Serbia për Kosovë   ishte një  gjë e pa mundshme qe as miza nuk kishte mundësi   pa e pa turma dhe mjetet e informimit , qe vazhdimisht gazetarët raportonin se asnjë mjet nuk u fut këndej!... Prandaj  kjo është ndesh  me politiken aktuale të qeverisë  se Kosovës ,qe në këto momente sikur nxitet  një e keqe  qe ti humb vetes  besimin nga populli.

 

Politika aktuale  e Kosovës  po e qon vendin në qorrsokak dhe  vetëvrasje!

 

Politika vetëvrasëse aktuale  e Kosovës  po e qon vendin ne qorrsokak,  pa parametra , pa vizione ,pa projekte  qe ti kundërvihemi politikes hegjemoniste të Serbisë, ndaj Kosovës. Vetë të besueshmit  dhe të zgjedhurit e popullit, në vend  ta menaxhojnë dhe ta zhvillojnë vendin, këta veprojnë    të kundërtën,  ku si pasojë  e një politike  në sektorin e bujqësisë  kanë mbetur  djerrinë  pjesa dërmuese e tokës pjellore në  Kosovë.  Qëndrimet  arrogante të Qeverise se Kosovës me  dirigjimet e politikes serbe të përkrahura nga  Euleksi përfaqësues te Evropës  është i pa pranueshëm  siç i lenë prodhimet e Kosovës, qe  janë shumë të shijshme të shëndosha  kualitative dhe  radhiten ne klasën e parë, qe mund tu konkurroj prodhimeve  të shteteve në Evropë. Politika shqiptare    kundër Serbisë  duhet të jetë një sinjal i përbashkët i  shqiptarëve qe  ta demaskojmë  atë qe Serbia e bëri qe 100 vjet kundër shqiptarëve.  Politiken tu lemë ta udhëheqin ata qe ende po i shërojnë plagët, profesorëve, intelektualëve ish te burgosurve politik dhe luftëtarëve  ,  për ta çliruar vendin ishin malum mal , e cepem cep të Kosovës. Forca e bënë fuqinë andaj te bashkohemi, "një për te gjithë  te gjithë për një". Ti lëmë interesat personale, ta përqafojmë atë qe është primarja  (vetëvendosja, për fatin tonë).



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora