E marte, 23.04.2024, 01:31 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Reagim në përkrahje të aksioneve të fundit Vetëvendosjes në kufi me Serbinë

E diele, 22.01.2012, 06:01 PM


DEKLARATË

 

Në emër të “Shoqatës së të burgosurve politikë shqiptarë”  në IRJM, sh.m.a.i.k “Illyricum Libertas – Tetovë”, Unionit të  10 OJQ shqiptare nga Kërcova , “Qëndresa”,  “Bashkimi” – Manastir dhe një numri të OJQ tjera shqiptare në vend, i japim përkrahje vëllazërore Lëvizjes Vetëvendosje, dhe protestave që ajo organizon në kufi me Sërbinë.

 

Përkrahim gjithashtu vizionin e Vetëvendosjes dhe Aleancës Kuq e Zi,  që janë  vizionet  e  vetme të  drejta për shqiptarët jashtë kufinjve të Republikës së Shqipërisë.

 

Paniku që ka mbërthyer oligarkinë aktuale në pushtet në Prishtinë, Tiranë, Shkup tregoi se Vetëvendosja  dhe Aleanca Kuq e Zi kanë qëlluar në palcë duke u rrezikuar  karriget e turpit.

 

Dënojmë fyerjet e ulta që i bëhen identitetit  dhe simboleve  kombëtare të shqiptarëve dhe që janë çorbë e politikës aktuale të pushtetit maqedonas.

 

Shpëtim Pollozhani

(Në emër të Shoqatave të lartpërmendura)

 

Tetovë, 22 .01.2012



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora