E enjte, 25.04.2024, 10:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Neoromantizmi nostalgjik dhe dashuria

E merkure, 18.01.2012, 08:57 PM


Neoromantizmi nostalgjik dhe dashuria

 

Postmodernizmi i tij sarkastik, në poezitë më të reja, buron nga ky reagim qytetar ndaj  atyre që drejtojnë fatet: injorantë të maskuar, të ligj, të pandershëm e të koruptuar, tradhëtarë të atdheut dhe armiq të popullit të vet.

 

Nga Baki Ymeri

 

Vëllimi bilingv, rumanisht/shqip, “Muret e fjalës” (Amanda Edit, Bukuresht 2012), i poetit rumun Vali Nitu, botohet në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, duke patur për këshilltar editorial Dr. Luan Topçiun, kurse për përkthyes autorin e këtij shkrimi. Në kuadrin e parathënies „Vali Ni?u ndërmjet neoromantizmit nostalgjik dhe postmodernizmit sarkastik”, Lucian Gruia shkruan: Neoromantizmi nostalgjik i shumicës së poezive të shkruara nga drejtori i revistës Impact, Vali Nitu, e kanë origjinën në dashurinë e tij ndaj vlerave morale të traditës rumune patriarkale, model kulturor që shkon rrugës duke u shuar në kapitalizmin e xhunglës aktuale. Postmodernizmi i tij sarkastik, në poezitë më të reja, buron nga ky reagim qytetar ndaj  atyre që drejtojnë fatet: injorantë të maskuar, të ligj, të pandershëm e të koruptuar, tradhëtarë të atdheut dhe armiq të popullit të vet. Edhepse shkon duke rrëshqitur nga vjeshta e jetës, autori nuk e ka humbur sentimentin e pastërt, adoleshentin, në vargjet e dashurisë: “dhe ti je dhurata dhe lulja e veçantë/ një lahuri në tëmthin e ngjyrave të përhirta/ nga një kalim i një përbujshmrëri të qetë: “prej... kohësh/ i mbyll sytë dhe përpiqem për t'a kthyer kohën/ në një bërthamë që e kemi mbëltuar së bashku/ dashuria e Perëndisë/ gjithmonë mbart dashurinë që e mban për dore/ në një rreth të mund të mbyllet/ nga një shigjetë.” (Hark qiellor).

Kulti i prindërve, i ruajtur me shenjtëri, ndërlidhet poashtu me devotshmërinë ndaj kulturës traducionale, në të cilën feja dhe virtytet humaniste zënë një vend qëndror: “i pres gishtat tu, nënë/ të ma ledhatosh ballin drejt tëmthit/ dhe të më flasish për babain tim/ shtrëngomë, të lutem/ në kujtimet e fëmijërisë.” Shpirti i tij, i civilizuar dhe romantik, revoltohet kur asiston në shpupurisjen e botës normale ku është formuar dhe ka jetuar. Atmosfera nostalgjike është e theksuar përmes përjetimit të dhembshëm të kalimit të kohës. Shpëtimin e përbën poezia, kjo mikeshë e bekuar që e mbron ndërmjet “mureve të fjalës”: “e vesh trupin e mbrëmjes me një poezi/ dhe me një byzylyk nga një varg/ nga një metaforë ia bëj vathët/ ndërsa rripi është vetëm një ëndërr/ në jakë.” Përkëdhelje i sjell edhe natyra të cilën shikon me shpirt prej fëmije: “u zgjova i trembur nga vdekja/ më rend nëpër lulet e kopshit të lagur/ diku mes petunjeve e lulëkuqeve/ i hapi krahët një mugull/ nga vreshta e mbëltuar/ kurse në brigjet e një rrugice/ u përqafuam në jetë.”

I pajtuar me vetveten dhe jetën, Vali Ni?u shikon nxitjen me qartësi dhe përkushtim: nëse do të shkoj/ para lindjes së diellit/ veshmë me kostumin e përhirtë/ të mbyllur me dy rradhë kopsash/ të qepur me pe të zi/ në iks/ / në agim të më qajnë/ vlastarët/ Klara dhe Anisja/ kur gjithçka është e pregaditur/ nga përshëndetja e Matejit// nëse do të shkoj/ para lindjes së diellit/ pregaditma kostumin blu/ të mbyllur/ me dy rradhë kopsash/ nga shtëpia jonë/ në y/ nëse do të shkoj në mesditë/ më mbaj si kujtim/ shtegut të shtruar/ me z.

Vali Ni?u ka një vizion të qartë mbi fatin. Madje, edhepse kalimi i kohës sjell nostalgji, autori është i kënaqur me realizimet e tij që sjellin gëzim: familja, fëmijët dhe letërsia. Ai i dedikon  një poemë aktivitetit të tij të frytshëm përmes botimit të revistës Impact, në Tergovishte, dhe një tjetër kushtuar qytetit të tij të dashur. Poezia e zt. Vali Ni?u, përfiton nga vëllimi në vëllim, ekspresivitet, mprehtësi dhe thellësi. 

 

BOX

Vali Ni?u u lind në lokalitetin Ungureni të Dëmbovicës, më 12 nëntor 1952. Ka kryer Fakultetin e Shkencave Juridike, duke magjistruar në Administratën Publike Evropiane, duke specializuar ndërkohë Gazetarinë në kuadrin e studimeve juridike, sociale dhe politike. Që nga viti 1992 është drejtor i gazetës Impact, një tribunë (inter)nacionale që ka hapur shtyllat edhe për kulturën shqiptare. Vali Ni?u (shqip, Nicu) është realizator emisionesh televizive, themelues apo drejtues gazetash e revistash si Impact, Oglinda dâmbovi?ean?, A?ii vâlceni, Impact de Vâlcea, A?ii dâmbovi?eni, Suplimentul Impact. Boton në disa media rumune nga Gjermania (A?ii români) dhe Kanadaja (Destine literare) etj. Debutoi më 2008 me vëllimin Duke e tërhequr nga e prapa një natë, për të botuar pastaj vëllime me poezi si Polen me mendim të kaltërt (2009), dhe vëllimin me prozë të shkurtë Bie shi Duke u derdhur së qeshuri (2009). Është prezent në antologjitë Pagjumësia e fjalëve dhe Fontana e fjalëve (shqip-rumanisht), si dhe në një antologji në gjuhën ruse (2011). Në Editurën Bibliotheka gjenden në shtyp vëllimet bilingve (rumanisht-anglisht) Fyell stinësh, Goditja e fundit, I shpëtuar nga një mugull,  Mëngjeset e shpleksura dhe Sekonda qiellore (vëllim trilingv, rumanisht-frëngjisht-anglisht). Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Tërgovishtjanë, i Shoqatës Kanadiane të  Shkrimtarëve Rumunë, i Shoqatës Kulturore Rumuno-Indiane, anëtar i Akademisë Internacionale “Mihai Eminescu” dhe i Unionit të gazetarëve Profesionistë të Rumanisë.

 

 

po ajo

 

... në mëngjez

varma në veshin e ëndrrave

një vath me të drejtat e autorit

në bibliografinë e ndjenjave me flatra

dhe në rendin alfabetik

afromë te fjala

që të mund të pëshpërisish

në mëngjez

 

dëshmitar është mospërfshirja e dashurisë

që nuk shkatërrohet aq lehtë

kur troket në derë i kërrusur

me shenjën e pikëpyetjes

në mëngjez

e bardhë dhe e kuqe

... për dritëzën e vetme
bie shi i zi
nga qielli im prej... kohe
mbi zemrën të vajtur në rrëshqitje
në një pranverë
i lëvarur në një shkallë të humbur
e zinxhirosa shikimin
me thirrje prej liqeni që dukej i thatë
nga sytë e tu
e kapa të bardhën nga shpirti
nga të kuqt e buzëve të nxehta
në një dhurratë marsi që qëndron
në gjoksin tënd
si trëndafil uji reflektohesh në isisin tim
të qëndisur në të bardhë dhe të kuqe

simbol me preludin e përjetshëm
mars, prill...
dhe
sërish marsi

rrëshqas...

më more me qira në mëngjezin e kaltërt

dhe banova te ti në çastet e plleshme

e përqëndrova shikimin
në qerpikët e dritares së hapur
dhe s’më vjen keq për ëndrrën e blertë
i vendosur në veshjen e memorjes
së jetës së mbetur
numratore e anasjelltë

më përkëdhele në bregun tënd të sigurtë
duke më dhënë valë të kaltra
çdo pike nga loti i ditës
një botë e përlindur nga rëra
me të vetmen ndjeshmëri finale
të puth gjithmonë bregu im
duke lindur drejt muzgut
rrëshqas...

 

perëndimi qiellor


dremita një mendim qiellor të mbrëmjes
me qepalla të gjata në lotin e heshtjes
që i murmuron në pragun e shtëpisë
përjetimet e djegura nga ftohti që ka depërtuar

përmes vrimave të brejtura nga insektet

në dollapin e gjymtuar

përkëdhelte me frymën e fundit
gjumin që dukej se jetoi
në kostumin e fundit për kremte
i përlindur drejt perëndimit

bardhësi në të zezë
dikur ishte fjala
e poetit të perënduar.


harku qiellor

... a di diçka dashuri?
u besoj luleve...
dhe u gjunjëzova në dheun që u jep jetë
ashtu siç jam i ushqyer nga dashuria jote speciale
ç’është kaq e afërt me shpirtin tim
dhe poashtu aq e largët nga jërcelli
nganjëherë loti më bie mbi fijen e margaritartë
në një kokërr të bardhë të përkujtimit

që më përqafon me një vështrim të mendimit
duke më thënë se i jam një dhuratë
nga Perëndia
dhe ti je dhurata dhe lulja e veçantë
një lahuri në tëmthin e n gjyrave të përhirta
n ga një kalim i një përbujshmrëri të qetë prej... kohësh
i mbyll sytë dhe përpiqem për t'a kthyer kohën
në një bërthamë që e kemi mbëltuar së bashku
dashuria e Perëndisë
gjithmonë mbart dashurinë që e mban për dore
në një rreth të mund të mbyllet
nga një shigjetë e veçantë
e harkut qiellor.

kënga e mjellmës

a di diçka miku im...
ndoshta më ndjen nga shkrimi
kam vjeshtën në shpirt
dhe e kam lidhur kuptimin
për kërkimin e një përgjigjeje
e kam befasuar parfumin e harruar
në polikriminë vjeshtake

dhe më vonë kam kuptuar
çfarë don të thotë ngjyra
një prehje me buzët e lirshme
kujtova formën e ruzhit të buzëve
pranë pasqyrës së një shoku të shpirtit
në ringun e vallëzimit
bien
petale të thata
për këngën e fundit
të mjellmës
që vdes.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora