E enjte, 18.04.2024, 02:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Shabanaj: Thaçi dhe ligji

E shtune, 21.01.2012, 06:58 PM


THAÇI DHE LIGJI

 

Nga Albert Shabanaj

 

Më parë ishte menduar se, Thaçi dhe miqtë e tij u dalluan nga fisnikëria; sfond ky i cili tani rezulton se ajo ishte dhe është mbi të gjitha pasurimi tyre.

Çështja Thaçi dhe miqtë e tij nga paslufta arritën vetëm një diçka jo te zakonte te dëshmojnë dhe ajo është jo ndershmëria tyre përballe lakmive për te jetuar ne suita luksoze.

Sepse te gjithë sipërmarrësit,por dhe shërbimet tjera financiare ne Kosove janë te detyruar te paguajnë për favore te suitave te shumta qeveritare te Thaçit.

 

 Kryeministrit Thaçi nuk ka vetëm favore materiale nga një ose me shume Biznesmen të tjerë,ata gjithashtu obligohen të kenë marrë kujdesin që njeriu me të ardhmen e “mëdha politike”, t’i sigurohen votat nga Kompanitë e tyre me kushtin nëse dëshirojnë te veprojnë ne Kosove,duke mos i përjashtuar edhe format tjera te frikësimit.

Atëherë shtrohet pyetja: Çfarë shoqërie po prodhohet ne Kosove,për derisa nga te paret e ligjit (Qeveria) shkelet me te dy këmbët mbi te dhe demokracinë!?

 Ndonëse,kjo gjendje e krijuar ne Kosove,ka sjellë Kryeministrin dhe Qeverinë në një situatë shumë te turpshme,ne Kosovë,100% te popullit e pranojnë ekzistimin e fakteve të tilla,është shokuës fakti se ne vend qe te luftohen ato fenomene negative ato vazhdojnë qe te sponsorizohen nga Qeveria!.

Ata mendojnë se,kjo Qeveri nuk është treguar e afte dhe e vullnetshme për permisimin e kësaj gjendje kaotike,për dy fakte: E para,pas rrebesheve te shiut dalin e rriten këpurdhat te cilat sjellin vetëm mjerim shoqëror nga përfitimet marramendëse qe ju sjell biznesi nga krimi i organizuar...

 

E dyta,në këtë sfond të veçantë, është e vështirë të imagjinohet se dikush beson ne parullat dhe demagogjitë Qeveritarëve se,askush nuk është mbi ligjin,edhe me e vështir është te besohet se askush nuk vëren kur shkelet ligji!?

Unë i shoh këto ultësira Qeveritare si fatura për te ardhmen e saj. E para,dot vij nga populli ne zgjedhjet e ardhshme,DASHT ZOTI edhe te parakohshme?

Sepse regjimi i Prishtinës,siç po vërtetohet dita-ditës zaptoj pushtetin me vota te vjedhura dje për të rrahur popullin sot e ndoshta nesër për ti vrarë nëse nuk reagojmë sot sa nuk është vonë. E dyta,Kjo gjendje alarmante kërkon energji të madhe për mirëbesim nga bota e miqve tanë perëndimor.

 

Dhe krejt për fund,përderisa po shkruaj ketë shkrim për publikim,lexova ne koha.net edhe një idiotizëm vërtetë te mjeruar nga Qeveria e Kosovës!!! Fjala është për 14 Janar 2012.

Merreni me mend për derisa veriu i vendit është i stërmbushur me çetnik serb,bile-bile edhe me nacionalist nga Rusia,Bosnja e kahmos tjetër dhe nuk qenkan rrezit për Kosovën,por rrezik na qenkan një grusht shqiptar nga Shqipëria te organizuar nga “Ballistet” për te përkrahur protestën paqësore te organizuar nga VV.  

Me arsyetimin patetik Qeveritar se,grupi ne fjalë përbën rrezik për sigurinë e brendshme,për shëndetin publik dhe për tërë shtetin e Kosovës!!! Dhe.. u detyruan për orë të tëra të ballafaqohen me situata absurde dhe tepër fyese për vëllezërit nga Shqipëria te cilëve për pos gjitha maltretimeve te mundshme ju ndaluan edhe hyrjen ne Kosovostan për dy vitet e ardhshme.

 

ZOTI NA BEKOFT NE DETYREN E PËRBASHKËT KUNDËR KËSAJ QEVERIE LUGATERSH !



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora