E premte, 19.04.2024, 11:27 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Bisedë me kryeministrin

E merkure, 18.01.2012, 08:58 PM


Bisedë me kryeministrin

 

Shkruan: Shaban Peraj

 

O, sa mirë që t’pashë. Po ku je zoti kryeministër? Kaherë kam pas dëshirë me bisedue me tye, se helbete shumë telashe t’kanë ra mi krye. Telashet nuk kanë të sosur, po a m’thue si po ja kalon në kullën tane? Çfarë kulle, o burrë, me e pas ditë nuk i kisha hy këti kali, po ky ke vullneti i popllit e unë e kam për detyrë të zbatoj venimet e tijna. A po e sheh se nuk po m’lajnë me punue si po due vet dhe si po më thonë nërkomtartë. Për besë nuk kanë pas thanë kot të moçmit, se: ma letë a me nertue shpien se sa me e majt. Unë njitesh po e kuptoj se kjo nuk asht punë e letë, gjithë kohën për ta tuj punue e ata po ma kthejnë me të keq. Helbete shqiptarë jena na dhe vonë kem për ta kuptue jeten me do standarde nërkomtare. Po ngadalë kryeminister, se kur erdhe ne krye te qeveries u pate premtue shumë gjana popullit, por si duket pak nga ata po të realizohen. E, kështu e ka kjo, na jena të detyruem me folë e me premtue, nuk ka ransi sa realizohen premtimet, politik i thonë kësaj, dhe kush di ma mirë me e dredhë këtë punë ai i fiton kokrrat. Unë e kam dredh ma mirë se tjertë, pranej e mora pushtetin. Unë nuk e kam hallin te poplli, më len të rregulloj vetin e pastaj shohim e llafosemi edhe për te. Tani dua të realizoj atë thanien e Njegoshit: “Populli im, loptë e mia”, se kështu e lypin këta për me i udhëheqë. Po, aty rreth tejet e kulles tane më doket se po t’sillen edhe disa fakira që nuk i njeh as katuni i tyne e jo ma poplli. Ç’ka t’baj unë i mjeri, ata kanë dhanë kontribut, besa edhe kanë marrë pjesë n’luftë e tash janë ba biznismena të njohun, ata po e majnë Kosovën me bukë tuj marr mallin nga Serbia, për popull janë ka menojnë e nuk e di se kuj i pengon kjo punë. Na pa Serbien nuk po mujna të ecim përpara se na duhet bashkarisht me hye në Bashkimin Evropian, këtë na e thonë edhe nerkomtartë, e na duhet me punue si thonë ata. Unë për aq sa t’njoh të kam marrë për djalë të qetë e besa edhe të urtë, por po m’doket se si luftar qi ishe nuk je ka munej me i zaptue do punë, tu ka mush kulla me kriminelë qi kanë ardhë aty me zanë kolltukun e butë, qi si po doket janë ma t’zot mu marr me biznis se sa mu interesue për popull. Kështu e do populli, ata vetë po u napin përkrahje e po i shtyjnë përpara për me mujt me ba diçka për Kosovën, ata po dinë me e menxhue shtetin, ata po bashkëpunojnë mirë edhe me kriminelt serb, ani se janë të armatosun deri në dhamë, po bajnë tregti me njani-tjetrin e po gjejnë do rrugë të reja edhepse kanë vu barrikada në rrugtë kryesore. Kjo asht demokraci ku secili ka të drejten e vetë dhe populli duhet me punue në mes veti, me pas respekt për njeni-tjetrin e me mrojt interesat e dy shteteve sovrane. Unë nuk kam kohë me u marr me ta se m’duhet me shikue puntë rreth kullsë teme, nuk m’intereson bllokada e rrugëve, atje t’bajnë çka duen, këtu jam unë zot shpie. Kaq muj me ba unë, me diftue se kam shtet e mi qitë policien në rrugë, pa shkue në Merdarë, atje në Podjevë se e kam për detyrë me ruejt institucionet e venit, dhe ai qi mi prekë zidnat e kullë kështu ka me e hanger gjithmonë. Epo, kur jemi te bllokada edhe kta “fakirat e vetfundosjes” dolën në rrugë për me bllokue mallin e Serbies mos me hye n’ Kosovë, po besa aty fortë u ngushtove e hodhe edhe policien me mujt me i nal, e simas asaj çka pashë unë bukur mirë i hangren do grushta, bile edhe të zgjedhnit e popullit. Po m’doket se ke pasë për qellim me u myllë gojën e mos me i lanë me prishë punë me Serbien. Jo, jo, unë nuk pengoj ke me protestue, por ata e kanë “keqpërdorë” protesten, kanë gjuj gurë në policie, ata asht dasht të mrojnë vedin, të mrojnë shtetin e Kosovsë, institucionet e sajna, se jo he burrë, mue nuk kanë çka m’bajnë. Unë edhe ma heret ju kam ba me dije atyne se nuk do ti toleroj, e besa edhe i kam sha ngapak e fjalë të mëdha u kam pas thanë, Kjo nuk asht asgja, tesh isht fillimi, se në demokracie ka disa rregulla qi duhet me i kuptue të gjithë, duhet mi ditë se na jena për demokraci moderne në bashëpunim me Bashkimin Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kem pas gjithmonë përkrahjen e tyne, e do ta kemi edhe në të ardhmen. Ata janë aleat tanë dhe na duhet ti respektojmë. Po ju jeni zoti i shpies dhe barra ju bjen ma e ranë, po more burrë dikur moti ka pas ken te na zakon qi zoti i shpies me dhanë urdhna e të tjertë me i zbatue, tash po del se atje ka shumë zot të shpies. Këta qafira duhet ta kuptojnë kush jam unë, kanë harrue ata se unë kam luftue e ata janë trem me veshë uniformen e UÇK-së, janë tremë me shkue n’luftë, pranej jam unë këtu me mrojtë Kosoven. Ata duhet me e ditë se jam shigjetari ma i mirë prej tyne. Për Zotin do t’ju gjuj gjithë shigjetat që kam, dhe kur t’marojnë do të nxjerrë shpaten. Për sa kohë qi njena ner ta të gjinet në dorën teme nuk mun t’ma afrohen. Kështu isht kjo punë, kështu si ja kem nisë na nuk besoj se do t’dalim ku, por besoj se në emen t’Zotit shumë shpejt ke mi pa të ramë përtokë, nuk e kanë hallin ata për popull si unë, ata duen në Podjevë me marrë pushtetin jashtë insitucioneve të shtetit, po nuk ka me u shkue gatë kjo punë se ka ligje, ka rregulla veni, ata duhet me respektue nji për nji të gjitha. Unë jam zotnue për te dhe do ti dal deri në fun. Nuk ka rrugdalje tjeter, kjo asht rruga qi kemi zgjedh na. A ka munësi me bisedue shtrut njiherë me ta e me pa se si menojnë ata për me rregullue çështjen e Kosovsë? Me ke me bisedue, ata nuk i kuptojnë rregullat e demokracies, veç kështu janë mësue me ba tollovi sa t’mujn e me mashtrue popllin. Kjo asht rruga qi kanë zgjedh, nuk dinë nryshe me veprue, por do ti mësoj kadal e mirë e kanë me e pa edhe ata vet se janë në rrugë t’gabueme. A e pe policien sa mirë veproj tuj përdorë forcë, edhe hertë tjera kjo ka me u nodhë, dhe unë e përgzojë policien për veprimin qi ka ba tuj i rrah e arrestue, bile edhe përfaqësustë e popllit. Ju e patë se edhe veprimet e tyne janë si t’shkieve, edhe ata me barrikada po duen me ma marrë veriun e Kosovsë, po për ta spo guxoj me ba za se kjo asht detyrë e nërkomtarve, kurse unë ktyne t’mijve po u vijë hakut e po i disiplinoj qysh po due vet.Kjo asht merita jonë, kemi tregue profesonalizem për me majtë nën kontrollë situaten dhe ia kemi dalë mirë. Per Zotin m’ka marr malli njiherë me hy n’sobë t’burrave e me i ngue se si ai burri atje në qoshe man masllahat, t’knaqet zemra kur e ngon biseden e tijna, si i shtron ai problemet e shoqnies, por po m’doket se këta të sodit pak po ia vejnë veshin e nuk po ngojnë sa duhet. Kush me ngue sot, te tanë janë ba nji, nuk respekton kush kenin, nuk çohet n’kam kush për ken, e jo ma me t’respektue se medemek je i pari i tyne. Kanë nryshue kohët, ka ik ai vakt e tesh medemek gjanat janë ma nryshe. Kulturë isht kjo, kësaj i thonë demokraci, gjithsecili mun e thotë fjalen e vet, ka të drejt me folë fakiri çka t’duen e si t’duen dhe nuk guxoj me ja prish qejfin se po tutna se humi shumë përkrahsë e manej si me nej në kullë. Po edhe ksaj do t’ja gjej çaren. Apo sheh se si i shtypa disa prej tyne atje në Podjevë e në Dhe të Bardhë. Tesh isht koha jeme dhe kush guxon me ma prish tymin ka me e pague shtrejt kete punë. Ata jo se m’bajnë gja mue, po pse po m’prishin punë me t’hujt e kjo nuk asht punë e mirë. Po nejse ta lam këtë, po edhe këta tujt a i pëcjellë se si sillen kur dalin jashtë Kosovsë, çka bajnë, çka flasin dhe a menojnë nopak për vllazni. E nise para disa ditsh njenin me u takue me këta të Crna Gores, dhe me t’thanë t’verteten unë për këtë kam bindje shumë pozitive, nji djalë i urtë, besa edhe i mençëm dhe i pashëm, por disi m’ka lanë përshtypje se ma teper ka kja hallin e crnagorcave atje n’Kosovë se sa ka folë për vllaznit e vet që hala nuk i kanë të rregullueme disa punë. Lene atë punë allahille, tesh jena me dertet tona, apo e sheh se çka na bajnë shkiet në veri t’Kosovsë, nuk kena kohë me bisedue për vllaznit në Crna Gore, ata janë mirë, se shiko, ka edhe ma keq, e ju gjithmonë shikoni mrapa e jo vetëm përpara, nuk u ka kush faj se jeni ba pik e pesë e nuk mujni mu rahatu n’mes veti. Unë kam bisedue me ata t’partë e shiptarve atje dhe u kam thanë çka menoj, por ata m’duket s’ja kanë var veshin kësaj pune dhe nuk i kanë marrë perime fjaltë e mia. Unë e di se vllaznit e mi atje m’kanë nimue kur kam ken n’zor, m’kanë strehue shumë t’aferm, e besa edhe për në kohen e luftes kanë kenë gati me na u bashkue, po kshtu e ka kjo punë, e shyqyr që u ba mirë për ne dhe për ju.Tesh ju mos u merzitni se tesh i vjen radha edhe kësaj pune e me emen t’allahut ka me u ba mirë, unë për këtë jam ka punoj, e m’beso se as gjumi nuk m’zen prej derteve e halleve që kam për gjithë shiptartë. Inshallah do t’durojmë ma e do t’presim shperblimin nga Zoti- Amin. Zoti e bekoftë Kosoven.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora