E shtune, 20.04.2024, 04:20 PM (GMT+1)

Mendime

Përparim Demi: Dhuna në Bukuresht dhe në Kosovë

E hene, 16.01.2012, 08:59 PM


Dhuna në Bukuresht dhe në Kosovë

 

Nga Dr. Përparim Demi

 

Është e katërta ditë që nëpër qytetet kryesore të Rumanisë po ushtrohet dhuna policore për të mbytur protestat popullore. Do jua shpjegoj më poshtë se ?farë po ndodh këtu, por para kësaj dua të ndalem në fenomenin e dhunës.

Nuk jam simpantizant i dhunës, nga cilado anë qoftë kjo e ushtruar, jam kundra qoftë dhe asaj verbale aq shumë  përdoret në median dhe mjediset e politikës shqiptare. Dhuna është pasoj, është dobësia e atij që e ushtron. Dihet sintagma që lufta fillon aty ku mbaron diplomacia, në sensin se përdorimi i forcës është një instrument i cili përdoret në rastet e dështimeve diplomatike, i dështimeve të negociatave, i bllokimit të rugëve të komunikimit. Një konflikt interesash i pazgjidhur në rrugë politike përfundon në dhunë, ku palët kërkojnë të fitojnë të drejtën e tyre nëpërmjet forcës.

 

Shtroj pyetjen: a është e nevojshme dhuna në kohë paqjeje?

 

Konstatoj se të gjitha shtetet e mëdha armatosen sa mundin në vazhdimësi, armët prodhohen gjithashtu në vazhdimsi, mjetet e dhunës shtetërore modernizohen, bëhen sa vjen dhe më efikase, më të shpejta, përse vallë ?  Sa fonde harxhohen për instrumentet e dhunës shtetërore? Mjaft specialistë thonë se me këto fonde do ishte e mundur të zgjidheshin mjaft probleme ekonomike dhe sociale të atyre vëndeve, por kjo nuk përbën një objektiv për klasat politike që i drejtojnë. Sa fonde ka harxhuar shteti i varfër Kosovar për policinë, e cila, si? e pamë dje, qënka në gjëndje ta mbysi me dhunë protestën e VV-së, për të cilën ministri Rexhepi u deklarua shumë i kënaqur. Suksesin e pamë ashiqare. Kuptohet që ajo akoma nuk është në gjëndje të heqi barikadat dhe strukturat paralele në veri, s’ka gajle, rëndësi ka që  VV-së i vjen hakut, prandaj dhe qeveria është e kënaqme se e ndjen veten të fortë, të paktën në këtë pikë. Një shtet apo një qeveri përcaktohet nga fakti se kundra kujt e përdor dhunën. Nëse dhuna përdoret kundra popullit të vet që proteston, atëhere themi se kemi të bëjmë me një regjim antipopullor.

Që ti jap përgjigje pyetjes së mësipërme do më duhet të hyj në analizën e situatës së brëndëshme  politike në Kosovë, e cila solli këtë rezultat kaq të dhimbshëm për të gjithë. Më terhoqën vëmëndjen sot deklaratat e politikanëve shqiptarë kosovarë, maqedonas apo të Tiranës. Në përgjithsi ata u distancuan dhe folën kundra metodës së protestës që zgjodhi VV-ja për të vënë në jetë një vendim të kuvëndit, të cilin qeveria nuk e përfilli. Askush nuk diskutoi problemin në fond, a duhet të respectohet nga qeveria ky vendim dhe a duhet që shteti i Kosovës të vendos reciprocitetin me Sërbinë. Kjo pyetje është ky?i dhe thelbi i problemit, mendoj unë. Këta politikan përkrahin qeverinë e Hashimit në princip dhe jo se kanë rënë në dashuri me të. Benë paralelizma me 21 dhjetorin, pa bërë dallimin se cili është motivi i protestës dhe kush merr pjes apo e drejton atë. Këtë gabim ”të vogël” jam i sigurt se nuk e bëjnë nga padija, përkundrazi e bëjnë me qëllim, të vetdijshëm për autoritetin dhe fuqin e tyre në manipulimin e opinionit shoqëror. Mjaft lexues shqiptarë në Facebook ranë në këtë grackë politike, në këtë manevër të pandershme të përhapjes së helmit të dizinformimit të paskrupullt.

Në Rumani protesta popullore filloi si rezultat i një konflikti që pati një funksionar i lartë shteti i ministrisë së shëndetsisë me presidentin e vëndit, lidhur me një projekt ligj mbi reformat e shëndetsisë. Funksionari i lartë, një mjek me origjinë siriane, nuk u thye dhe nuk u trëmb nga ndërhyrja e presidentit, opinioni shoqëror i dha të drejtë mjekut dhe shumë njerëz filluan protestën për ta mbështetur. Shumë e konsiderojnë se projektligji në fjalë do e ushqej korupsionin në privatizimin e sistemit shëndetsor. Ndërkohë ai (mjeku i ndershëm)  u tërhoq duke dhenë dorheqjen për të mos u bërë ai motiv, por protestat vazhduan, u shkallëzuan më tej, deri sa u kthyen në konflikt mbarë popullor që u shoqërua me dhunën policore. Në fakt, popullit i ka ardhur në maj të hundës me klasën politike të koruptuar dhe protesta e tij i ka rrënjët shumë më të thella sociale dhe ekonomike në kushtet e krizës që po përjetojmë. Mesa e njoh unë pulsin e qytetarëve të thjeshtë rumun, protestat do vazhdojnë gjatë, pamvarsisht se rezultatet e saj do mundohet ti shfrytzojë opozita, për të larë hasapet e veta me presidentin dhe majorancën që po qeveris vëndin.

Duke bërë paralelizmin midis dy vëndeve, gjykoj se populli i Kosovës ka motive shumë më të forta për të protestuar, se sa rumunët. Niveli i jetesës në Kosovë është shumë më poshtë, problemet janë shumë më të mëdha, korupsioni po ashtu. Në Rumani opinioni shoqëror këtu nuk i dënon protestuesit, përkundrazi, diskutimet përqëndrohen rreth paaftesisë së qeverisë dhe korupsionit të klasës politike. Atëhere përse ne duhet me akuzu VV-në dhe Albin Kurtin për iniciativën e marrë për të protestuar, kur ajo megjith përpjekjet parlamentare nuk arriti të bindëte qeverinë të zbatojë vendimin e marrë me shumicë votash në kuvend. Pra arrijmë në një blokazh, rrugë pa dalje, nga njëra anë protestat nuk janë pozitive (thonë ata), nga ana tjetër sistemi nuk funksionon. Mesa duket, demokracia në Kosovë do kohë të instalohet, akoma na duhet mjaft kohë që ta kuptojmë njëherë atë, pale pastaj të mësojmë regullat e lojës, dhe pastaj ehu kushedi se kur do i vij koha ti zbatojmë ato. E keqja është jo se nuk mundemi, por nuk duam që ajo të vijë shpejt. Përve? popullit askush nuk e do demokracinë, transparencën, ligjin në Kosovë. Këto gjëra i prishin punë klasës politike, e pengon të ”vëjë dhjamin për dimër si ariu”. Të gjithë e dimë se me roga nuk bën dot pasuri, prandaj pak korupsion duhet, që të shkurtojmë kohën, nesër ku i dihet. Halli është se askush nuk di me u ndal tek ajo ”pak korupsion”, tahmaja bën të vetën, nga pak bëhet shumë dhe për popullin s’mbetet më gjë se aq është, thelë e vogël. Këtu është zanafilla, pastaj po ti shtojmë kësaj hesapet që kemi me sërbët, mbushet kupa dhe populli del në rrugë.

 

Kush ka të drejtë si thoni?

 

Është metoda e protestës e zgjedhur nga VV-ja e gabuar apo qeveria gaboi sa mundi dhe tani don me jua mbyll gojën me shkopin e policit?

Haj ta zëmë se Albini dhe VV-ja do e mbylli gojën (ose do ua mbylli Tha?i me forcë) dhe do shkojë të rehatohet në shtëpi, tu pa filma në RTK, si do i bëhet puna hallit të popullit, që i ka vajt thika në palcë ? S’po i hyj më punës me sërbët dhe bisedat me ta se do më duhet të nis të shkruaj nga e para.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora