E shtune, 20.04.2024, 11:17 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Qeveria e Republikës së Iliridës, Kryeministria: Apel Publik

E diele, 22.01.2012, 06:54 PM


QEVERIA E REPUBLIKËS SË ILIRIDËS

Kryeministria

Digasteri për komunikim me publikun

Nr: 25/01-011

A  P  E  L     P U B L I K

Të nderuara motra e vëllezër të gajkut tone, të nderuar bashkeqytetar , të nderuar bashkombas,  i nderuari familjar shqiptar,së pari në emër te qeverise se Republikës se Iliridës dhe në emrin tim personal pranoni pershendetjet vëllazërore dhe të pastra shqiptare dhe ju lusim për mirëkuptim, andaj edhe lexojeni këtë APEL tonin  me kujdes dhe me zemër hapur !

Te nderuar miq i nderuari  kryefamiljar !

Perëndia krijoi njeriun në këtë botë, me qëllim që ky i fundit asnjëherë të mos harojë falëmëndërimin ndaj krijuesit për begatitë dhe lirinë që krijuesi i fali njeriut  në këtë  nënqiell. Ai, pra Zoti , përveç që njeriut i dha begati të shumëfishta të njejtit i dha edhe udhërëfime dhe mesazhe nga të cilat njerëzimi jo vetëm që gjen inspirim për të vepruar drejtë e mirë, por, njëkohësisht këta mesazhe apo këshilla janë edhe  shtyllat kryesore në bazë të së cilave njerëzit krijuan pikëpamjet e tyre për shumë shtrembërime që po bëhen në jetën e përditshme të tyre si në ekonomi, financa , ashtu edhe në drejtësi  e politikë. Një nga këshillat që ne duam të nënvizojmë në këtë kontekst është me sa vijon :  “… Unë ju krijova juve, që ju të punoni drejtë dhe mos bëheni nga ata humbësit, as mos veproni ashtu që ti humbni të tjerët…”! Pra, Zoti na sugjeron neve të mos pranojmë humbjet dhe mos bëhemi humbës.

Sa për rifreskim na lejoni  të kujtojmë , vrasja dhe atentatet e programuara pa pardon, tek – tuk ,drejt aritjes se një hakmarje ndërnacionale me dorë të stërgjatur edhe të faktorit politik shqiptar,ndryshimet e preambullës ne kushtetutë me aminin e fak-torit politik shqipëtar,likuidimi dhe atenatet te ushtarëve te UCK-së, të cilët nuk u pajtuan me kompromiset pas nënshkrimit të fletushkes ne Ohër ( ish marvesahja), vrasje të një pas njëshme, burgosje të tyre me dënime drakonike rasti I Sopotit,proçese të montuara politike gjyqesore,kompromise mbi kompromise,marëveshje te kota si ai I MAJIT 2008, mospërfillja e shqipëtareve, rasti iBrodecit,cenimi I autonomisë së USHT –së,ndërprerja e të gjitha investimeve  ne pjesen shqipëtare,anashkalimi I kërkesave tona në institucione, tendencat e institucioneve makosllave për cenimin e së drejtës të përdorimit të gjuhës amtre gjatë  aplikimeve per pasaporta e letranjoftimi rast konkret administratën e MPB-së ne Ohër,ngitja e kishes ortodokse ne themelet e shtëpise së nobelistes shqipëtare Nënë Tereza,ngritja e kryqeve ne vend e pa vend, denacionalizimi I zhdrejt I pronave shqipëtare dhe ato te BFI-ë, e me theks te vecantë vjedhja e pronave te komunitetit bektashian në Maqedoni si dhe anashkalimi I këtj institucioni mjaft të rëndësishëm për kombin tonë në të gijitha kohërat nga pushteti dhe nga partitë tona politike, rast konkret Myftinia e BFI së ne Manastir si kompenzim të pronave ne te njejtin qytet I jepen prona ne Tetovë e Gostivar, internimi I qetë  po i sigurtë i shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone nëpër  mëhallat e Tetovës e Gostivarit kam parasyshë shqipëtaret e Manastirit,Resnjës,Ohrit.Velesit,Prilepit etj,rasti i Nerezit,Enciklopedia naciste e ASHAMIT,Bustet dhe lapidaret sllave ne tokat shqipetare, projekti Shkupi 2014,imponimi I gjuhes sllavomaqedonase nga klasa e pare, rasti I Bllaces,rasti i Tabanoces,likuidimi klasik I Harun Aliut - komndant Kushtrimit dhe shokeve te tije në Radushë në mënyre të inskenuar, bastsjet në Merovë,Zhelinë,Novoselle e gjetiu, përgjimet masive ndaj gjitha shoqatave,pesonaliteteve dhe njerëzve të tjerë shqiptar që punojnë në drejtim te cëhtjes kombëtare etj etj, veprime këta nga 2001 –si e këndejmi dhe krejt këto falë politikës qore dhe materijaleste të partive tona e me theksë të vecantë te politikes “I have a dream”, të BDI- së, BRAVO..! Dhe ne vazhdojme të durojme ….!

 

Por, për fat të keq siç duket ky mesazh hyjnor nuk gjeti vend në mesin e politikës shqiptare këtu në FYROM, qëllimisht nuk duam të themi tek partitë shqiptare , ngase vërtet sjellja e tyre politike është mjaftë rëndë ti definoj ata si të tilla pra, parti shqiptare. Definitivisht është mjaftë rëndë të thuash sot se partia politike shqiptare në pushtet mbron interesat e elektoratit shqiptar në të njejtin pushtet.Aq më pak digasteret ministrore në krye të së cilëve gjinden ministrat shqiptar. Është mjaftë simptomatike sjellja e këtyre ministrave, ata mund ti gjesh here pas here me nga një qiri në duar duke e shoqëruar padronin e tyre Gruevskin dhe priftin sllavoortodoks në gurthemele të kishave e tempujve tjerë sllave, por asnjëherë nuk mund ti shohësh duke përgaditur ndonjë projekt shqiptar , aq më pak ti takoj qytetari hellexhi shqiptar për të diskutuar reth problemeve të ndryshme qytetare!Andaj edhe është rëndë të përcaktosh  kauzën e tyre të sotshme , shqiptare apo..?!

Politika shqiptare sot për sot në FYROM, lirisht mund të thuhet se nuk përfaqëson  liritë dhe të drejtat e qytetarit shqiptar, aq më pak kërkesat e tyre legjitme . Ajo si duket më shumë luan rolin e  “ kukullave kokëshprazëta “, se sa rolin realo-politik të subjektit të pëzgjedhur etnik. Antagonizmi si dhe animoziteti ndërmjet përzgjedhësve dhe të përzgjedhurve dita ditës ritet  dhe po shëndërohet në mëkat. Nga njëra anë kemi shqiptarët që thërasin për politik kombëtare dhe nga ana tjetër është klasa aktuale politike shqiptare, që siç po duket janë duke e  goditur popullin, më shumë se çdo herë me shurdhërinë e skajshme dhe të mjershme.

Jo vetëm kaq, politika shqiptare në FYROM, gjithçkait ia ka nis nga e mbrapa, ata aspak nuk llogarisin në sakrficën e një populli të tërë për një jetë reale dhe sovrane. Të gjithë jemi dëshmitarë se ky popull që nga ramja e perdes së kuqe në Ballkan, u vetë organizua në drejtim të zgjedhjes së kauzës për të cilën ëndërruan plot 50 vjet nën sundimin jugosllav.Ata të gjithë determinuan rugëtimin e tyre drejt fitores legjitime për liri dhe pavarësi.Me asnjë politikë të sotshme nuk mund të krahasohet niveli dhe cilësia e pëcaktimit politik të shqiptarëve në FYROM në vitin 1992, kur ata sapo të dalur nga prangat e sistemit monist e titist, ,morën përgjegjësitë e organizuan dhe njëzërit e votuan referendumin e tyre për aotonomi tertoriale, për lirinë dhe autoktonësinë e tyre, për republikën e re shqiptare, për Republikën e Iliridës, si njesi e veçantë teritortiale shqiptare!  Dhe jo vetëm kaq shqiptarët asaj kohe bile kundershtuan regjistrimin e popullsisë , nuk pranuan 8 shtatorin si festë të pavarsisë , si dhe aritën që me ndihmën e kongresmenëve amerikan Tom Llantosh dhe Benjamin Gillman të propozojnë pranë OKB-së rezolute pro statusit special për shqiptarët, respektivish me këtë resolute përkrahej autonomia politike teritoriale gjegjësisht Republika e Iliridës.

Mjaftë indinjuese ishin për shqiptarët e FYROMIT,  edhe kërkesat e atëhershme të politikës ushtarake të UÇK-së, të cilët aspak nuk llogaritën në kontinuitetin e kërkesës legjitime për një republikë shqiptare. Përkundrazi çmimin e kësaj politike sot e shpaguajnë pikërisht ata sëbashku me popullin, edhe të vrarë edhe të varfëruar, edhe të sharë edhe të viktimizuar.Andaj edhe jemi aty ku jemi, të nëpërkëmbur e të robëruar nga unitaria artificiale vrastare sllavomaqedonase. Ky është çmimi i jorealizmit politik, çmimi i mosrespektimit të vullnetit të popullit të vet. Realizëm nuk është të bësh ti, si të thotë sunduesi, por të besh atë që popullit dhe ty, të fle në zemër, kjo është realizëm politik.! Si duket për klasën aktuale politike është mjaftë sfiduese problemi i luftimit me vetëveten, ngase në momentin që këta arijnë që të luftojnë veten, në atë moment do ta kuptojnë edhe relitetin e hidhur të tyre dhe të popullit të vet.

Realiteti me të cilin duhet të balafaqohen është momenti kur ata të kuptojnë dhe të vetëdijësohen se janë të pushtuar, kurë do ta kuptojnë këtë, atëherë do të kuptojnë se ata nuk kanë pushtet, dhe kurë ta kuptojnë edhe këtë, atëherë do të duhet të kuptojnë edhe ate se nuk bëhet marëveshje me pushtuesin! Dhe në këtë rast përbetimi i tyre gjatë tërë kësaj kohe para popullit për liri e barazi, na del si përbetim i rejshëm – demagogji!

Përulja dhe nënshtrimi i shqiptarëve karshi një konglomerati artificial serbo-grek, siç është Gruevski dhe pushteti i tijë me xhuxhat e fortë, nuk është gjë tjetër vetëm se verfikim i pardoksiszmit dhe tradhëtisë së nergut shqiptar dhe klasës politke të saj, kundrejt qëllimit dhe nevojës imediate të tyre për shpëtim nga robëria dhe rugëtim drejt lirisë së premtuar nga shumë faktorë që prej kohësh. Sepse, shpirti  arbërror aq duron, sepse, jeta është një hiç, kur ske nderin e vatanin, kur i huaji të bëhet zot në shtëpinë tënde, kurë ndihesh si qeraxhinjë, kurë duhet të lypësh liri me përqindje,  kurë je i mvarur nga të tjerët , je robë  vetëm një robë !Po të ishte sot Fishta ndër ne , do të ndëronte edhe fenë!

Dhe kjo është fatkeqësia më e madhe e partive politike shqiptare në FYROM, kurrë në histori nuk kemi bërë kaq lëshime e gabime politike, me pasoja kaq të rënda, si sot! Punët  na u rudhën deri tek të drejtat e minioriteteve , dhe kjo vetëm se i vërteton gënjshtrat vite me radhë.

Edhe  kurë kancelarja gjermane Angela Merkel , para disa muajsh në mbledhjen e radhës para anëtarëve të partisë së vete do të deklaron se , koncepti i shteteve multietnike është koncept i gabuar dhe si i tillë është i destinuar të dështojë, partitë shqiptare në pushtet dhe opozitë  edhe pse  e dinë se Marveshja e parealizuar e Ohrit, tash më është e pagëzuar si marëveshje e vdekur njëherit nga partnered e   koalicionit dhe opozitës, dhe më pas edhe nga opinioni shqiptar dhe ai i ekspertëve, ato vazhdojnë edhe më tej të thiret në të njejtën, pa mos respektuar vullnetin e votuesit dhe popullit të vet! Siç duket ne ende nuk kemi një opinion cilësor publik, i cili do të dijë të bojkotojë në mënyrë të mirëfilltë çdo veprim që bie ndesh me çështjen kombëtare,

 

Qeveia e Ilirides, ka arsye t’u flasë shqiptareve për kontekstin historik, politik, juridik, ekonomik, kulturor ,ashtu, siç ka te drejte te çoje zerin deri te mekanizmat vendoses te rregullimit te drejte e demokratik, se shqiptaret duhet te integrohen me shqiptaret. Jo shqiptaret te okupuar e te ndare, te nisen ne luftëra per te integruar kombe te pa qena pa identitet e pa histori, por qe jane zhvilluar administrativish ne hise te shqiptareve. Ata, jashtë tokës shqiptare. Le te integrohen ku duan. Por, ne tokat e shqiptareve jo!

Ilririda , ka arsye të kundërshtoj  pozicionet e kesaj gjendjeje  kritike ku ndodhet mireqenia  e shqiptareve !

Qeveria e Ilirides kundërshtoi këte gjendje nëper shekuj. Edhe atëherë kur ishte më ngushtë! Edhe atëherë  kur ishte në nivelin e rrenuar dhe perndjekës. Edhe ateherë kur silleshin Deklarata  për asimilimin e shperngulje . Edhe atehere kur beheshin Marreveshjet Kornizë. Edhe atehere kur beheshin permbysje te medha  me metoda gjenocidi. Por u shtyp. U shtyp të mos te kete force ne vendime!

 

Por Ilirida ,nuk u shperbe. Ajo mbijetoj dhe do te mbijetoje ! Ajo kurre  nuk pati  fituar garanca për hisen shqiptare, por, ato garanca i beri duke pasur shqiptaret ne keto troje ku per rriten e zhvillimin e tyre u perkujdesen vetë ! Deri sot , asnje perkujdesje shtetrore nuk është bere per ta . Prandaj, ndarja nga okupuesit, do te jete nje fitore e madhe, dhe kurre nuk do te ndjehet si pasoje!

ILIRIDA nuk i legjitimoi relacionet koloniale të shqiptarëve ! Ajo i ka ne regjister dhe, nuk i pranon pjesemarrjet neper delegacione qe kane mision sllavizimin ne tokat shqiptare, dhe pjesemarresit qe duan të bëjnë karrierë sipas përshtatshmërisë partiake. Ata do t’i spikase ne Librin e zi bashke me ata qe lejuan te behen borizane  t’u jehoje zeri, se kryetare legjitime per shqiptaret mund te jene edhe kriminelet si   Gligorov , dhe ata qe pasojne pas tij .

 

Por këtu në FYROM situata është pak sa më e pajustifikushme nga më shumë arsye tjera, është evidente se tash më shqipatrët e këtushëm kanë ngelur në mes tunelit dhe nuk ka shpresë për rugëdalje nga kjo krizë sa politike po aq edhe morale. Sllavomaqedonasit me sukses ia aritën qëllimit të tyre për hakmarje dhe margjinalizim të skajshëm, pozita e shqipatrëve ka kaluar çdo logjikë klasore, kombëtare, fetare, morale dhe njerëzore , durimi kërkon shteg, mëkati i bërë detyrimisht do të shpaguhet, por kush do të thëret kushtrimin , shtrohet pyetja!?

Pse kështu ? Pikërisht përshkak asaj se  edhe opozita politike shqiptare në vend ska rugëdalje , edhe sikur të ik Nikola Gruevski , cili pason pas tij? Branko Cërvenkovski,  Ç?dallim kanë këta? Edhe sikur të kenë , çka do të ndryshoj, mos vallë do të prishen kishat, mos vallë do të prishet projekti SHKUPI 2014, mos vallë do të lirohen të burgosurit , mos vallë do të ringjallen të vdekurit, apo do të na japin të drejtën për të qenë të barabartë, do ta kemi gjuhën ose flamurin ,do të rehabilitohen dëshmorët dhe familjet e tyre , broçkulla asgjë nga këto !? Tash më shqiptarët e FYROM-it qartë e kanë se politikat sllavoortookse nuk janë të rastësishme, por ata janë pjellë e strategjisë shtetërore në krye me akademinë e tyre famëkeqe, qëllimi i së cilës është denigrimi dhe shfarosja e shqiptarëve deri në tjetërsim ekstrem .! Andaj kjo situate kërkon edhe një përgjigje !!!

 

Shikuar nga ky këndvështrim politik, partive tona deri më sot u mungon dëshira pët t?iu kundërvënë kësisoj ofensives ultranacionaliste sllavomaqedone prej shumë kohe . Dhe falë të kësaj miopie politike , shpeshherë në arenën e pushteit fitojnë produkte të konspiracioneve ndërkombëtare, plagijate të europës së broçkullave , forca të ashtuquajtura kozmopolite, ndërsa forcat e traditës shqiptare ngelin jashtë çdo loje politike , si çdoherë !!!

Me kësisosh goditjesh të ulëta politke, shqiptarët lëre që janë në shënjestër të poligonit robërues sllav, por edhe viktima të mediokritetit poolitik shqiptar. Ata as në këtë katandi politike nuk janë në gjendje të kuptojnë nevojën imediate për një strategji të përbashkët, nëpërmjet të së cilës do ti koordinojnë aktivitetet e tyre me të gjithë ata që e ndjejnë se ky është momenti   për tu mos heshtur proçeset e një sistemi tiranik, dhe të ringjallin besimin se: BASHKIMI BËN FUQI!

Ata duhet përfundimisht të kuptojnë se shqiptarët e Maqedonisë apo FYROMI-it, kurrë nuk e kanë ndjerë veten si pjesë e shtetit sllav, dhe ata asnjëherë nuk do ta pranojnë sundimin sllav mbi veten dhe tokat e shqiptare, mbase kjo është edhe shumë e logjikshme , shumë natyrore dhe racionale mjaftë shqiptare dhe mjaft morale,. E këtu edhe kemi të drejtë ngase siç do të thoshte një miku im nga Tropoja  , do të vijë një ditë kur ne do të zhvillojmë betejën nëpër çdo qytet e fshat, për të shembur padrejtësinëdhe tradhtinë për njriun e mizorinë, për të nxjerë në pah kaltërsinë e popullit, për sakrificën, për ëndrën, shpirtin e shpresën.Për të qenë bashkë, sepse na bashkon historia dhe mali,zoti dhe natyra, shpirti dhe nderi, doket dhe zakonet, feja dhe bashkëjetesa fetare dhe gjërat më të shenjta në tokë!!!

Në mbrojtje të vullnetit tone për liri e pavarësi, para jush prezantojmë edhe këto rezoluta ndëkombëtare mbi bazë e së cilave shumë popuj në botë krijuan shtetet e veta, andaj edhe ju çlirshëm bashkohuni me ne, për të festuar sëbashku vitin 2012  vitin e shpalljes së Repulikës sonë dhe tuajën vitin e Republikës së Iliridës, rezolutat:

a)    Rezoluta e OKB – se, nr 637 data 16.12.1952, e cila sanksionon të drejtën e vetëvendosjes së popujve si parakusht për respektim të plotë të të drejateve të njeriut-kombit.

b)    Rezoluta nr.1514 data 14.12.1960, ku thekson “ Integrami I një teritori etnik duhet të jetë rezulltat I shprehjes së vullnetit të lirë të popujve të atij teritori”

c)     Rezoluta nr.1815 data 14.12.1963 , ku thekson “ E drejta e vetëvendosjes ështe një ndër parimet baze të së drejtës ndërkombëtare mbi të cilën duhet mbështetet patjetër edhe politika e ekzistencës paqësore”.

d)     Rezoluta nr.2625 data 24.12.1970, mbi parimin e barazisë dhe të vetëvendosjes së popujve ku ne piken e parë të saj thuhet “ Krijimi I shteteve të pavarura dhe sovrane, bashkimi I lirë me ndonjë shtet tjetër të pavarur varet nga vendimi I miratuar politik I atij populli që mbështetjen e ka në realizimin e së drejtës së vetëvendosjes, prandaj cfardo formë tjetër shtetërore që imponohet me forcë ndaj një populli të një  teritori të caktuar, duke e sjellë atë në pozitë të pabarabartë dhe të mvarur , përbën shkelje flagrante të vetëvendosjes dhe të drejtave të barabarta të atij populli .

 

Andaj jemi te obliguar te hapim kutinë e Pandores për të vënë në radhë kërkesën legjitime e natyrore te shqiptarëve që e kanë humbur besimin, se të intergruar me mako- sllavët shqiptarët kurrë sdo të jenë të lirë.Shqiptarët kure sdo të kenë trajtim të barabartë.Shqiptarët kurrë sdo të jenë Sovran! Për  këtë flasin proceset që zhvillohen në planin horizontal ku makosllavia ka hapur kthetrat të sllavizoje gjithcka! Edhe në planin vertikal ku përmes  mekanizmave të ndryshëm nga financat  e deri te privatizimi I kapitalit shteteror ku gjithcka kontrollohet dhe pronësohet nga ata, ashtu sic disponojnë me prodhimtarinë,tregëtine bazike, sjelljen e vendimeve për buxhetin, përdorimin e financave,ndëmarjen e aksioneve policore, zbatimin e ligjit, ndarjen e drejtësis , caktimin e dënimeve etj. Në ketë relacion vetëm shqiptarët me pasoja .Me vuajtje .Me dënime.

 

Zoti porositi njerëzimin “.. Dhe pendohuni, e kërkoni falje e Unë ju falë..” , kur Zoti falë e pse të mos falim ne njëri tjetrin , shtrijeni dorën njëri tjetrin si vëllau  vëllanë, e bashkohuni kundër çdo armiku dhe mos e merni këtë popull në qafë. Bashkohuni e ecni drejtë së vërtetës, drejt lirisë së vërtet , drejt amanetit të gjyshërve tanë, drejt shtëpisë sonë të përbashkët që e ndërtuam ne sëbashku, drejt Republikës së re Shqiptare , drejt Republikës së Iliridës, me të drejtën e popullit të saj sovran për vetëvendosje !!!

 

Duke shpresuar se kastat politike shqiptare gjithandej dhe ju të nderuar familjar, e ndjeni nevojën e këtij populli të urtë e të mençur për bashkim forcash në këto momente  kyçe për mirëqenien tonë politike , ekonomike dhe sociale,ju thërasim të ndiqni rrugen e popullit te  cilit edhe I takoni dhe  bashkohuni edhe JU focave te reja te republikes se ILIRIDES deri ne shpalljen solemne te saj.! Bëhumi edhe JU pjesë e historisë së Republikës më të re shqiptare , Republikës së ILIRIDËS !!!

“… UNË E DUA SHQIPËRINË

QË NGA SHKUPI E NË JANINË…”



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora