E marte, 16.04.2024, 11:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Sami Islami: Osman Taka

E premte, 20.01.2012, 08:07 PM


OSMAN TAKA

 

Thonë artisti nuk vdes kurrë

Ashtu siç nuk vdiq ky burrë.

I lindur në kohë të perandorisë,

Në Konispol,  në jug të Shqipërisë

 

Valles çame i dha jetë

Oman Taka valltar i vërtetë

Luante bukur , thonë,  e  me mjeshtri

Sa ndezte flakë plak e të ri.

 

Artist  i madh  dhe patriot

S’e ndali aktivitetin dot.

Lidhja shqiprtare për pavarësi

Emëron kryetar për Çamëri

 

Nga Konispoli shkon në Prevezë

Shqiptarëve flakën t’u mbante ndezë

Me këtë i tregoi  dhe  perandorisë,

Se po  vinte koha Shqipërisë!

 

Po Jeniçerët  e  gjurmuan

E kapën dhe  e akuzuan

Për tradhti ndaj perandorisë

T’gjykohej në gjyqet e Otomanisë

 

Në Janinë u mor vendimi

T’i shuhej jeta këtij trimi

E pyeten artistin para litarit:

-Dëshira e fundit e shqiptarit?

 

Osman Taka shikoi nga veziri

Dhe tha, pa iu trembë  fare syri:

-Vallen çame dua ta luaj

-Pastaj ju bëjeni punën  tuaj!

 

Dhe  filloi vallen me ngadalë,

Fustanella i shkonte valë-valë

Në maje të gishtave kur vallëzonte

Dukej sikur po fluturonte!

 

Vezirët   mbetën pa mend

Nga shfaqja shtangën në vend

Për çudi nuk e ekzekutuan ,

Por e lanë të lirë dhe shkuan!

 

Kjo ngjarje s’përfundoi me kaq

Xhelatët vazhduan ta gjurmonin sakaq

Pas ca ditësh mu në Konispol,

E zunë dhe e vranë këtë idol.

 

Sami  ISLAMI

Londër,  20. 01.2012



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora