E shtune, 20.04.2024, 12:27 PM (GMT+1)

Mendime

Halil Katana: Nderi, në detyrën e shtetit

E enjte, 19.01.2012, 08:59 PM


Refleksion:

 

Nderi, në detyrën e shtetit

 

Nga Halil Katana, Tiranë

 

Këto ditë një prokuror ushtarak polak, koloneli Pzrybyl, qëlloi mbi veten, për shkak të rrjedhjes së informacionit sekret, që lidhej me hetimin e shkaqeve të aksidentit ajor në vitin 2010, ku humbi jetën Presidenti i Polonisë, Lech Kacynsky dhe disa peronalitete të larta shtetrore që e shoqëronin. Siç u pa botërisht, prokurori, pasi dha një konferencë shtypi, u tha gazetarëve: “Gjatë gjithë jetës sime si civil e, më pas, prokuror ushtarak nuk e kam turpëruar kurrë Republikën e Polonisë dhe do ta mbroj nderin e një oficeri të Ushtrisë Polake dhe integritetin e një prokurori. Ju falem nderit, më jepni vetëm pesë minuta kohë të qetsohem pak dhe rifillojmë përseri”. Prokurori, me qetësinë më të madhe, doli nga salla dhe u fut në zyrën e tij. U dëgjua një krismë pistolete... Goditi veten në kokë...

Ky akt i prokurorit ushtarak polak është një shembull vetmohimi në emër të detyrës shtetrore dhe të dinjitetit të oficerit të Ushtrisë Polake. Njerëz të tillë me integritet të lartë moral, që punojnë me ndergjegje sublime janë garancia e vërtetë e shtetit juridik. Ata janë të pakorruptueshëm, mbrojtës të vendosur të ligjit e të vlerave kombëtare. Për ta ligji, vlerat kombëtare, dinjiteti i ushtarakut janë më të shtrenjta se jeta.

Tek ne, dëgjojmë e shohim çdo ditë raste flagrante korruptive dhe abuzimi me detyrën, deri në nivelet më të larta dhe askush prej tyre as nuk skuqet, as nuk zverdhet, tërrt syri nuk iu bën. Përkundrazi, sa më shumë përfolen, aq më krenarë ndihen, aq më lart e ngrenë kokën kur dalin edhe në publik.

Unë mendoj se akti i këtij prokurori nuk duhet parë me mospërfillje. Para këtij akti të gjithë pushtetarët, politikanët, gjykatësit e prokurorët, oficerët,  të gjithë ata që merren me punët e shtetit duhet të ngacmohen në ndërgjegje për qëndrimin ndaj detyrës shtetrore, të pyesin vetëm sa e ndjejnë përgjegjësinë ndaj detyrës, që u është besuar.

Ndjenja e përgjegjësisë ndaj detyrës, në një shtet të vërtetë demokratik, që kërkon t’i shërbejë popullit, shkon përtej vetvetes. Ajo është më e rëndë se plumbi. Këtë e tregoi shembulli i prokurorit polak, koloneli Pzrybyl.

Ky shenim i imi, modest, për përgjegjësinë ndaj detyres, as se si, nuk duhet marrë si perkrahje e aktit, gjithqyshë të dënueshem, të vetvrasjes! Veçse..., diçka duhet të mësojmë!



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora