E marte, 16.04.2024, 10:27 PM (GMT+1)

Mendime

Ardian Ramadani: Klithmat dhe onomatopetë ofenduese të zombieve

E diele, 22.01.2012, 06:58 PM


Klithmat dhe onomatopetë ofenduese të zombieve

 

Shkruan: Mr. Ardian Ramadani

 

Kishim rastin ti shohim ofendimet, sharjet dhe poshtërimet nga ana e huliganëve sllavomaqedonas kundër shqiptarëve. Në vazhdën e këtyre klithmave dhe onomatopeve kafshore u pa edhe një gjë tjetër tmerruese, e ajo është se korit të këtyre zombieve, që zërit të tyre do t`ia kishin lakmi vetëm laraskat dhe qyqet e natës, iu bashkangjitën edhe përfaqësuesit e kombëtares sllavomaqedonase, lojtarët e ekipit hendbollistik, të cilët duhet të jenë sipas rregullave përfaqësues të të gjithë qytetarëve në këtë shtet.

Përpos reagimeve mediale shqiptare, përpos reagimeve të zbehta dhe të venitura të një lëvizjeje qytetare partiake, nuk ndodhi asgjë tjetër. Nuk e di se çka tjetër duhe të ndodhë e ne të veprojmë bashkarisht. Nuk e di, po për çdo muaj duhet të ndodh ndonjë skandal, ose për çdo javë të na ndodh ndonjë e keqe si komb, e ne përsëri të heshtim, të jemi viktima dhe të kontribuojmë për sozhitelstvon alogjike, absurde dhe të pamundur.

Përderisa në njërën anë burgosen të rinj shqiptarë të cilët vizatojnë harta që janë shumë më shumë reales, dhe që shprehin vullnet që në çdo vend demokratik është normale, në tjetrën anë stimulohen dhe nxiten onomatope, klithma, sharje dhe ofendime antishqiptare. Nuk po arrijmë të kuptojmë se sllavomaqedonasit, megjithë kontestimin grek, megjithë kontestimin bullgar, po edhe atë serb, ata kanë një ambicie tjetër, humbjen, eleminimin dhe ballafaqimin përfundimtar me çështjen shqiptare. Ndërsa politika qeveritare shqiptare e pozicionuar komfort, që moti prej instalimit në kolltukun qeveritar, e ndikuar gjoja se nga thirrja e Kantit, për paqe të përhershme, nuk po duan të kuptojnë se kjo paqe është prishur që moti dhe nuk dëshirohet aspak nga sllavomaqedonasit. Mendësia maltusiane e këtij lloji dhe soji njeriu, i verbuar nga urrejtja, ksenofobia dhe i mbështetur edhe nga politika qeveritare sllavomaqedonase duhet ndalur ditë e më parë.

Filetizmi, misogjenia dhe urrejtja sllavomaqedonase ndalohet atëherë kur qeveritarët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë, fill pas këtyre onomatopeve shtazarake do të protestonin fuqishëm dhe do të dënonin këtë akt të këtyre majmunëve (i kërkoj ndjesë majmunëve të vërtetë), ndërsa qeveritarët shqiptarë në qeverinë aktuale do të braktisnin institucionet e këtij shteti, do të shkaktonin revoltë dhe mosbindje, krejt kjo ngase me këto veprime u dëshmua për të satën herë se Maqedonia nuk mund të jetë Evropë, ajo është vetvrasja e Evropës. Hiliganët dhe rrugaçët sllavomaqedonas, thirrjet dhe klithmat e të cilëve rivendikojnë NEKROFILINË (lexo: rroftë vdekja) për shqiptarët, duhet të kenë përgjigjen reciproke adekuate. U provua tejmase koncepti i bashkëjetesës me një komunitet, i cili është i kontestuar nga të gjithë, e i pranuar vetëm nga ne. Thënia frënge (Plus ça change, plus c`est la meme chose, shqip. Sa më shumë që ndryshon, aq më shumë mbetet e njëjta gjë) tregon se kjo qeveri sllavomaqedonase, e cila nxit urrejtjen, ky popull i kontestuar sllavomaqedonas i cili e voton me shumicë këtë qeveri (lexo: VMRO DPMNE-në), pikërisht për shkak të antishqiptarizmit të saj, nuk mund të ndryshojnë, ata mbesin po ata që kanë qenë. Thirrjet që na trajtojnë ne shqiptarëve si SOUS HOMMES (jo plotësisht njerëzorë) duhet të marrin dënimin dhe përgjigjen e merituar nga shtetet shqiptare, të cilat përdorin kërbaçin ndaj qytetarëve të vet shqiptarë, deputetëve shqiptarë, opozitës shqiptare, e jo ndaj trajtimit pezhorativ të një fqiu, i kontesuar nga të gjithë. Po Shqipëria dhe Kosova, të pavetëdijshme për thënien latine “Kush kontrollon të tjerët është i fortë, e kush konrollon veten është edhe më i fortë” nuk po gjejnë kohë ta merre as me veten e as me të tjerët, ngase pushtetet pretoriane atje, qëllimin kryesor e kanë mbijetesën në qeveri në çfarëdoqoftë forme dhe modusi. Për ta pushteti është mbi të gjitha. Duke na parë kësisoj në gjendje të mjeruar, po na kontestojnë dhe po na tallin, njëhere Greqia me ushtarët e saj, mandej Serbia secilën ditë, e në permanencë edhe ky shteti i njohur në organizatat ndërkombëtare si FYROM.

Nuk është problemi se nuk kemi fuqi dhe potencë, po duhet kanalizimi dhe përdorimi si duhet i kësaj potence, sepse numrat mund të mos kenë edhe shumë rëndësi, ngase si shembull mund të marrim shtetin e Filipineve ku vetëm 1% e kinezëve kanë ndikim shumë të madh në këtë shtet, apo në Indonezi ku 3 % e kinezëve kontrollojnë 70 % të ekonomisë indoneziane. Shtrohet pyetja ne si shqiptarë me një shumicë absolute, prej afro 40% në Maqedoni çfarë kontrollojmë në këtë shtet?!

Çoroditjet e huliganëve, duhet që të kenë një fund, një prevencion dhe një profilaksi. Prevencion ngase me këtë i ndalohet këtyre personave të kryejnë vepra penale, ndërsa profilaksi të zbulohen shkaqet e nxitjes së këtyre veprave penale. Këtë duhet ta kërkojnë sa më parë qeveritarët shqiptarë, se përndryshe felonoria (lexo: pabesia sllavomaqedonase, qëndrimi jolojal i tyre ndaj shqiptarëve) do të shndërrohet në sëmundje kronike dhe kërcënuese.

Elitat politike sllavomaqedonase duhet patjetër të lirohen nga mentaliteti levantin (admirimi i fjalëve dhe klithmave demagogjike) e të pranojnë realitetin e ashpër, për disa edhe të hidhur, se shqiptarët janë faktor kryesor dhe determinues për këtë shtet të brishtë dhe për këtë rajon. Ndërsa shqiptarët, që deri më sot siç do të pohonte edhe Eqrem Çabeji i madh, duhet të jenë më të zëshëm dhe revindikues, ngase deri më tani ata nuk kanë kultivuar nacionalizëm ekspansioni, po nacionalizëm restriksioni.

Ndërsa qeveritarët aktual shqiptarë në këtë qeveri, si dhe pushtetarët në Kosovë e Shqipëri të kërkojnë me ngulm dënimin e fajtorëve dhe thirrjeve të rrugaçëve sllavomaqedonas, ngase nuk e di e sata herë është që provokohemi dhe ofendohemi kësisoj. Nuk thuhet kot “Ta hodha njëherë unë jam maskarai, po ta hodha dy herë ti je idioti”. E kjo është e sata herë që na i hedhin kështu. Duhet të dëshmojmë se shqiptarët nuk janë komb bonjak i Evropës, (ashtu si na quante Pikok). Si dhe duhet të vihemi në kohezion dhe bashkëkoordinim, sepse ende është prezente urrejtja ndaj shqiptarëve. Të kujtojmë thënien e Jon Stewart, i cili shprehet në një rast se: “Në Evropën Lindore secili urren secilin, ndërsa të gjithë urrejnë shqiptarët”.

E këta zombie pa identitet që nuk dijnë se çfarë kanë qenë, çfarë janë e çfarë do të jenë, me masturbimet gojore të tyre, duhet të na mobilizojnë si duhet, ngase e shohim se nuk kemi perspektivë me këtë trajtim. Duhet ndryshuar trajtimi ose ndryshuar hartat. Kush nuk do të arsyetojë këtë është fanatik, kush nuk di të arsyetojë është budalla, kush nuk guxon të arsyetojë është skllav i të tjerëve.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora