E merkure, 24.04.2024, 04:49 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Turpshëm, zoti kryeministër!

E hene, 16.01.2012, 08:59 PM


TURPSHEM, ZOTI KRYEMINISTER !

 

Nga Albert Shabanaj

 

Injorant,arrogant dhe i korruptuar deri ne absurd!

 

Një duhet të dihet se e gjithë kriza ne Kosove,si ajo politike,sociale,ekonomike etj. te Gjitha shkruhen në gjuhë te Kryeministrit Thaçi.

Mjafton ti marrim parasysh vetëm ndodhitë e fundit tepër te turpshme nga regjimi i Kosoves,meqë për t’i shkruar te gjitha ngjarjet e ndodhura me radhe nga ky pushtet,merr hapësirën e një Libri..

Kryeministri i Kosovës duket se ka harruar disa gjera elementare por edhe tepër te rëndësishme te cilat po mundona t’i ceku ne vijim.

Evropa dhe Amerika jo vetëm qe nuk kanë respektuar por kurrë nuk kanë nxjerre nga kriza një popull i cili shtypet dhe nëpërkëmbet nga pushteti tyre. Pra perëndimi nuk respekton një popull i cili shtypet dhe plaçkitet nga lart për te mbyllur gojën dhe sytë përball problemeve te shumta sistematike te cilat probleme ne Kosove, janë te shumta dhe natyrave te ndryshme... e qe njerëzit me vetëdije i dekurajon dhe i ve para sprovave për te jetuar dinjitetshëm,duke i vendosur edhe miqtë tan perëndimor ne frik se kah po shkojmë.

 

Çfarë?

 

Ne ketë periudhë te pas luftës VV e Albin Kurtit është treguar me vetëdijshmja për t’i luftuar fenomenet destruktive dhe shkatërruese për popullin shqiptar te Kosovës. Problemet shoqërore vazhdojnë te grumbullohen ne jetën e përditshme te qytetarit dhe ndodhen para shpërthimit.

Problemet politike janë aq bastarduese te një niveli te pa pare me herët diku tjetër ne botë,përderisa për problemet shoqërore,sociale,ekonomike,kulturore etj nuk kemi çka te flasim meqë i përngjajmë vetëm absurdistanit dhe askujt tjetër.

VV e z. Kurti me qëndrimet dhe përpjekjet e saj për ndryshime duket te jetë e paralizuar ne betejë me bandokracin e krijuar ne Kosove,qoftë pozitë apo opozitë te cilët kur është ne pyetje luftimi i se keqes ne Kosovë,te gjithë rreshtohen ne një krah...! Ketë te vërtetë e pamë edhe dje ne protestën paqësore te organizuar nga VV,e cila ngeli e vetme nga partitë tjera ne Kosove e me gjer,u përkrah nga disa shoqata dhe asociacione te vogla ne Kosove dhe me gjer.

Pra edhe njëherë dua ta përsëris,protesta paqësore dhe e një rëndësie te veçantë  për te ardhmen e vendit e organizuar nga VV jo vetëm qe nuk gjeti mbështetjen politike por u etiketua me lloj-lloj barkëqitje duke filluar nga Kryeministri dhe ministrat e tij te llojit vetë... për te mbaruar me sejmen analitik te korruptuar...

 

Shteti policor i Kosovës!

 

Ne ditën e djeshme nga protesta paqësore dhe tepër fisnike,nuk dalloj skenari i shtypjes se protestuesve nga ai i kohërave te kaluara te Millosheviqit. Ishte vërtetë një riposhtërim i Kryeministrit dhe Policisë se Kosovës. Pse riposhtërim?! Sepse poshtërimi i par ndodhi ne aksionin e Policisë se Kosovës për marrjen nën kontroll te pikave doganore 1dhe 31: Ai aksion përfundoi tepër fyes dhe poshtërues për Kryeministrin dhe Policinë e Kosovës,te cilët ikën si qentë duke e lënur një koleg te vrarë dhe kufirin ne flakë nga kriminelet serb,për t’u fshehur ne bazën e KFOR-it!!!

Ndonëse, fyerjet e Kryeministrit dhe ndërhyrja e panevojshme e Policisë se Kosovës ndaj protestës paqësore te VV,paraqesin fytyrën e vërtetë te sunduesve bandokrat ne Kosovë ne njërën anë dhe… ana tjetër  fyerja e Kryeministrit dhe ndërhyrja e Policisë se Kosovës ishin dhe janë përpjekje patetike për te devijuar vëmendjen e dobësive te tyre te cilat janë te pa riparueshme për nga karakteri historik dhe politik. 

-Xhelati i interesave te popullit,i historisë se popullit - i dinjitetit te popullit shqiptar te Kosovës,Kryeministri me Policin e ti private,te ngarkuar me paranoja e hipoteka shitëse nuk i pengonin kriminelet serb ne veri te vendit te cilët diku katër kilometra me tej festonin Vitin e Ri Ortodoks,me kallashnikov dhe këngë çetnikesh kundër popullit tone! Përkundrazi ne vend se populli ynë dhe interesat e tij te mbrohen nga kriminelet serb dhe Serbia,vazhdon te shtypet dhe keqtrajtohet brutalisht edhe nga te paret e tij (Qeveria)

 -Kjo është një histori e tmerrshme për popullin tone te pa mbrojtur nga askush,një histori e cila vazhdon te e ngërthen popullin shqiptar nga e kaluara dhe e sotmja. Një histori e torturës dhe dëshpërimit,një histori absulotisht e papranueshme,çnjerëzore dhe e paimagjinueshme për ditët e sotit.  

Ndonëse, prindërit dhe familjaret e shume te rënëve për liri janë tej mase te indinjuar dhe dëshpëruar me realitetin i cili flet sot ne Kosove… Sepse ata ishin te bindur se me luftën e fundit kundër shkaut,vrasjet,frika nga autoritetet, gjymturimet, rrahjet, abuzimet,përdhunimet,rrëmbimet etj. Morën fund njëherë e përgjithmonë.

Ne një bashkëbisedë te mbrëmshme me një Luftëtar te Lirisë me te cilin po i ndiqnim pa fryme lajmet dhe video xhirimet nga tereni te cilat transmetoheshin realisht vetëm nga kanale televizive private e assesi nga i ashtuquajturi “televizion publik” (RTK) te cilët transmetonin sjelljen vulgare te Policisë se Kosovës ndaj protestuesve paqësor.

Proteste kjo me mjete paqësore për te ndaluar Serbinë,e cila vazhdon te nëpërkëmbe deri ne zhbërje Kosovën! U shtyp pa mëshirshëm nga pushtetarët e pa cipë 

Regjimi i Prishtinës ne mungesë te argumenteve ne mënyrë patetike është duke e forcuar regjimin e tij me anën e korrupsionit dhe te krimit te organizuar; për te  deshifruar këtë fenomen tepër te rrezikshëm për ardhmërinë tone, regjimi ne fjale me ndihmësen e kasapëve te tij … jeton nga zhvatjet,plaçkitjet,represionet etj. fëlliqësira te krimit te organizuar… nga njëra ane dhe ana tjetër nga parat tona dhe taksa paguesve.

Unë mendoj se, luftës dhe përpjekjeve për te larguar ketë regjim nga Prishtina,kërkohet përkrahje e secilit veç e veç,para se te jetë vonë.

Një regjim te cilit mbi 24 Shtete Evropiane nuk i japin vize hyrëse për shkak te krimit te organizuar.. nuk na hynë ne pune përkundrazi janë tepër ogurzi për fatet tona.

Merreni me mend se sa larg kane ikur gjerat ne favor te se keqes ne Kosovën tone: Para disa dite prodhuesi i makinave Mercedes,ndalon shitjen e makinave luksoze për qeveritaret tanë ne Kosove. Kjo është një diçka e cila flet shume për ata te cilët dëshirojnë një ATDHE demokratik dhe funksional për te jetuar dinjitetshëm. 

 

ZOTI NA BEKOFTE!



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora