E premte, 19.04.2024, 03:45 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

21 janari dita e grushtit te shtetit

E shtune, 21.01.2012, 06:00 PM


"Ngjarja e 21 janarit dhe organizatoret e saj do te hetohen, kush mendon se kjo ngjarje do te kaloje pa hetim, mashtron veten", kjo ka qene pergjigja qe i ka dhene dje opozites, ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te PD-se, kryeministri Berisha. Duke qene se vendi ndodhet pak dite para njevjetorit te ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit dhe se opozita ka deklaruar se do te mblidhet ne shesh per te tubuar, kreu i mazhorances i ka kujtuar kreut te opozites, qe te mos shpresoje qe kjo ngjarje dhe organizatoret e saj nuk do te hetohen. "E verteta eshte qe e kam degjuar gjithe keto dite te cirret dhe te zotohet, por e garantoj se ngjarja do te hetohet. E garantoj se ngjarja do te hetohet dhe se ata qe mendojne se do ta kapercejne kete pa hetim, mashtrojne veten", tha Berisha. Sipas kryeministrit, me 21 janar opozita dhe nje grup njerezish te dhunshem tentuan te rrezonin nje qeveri legjitime dhe te merrnin pushtetin me dhune. "Ne 21 janar u tentua te permbyset qeveria legjitime me dhune, ngjarje, e cila me nje akt te pandodhur 8 dekadat e fundit u perpoq te instalonte dhunen e nje grushti njerezish qe mandatet e dyta donin t'i bazonin mbi dhunen. Kjo eshte nje ngjarje e shemtuar. Nje proces eshte ne vazhdim, nuk ka asnje hetim per organizatoret e tij, per mandatpreresit qe vendosen te kene mandatin e dyte per te shporrur me gure dhe hunj qeverine legjitime te vendit", eshte shprehur Berisha. Duke u ndalur te kjo date, kreu i qeverise ka nenvizuar faktin se atij i pelqen te merret me historine dhe ngjarjet historike, ndersa kryetari i PS-se vazhdon te merret me 21 janarin e vitit 2011. "Edi Rama flet per 21 janarin 2011. Une merrem me ngjarjen historike qe eshte nje dite e dashur, nje dite e madhe ne historine kombetare. I them zotit Rama se mesazhi qe te kam derguar ne 23 janar te 2011-s eshte dhe do te mbetet per mua, sa te mbetem ne politike, i pandryshuar. Mund te derdhesh lot krokodili, mund te besh cdo gje. E bej kete ne respekt te atyre qe me 21 janar shpallen Tiranen kryeqytet, qe parandaluan aventuriere", tha Berisha. Ne lidhje me kete date, kryeministri ka deklaruar se shqiptaret gjithmone do ta kujtojne 21 janarin si diten e mbledhjes se Kongresit te Lushnjes, date te cilen historianet e kane vleresuar si rithemelimin e Pavaresise se Shqiperise. "Me 21 janar ne Lushnje u formua nje qeveri, e cila me pergjegjesine dhe perkushtimin e saj beri te parikthyeshme Pavaresine e Shqiperise. Kjo qeveri zgjodhi nje kryeminister, nje nga personalitetet me te pergjegjshme te ketyre 100 vjeteve, Sulejman Delvinen. Kjo qeveri shpalli se do te conte vendin drejt zgjedhjeve. Kjo qeveri nxori vendimet per prerjen e monedhes se pare. Ky eshte 21 janari per shqiptaret", eshte shprehur kryeministri. Sipas kreut te qeverise, 21 janari i vitit te kaluar nuk mund ta eklipsoje ngjarjen e madhe dhe historike te kombit, pavaresisht se opozita e sotme synoi te permbyse nje qeveri legjitime me dhune.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora