Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: ''Homazhi'' më 21 janar: ''Em të vret, em të qan''

| E shtune, 21.01.2012, 06:55 PM |


''Homazhi'' më 21 janar: ''Em të vret, em të qan''

 

Shkruan Reshat Nexhipi

 

Fjala është për organizimin e paralajmëruar nga ana e disa anëtarëve të lidershipit të PS-së,për të mbrirë dy qëllime kryesore.E para:për të demantuar veprimin e motrës të njërit nga 4 viktimat, e cila, përmes shamisë së  hedhur në fëtyrën e atyre që kishin shkuar në varrim për ,,ngushëllim,, zbuloi para tërë botës  fajtorët, duke lojtur në këtë mënyrë rolin e prokurores, e cila, edhe pse kaloi një vit i tërë,nuk i gjen dot organizatorët e këtij grushteti ose puçi të dështuar. Kjo vlen edhe për neglizhencën e  presidentit aktual, qëllimi i së cilës,  po kuptohet  pikërisht tani, me rastin e një vjetorit, kur u lejoi dy militantëve të vet, të  flasin haptazi për krijimin e partisë së tij. Por, sa vura re, këta të dy, të pranishëm në debatin televiziv,organizuar para ca ditëve nga Blendi Fejziu, mbështetjen e tyre ndaj ,,kryetarit,, të ri, e bënë me gjysmë gojë dhe një çikë si  të turpëruar, sepse janë të vetëdishëm dhe i vret ndërgjegja, që votën e tyre duhet ta bashkojnë me atë të kryesocialistit, i cili, nuk besoj që mos lajë borxhin. Tek ta, pra, paraqitet dilema dhe pyetja se si do ta arësyetojnë këtë veprim paradoksal para elektoratit të vet. Mbase, kjo ndërgjegje dhe  dilemë, ma pret mendja, bluhet dhe gatuhet edhe në kokën intelektuale të Presidentit, i cili, duhet të jetë penduar për veprimin e tij jo të qëlluar, sepse, përveç vehtes, kompromitoi partinë e tij, pa të cilën, postin nr. një të Shqipërisë, mund ta shikonte  vetëm në ëndër.

T i kthehem edhenjëherë asaj që qendron në titull. Organizimi këtij ,,homazhi,, përveç asaj që theksova në fillim, ka për qëllim të kompromitojë vendin dhe të pengojë hyrjen në Evropë, sepse, pas Natos, vizave, rrugës kombëtare, tunelit  Elbasan Tiranë dhe organizimit spektakular dhe madhështor mbarëkombëtar të 100-vjetorit të pavarësisë, hyrja në Evropë, do jetë kurorëzim i sukseseve të ,,Salës,, dhe Qeverisë ,,koruptive,, të tij. Kështu që, sipas organizatorëve, me të  drejtë, por me fajin e vet, kjo do të thotë  kompromitin dhe  fundosje më e thellë e PS-së,e cila në zgjedhjet e v.1913, s ka se ç tu premtojë anëtarëve të saj. Këtë qëllim po e kupton edhe Evropa, prandaj dhe, kur do bindet  që partia në fjalë po e tepëron dhe kupa u mbush,pa pritur të derdhet, do vendosë të pranojë  Shqipërinë  në ombrellën e saj, pa u plotësuar kushtet të cilat nvaren nga gishtrinjtë e deputetëve të PS-së, që ngrihen dhe ulen duke u deriguar  nga jasht, duke lojtur, në këtë mënyrë, rolin e robotit.

Evropa, këtë duhet ta bëjë, sepse po priti pajtimin e PS-së, Shqipëria kurrë s ka për të realizuar qëllimin kulminar të shqiptarëve.Pra, PS-ja,në se nuk i vë gishtin  kokës, një ditë do mbetet e befasuar dhe me gojë hapur,kurse emri i saj në historinë e popullit shqiptar do shkruhet me germa të zeza, ashtu siç ndodhi ose duhet të  ndodhë me diktatorin më të madh që ka njohur Shqipëria.