E shtune, 20.04.2024, 07:38 AM (GMT+1)

Speciale » Karanxha

Ilia S. Karanxha: Pirro në Palazo Carrara në Padova (1367-1379)

E enjte, 19.01.2012, 09:05 PM


PIRRO NË PALAZO CARRARA NË PADOVA (1367-1379)

 

Marin Beçikemi (Barleti) e ikonografia e Pirros.

 

Nga Ilia S. Karanxha, Firenze

 

Në Itali zanafillat historiografike e ikonografike  të Pirros duken të  lidhura me emrin e  poetit e shkrimtari të madh  italian Françesko  Petrarka(1304-1374) i cili  duke filluar  nga viti 1338 apo '39   filloj të shkruajë edhe një vepër me karakter historik - biografik mbi  Burrat e shquar (De viris illustribus) të kohëve antike.

Në vitet 1341-1343 Petrarka përfundoi  jetët e 23 personalitetve  të shquar mes të cilve bënte pjesë edhe Pirroja. Në këtë jetëshkrim ndjehet ndikimi i madh i Petrarkës nga Tit Livi ku   Pirroja shikohet nën prizmin e një udhëheqësi të  jashtëzakonshëm kundrejt të cilit Roma  arriti të dilte  fitimtare.

Mbas vitit 1358 Petrarka u afrua me oborrin princor  të Françeskos nga Karrara ose  Plakut (Francesco da Carrara  il Vecchio (? -1388) në Padova të cilit më vonë do t'i dedikonte  pikërisht veprën e tij  mbi  Burrat e shquar ndërsa Françeskoja nga ana e tij do të ndërmerte zbukurimin e pallatit  të vet princor (sot Universiteti i Padovës) në bazë të  veprës së Petrarkës. Studiuesi  Th. Mommsen fillimin e  kësaj  veprimtarie   e argumenton në vitet  1367-1374. Me përpilimin e kodeve të shkrojtura nga Petrarka u mor më vonë  nxënësi i tij  Lombardo della Seta (kodi i Parizit 6069 F.)  i cili në njërin prej tyre i  drejtohet Princit të Padovës me këto fjalë :

Si një adhurues i zjartë i virtytit , ju i keni lëshuar vend këtyre burrave të shqauar, jo vetëm në zemrën  e mëndjen tuaj, por gjithashtu në një formë të madhërishme në pjesët më të bukura të pallatit tuaj. Sipas zakoneve të  vjetra ju i keni nderuar ata me ar e purpur, me imazhe dhe me mbishkrime (tituli) për t'u admiruar...sigurisht që ju do t'i kini gjithmonë para syve ata për të cilët (juve) u impenjuat dhe u dashuruat mbi  madhështinë e veprave të tyre.

Aty nga viti 1379 duhet të ketë mbaruar edhe ndërmarja pikturuese  e sallave të pallatit dhe si pikturues përmënden me radhë Altichiero nga Verona ( ? - 1385), Ottaviano Prandino(aktiv 1370-1420) nga Breshia, Guariento(? - 1370) dhe Jacopo Avanzo (aktiv në gjysmën e dytë të shek. XIV).

Ky informacion vjen kryesisht nga letra latinisht që Girolamo Campagnola i kishte dërguar Nikolla Leonik Tomeos. Emërtimi që i është dhënë asaj:  Sala Virorum Illustrium (Salla e Burrave të Shquar)  takohet në  dy dokumenta të  kohës edhe  pse më vonë pati edhe emërtime të tjera.

Sipas dëshmive të kohës Pirroja  duhej të  kishte zënë vend në të ashtuquajturën Salla e Tebës  të cilat mbetën aty deri nga fillimi i shek XVI kur një zjarr i madh shkatërovi piktuarta e treqindshit.

Nuk jemi larg të vërtetës që të shënojmë  si një admiruaes të apasionuar të këtyre afreskove në Padova umanistin tonë më  të shquar Marin Beçikemin (Barleti) i cili si student apo si profesor kalovi aty një pjesë të jetës së tij duke na folur më vonë me aq pasion për Pirron e Epirit apo Aleksandrin e Madh në veprat e tij të shquara të historiografisë shqiptare Rrethimi i Shkodrës(1504) dhe Historia e Skëndërbeut(1522).

Emërtimin Salla e Gjigandëve të cilin ajo e mban edhe sot e kësaj dite  ajo e mori aty mbas viteve 1539- 1540.  Në programi i ri pikturues  nuk figurojnë më portretet e Aleksandrit të Madh  i Pirros dhe i Hannibalit  por edhe gjashtë burra të shquar nga historia romake.

Se cili ishte aspekti ikonografik i Pirros të Epirit mes burrave të tjerë të shquar në  këtë pallat  sot nuk është e mundur të përcaktohet megjithëatë  është meritë e J. van Schlosser  i cili mundi të vendoste një paralele mes Sala virorum illustribus  pallatit Carrara në Padova me dorëshkrimin e Donato degli  Albanzani-t  i cili kishte përkthyer në italisht  De viris illustribus të Petrarkës.  Dorëshkrimi origjinal (ms. 101) në fjalë ndodhet në Bibliotekën Shtetërore(Landesbibliothek ) të Darmstadt (Gjermani) dhe përbëhet nga 45 fletë.  Në faqen e parë të dorëshkrimit mbrapsh kemi portretin e Petrarkës në studion e tij i cili  ngjason  me portretin  që ndodhet në Salla e burrave të shquar në pallati Carrara në Padova.   Shkurt Schlosser përcaktovi se ilustrimet në kodin e Darmstadt-it: na japin neve një ide të përafërt  se si do të dukeshin afreskot e humbura .

Vepra e D. Albanzanit: Jetët e burrave të shquar të F. Petrarkës mendohet se mund të jetë shkrojtur më 1397.  Në këtë rast duhet të kemi  pasur të bëjmë me një variant të shkurtuar ndërsa varianti i plotë i përkthyer nga Donato degli Albanzani  u botua për herë të parë më 1476 në Verona e më pas më 1527 në Venedik. Nga konsultimi i botimit të vitit 1476 vumë re se editorët për jetën e çdo personazhi kishin pregatitur edhe nga një kornizë të bukur të ksilografuar e cila ka mbetur bosh. Pra mendohej se  ndonjë blerës mund ta kishte ndriçuar  atë me portretet e burrave të shquar përderisa ato ishin akoma të dukshme në pallati Carrara.

Përsa i përket ikonografisë në lidhje me Pirron  në kodi  i Darmstadt-it  (fleta 18r)është paraqitur momenti i ndrimit të robërve të luftës mes përfaqësuesit të  romakëve Fabricios dhe Pirros .  Kjo skenë duhet të ketë bërë pjesë edhe sallat e pallatit  Carrara të  Padovës dhe   vetë   Petrarka këtë fakt e ka theksuar edhe në jetëshkrimin që kishte pregatur për Pirron:

Ekspert i luftës po ashtu edhe me shpirtmadhësinë, ai (Pirroia- shënimi I.K.) bëri të madhërishme fisnikërinë mbretërore duke dërguar në Romë pa asnjë shpërblim 200  robër që i kishin zënë në luftë...

 

Me jetëshkrimin e grave dhe burrave të shquar të kohëve të ndryshme u mor edhe Giovanni Boccaccio i cili ndërkohë  ishte i bërë i famshëm  në gjithë botën  me veprën e tij Dekameroni. Veprën e tij Fataliteti i burrave të shquar (De casibus virorum illustrium) e shkrojti latinisht  në vitet 1356-1360 dhe më vonë e ripunovia atë(1473). Ajo  ndahet në 8 libra e përmbledh  56 biografi të njerzve të shquar të cilët fati i ka ngritur në lavdinë e tyre për të përfunduar më tej jetën në një tragjedi.  Mes tyre në librin e katërt Boccaccio futi Alessandrin I, Mberti i Epirit,  Olimbinë dhe Pirron të cilët patën gjithashtu një përfundim tragjik.

Edhe kjo vepër e Boccacios u mirëprit dhe u shumëfishua në një sërë kodesh të cilat u zbukuruan me minatiura. Më i famshëm mes tyre  është kodi i München, (Bayerische Staatsbibliothek,  Cod. gall. 6)   që përfaqëson në të njëjtën  kohë edhe  një nga kodet më të bukura të rilindjes evropiane. Ky kod (40x29cm)  u ndriçua  nga piktori e miniaturisti i famshëm francez  Jean Fouquet (rreth 1420-1481) me 91 miniatura  për mbretin e Francës Luigjin XI.  Në jetëshkrimi i Pirros (f. 157 recto) është paraqitur një betejë e tij kundra romakve ku për tokë shikohen  simbolet e famshme të saj : S.P.Q.R. (Senatus PopulusQue Romanus ). Një kod tjetër  i Boccaccios që ruhet në bibliotekën municipale të Rouen ( Francë)   jetëshkrimi i Pirros (f. 143)  që fillon me gërmën P  është ndriçuar  me  momentin tragjik në Argo i  prerjes të  kokës.

Ndërsa në Padova deri nga viti 1380 pallati princor ishte zbukuruar me jetën e një sërë burrash të shquar  nuk mbeti indeferent  as rrethi i umanistëve fiorentinë i kryesuar nga Lino Coluccio Salutati (1331-1406) i cili po këtë vit  mori  një  kopje të veprës së  Petrarkës   De viris illustribus.  Projekti mbi rikujtimin e burrave të shquar në Firence u konceptua ndryshe nga ai  i Padovës dhe në Palazo Vecchio në një nga sallat e saj (Aula Minore) bashkë me burrat e shquar të antikitetit zunë vend edhe poetët  bashkëkohës. Nga ikonografia e asja kohe nuk ka mbritut   asnjë  imazh  përveç emrave të personave të shquar dhe mbishkrimeve  që qëndronin poshtë tyre.  Ky projekt ikonografik në Firence supozohet të ketë qënë  sipas kësaj mënyre:

 

1.Brutto Maggiore / 2.   Furio Camillo;  Scipione Africano;  Curio Dentato. ¦ DANTE ¦ 3.  Pirro ; Annibale. ¦  PETRARKA ¦ 4.  Fabio Massimo; Marco Marcello ./ 5a. Nino; Aleksandri i Madh.¦ CLAUDIANO; ZANOBI DA STRADA ; BOCCACCIO ¦5b. Qezari; Augusti; Kostandini; Karli i Madh (Carlomagno). / 6. Ciceroni; Fabrizio Luscinio; Catone Uticense.

 

Rradha dhe grupimi i personave të shquar nuk është i rastësishëm.  Për më tepër kemi një ndërthurje të koncepteve  të Petrarkës në  De viris..  me veprën:  De origine civitatis Florentiae et eiusdem famosis civibus (Mbi  origjinën e qytetit të Firences e qytetarët e saj të famshëm)   umanistit fiorentin Filippo Villani  e shkrojtur rreth  viteve  1381-1382 sidomos përsa i përket bashkimit  të poetëvë me strategët e  shquar.

Përsa i përket Pirros dhe  Anibalit ata shikoheshin si strategët më të mëdhenj me të cilët ishte ndeshur Roma dhe kishte dalë fitimtare. Ndërsa Nino mbreti i Asirisë dhe Aleksandri i Madh si pushtuesit e botës të cilët u tejkaluan nga fuqia e Romës.

Jo rastësisht Pirroja paraprihet nga Manio Curio Dentato (330 p. K. - 270 p. K.) konsulli romak që konsiderohet si fituesi mbi Pirron ndërsa  në luftën punike  kundra Hanibalit u angazhua Quinto  Fabio Massimo(275 p. K. - 203 p. K.)

Mirëpo Coluccio Salutati ka merita të veçanta për interesimin e tij  për sjelljen dhe bërjen të njohur të veprës së  Plutarkut: Jetët paralele  në Firence  prej nga u përhap  më pas në të gjithë Evropën.

Me kodet dorëshkrim, me incunabulat e botimet e pamunumurta të  kësaj veprë të  Pluturkut në harkun kohor prej më se 600 vjetësh  kemi sot  një bibliotekë të veçantë që është objekt i qindra e qindra studiuesve nga pikpamja historiografike, filologjike dhe ikonografike në mbarë botën.

Varianti i parë i Jetëve paralele që mbriti në Firence  aty nga viti 1395  ishte ai aragonez i realizuar nën kujdesin e Juan Fernandez de Hereida    Rodi  dhe u përkthye menjëherë në gjuhën toskane. Aty nga viti 1400  filloi përkthimi i Jetëve të Plutarkut direkt nga gjuha greke në latinisht e  pëkthimi i plotë i tyre  zgjati  deri nga vitet 60 të  shek. XV.

Jeta e Pirros u kthye në latinisht nga Leonardo Bruni ose Aretino (1370 – 1444). Mospërputhjet    lidhje me datën e përkthimit të kësaj Jete  duket se kanë gjetur një zgjidhje me studimin e M. Pade(2007) e cila e vendos  atë para vitit 1413.  Nga pikpamja filologjike nga Bruni kemi jo vetëm Jetën e plotë të Pirros por në disa kode  del fjalimi i Appio Kaludit para senatit romak ose letra të  Fabrizios e të P. Emilio që  denoncojnë komplolotin e mjekut të Pirros. Paralel me kodet e Brunit qarkulluan në shek. e xv edhe variantet e përmbledhura(epitome-t) ku u dallua Pier Candito Decembrio(1392-1477) .  Mund të përmëndim këtu  edhe një  Giovanni Albino (lat.  Ioannis Albini Lucani  por edhe Albinium) i cili një përmbledhje të Jetëve të Plutarkut ja dedikoj mbertit Ferante I të Napolit.

Ndër  kodet  dorëshkrim që përmbajnë jetën e Pirros kemi mundur të indentifikojmë rreth 100  të tillë dhe mjaft prej tyre janë të famshëm me zbukurimet në minaturë që ato mbartin e në veçanti për ikonografinë e Pirros. Mund të përmëndim këtu  kodin e Cesenës në Malatestian ( S.XV.2), kodin vetëm me jetën e Pirros në Chantilly (Musée Condé  n* 855), kodet në Laurenziana të Firenzes (Plut. 69.1.; Plut. 61.11; Plut. 65.26 etj.) ose në bib. Nazionale ( Conv. Soppr. B. 3.874; Palat. 689 etj.) në Fribourg (në Couvent des P.P. Capuchins: Z. 105);  në British Library ( Add. MS 22318 ) në Madrid :  Biblioteca Nacional ( Res. 211), në Modena: Biblioteca  Estense ( lat. 429.) në Oxford: Bodleian (Canon. Class. Lat. 294.) në Vatican:  Biblioteca Apostolica (Ms. Vat. Barb. Lat. 112) etj.

  vitin 1470 në tipografinë e Ulrich Hahn në Romë u botua edhe  editio princeps  në latinisht i  veprës të Plutarkut nën kujdesin e  historianit, oratorin  dhe poetin umanist Giovanni  Antonio Campano  që për gati 90 vjet me radhë mbeti instrumenti  kryesore për trashëgiminë e Plutarkut në umanizmin e Evropës perendimore. Më pas dolën variantet  latinisht më të sakta  të G. Xylander(1532-1576) profesor në Heidelberg  më 1561 dhe ajo e ollandezit  H. Cruserius(?- 1574) në Basel më 1564. Megjithëkëtë  varianti frëngjisht i Jacques Amyot(1513-1593) botuar më 1559  u bë nga pikpamja filologjike strumbullari kryesor  në gjithë rilindjen evropiane  për trashëgiminë e Plutrakut ribotimet e të cilës nuk mungojnë as në ditët e sotme.

Në tërësinë e tyre  botimet e Jetëve paralele mbeten akoma edhe sot e kësaj dite një teren i pashkelur  e tepër i çmuar për  të gjyrmuar  ikonografinë e Pirros të Epirit  ku artistë të ndryshëm si

miniaturistë (incunabolat) apo si grafistë(nga shek. XVI e mëtej) kanë dhënë kontributin e vet të çmuara për ilustrimin e kësaj vepre në shumë edicione e në shumë vende të Evropës.

Me bazën historrike që qarkullonte në Evropë u krijuna kushte shumë të favorshme që ajo të reflektonte edhe në artet figurative.  Ka një pamje mjaft magjepëse dizenjoja e  Agostino Karaçi-t (1557-1602)  i cili na përcjell lindjen e Pirros.  Riprodhohet kjo dizenjo edhe nga Françesko  Bartolozzi(1728 – 1815).

Mirëpo fëminija e Pirros e treguar nga Plutarku me detaje ka tërhequr vëmëndjen e një sërë artistësh të shquarsh. Ndërsa kodi në British Library na fikson me ngjyra të ndezura  momentin e kalimit të  përoit në qytezën Megara piktori i shquar francez Nicolas Poussin (1594 - 1665) me zell të papërtuar i dedikohet momentit të ndeshjes mes mbrojtësve të Pirros dhe ndjeksve të  dërguar nga Kasandri. Një sërë dizenjosh që kanë mbritur deri sot tregojnë për  impenjimin e studimet e tij në gjetjen e variantit më ideal.  Tablloja me ngjyra vaji që ruhet  sot në Luover  shpreh qartë jo vetëm talentin e jashtëzakonshëm të këtij piktori por  edhe një realizim magjepës që e bën të gjallë  e të vërtetë tregimin plutarkian.  Audran  Gérard nëpërmjet stampave e bëri këtë kryevepër shumë popullore.

Mbritja e Pirros së vogël  2 vjeçar tek mbreti ilir Glauki  është gjithashtu mjaft emocionate dhe e gjejmë të trajtuar nga një sërë artistësh. Fillimisht e takojmë  në formën e ksilografive tek vetë vepra e Plutarkut :Jetët paralele (1516,1518, 1525, 1958)  më pas një tabllo të bukur në ngjyra vaji na ka lënë  piktori i shquar francez François-André Vincent(1746 - 1816)  ndërsa Agustin Pajou (1730-1809) i ka dhënë jetë këtij momenti nëpërmjet një basorelievi.

Trataivat mes Pirros dhe konsulluti romak  Gaio Fabrizio Luscino  të treguara nga Plutarku janë ato që tërhoqën  edhe numurin më të madh të krijueseve. Fabrizio i përmëndur nga Virgjili dhe nga Dante shikohej si tipi i konsullit romak të pakoruptueshëm.

Ikonografija paraqet ose refuzimin e dhuratave që i bën Pirroja ose mos trembjen e Fabrizios nga pamja e papritur e elefantit. Si më të hershme mund të përmëndim dizenjon e  piktorit hollandez Pieter Koecke van Aelst më 1533 i cili na e paraqet Pirron me një turban në kokë. Më tej kemi një

afresko nga  Jörg Breu i Riu (pas 1516-1547) të realizuar në një murale  (afresko)  Augsburg më 1544,  Akile Boki me grafistin  Xhiulio Bonasone (1500/10 – 1574) trajtuan gjithashtu refuzimin e dhuratave.  Prodhimtarinë më të pasur mbi mos trembjen nga elefanti na e ka lënë Ferdinad Bol( 1616 - 1680) i cili në variantin final duket ka zgjedhur kompozimin e  vizatuart nga Rembrandit.  Argumenti u rimor nga  Bartolomeo Pinelli(1781-1835) në albumin e tij mbi historitë e Romës.. Jacob Abbot në romanin e tij historik  (1852, 1902) mes ilustrime të shumta grafike nuk mungon të na japë  bisedën  e Pirros me  Fabrizion e shfaqen e papritur të elefantit.

Për luftrat e Pirros që kanë qënë pjesë e pandarë e jetës së tij ikonografia nuk paraqitet kaq e bollshme. E gjemë atë kodet dorëshkrim që përmündëm por edhe Jörg Breu ka realizuar një grafikë. Piktori italian Ilario Mercanti i ashtuqojturi 'Lo Spolverini' (1656 - 1734) i famshëm në gjininë e 'betejave' i  dedikojë një prej krijimeve të tij këtyre luftimeve të Pirros. Vdekjen tragjike në Argo e takojmë shpesh si në kodet  po ashtu edhe në veprat e shtypura në formë grafikash. Portretin e Pirros e gjejmë në një numur të madh variantesh ku  mes artistëve mund të përmëndim Francisco de Hollanda (1517-1584);  Iacob Bosse;  Giovanni Battista Cavalieri(rreth 1525 – 1601)

Alphonse  Reverdy, Tobias  Stimmer,(1539-1584): Cristofano degli Altissimo (aktiv 1552-1605),

Ferdinad Bol e shumë të tjerë.

Një hap drejt njohjes të ikonografisë të Pirros do të thotë një hap drejt njohjes të kulturës evropine Në Shqipëri ajo paraqitet jo vetëm shumë mungesore por në ndonjë rast  iluzore e jashtë kritereve  mbi historinë e artit.

 



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora