E premte, 29.03.2024, 03:20 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Requiem për Lazër Radin

E diele, 02.03.2008, 04:09 PM


Nje foto e paharrueshme ne shtepine time!
Requiem për Lazër Radin

Nga Kozeta Zylo

Ne kujtim te Lazer Radit, Intelektualit prej Prizreni, te burgosur, internuar,  me gruan dhe femijet e mrekullueshem, per 50 vjet me radhe nga diktatura komuniste.
Ne kujtim te nje eruditi te vertete, njohes i shkelqyer i disa gjuheve, mbaruar studimet ne universitetet e Romes per drejtesi, profesion qe se ushtroi kurre.
Ne kujtim te mikut tim te shquar Lazer Radit, qe pata fatin te komunikoj dhe te miqesohem familjarisht per disa vite, por qe fatkeqesisht,  viti i mbrapshte i 97-es na ndahu pergjithmone nga kjo bote. 
Ne diten e 17 Shkurtit, ne Diten e Pavaresise se Kosoves, te kujtova te parin, pasi shpesh, ose per disa kohe pothuajse cdo dite kur takoheshim dhe bisedonim vecanerisht per Letersine dhe Politiken,  e kishje enderr clirimin e Kosoves, e kishje enderr ta shihje se bashku me Shqiperine!  Prehu i qete Lazer Radi se Kosova eshte e Pavarur, Kosoven qe e deshe aq shume, por qe ike me brenga ne shpirt per te dy vendet, vende qe s’jua gezove kurre Lirine...!

Requiem për Lazër Radin

Në netët e burgut, si burre qëndrove,
Edhe pse duartë t’i lidhën, 50 vjet
Me kanxha të ndryshkura,
Ngjyrë e gjakut të tyre!
Tinëzisht infektonin ajrin e ndytë,
Brenda ciklonit të qelive,
Që gelltisnin tingujt në zanoret e Lirisë.
Por ti flisje dhe përbuzje,
Pështyje në gromësirat e urdhërave të tyre,
Kur gjëmonin si hungërrima nga xhelatët mesjetarë,
Për Lirinë që ndëshkonin në gijotinë.
Sythet e Lirisë kishin filluar të buisnin,
Në shkrepa vetëtimash që canin tokën e zhuritur…
O Burgu nëmun,
Në udhëtimin e jetës, miku im të kujtoj,
Për cfarë ti më rrëfeve në vuajtjet e tua,
Edhe pse helm për ta s’lëshove kurrë,
Por si në legjendat e mocme, u fale mëkatet,
Që si mjegull pikëllimi vishnin sytë e tu!
Shpirtin e kishje të nyjëzuar me Prizrenin,
Me vendin ku u linde,
Dhe qiellin e Shqipërisë e spërkatje me yjet e Kosovës.
E unë vazhdoj t’i kem kujtimet e tua,
Si xixëllonja në ballë,
Që shndrisin pa kuptuar se në c’stinë janë.
T’i ndjeva dhimbjet gjer në asht,
Edhe pse ato lëshonin rrënjë,
Ti luteshe të t’i groposnin,
Me dheun e Prizrenit, për t’u falur mëkatet,
Për burgjet që ju mbytën të gjallë,
E unë jashtë burgut shumë më e lirë se ju,
S’ja mpiva dot dhëmbët me helm gjarpërit.
Por prapë t’i falje, sic falin burrat gjakun,
Mbushur me morte për hakmarrje.
I rënduar ndjeje në supe blozën e viteve,
Por Zanat arberore,
Ta shkundnin në liqen loti, llumin e zi!
Si gjethe të pista në akuarium notonin,
Ca copëza dëshmie, parë që i ri!
Më ngelën bisedat me ty, si shkëndija stralli,
Që shkrijnë ngricat në thellim e acar,
Do tregohen ato në netët e dimrit,
Lene pergjysme, nga viti i mbrapshte, 97-te
Për Lazër Radin, një burrë i rrallë.

Shkurt, 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora